Juventus vuan por triumfon, tri gola Sassuolos dhe i afrohet kreut

Juventusi fiton në fund të një ndeshje të vështirë ndaj një kundërshtari të fortë si Sassuolo, duke u ngjitur përkohësisht në vend të katërt të Serie A.
2968870-60933328-2560-1440-1100x620.jpg
Pjesa e parë, disi e ekuilibruar, merr një kthesë me kartonin e kuq për Obiang në përfundim të 45 minutave, për një faull ndaj Federico Chiesa.

Në pjesën e dytë, kampionët e Italisë kalojnë në avantazh pas një goditje të bukur të Danilo në minutën 50, por Sassuolo luan bukur dhe arrin barazimin me Defrel 8 minuta më vonë.

Ndeshja ndizet dhe për shumë minuta diferenca në lojtarë nuk ndihet, edhe pse Juve gabon disa raste të pafalshme me Cristiano Ronaldo. Presioni juventin finalizohet në minutën 82 me britanikun Ramsey, që përfiton nga një mbretje disi e përgjumur dhe e lodhur, dhe nga goli i pashmangshëm i Cristiano Ronaldos në sekondat finale, pas një aksioni personal.

Juventusi ngjitet në vendin e katërt me 33 pikë por me një ndeshje më pak, dhe tashmë pret përballjen me Interin në “derbin e Italisë”.
A2news.com
 
Top