Juventusit ti merret edhe Liga e Kampionëve!?

xhebrail

Mangup me Licenc
Pak ditë pasi gëzuan dhe festuan titullin e radhës në Serie A, skuadrës së madhe italiane, Juventusit mund ti prishet festa.
Një televizion holandez ka publikuar lajmin ku thuhet se një grup shkenctarësh kanë arritur në përfundim se lojtarët e Juventusit ishin të dopinguar në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 1996.
Para ndeshjes finale, lojtarët e Juventusit thuhet se kanë përdorur doping të llojit EPO . Juventusi e kishte mposhtur Ajaxin në finale.
Televizioni holandez ka premtuar se këtë të diel do të zbulohen të gjitha detajet e këtij hetimi.
Mediat holandeze janë të sigurta në këtë ndërsa kanë nisur menjëherë dyshimet nëse duhet ti mirret titulli Juventusit.
Sipas disa analistëve holandez, federata holandeze bashkë me krerët e Ajaxit duhet të apelojnë në UEFA titullin e para shumë viteve të Juventusit, duke shprehur mendimin e tyre se ai mund ti takoj Ajaxit./Indeksonline/
 

ricky_ch

******
Pe: Juventusit ti merret edhe Liga e Kampionëve!?

Pas 16 viteve, pak si tepër po më
duket. Sa kam njohuri, ekziston
edhe ligji i vjetërsisë së lëndës,
mirëpo a vlen ajo në sport?!
 

xhebrail

Mangup me Licenc
Titulli: Juventusit ti merret edhe Liga e Kampionëve!?

Duhet teju merret hajduteve se e kan flliqur ligen italiane...Ligji i vjetersise eshte pak me i gjate te ne ne kosove sa e di une
 
Top