Kacafytje për të mbrojtur "nderin" e gocave të shkollës

Aren

Anëtar i Respektuar
57432_1.jpg

Vitet e gjimnazit për shumë nga ata që i kanë mbaruar tanimë kujtohen si më të bukurat, ndaj dhe kur i pyet tani të tregojnë plot kënaqësi rrengjet që u bënin mësuesve apo njëri-tjetrit, kopjet në provime, justifikimet për mospërgatitje përpara mësuesve si edhe ngacmimet, më së shumti të djemve karshi vajzave... Për këto të fundit do të flasim pikërisht sot. Këtë fillimjavë ne shkuam për të realizuar disa intervista me gjimnazistët e "Partizanit" lidhur me këtë tematikë dhe sipas asaj që na treguan, "preja" që "gjuhet" më së shumti nuk janë vetëm vajzat e shkollës së tyre, por edhe të tjera jashtë saj, nga të tjera gjimnaze. Kështu, ndërsa zilja e orës së gjashtë bie, Genti është i pari që pranon të përgjigjet. 17-vjeçari simpatik, nxënës i vitit të dytë, pasi na tregoi për eksperiencat e deritanishme me femrat (që nëse janë të vërteta, Genti është 'playboy' shqiptar), ndau me ne edhe reagimet e vajzave ndaj propozimeve të meshkujve. "Ka nga ato goca që janë garipe dhe s'i plas shumë, thonë 'po', pa u menduar dy herë, siç ka të tjera, gocat e mamit (këto më pëlqejnë më shumë mua), që bëjnë si të vështira fillimisht. Më pëlqejnë këto, sepse i dua 'sfidat'", - thotë 17-vjeçari, biseda me të cilin pasohet nga një tjetër pyetje...
Zakonisht gërriceni me vajzat e shkollës suaj, apo e shtrini edhe më gjerë rrezen tuaj të veprimit?
Më së shumti me gocat e shkollës sonë normale, se kështu i kemi edhe më mirë në kontroll. Megjithëse ka raste edhe kur vërdallisemi në gjimnaze të tjera, kur mungon ndonjë zyshë, ose kur lëmë ndonjë orë mësimi.
Zakonisht në cilat shkolla shkoni?
Më shumë shkojmë nga "Ismaili" dhe "Samiu", megjithëse ka raste edhe që bëjmë xhiro më të gjatë si në "Qemal". Në "Petro Nin" e kemi shumë larg, edhe i bie me lënë mësimin gjithë ditën.
Vajzat e cilit gjimnazi ju pëlqejnë më shumë?
Deri tani kam pasur dy të dashura në "Ismail" dhe më thënë të drejtën, aty ka goca të bukura, po edhe shkollat e tjera s'janë keq.
(Sa u takon takimeve, Genti na tregon se përgjithësisht ato realizohen pas mësimit, ndërkohë që kur të dashurën e ke në klasë, ose në shkollë mundësitë janë më të shumta. Siç ai tregon, ka raste që mësues të veçantë i kanë kuptuar historitë e tij, por kjo nuk ka ndikuar aspak në vlerësim. Në 10 minutat e bisedës që konsumuam në oborrin e shkollës, Genti nuk harroi të flasë edhe për rastet kur janë vajzat ato që hidhen në sulm të parat. "Ka edhe raste kur na 'gjuajnë' gocat neve çunave, që mbahemi si kinga".)
Si e bëjnë këtë?
Po ja, afrohen vetë të parat, fillojnë pyesin për angazhimet, dmth. jemi apo jo në një lidhje, na lënë të kuptojmë se nuk do ta refuzonin ndonjë ftesë tonën për kafe duke na thënë: "Si s'na ftove një herë për kafe mo burrë i dheut", e të tilla situata.
Juve natyrisht ju pëlqen kjo gjë?
Sigurisht, kujt s'do t'i pëlqente?!
Më këtë pyetje ka përfunduar biseda që patëm më Gentin, për t'iu drejtuar një tjetër grupi me djem e vajza, që diç bisedojnë me njëri-tjetrin në oborrin e shkollës. I pyesim në pranojnë të përgjigjen për disa pyetje të shkurtra dhe të gjithë pa kurrfarë hezitimi thonë "po". "Më pyet mua të parin, s'e do iki pas pak", - thotë Geri. Kështu, meqë do të largohej për punë minutash, iu drejtuam atij të parit. "Ku ka si gocat e shkollës sonë me lila", - i përgjigjet gjimnazisti pyetjes që lidhej me preferencat, ndërsa vijon duke shtuar se "deri tani kam pasur 2 histori në shkollë, me vajzën e fundit vazhdoj të jem në një lidhje" dhe me përfundimin e kësaj fjalie i hedh sytë nga Tea, vajza që ndodhet përballë tij, me të cilën nga sa kuptuam ishte në një lidhje. "ا'i duhet këtyre të dalin të kërkojnë jashtë shkollës për goca, ne jemi yje", - thotë me buzën në gaz Silvi, së cilës pavarësisht kësaj fraze, s'ia kishte mbushur mendjen asnjë prej djemve të shkollës së saj. "Do dal të shoh një herë andej nga 'Petro Nini' se më kanë thënë që i ka çunat simpatikë. اa të bëj se jemi larg, po e dija unë", - vazhdon Silvi, e cila tregon në pyetjen e radhës se rreth shkollës së tyre zënë pritë shumë djem, gjimnazistë ose jo të gjimnazeve të tjera. "Këto ngacmimet nga jashtë shkollës bëhen ndonjëherë edhe shkak për sherre", - përfundon mendimin Silvi, ndërkohë që fjalën tani e ka marrë ai që njihej si kapoja i grupit, Ersi. "Në fakt Silvi ka të drejtë, na duhet ndonjëherë që të kacafytemi për me mbrojt 'nderin' e shkollës, po shumë rrallë ndodh kjo", - thotë ai. E ndërsa i rikthehet temës sonë, pranon duke iu 'dredhur' zëri se ka pasur raste që e ka kaluar territorin e shkollës për të gjuajtur në gjimnaze të tjera. Pas kësaj përgjigjeje, si reagim mori vetullat e rrudhura të shoqeve, po edhe ato u pasuan nga një përgjigje. "Po ça të bëj unë me ju s'lidhem dot se ju kam shoqe, vetë na e keni ndalu me ju propozu. Tani më thoni kujt me ia von syrin, a ka ndonjë që është më e hajrit se ju këtu", - shton Ersi si për të rregulluar muhabetin. Ndërkohë që Tedi i mbështet mendimin, ndan me ne shkollat ku ka bërë xhiro, "maksimumi deri n'Qemal' kam shku, po edhe at' gabim se përsëris mo, le që ishte shumë larg, po s'kishte as ndonjë gocë kushedi se ça. Ismailset janë goxha simpatike", - përfundon Tedi, si për të përforcuar, pa e ditur, idenë që përcolli qysh në fillim Genti. "Ismailset janë preja më e mirë për ne t'Partizanit', ka ca që ta heqin trurin". Pikërisht me këtë konkluzion u larguam nga gjimnazi "Partizani", për t'i lënë radhën javën e ardhshme, një tjetër gjimnazi...

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Kacafytje për të mbrojtur "nderin" e gocave të shkollës

Adoleshente hesapi...
 

Sky

Gємiйi Cойsтєllaтiой
Titulli: Kacafytje për të mbrojtur "nderin" e gocave të shkollës

Mos ti bejne naze se qenkan alamet cunash :p
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Kacafytje për të mbrojtur "nderin" e gocave të shkollës

ky asht brezi ma i pjerdhun qe ka pase historia e Shqipnis
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Kacafytje për të mbrojtur "nderin" e gocave të shkollës

ky asht brezi ma i pjerdhun qe ka pase historia e Shqipnis
LOL, e sbeosj se do kete ndonje permiresim :)

Mua as me duket ndonje gje ti besh artikull ketyre....
Keshtu kane qene, ik ne nje shkolle ik ne tj ha faradielli duke u pertyp si deveja 24 ore ne 24 e keshtu ecin gjerat.
Zihu per ate gocen e kam pas une jo une jo tj jo tj.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Kacafytje për të mbrojtur "nderin" e gocave të shkollës

mendjendriturit :( nvend qe tmesojn kta zihen per pun femrash
ajde rini ajde
 
Top