Kafeja mbron shëndetin

E3

Anëtar i Nderuar
Studime të shumta po zhvillohen në lidhje me efektin e kafesë, e cila është padyshim njëra nga pijet më të preferuara. Së fundmi Organizata Gjermane e Shëndetësisë ka publikuar një broshurë me të dhënat e reja në lidhje me ndikimin e kafesë në shëndetin njerëzor.

Sipas të dhënave të reja, kafeja ka veprim pozitiv mbi shëndetin e zemrës dhe të mëlçisë.

Shkencëtarët gjermanë pohojnë se kafeja shpejton tretjen e ushqimit dhe mbron nga diabeti i pleqërisë, sëmundja Alzheimer dhe cirroza e mëlçisë.

Broshura e publikuar nga ekspertët gjermanë, është një shkurtesë e rezultateve të disa studimeve të ndryshme në lidhje me efektin e kafesë.

Kafeina ka rol të rëndësishëm në përmirësimin e koncentrimit dhe zvogëlimin e rrezikut nga cirroza e mëlçisë, edhe atë te 80% e njerëzve të cilët pinë së paku katër filxhanë kafe në ditë.

Kafeja përmban një numër të madh përbërësish tjerë, siç është acidi klorogjen- antioksidues i cili është një parandalues i fuqishëm i sëmundjes Alzheimer.
*telegrafi*

f.0728182303802_m.jpg
 
Top