Kakà: Zgjodha Realin para اelsit…

Зngjεll

___________
timthumb.php.jpg Kakà: Zgjodha Realin para اelsit…

Braziliani: I thashë “jo” Ançelotit, sepse kur Milani vendosi të më shesë, Madridi ishte zgjedhja ime e vetme Kakà ka dhënë konferencën e parë për shtyp si futbollist i Realit të Madridit, pasi është prezantuar zyrtarisht në “Santiago Bernabeu”. Anëtari më i ri i skuadrës “merenges” do të mbajë fanellën me numrin 8-të, e cila i përkiste Fernando Gagos në sezonin e kaluar. Argjentinasi do të marrë numrin 5. Ndërkohë, futbollisti më i rëndësishëm në historinë e Realit, që ka mbajtur fanellën me numrin 8-të ka qenë Predrag Mijatoviç, “heroi” i fitores së Championsit numër shtatë për Realin.
- Kakà, si ndiheni pas një prezantimi me 40 mijë tifozë të pranishëm?
- Ndihem shumë krenar dhe i motivuar, por gjithashtu ndien shumë përgjëgjësi. Eshtë një përgjegjësi pozitive, e cila të ndihmon. Dua të fitoj se më shumë tituj me këtë klub.
- Përse vendosët të largoheshit nga Milani?
- E shpjegova vendimin kur isha ne Brazil, para Kupës së Konfederatave. Milani e hapi derën e transferimit që në janar, kur më kërkoi Mançester Siti. E kuptoj vendimin e tyre për shkak të krizës financiare botërore. Pas përfundimit të kampionatit, Milani i tha babait tim se kishte disa oferta dhe unë duhet të pranoja më të mirën. Ishte hera e dytë që dëgjoja se largimi im do të ishte gjëja më e mirë për mua dhe për Milanin. Skuadra që doja të luaja, nëse ikja nga Milano ishte Real Madridi. Kjo është një ëndërr që realizohet.
- Keni pritur ndonjëherë një prezantim të tillë?
- E vetmja gjë e ngjashme që kam parë ishte prezantimi i Ronaldinjos te Milani. Gjëra të tilla nuk kishin ndodhur më parë në futboll dhe kjo është historike dhe për mua. Eshtë një ditë e papërshkrueshme, e paharrueshme.
- Përse zgjodhët Realin, kur iu thanë se do të largoheshit nga Milani?
- Sepse Real Madridi i ka të gjitha, është shumë tërheqës. Futbollistët që kanë luajtur më parë këtu më thanë fjalët më të mira. Referencat e shkëlyqera të këtij klubi më ndihmuan në zgjedhjen time.
- Ndikoi fakti se mund të luani përkrah Kristiano Ronaldos?
- Florentino Perez më shpjegoi projektin, që kishte dhe ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në vendimin tim. E pyeta nëse mund t’i bënte të gjitha ato që po më thonte dhe me blerjen e Kristiano Ronaldos më tha provën e parë që e ka seriozisht.
Eshtë një privilegj i madh të luash në këto nivele dhe unë e konsideroj veten me fat që kam pasur dhe do të kem shansin të luaj përkrah lojtarëve më të mirë të Botës. Te Reali nuk është vetëm Kristiano Ronaldo. Këtu do të luaj gjithashtu me Raulin, Ramosin, Kasiljasin dhe futbollistët holandezë. Ndihem i privilegjuar.
- Pritshmëria rreth kësaj skuadre është shumë e madhe. A e shton kjo presionin?
- Kjo më shton më shumë përgjegjësitë, por nuk është diçka negative, sepse më motivon. Unë vij në Madrid si një futbollist i rëndësishëm dhe kjo më shtyn të luaj për fitoren e trofeve.
- اfarë iu tha Alfredo Di Stefano?
- Ai më tha disa gjëra interesante dhe midis të tjerave krahasoi “Bernabeu”-n me “Maracana”-n.
- A është në gjendje Reali të duelojë me Barcelonën?
- Po. Ky është objektivi i projektit të Florentino Perezit. Barcelona meritoi tre tituj në sezonin e kaluar, por sivjet Reali do të thotë fjalën e tij në Spanjë dhe Europë.
- Keni folur me trajnerin Pelegrini?
- Jo, akoma jo, por do ta bëj së shpejti.
- Ushtron presion ndaj jush prania e Kristiano Ronaldos?
- Nuk ndiej peshën e askujt mbi veten time. Kristiano Ronaldo ka luajtur tre vite në nivele të jashtëzakonshme dhe dy herë rradhazi ka qenë në finalen e Ligës së Kampioneve. Rauli ka fituar shumë tituj me Realin dhe mund të fitojë akoma të tjerë. E thashë edhe më lart: unë jam i privilegjuar që luaj me lojtarë të tillë, asgjë tjetër.
- Mendoni se futbollistët e mëdhenj janë garanci për trofetë?
- Eksperienca më ka treguar se talenti mund të mos jetë i mjaftueshëm. Unë kam takuar shumë futbollistë të talentuar, që nuk janë bërë të sukseshëm dhe disa më pak të talentuar që ia kanë dalë mbanë. Diferenca qëndron në formimin e grupit dhe në punën me këto talente. Futbollistët e mëdhenj duhet të sakrifikohen për të mirën e përbashkët.
- Mendoni se loja juaj mund të përshtatet me atë të Kristiano Ronaldos?
- Mendoj se jemi të përshtatshëm dhe një gjë është e sigurt: nuk do të ketë rivalitet mes nesh. Të dy jemi lojtarë ekspertë dhe kemi qenë kampionë të Europës. E dimë si duhet të funksionojnë gjërat për të fituar.
- Si e shihni të ardhmen tuaj?
- Shumë gjëra kanë ndryshuar nga mënyra si mendoja kur erdha në Europë. Tani kam një kontratë gjashtëvjeçare me Realin dhe ndoshta mund të qëndrojë edhe më gjatë.
- اfarë iu tha Ançeloti në telefon. Ju kërkoi të shkonit te اelsi?
- Po, por ishte më shumë një bisedë mes miqsh. Unë e falënderova për gjithë ndihmën që më kishte dhënë, por i thashë se Reali i Madridit ishte zgjidhja e vetme.
- Cili ishte personi i parë me të cilin folët kur vendosët të luanit për Realin?
- Babai im.
- Aventura fillon në Japoni…
- Kam kujtime të shkëlqyera nga Japonia. Kam fituar Kupën e Botës me Brazilin dhe Botërorin e Klubeve me Milanin.
- Iu ka kërkuar Reali në të kaluarën?
- Më kanë thënë se po, por unë nuk i kam dëgjuar asnjëherë këto oferta, sepsa as Milani nuk i dëgjonte. Unë gjithmonë e lashë të ardhmen time në dorë të drejtuesve. Kur ata vendosën të më shisin, unë zgjodha skuadrën /shekulli/
 
Top