Kalaja e Gjirokastrës, noton nën ujë galeria e trofeve..

ReNdEx

Interist Forever
30850_1.jpg

GJIROKASTTثR- Përkujtohet sot nga Ministria e Kulturës në kuadër të 1- vjetorit të ndarjes nga jeta, shkrimtari, politikani dhe intelektuali i shquar Sabri Godo. Ministri Aldo Bumçi do të marrë pjesë në mbrëmjen përkujtimore kushtuar këtij personaliteti të shquar. Veprimtaria do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar, sot në orën 18:00. Godo ka ndërruar jetë pas disa ditësh qëndrimi në spital. Ai u shtrua me urgjencë në reanimacionin e Sanatoriumit më 22 nëntor të vitit të kaluar, pasi vuante prej 7 muajsh nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Godo ishte themelues dhe lider i Partisë Republikane në Shqipëri, ndërsa së fundi ishte edhe kryetar nderi i kësaj partie. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të اështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme. Si shkrimtar, ai ka pasur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime. Disa nga veprat më të rëndësishme të tij janë: "Plaku i Butkës", "Ali Pashë Tepelena", "Zëra nga burime të nxehta", "Skënderbeu", "Prova e zjarrit", "Ujërat e qeta" etj.

Përmbytet nga shirat kalaja e Gjirokastrës! Mungesa e hidroizolimit për një sipërfaqe të madhe në kalanë shekullore ka bërë që reshjet e ditëve të fundit të vërshojnë në pjesën e brendshme të saj duke dëmtuar galerinë e trofeve të luftës. Hyrja në kalanë shekullore është gati e pamundur për shkak të rrjedhjes së vazhdueshme të ujit, ndërsa lagështira po shkatërron çdo vit muret rrethuese të këtij objekti të rëndësishëm historik. Janë mbi 3500 metra katrorë të cilat kanë nevojë emergjente për t'u hidroizoluar, ndërsa deri tani në këtë objekt janë hidroizoluar vetëm disa pjesë të rëndësishme të saj, siç është Galeria përballë Kullës së Sahatit, Kulla e Sahatit, si dhe kulla verilindore e saj. Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Kulturës bëjnë të ditur për "Gazetën Shqiptare", se lagështia e cila pason vit pas viti është mjaft e dëmshme për pjesët antike, pasi edhe muret rrethuese apo zona të tjera qindravjeçare nuk kanë rezistencën e dikurshme, çka kërkon një investim të përgjithshëm. Vetë kreu i saj, Spartak Drrasa, pohon se "Pjesa e sipërme e mureve rrethuese është e mbuluar nga pllakate guri, por që janë dëmtuar". Investimi i kryer nga Ministria e Kulturës është ai i vitit 2009 ku u ndërhy në ato zona tejet të rrezikshme për objektin, por ndërhyrja e përgjithshme është e vështirë, për shkak të hapësirës së madhe që ka objekti. "Deri tani ne kemi bërë projekte të cilat kërkojnë mirëmbajtjen emergjente, si rikonstruksionin e harkut dhe rehabilitimin e 'divanit të pashait' në hyrje të kalasë, të cilat priten të nisin në fillim të vitit 2013", - thotë Drrasa. Ndërkohë, mosndërhyrja për hidroizolim ka ndikuar edhe në dëmtimin e Muzeut të Armëve. Ky i fundit po degradon për shkak të lagështisë, e cila po rrënon dita- ditës objekte të vlefshme qindravjeçare të historisë.
Kalaja
Kalaja e Gjirokastrës, si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pasur dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të Ali Pashë Tepelenës. Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë, pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja. Ndërsa, kullat pjesërisht janë rrënuar dhe ripërshtatur. Me kalimin e viteve, ajo filloi të luajë gradualisht rolin e një kështjelle për qëndrimin e sunduesit dhe garnizonit të qytetit. Në vitin 1812, Kalaja e Gjirokastrës u pushtua nga Ali Pashë Tepelena, i cili filloi rindërtimin e saj. Rindërtimi i kalasë, i një saraji dhe i disa godinave anekse, u bë me një ngutësi aq të madhe, sa të gjitha punimet u kryen brenda një viti e gjysmë. Kalaja përmbante, përveç barakave për vendosjen e një garnizoni prej 5 mijë ushtarësh, magazina të shumta nëntokësore, që ishin llogaritur mirë për sigurimin e municioneve dhe ushqimeve të nevojshme. Kronikat e kohës përmendin se vetëm për ndërtimin e vendqëndrimit të Ali Pashës, një kullë pranë këndit juglindor, punuan 1500 vetë. Me rënien e Pashallëkut të Janinës, Kalaja do të humbiste shkëlqimin e saj. Në vitet e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, ajo do të shërbente si vendstrehim për banorët e qytetit për t'u mbrojtur nga bombardimet ajrore.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Top