Kam mesuar se...

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Kam mesuar se verberia e vertet eshte kur zemra te verberohet, nuk e sheh tverteten me sy, por e urren ate.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Kam mesuar se cifte ka plot, po dashuri n'mes tyre s'ka
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Se nuk ja vlen te ndryshoh per aske, ji ai qe je.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy

Desa

“The truth can be a bad choice for a wise man”
Staf në FV.AL
..... kur jeta të jep shuplakë, ta kthen faqen për puthje ose grusht. Zgjedhja është e jotja.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Kam mesuar se nese tpihet edhe nje çaj, pije, mos u be pishman
 
Këto janë disa nga gjërat që kam mësuar në jetë. Kam mësuar Se nuk ka rëndësi sa i mirë është një njeri. Herë pas here do të të lëndojë dhe prandaj ti duhet ta falësh. Se duhen vite për ta fituar besimin dhe pak sekonda për ta humbur. Se nuk kemi pse të zëmë miq të rinj, nëse e kuptojmë se miqtë e vjetër mund të ndryshojnë. Se rrethanat dhe ambienti ndikojnë tek ne, por tek e fundit ne kemi përgjegjësi për veten tonë. Se duhet t’i kesh nën kontroll veprimet e tua, përndryshe veprimet do të kontrollojnë ty. Kam mësuar Se heronjtë janë njerëz që kanë bërë gjënë e duhur duke i marrë parasysh pasojat. Se durimi do shumë praktikë. Se ka njerëz që na duan, por nuk dinë si të na e shprehin. Se njeriu që mendojmë se do të na jape goditjen e fundit kur biem, është shpesh njeriu që na ndihmon të ngrihemi përsëri. Se nëse dikush nuk të do, ashtu siç ti do të doje të të donin, nuk do të thotë aspak se nuk të do me gjithë shpirt. Se është tragjike t’i thuash një fëmije se ëndrrat nuk vlejnë. Se nuk mjafton që vetëm të tjerët të të falin, pasi në shumë raste duhet ta falësh edhe ti veten tënde. Se nuk kanë kurrfarë rëndësie copat e thyera të zemrës sate. Bota nuk ndalet. Ajo nuk të pret sa ta ngjitësh zemrën. Se ndoshta Zoti do që të takojmë ca njerëz të mbrapshtë, që kur të takojmë njeriun e mbarë, t’i jemi mirënjohës për dhuratën. Se kur porta e lumturisë mbyllet, hapet një portë tjetër, por harxhojmë aq shumë kohë duke parë portën e mbyllur sa nuk e vëmë re se një portë tjetër është hapur. Se miku më i mirë është ai, me të cilin mund të rrish ulur tek dera e shtëpisë dhe të ecësh pa thënë asnjë fjalë dhe kur largohesh e ndien se ishte biseda më e bukur e jetës sate. Se është e vërtetë se vlerën e diçkaje e mësojmë pasi e humbasim dhe mungesën e diçkaje vetëm pasi vjen. Se duhet një minutë për ta fyer dikë, një orë për t’i hyrë në zemër, një ditë për ta dashur dhe një jetë për ta harruar. Mos u josh nga pamja e jashtme, mund të të mashtrojë. Mos kërko shëndetin pasi edhe ai mund të dobësohet. Kërko dikë që të bën të qeshësh, sepse një ditë e mbrapshtë merr shkëlqim me një buzëqeshje Gjej dikë që e bën zemrën tënde të qeshë. Ka çaste në jetë që ndien aq mall për dikë, sa të vjen ta nxjerrësh nga kujtimet dhe ta përqafosh. Ëndërro çka do, shko kudo, ji çka do, sepse ke vetëm një jetë dhe vetëm një mundësi për të bërë gjërat që do. Brenda vetes ke aq lumturi sa të jesh i sjellshëm, aq vuajtje sa të jesh i fortë, aq dhimbje sa të jesh njeri dhe aq shpresë sa të jesh i kënaqur. Vendose veten gjithmonë në vend të tjetrit. Po u ndieve ngushtë në vendin e tij, kuptoje se edhe ai tjetri ashtu ndihet. Njerëzit më të lumtur jo domosdoshmërisht kanë gjithçka në jetë, por nxjerrin më të mirën nga gjërat me të cilat përballen gjatë rrugës. Dashuria fillon me një buzëqeshje, rritet me një puthje dhe mbaron me një çaj. E ardhmja më e mirë ndërtohet mbi të shkuarën e harruar. Nuk mund t’ia dalësh mbanë në jetë, po nuk ia le dhimbjet dhe dështimet të shkuarës. Kur linde, ti qaje dhe të gjithë pranë teje qeshnin. Jetoje jetën tënde në mënyrë të tillë që, kur të vdesësh, të jesh i vetmi që qesh, ndërsa të gjithë pranë teje qajnë.

Paolo Coelho
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Sot isha diku , diku ku kupton e meson se kjo jete eshte kaq e shkurter, e padrejte, e pandjeshme. Nje jete ku asgje ste falet nese ti nuk lufton ta kesh. E kur e ke e merr per te mireqene.
Lesson learned....
jeto jeten tende pa u ndikuar e pa cenuar askend!
Vuaj por mos e shfaq ,sepse te quajne viktime!
Qaj ne heshtje ,kur je vetem ...fundja askujt si plas per ty
Ne kete bote erdhem vetem e po ashtu do shkojme!
 

Desa

“The truth can be a bad choice for a wise man”
Staf në FV.AL
..... nuk dua të mësoj. Vetëm të shijoj 😍
F**** librat e jetës.....
 
Mësova...

Se të rritesh nuk do të thotë vetëm të mbushësh vite.

Se heshtja është përgjigja më e mirë kur dikush dëgjon budallallëqe.

Se të punosh nuk do të thotë vetëm të fitosh para.

Se miqtë fitohen atëherë kur shfaqim fytyrën tonë të vërtetë.

Se njerëzit që na duan me të vërtetë gjenden gjithmonë afër nesh.

Se gjërat më të liga fshihen pas një maske perfekte.

Se Natyra është krijimi më i bukur në këtë jetë.

Se kur mendoj se di gjithçka dhe bëhem absolut, pikërisht atëherë kuptoj se nuk di asgjë.

Se një ditë e vetme mund të jetë më e rëndësishme se sa shumë vite sëbashku.

Se mund t’i rrëfehesh Hënës.

Se është e shëndetshme të mund të dëgjosh bravo dhe fjalë të mira.

Se të jesh xhentil i bën mirë shëndetit.

Se është e nevojshme të ëndërrosh, të duash dhe të ndash ato që ke me të tjerët.

Se mund të jesh ”fëmi” për të gjithë jetën.

Se ekzistenca jonë është e lirë.

Se buzëqeshja në përditshmëri nuk është luks, por një qëndrim jete.

Se të gjykosh ashpër veten tënde dhe të tjerët nuk ka kuptim, kur dimë se e vetmja gjë që me të vërtetë ka rëndësi është paqja brendësore.

Si përfundim, mësova se nuk mund të vdesësh nëse më parë nuk ke jetuar.


Shiko fotografinë 1736938

FB.

Kam mesuar qe gjithçka kalon. Por ndersa kalon ka bere deme.

Jeta pa llogaritur sa vite ka dikush ne kurriz te meson shume gjera, te meson qe mund te gabosh dhe sesi te mos i perseritesh keto gabime. Mua jeta me ka mesuar sesa e shkurter eshte qe te shpenzohet me inate, urrejtje, pengje apo "qarje" dhe sa e vlefshme eshte kur zevendesohet me dashuri, miresi dhe dhembshuri.
Me ka mesuar sesa e bukur mund te behet nese ato qe permenda arrin te behesh pjese e tyre dhe ti ndash me te tjeret. Me ka mesuar sesa mund te vrasi nje fjale e thene pamenduar apo nje veprim i pamatur dhe sa e veshtire mund te jete per ta riparuar.
Me ka mesuar qe te jem pergjegjes per veprimet e mija, te kerkoj falje per gabimet e mija dhe te fal gabimet e te tjereve. Me ka mesuar te injoroj te keqin por jo te keqen. Me ka mesuar veshtiresite dhe hallet e shumta qe te bien ne kurriz dhe sesi mund te perballohen.
Dhe mbi te gjita me ka mesuar qe vjen nje dite qe ajo qe ka rendesi nuk eshte se cfare ben dhe cfare mendon, se cfare thua apo vepron... vijme ne kete bote dhe nje dite do ikim. Ajo qe me te vertete ka rendesi eshte se cfare leme pas.

Darius

Si teme e ricikluar...

Eksperienca eshte shuma e te gjithe gabimeve qe kemi bere.

Darius

Kam mesuar se njerez si ti @Darius jan te rralle

Jeta esht portokalle

Mesova qe ty te mban dikush tjeter per tallje e shoku i tij te ngushellon .. kurse mu dikush tjeter me injoron e shoku tij me mban me te mira :p ... (kot kshu e thash , mos me hajdeni privat lol )

Duhet tja fusim njoni tjetrit 🤣


Sdu tme dhome lol

Qe nuk Eshte e Hijshme me ja fut po...Nejse kjo svlen per kedo besoj @scorpions_ o lol


Snuk kuptova gjo


E futmja te jet embel embel oo :p


Sigurisht sigurisht 🙈



Qashtu 😍

Shume njerez e marin si dobesi kur tjetri te sillet mire dhe padjallezi. Madje perfitojne prej kesaj, dhe si perfundim njeriut te mire i jepet nje mesim i keq, nje arsye qe te mos jete i mire.

Kur digjesh njehere prej qumeshtit, i fryn kosit thote nje fjale e urte apo bashke me te thatin digjet dhe bari i njome. Padashur pastaj kemi tendencen ti fusim te gjithe ne nje thes.

Kur tjetri te sillet mire, te respekton, te flet hapur dhe padjallezi, ndersa ti nga ana tjeter ja merr si te mete dhe e perdor kundra tij, per mua eshte tradheti e paster ndaj atij njeriu qe te ka besuar miresine dhe ciltersine.

Kam mesuar qe keto kohe askujt sduhet tia marrim per baze cdo gje qe thuhet , se eshte si efekti i narkozes qe zgjat 48 ore
vetem se kjo po zgjat mbi dy muaj :p


...te mirekuptojme, pasi te gjithe e kemi kuptuar tashme...., po po ashtu eshte 😬🤣😛

Kam mesuar te vlersoj kohen dhe njerzit qe kane nje energji poztive,nje fytyre te qeshur me nuanca shpirti,ohh kam mesuar ti adhuroj ato fytyra te panjohura ne rruge,qe kane dicka te bukur apo pozitive ne shikimin e tyre spontan. :)


faleminderit , dhe e kisha nje fije shprese qe do me mirekuptoje

tani mund te vdes e qete :p


Nese jeta jote do te varej nga germat e mia, do te ishe e pavdekshme 😊

Kam mesuar te lexoj pertej shkrimeve .:)

isht

ishte metafore , asnjeri nuk eshte zoti :p

Te mos urrej, injorimi eshte menyra me e mire per te dale nga lluci!

Si eshte vendi behet kuvendi

kam mesuar se njeriu nuk meson nga historia.. e kur e peson prap gje dike te bej fajtor .. por asnjeher veten qe te zer mend 🤨

Sa paskerkeni mesu sot. Ja dhe une nga ju po mesoj :p

Nothing's free in this world !!!

Kam mesuar qe si ne virtualitet po ashtu dhe ne realitet pas cdo lloj gjendje emocionale ose pas cdo lloj veprimi ka 1 mesazh.....edhe ate mesazh do e kuptoj vec ai/ajo qe vertete i "plas" per ty nersa tjeret sado te afert qe te tregohen vec e kane fallco se sapo t'ju vije mundesia te rrasin kollaren !!


Cfare kuptimi ka kjo te rrasin kollaren? 😜


Te ngulin thiken pas shpina :p

Kam mesuar mos ti jap asnjehere nje shans te dyte cinikeve dhe hipokriteve.

Darius

Perfection n’existe pas

Kam mesuar se çdo gje vertitet rreth interesit :p

kam mesuar se te luash me ndjenjat e tjetrit apo te berit kapricoze lendohesh dhe vete

kam mesuar se te gabosh pafund , rritesh me nje ndjesi dashurie te hidhur qe gradualisht embelsohet dhe lotet mbyten ne gryke


Po pse dreqin s`bijen normat e larta te % se interesit atehere?! ahahahahhaha

te qeth veten me mir sec me qeth berberi


Kerkese-oferte 😜

....qe po qe per tu be, do behet....po su be, s'ka qene e shkrujtme.


fjal me mend legalo

Menyra me e mire per te harruar esht te largohesh nga aty ku burojne kujtimet

Te pertyp çamçakizen deri sa ti dale embelsia

Femra nuk jane vetem ato qe kane 🍑
Ka dhe nga ato me tre kembe !



Me kujtove nje shprehje nga Umar bin al Khattab qe e kam sh perzemer dhe e kam be si meme ne tavolinen e punes:

"Mos ji i ashpër me vetveten, sepse rezultati i të gjitha çështjeve përcaktohet me dekretin e Zotit. Nëse diçka ka për qëllim të shkojë diku tjetër, ajo kurrë nuk do të vijë në rrugën tuaj, e nqs është e shkruar për ty, nuk mund të ta marrë askush. "

se shkodranet e ka pas mire me ate shprehjen "te hypte vetja ne qejf "

Qe...

Jetojmë në një botë, ku funerali ka më shumë rëndësi se i vdekuri, martesa më shumë se dashuria dhe fiziku më shumë se intelekti.
Jetojmë në kulturën e enës, e cila e përçmon përbërësin.
[ Eduardo Galeano ]

Se shqiptari eshte gjitholog 🤣

se ky popull meriton qeverine qe e drejton 😏

..... plaga nuk shërohet nëse vazhdon e prek.
..... jeta jote është vetëm e jotja. Nëse nuk e jeton ti, kush do ta jetoje?
..... tre gishtat që tregojnë nga vetja jote duke bërë me gisht nga dikush, janë të lakuar, prandaj nuk i sheh.

Dmth sapo e lexova 🤣🤣


Shiko fotografinë 1739532


Or they get distracted by nice pair of bosoms 😉


Maskilist yyttt


Oh well realist I would say 😂


Agree to disagree is the better saying:p


Kur ste bie per shtat 😂

Aaaa ti do sherr. Ska 😜

To old for that shait 😉

....se kur te hidhesh duhet te hidhesh mire....

Kam mësuar se kur e strehon dikë në zemër, në një farë mënyre aty do të qëndrojë përgjithmonë...
edhe mund të ndalosh së ndjeri,
Po zemra nuk ndalet kurrë së rrahuri e komunikon çdo çast me të...
Ai që të do vërtet, nuk ndalet kurrë së përqafuari, qoftë edhe duke të menduar...
Sepse jeta mund ti ndajë vërtet dy trupa...
Po dashurinë..kurrë..

Kam kuptuar/mësuar se, nuk dua më të gjej “gjysmën time më të mirë”, se unë nuk jam gjysëm! Unë jam e plotë, e dua dikë që është po aq i plotë…e plotësia nuk do të thotë perfeksion.

Sado qe te dish ... sdi asgje !

Te mberrish majet eshte me e lehte se te kontrollosh renien.

Njërën nga arsyet e ekzistencës sime.
Me falni po kush e ka edituar me keto komente citime ?! Une kam sjell vetem ate te fb keto citimet si kuptoj. @WxP @Frank Shifeni pak kur te keni kohe pls.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Kam mesuar se njerezit nuk kane nevoje te blejne maska, ato i kane ne koken e tyre dhe ne xhepat e tyre, i nderrojne kur kane nevoje.
 

Bebw

✖ Once
Staf në FV.AL
Kam mesuar qe dhimbjet te rritin ,por mbi te gjitha te vazhdoj te eci perpara
 
Redaktimi i fundit:

SpaceGirl

Antisocial 💝
Kam mesuar qe dua te kem nen kontroll cdo gje: veten, tjeret, boten perndryshe ndihem sikur me rreshkasin gjerat nga duart.

Pastaj vijn ato gjerat e paprogramuara qe nuk i kancelon dot sepse do ishte sikur te kanceloje nje cop te shpirtit tat.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Kam mesuar se @MaYaDa pik nforum si prej qielli :p
 
Top