Kampionati boteror 2018

kitrra 123

plak gjufurrak
Po ju sjelle bukurite nga kampionati boterore 2018


Russia

football_fans_girls_01.jpg

Australia
football_fans_girls_02.jpg



England

football_fans_girls_03.jpg



Argentina

football_fans_girls_04.jpg


 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Ruse maaaa yje jane.O plak,une thash ka hap noj teme me rezualtatet e ndeshjeve,po mos allah,ti takkk Ruset ketu . ahahhaha
Mos me pas robi ca me lexu. :p
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Peru,

O nicke, qaka te keqe me pi uje ketu


football_fans_girls_20.jpg
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Boobssss ,hahahahaha ku eshte Averi ?! Se ai therriste keshtu. boobsat. :p
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Arabia

Legjende ja ja nje per ty :p
football_fans_girls_23.jpg
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Priji fytyren , dhe kusuri qeka flake e zjarr lol

Kete e kisha vene mi televizor aty

Une para TV-se pi birra e shif kapionatin :pije:pije
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Paske pare kampionat zotrote.....ja me thuaj cik rezultatet tashi lol

Sapo ja futi Ronaldo nje gol e mi zhgenjeu keto Marokenset

football_fans_girls_16.jpg

a menxi po presme pa Croatia

football_fans_girls_29.jpg
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
rui-patricio-sporting-2016-1000x600.jpg
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Goli i Suarezit ndaj Arabisë Saudite kualifikon Uruguain dhe Rusinë

ndeshja.jpg


Uruguai dhe Rusia sigurojnë matematikisht kualifikimin në Grupin A, pavarësisht rezultateve që do të prodhojnë sfidat e fundit. Fitorja 1-0 e dy herë kampionëve të botës në përballjen me Arabinë Sauditë me gol të Luis Suarezit në minutën e 23-të i shkoi përshtat edhe Rusisë, që vetëm një kombinim i çmendur rezultatesh mund ta eliminonte që në fazën e grupeve.

Sa i përket përballjes së luajtur në “Rostov Arena”, pas golit të shënuar nga sulmuese i Barcelonës, Arabia Saudite iu afrua dy herë barazimit me Hattan Bahbir, por pa mundur të dërgonte topin në rrjetë.

Nga ana tjetër uruguaianët e administruan me shumë kujdes lojën, patën mundësi të tjera shënimi me Carlos Sanchez dhe Cavanin, por nuk shënuan një tjetër gol, për t’i luajtur me më qetësi minutat e fundit.

Përballja direkte mes dy kryesuesve, Rusi-Uruguai do të vendosë se cila prej skuadrave do të renditet e para në grup. Vendit organizator i mjafton edhe barazimi, sepse ka golaverazh shumë më pozitiv.

(gazeta-Shqip.com)
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Vëllezërit Hazard futen në historinë e Botërorëve!

hqdefault-1.jpg



Në minutat e fundit të sfidës Belgjikë-Panama që u mbyll me fitoren 3-0 të belgëve, trajneri Roberto Martinez hodhi në fushë vëllain e vogël të sulmuesit të Chelsea-it Eden Hazard, Thorgan i cili luan me Borussia Moenchengladbach në Gjermani.

Me aktivizimin e Thorgan vëllezërit Hazard hynë në historinë e Kupës së Botës, dhe tashmë do të bëjnë pjesë në librat e kurioziteteve të këtij kompeticioni, duke iu bashkuar dyshes argjentinase Evaristo dhe Laurent Rosas, asaj uellsiane Xhon dhe Mel اarls si dhe dyshes së famshme angleze Bobi dhe Xhek اarlton të cilët fituan trofeun e Kupës së Botës me Anglinë në 1966-ën.

Pra Eden dhe Thorgan Hazard bëhen kështu vëllezërit e 4-t që aktivizohen në të njëjtën ndeshje të një Botërori.

20 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)
 

legjenda

Tetova
Në Zvicër ekziston tashmë perceptimi se e gjithë Kosova do të jetë të premtën në krah të helvetëve për sfidën e madhe kundër Serbisë. Ky duel do të përcaktojë me shumë gjasë renditjen dhe gjasat e këtyre kombëtareve për kualifikim. Telegrafi sjell të përkthyer raportin në TheLocal.ch, që tregon pse Kosova do të jetë në mbështetje të Zvicrës.


Më poshtë, i përkthyer raporti në The Local:


Ekipi i Kosovës nuk po merr pjesë në Botëror, por emocionet janë të mëdha para ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë, skuadra e të cilit ekip përfshin tre lojtarë nga Kosova.

Mesfushorët Valon Behrami nga klubi italian Udinese, Granit Xhaka i Arsenalit dhe Xherdan Shqiri i Stoke Cityt të gjithë ishin lindur në Kosovë dhe të tre lojtarët luajtrën në barzimin befasues 1-1 ndaj Brazilit.

Përkrah me Blerim Xhemailin e Bolognas, i lindur në Maqedoni, lojtarët shqipfolës përbënë më shumë se 1/3-tën e formacionit startues ndaj Brazilit.



Si fëmijë të imigrantëve në Zvicër, ata nuk kanë komentuar ndeshjen e të premtës në Kaliningrad që mund të jetë vendimtare për kualifikim në grupin e tyre.

Vetëm Shaqiri komentoi, kur u caktua shorti në dhjetor: “hmm, më pëlqen ky short”.

Sidoqoftë, të afërmit e lojtarëve nuk e kanë fshehur rëndësinë simbolike të ndeshjes kur ajo të shikohet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtina.

Për agjën e Valon Behramit, Qaush, nipi i tij do të ketë “motivim shtesë për fitore” të premtën, sepse prindërit e tij kanë vuajtur kur Kosova ishte provincë e Serbisë.

“Ata të dy humbën punën dhe babai i tij ishte persekutuar”, tha Qaush Behrami.

Agon Xhaka, futbollist 22 vjeçar, ka thënë se babai i kushëririt të tij Granitit ishte në burg gjatë regjimit serb të Millosheviçit dhe se “familja emigroi pasi ai ishte liruar nga burgu”.

Refugjatë në Zvicër

Ashtu si dhjetëra mijëra tjerë, gjatë viteve 1998-1999 dhe luftës në Kosovë të ushtrisë çlirimtare dhe forcave serbe, familjet e Behramit, Xhakës e Shaqirit ishin refugjatë në Zvicër.

Nuk ka numra zyrtarë, por afro 200 mijë shqiptarë nga Kosova jetojnë në Zvicër, një numër i jashtëzakonshëm marrë parasysh se Kosova ka 1.8 milion banorë.



Bashkë me komunitetin që jeton në Gjermani, ata përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave në kosovë, duke dërguar rreth 175 milionë frankë zviceranë (152 milionë euro) çdo vit.

Emigrimi daton që nga koha e para luftës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po ashtu ka jetuar në Zvicër duke punuar si instruktor i karatesë para rikthimit në Kosovë për t’u bërë një prej liderëve të luftës për çlirim.

Konflikti i fundit i kolapsimit të ish Jugosllavisë mori 13500 jetë. Më shumë se 10 mijë ishin viktima shqiptarë nga Kosova.

Lufta përfundoi me NATO-n që bombardoi forcat e Milosheviçit që t’i tërheqë grupat.

Më pak se një dekadë më vonë Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Beogradi ende refuzon që të njohë pavarësinë dhe është mbështetur nga aleati tradicional, Rusia.

“Skuadra e tretë e Kosovës”

Beogradi po bën gjithçka për të parandaluar ekipet e Kosovës që të marrin pjesë në ngjarjet sportive ndërkombëtare, por nuk ka sukses në këto përpjekje.

Kosova u pranua zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Ndërkobëtar (IOC) në vitin 2014 dhe ishte pranuar në UEFA e FIFA dy vjet më vonë.

Por, në maj, Serbia ndaloi hyrjen e skuadrës së karatesë nga Kosova që të hyjë në vend për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë në Novi Sad.


Taulant Xhaka ishte përballë Granit Xhakës në vitin 2016.

Pa ndonjë befasi, Kosova do të përkrahë Zvicrën.

“E gjithë Kosoav do të jetë para televizorëve duke bërë tifo për fitore ndaj Serbisë”, thotë mësuesi 46 vjeçar, Daut Maloku, për AFP.

“Kur Zvicra luan është njëjtë sikurse kur luan Kosova”, siguron Qahil Halili.

“Zvicra është skuadra e tret që kemi, pas Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Halili, një punëtor i administratës komunale nga Zhegra, ku ishte lindur Shaqiri.

Edhe më shumë interesim ka për këtë ndeshje duke ditur se fitueis i takimit është në pozitë të mirë që të sigurojë kualifikimin për fazën tejtër.

“Kjo vetëm sa shton dramën edhe më shumë”, tha gazetari sportiv, Shkumbin Sekiraqa.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë zhvillohet të premtën nga ora 20:00 në Kaliningrad.
kryesore-1-1-780x439-696x392.jpg
Xherdan-Shaqiri2.jpgValonBehramiNeymar.jpg
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Danimarka “sheh” kualifikimin, Australia shpreson akoma

dani.jpg


Ndeshja e dytë e Grupit C mes Danimarkës dhe Australisë ka përfunduar në barazim 1-1. Të dyja skuadrat, të cilat njihen për forcën e madhe fizike dhe superioritetin në luftën në ajër, janë kënaqur me nga 1 pikë. Megjithëse danezët janë më mirë teknikisht, dhe kanë lojtarë me eksperiencë më të madhe në top 5 kampionatet europiane, australianët vërtetuan edhe njëherë se janë kockë e fortë dhe nuk do të eliminohen kollaj në këtë Kupë Bote.

Starti ishte i përsosur për europianët: Christian Eriksen kalon të tijtë në avantazh me një gol fantastik që në minutën e 7’. Dukej sikur Danimarka pas nisjes së mirë do ta thellonte më tepër avantazhin dhe të merrte një fitore që do t’i garantonte kalimin në 18-at, por ishte një tjetër penallti e dhënë pas konfirmimit të VAR-it që barazoi rezultatin. Ishte përsëri Jedinak ai që mori përsipër penalltinë duke e shndërruar në gol në mënyrë të ftohtë.

Pas pushimit ndeshja ishte e barabartë, në vijë me rezultatin. Danezët mbrohen mirë por nuk prodhojnë mjaftueshëm në fazën ofensive, duke gabuar shpeshherë në pasimin e fundit. Një pikë për të dyja skuadrat, duke dërguar Danimarkën në vend të parë, ndërsa Australia merr pikën e parë.
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
....vajzat shqiptare nuk e kane te nevojshme te shkojne tek kirurgjia plastike ;)

Darius
 

jana80

Super Moderator
e dini qe mu be qefi qe fitoj kroacia ... thjesht ngaqe eshte ballkanese...
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Hiq faj s'ka pas Mesi qe i hupke topi naper fushe 🤔😳👀👀🙃😊😋 Ama bash hiq faj s'ka pas 👀😳👀

35812587_10212634599639672_4719262223204089856_n.jpg


36137072_10212634599719674_5230001042346737664_n.jpg


35973370_10212634600039682_4378018146594848768_n.jpg


36002940_10212634600119684_8750074964482195456_n.jpg


35927091_10212634600759700_5814758361501007872_n.jpg


35882488_10212634600839702_3635074673667997696_n.jpg


35935183_10212634601439717_8698221128532885504_n.jpg


36136999_10212634603479768_5918221138659377152_n.jpg


35924346_10212634603599771_6889177111001563136_n.jpg
 
Top