Kanavaro: Real, jam gati për t’u rikthyer!

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Kanavaro: Real, jam gati për t’u rikthyer!
18 Korrik Në përgatitjet e Realit të Madridit për sezonin e ri, binte në sy mungesa e mbrojtësit Fabio Kanavaros. Ky i fundit, ndodhet në fazën e rikuperimit pas operacionit që kreu në gjurin e majtë, dëmtim i cili e pengoi të luante në Europian me kombëtaren “axurre”. Aktualisht, Kanavaro është duke u riaftësuar nën vëzhgimin e mjekëve të Realit, të cilët janë optimistë për një rikthim sa më të shpejt të italianit në fushën e blertë. Kanavaro është i vetmi futbollist i Realit i cili nuk ndodhet nën urdhrat e teknikut Bernd Shuster, megjithatë të gjithë janë në pritje të rikuperimit të tij. “Ndihem shumë mirë, jam duke punuar fort dhe shpresoj që të rikthehem sa më shpejt. Dua të nis punën me pjesën tjetër të skuadrës. Kam shumë dëshirë të luaj, por më parë duhet të përfundoj këtë periudhë riaftësimi”, tha Kanavaro, i cili sipas mjekëve madrilenë mund të rikthehet në fushën e blertë më 14 gusht, pikërisht në ndeshjen e vajtjes së finales së Superkupës së Spanjës, përballë Valencias. “Sigurisht që dua të luaj në këtë takim, sepse skuadra ka mundësi të fitojë trofeun e parë për sezonin e ri. Dua të jem aty dhe mendoj se do t’ia dalë mbanë, sepse rikuperimi po ecën në mënyrë perfekte”, tha mbrojtësi italian, i cili foli edhe për objektivat e Realit për sezonin e ri: “Sigurisht që synimi ynë është që të fitojmë gjithçka, por nuk e dimë se sa do t’ia arrijmë. Kemi fituar dy herë radhazi titullin kampion, por tashmë ëndrra jonë e madhe mbetet Champions League. Do të jetë e vështirë, sepse edhe skuadrat e tjera janë shumë të motivuara
 
Top