Kaos te Bajerni, klubi nuk i rinovon kontratën dhe “flak” titullarin

Drejtuesit më të lartë të Bajernit të Mynihut vendosën të mos i ofrojnë një mundësi për të rinovuar mbrojtësit Zherom Boateng. Kontrata e 32- vjeçarit skadon në fund të sezonit, por duket se ai nuk është më në planet e klubit. Sipas “Bild”, lojtari nuk do të ketë asnjë mundësi të flasë për këtë gjë me klubin. Në të kaluarën ai është përfolur shpesh për një largim nga Mynihu, edhe pse në sezonin që lamë pas ai ishte një nga lojtarët më të mirë duke luajtur në të gjitha ndeshjet e rëndësishme. Trajneri Hansi Flik i thuri elozhe Zheromit pasi shënoi golin e 3-2 në ndeshjen e Champions-it ndaj Salcburgut. “Ai po bën një punë shumë të mirë, jam i lumtur për të. Është diçka e bukur kur mendon që ke lojtarë të tillë në skuadër”, tha Flik, por duket se drejtuesit bavarezë mendojnë ndryshe.jerome-boateng-bayern-munich-07112018_1n39zmurvsagz1tmcthfiuqk9q.jpg
MENAXHERI I SHOKUAR

Damir Smojlan, menaxheri i lojtarit, duket se nuk e ka pritur mirë lajmin për lojtarin gjerman. Sipas mediave në vend, ai mësohet të ketë thënë se është i zhgënjyer nga drejtuesit e skuadrës bavareze të cilët nuk i kanë komunikuar asgjë personalisht dhe se gjithçka është marrë vesh vetëm nga mediat. Pak ditë më parë Smojlan tha se Zherom ndihej mirë në Mynih dhe se mezi po priste takimin me drejtuesit e klubit për të folur mbi rinovimin e kontratës së 32-vjeçarit.

lg.php

lg.php


PREMIER LIGA E KËRKON
Por sigurisht që një lojtar si Zherom Boateng nuk mund të mbetet pa skuadër. Në Angli skuadrat që e kërkojnë janë disa. Arsenali dhe Totenhemi janë dy prej tyre. Zhoze Murinjo e pëlqen prej kohësh lojtarin dhe do të ishte më se i lumtur ta stërviste atë në të ardhmen. Vetë Boateng e pëlqen Premier Ligën dhe nuk do të refuzonte një kalim në ishull për të mbyllur karrierën tij të pasur me trofe.

UPAMEKANO NË HORIZONT
Upamekano.jpg
Ndërkohë, “Bild” shkruan se gjithçka që po ndodh me Boatengun e ka një arsye. Drejtuesit bavarezë janë duke menduar për të ardhmen dhe si të afrojnë në skuadër lojtarë të rinj të cilët japin garanci. Një ndër ta është edhe mbrojtësi francez Dajot Upamekano. 22-vjeçari luan për Lajpcigun në Bundesligë dhe është një prej mbrojtësve më të kërkuar të momentit. Kartoni i tij vlerësohet 60 milionë euro nga “Transfermarkt”. Por, Lajpcigu mund të kërkojë më shumë për diamantin e saj. Lojtari është kërkuar edhe nga klube si Reali i Madridit, Barcelona dhe Mançester Siti. Upamekano do të ishte një lojtar perfekt për lojën e Bajernit dhe të trajnerit Hansi Flik. Bisedimet mes dy klubeve mësohet të kenë nisur që në verën që lamë pas, me lojtarin i cili i ka dhënë fjalën Bajernit për të ardhur në Mynih në një të ardhme të afërt.

PANORAMASPORT.AL
 
Mirpo ai si lojtar ka vite aty dhe duket pak e çuditshme te komunikohet me te nepermjet mediave dhe jo personalisht .
 
Mirpo ai si lojtar ka vite aty dhe duket pak e çuditshme te komunikohet me te nepermjet mediave dhe jo personalisht .
Do kete kerkuar qiqra ne hell si puna e Alabes per te rinovuar dhe ata i kane dhene qiqra te djegura😀

Une di nje gje-Bayern gjithmone i ka respektuar lojtaret e vet jo vetem me lehtesira kontrate dhe kushtesh por edhe me favore te tjera(e lane Alcantaran te ikte te Liverpooli sepse ja kerkoi ne sy dhe per respekt e shiten me çmimin qe e donte Liverpooli edhe pse mund ta shisnin per shume me teper diku tjeter).

Shkodranet kur mallkojne thone-
T'hypte vedi n'qejf
 
Do kete kerkuar qiqra ne hell si puna e Alabes per te rinovuar dhe ata i kane dhene qiqra te djegura😀

Une di nje gje-Bayern gjithmone i ka respektuar lojtaret e vet jo vetem me lehtesira kontrate dhe kushtesh por edhe me favore te tjera(e lane Alcantaran te ikte te Liverpooli sepse ja kerkoi ne sy dhe per respekt e shiten me çmimin qe e donte Liverpooli edhe pse mund ta shisnin per shume me teper diku tjeter).

Shkodranet kur mallkojne thone-
T'hypte vedi n'qejf
Po dhe un e di te njejten gje per bajernin por n lidhje me boateng vret pak ky lloj gjesti pavarsisht ç'mund te ket kerkuar ... t pakten per opinon ta bente nje gje te till qe tja komunikonin me nga afer ...


Po qa ka mi hyp vetja n qejf kti o lev se dhe 2 vite del n pension 🤣
 
Top