Katastrofa natyrore në Greqi, 16 të vdekur nga moti i keq

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Katastrofa natyrore në Greqi, 16 të vdekur nga moti i keq

greqiii.jpg


Greqia mban zi për 16 viktimat e katastrofës natyrore që goditi të mërkurën tre qyteza të Atikës Perëndimore, pranë kryeqytetit grek.

Të dëshpëruar dhe të shokuar janë banorët e Mandrës, Nea Perames dhe Elevsines pasi më shumë se 500 shtëpi dhe dyqane, 350 makina, 50 skafe, dhjetëra autobusë dhe mjete të rënda janë shkatërruar ose kanë pësuar dëme nga ujërat e rrëmbyera dhe balta.
“Tani ne presim që dikush të vijë dhe të vlerësojë dëmet dhe të japin dëmshpërblim, sepse njerëzit nuk kanë para, po kalojnë një krizë”, tha Jannis Drakopulos, banor i Mandres.
Sipas meteorologëve, brenda tre orëve ra një sasi shiu e barabarte me reshjet që bien gjithë vitin në atë zonë. Nga 23 të plagosurit ,12 trajtohen ende në spitale, një person konsiderohet i humbur, ndërsa 15 psikologë përpiqen të ndihmojnë familjet e viktimave.
Autoritetet vendore kanë urdhëruar që edhe sot shkollat në zonën e goditur të jenë të mbyllura, ndërsa kanë shpallur gatishmëri të lartë pasi shërbimi sinoptik parashikon përkeqësim të motit në orët e ardhshme edhe në shumë zona të tjera të Greqisë.
Edhe njëherë në të gjithë vendin është hapur debati për veprat publike, zjarret që kanë shkatërruar terrenin, ndryshimin e paligjshëm të shtretërve të përrenjve dhe lumenjve si dhe ndërtimet pa leje që kanë ndodhur në dekadat e fundit.
Kryeministri grek pasi shpalli tre ditë zie kombëtare premtoi masa për të ndihmuar familjet dhe bizneset që kanë pësuar dëme.
“Dua të shpreh trishtimin tim të thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, si dhe te premtoj se do të qëndrojmë krah tyre, me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”, tha Tsipras, Kryeministër i Greqisë.
Mesazhe ngushëllimi i ka dërguar qeverisë greke presidenti i KE, Jean-Claude Juncker, ndërsa Qipro dhe Turqia kanë shprehur gatishmërinë për të ofruar ndihmën e tyre.
r

Top Channel
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Qe ne mengjes e pyeta...lol nje mendje paskemi pas or ti :p
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Nevi e terune arr e thate,sikru ska ra shi kurre ne Athine hahahahaha. :p
 

Aver

VIP
Sa e lexova direkt mendja te Nev.

Jo per gje por s’kam kohe me shku ne ceremoni varrimi... jam i zene.

P.s. nev mos shaj se te degjova.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Sa e lexova direkt mendja te Nev.

Jo per gje por s’kam kohe me shku ne ceremoni varrimi... jam i zene.

P.s. nev mos shaj se te degjova.

As me varrose eh :( , ytttttt poshtersire.

Kam cuar ca geshtenja te pjekme andej nga sofra e stafit, plus mish te pjekur,mos guxooo me prek hahahahahahahahah.
 

Aver

VIP
As me varrose eh :( , ytttttt poshtersire.

Kam cuar ca geshtenja te pjekme andej nga sofra e stafit, plus mish te pjekur,mos guxooo me prek hahahahahahahahah.

Erdhaaaa

Shpresoj te keni lene ndonje gje pervec kockave : (
 

Aver

VIP
Mblidhe veten Mon, aty eshte hyrja e qenit.

Cfare na bere oj Nev cfare na bereee...

6e1878fe2d9c4694c12212cf0331bff1--funny-drunk-funny-shit.jpg
 
Top