Katër objekte të rralla zbulohen në Kashar

Tuana

Nada é por acaso!
f1_31kashar1343719522.jpg


Tiranë, 31 korrik – Dy kisha, një xhami dhe një varrezë antike janë zbuluar në komunën e Kasharit, jo fort larg kryeqytetit shqiptar. Pas zbulimit të një kishe mesjetare, Xhamisë së Kusit, e cila konsiderohet se është ndërtuar mbi 300 vjet më parë, rrënojave të një kishe tjetër që është pronë e fisit Musteqja, dhe një varreze antike, Agjencia e shërbimit arkeologjik e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë e ka shpallur këtë hapësirë si zonë në mbrojtje, transmetojnë mediat shqiptare. Sipas tyre, aty janë kryer edhe gërmime klandestine që kanë dëmtuar strukturën e zonës. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, Arbër Kadia, ka thënë se zbulimi është i rrallë për rrethinat e Tiranës, teksa ka bërë thirrje për parandalimin e gërmimeve pirate, që mund të dëmtojnë objektet. Ndërkohë komuna Kashar do të merret me pastrimin e zonës me qëllim të lehtësimit të punës së arkeologëve.

Pritet që arkeologët të fillojnë gërmimin për të verifikuar edhe potencialet arkeologjike që mund të ndodhen kryesisht në rrënojat e kishës mesjetare, e cila në mënyrë fragmentare ka një mur prej 1 metër lartësi dhe pjesërisht është e mbuluar nga bimësia. Përmasat e saj janë 16 me 7,5 metra, ndërsa gjerësia e mureve është 65 cm./koha/
 
Top