Katërdhjetë “motrat” e Hyjneshës në Fron

Tuana

Nada é por acaso!
f1_09dardhishte-jpg1347190410.jpg

Prishtinë, 9 shtator - Pakkujt mund t’i ketë shkruar mendja se nëntoka e fshatit të njohur për dardha fsheh brenda një thesar të çmueshëm arkeologjik. Deri në ditën kur nëpër Dardhishtë, ish – Krushevc të Komunës së Obiliqit, do të kalonte një qytetar, të cilit do t’i binte në sy koka e zbuluar e një figure antropomorfe të qeramikës. Fill pas kësaj ai do të merrte rrugë për në katin e pestë të Muzeut të Kosovës. Aty gjenden zyrat e arkeologëve të Kosovës. “I kom pa do qeramidhe interesante”, do t’u kumtonte ai arkeologëve, të cilëve nuk do t’u duhej shumë kohë për të kompletuar një ekip prej 12 vetash. Fill do të dilnin në terren.

Për 25 ditë gërmime do të arrinin rezultate të hatashme. Nën drejtimin e arkeologut Luan Gashi aty janë zbuluar afro 40 figura simotra të Hyjneshës në Fron dhe figura zoomorfe, që paraqesin kafshët, shkruante të shtunën “Koha Ditore”. Por jo vetëm kaq. Afro 150 vegla pune, struktura të llaçit e eshtra kafshësh të prera në forma të ndryshme janë zbuluar aty. Bashkë përbëjnë gati 1,5 tonë qeramikë të çmueshme.

Arkeologu thotë se ato i përkasin periudhës së neolitit, periudhës së gurit, që daton diku prej 4500 deri 5500 vjet para erës sonë, ndërsa është e pranishme edhe periudha e bronzit, hekurit, antikës dhe mesjetës, e deri në periudhën moderne. Kjo, sepse në fshat ka ende shtëpi. Sipas Gashit, ky nuk është i vetmi, por në mënyrë më të qartë përmes shtresimeve dëshmon për kontinuitetin e jetës në këtë pjesë të Dardanisë antike.
/koha/
 
Top