Katoliket pergjigjen per ju ..

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Shpresoj se do te zhvillojme diskutime te mbara pa ofendime :)

Pyetja ime eshte:

Mundesisht, dic me shume rreth Palit, si dhe origjina e tij, nga ishte me origjine ?

Ju pershendes
 

alfonci

Veri investigatio
Disa pika permbledhese per Palin. *Marre nga Bibla

Lindi ne Tars te Sicilise rreth vitit 5-10 P.K ne nje familje hebrejnsh. Prej prinderve trashegoi nenshtetesine romake. Ne Tars u shkollua dhe u njoftua me helenizmin, ndersa ne Jeruzalem mesoi Ligjin e Moisiut te mesuesi i permendur, Gamalieli. Ishte farise me bindje dhe i flaket dhe si i tille ne fillim e salvoi krishterimin. por, per mrekulli, i kthyer ne krishterim ne saje te nje vegimi qe pat kur, ne udhen e Damaskut iu duk Jezu Krishti, (Vap 9,3...,26,12....;22,6...,) e, prej salvuesit te tmerrshem, u be apostull e perhapes i krishterimit. Predikon ne Damask. Shkon ne Jeruzalem per t'u njoftuar me Pjetrin. Rreth vitit 44, bashke me Barnaben fillon veprimtarine misionare. Mbas nje viti fillon udhetimin e pare misionar (45-49). Ne koncilin e Jeruzalemit mbron, bashke me Barnaben, lirine e Krishterimit prej Ligjit te Moisiut. Ne vitin 50-52 ben udhetimin e dyte misionar, e prej Azise kalon ne Evrope, ku themeloi bashkesite e para te Krishtera ne Evrope, ne Filipe, ne Selanik dhe ne Bereje. Prej andej kalon ne Athine, pastaj ne Korint. Keshtu shkruan (51-52) dy Letrat e drejtaur Selanikasve. ne udhetimin e trete misionar (54-57), ndalet me gjate ne Efes, kud duket se shkarun Letren e Pare te drejtuar Krointasve e ndoshta edhe Letren e drejtuar Galatasve. Mbas dy vitesh e tre muajsh i duhet ta leshoje Efesin e shkon ne Korint. Gjate udhetimit duket se e shkruan Letren e Dyte drejtuar Korintasve. Ne Korint, ku dimeron ne vitin 57-58, shkruan Letren e Drejtuar Romakeve. Nga kjo leter dime se mendon te kaloje ne Perendim per te perhapur fene:mendon te shkoje ne Spanje pasi t'i shpiente ndihmat e bashkuara ne Maqedoni e ne Akaje per kishen skamnore te Jeruzalemit.
Ne Jeruzalem e kapin ne Tempull e do ta kishin vrare, po te mos e kishte shpetuar pushteti romak. Per dy vjete qendroi i burgosur ne Cezare (58-60). Prej ketu, pasi beri apel ne Cezarin, qe derguar ne Rome. Ketu, ne burgim te lire, vazhdoi te predikoje per dy vjet. Ne kete kohe cmohet se i shkroi "Letrat e Burgimit."
Pergjithesisht mendohet se qe liruar nga burgu (baza jane letrat baritore) dhe se perseri ndermori udhteime misionare ne LIndje e ndoshta edhe ne Spanje. Ne kohen e Salvimit te Neronit qe zene e prere me shpate rreth vitit 67.

*Me pelqen te theksoi ketu se Pali mendohet se do te kete predikuar edhe ne vendin tone dhe me siguri do t'i kete rrahur rruget e vendit tone, qe lidhin Perendimin me Lindjen, Misionari i madh. Dihet me siguri se nje dimer e kaloi ne Prevezen e mocme, ne Nikopoje, dimrin e vitit 65.

Pater Mark Harapi S.J., Kendoi:

"Oh sa ndere asht per Shqipni
m'e pase pasun mik ne shpi."

-Shpresoj te kete gjene info e dobishme.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ju flm per info, mjafton kaq !

Por ne kete artikull lexova:

Rreth vitit 44, bashke me Barnaben fillon veprimtarine misionare.

Dhe:

Ne koncilin e Jeruzalemit mbron, bashke me Barnaben, lirine e Krishterimit prej Ligjit te Moisiut.

Atehere perse Ungjilli I Barnabes nuk eshte pranuar ne te kaluaren dhe as nuk pranohet sod ? Cfare mund te thuani per Barnaben dhe Ungjillin e tij? Perse konsiderohet jo i besueshem nga shume te krishtere, dhe Ungjilli i tij rrepte eshte kundershtuar, kur kemi parasysh faktin qe paska qene prezent me Palin, paskan filluar veprimtarine misionare, pastaj qe te dy paskan mbrojtur lirine e Krishterimit nga ligji i Moisiut etj...?

Si e komentoni ju kete ?

Ju pershendes me respekt.
 

METi

-=EdoLorEli=-
Po ndërhyj edhe unë pak këtu, pyetem vallë se si do t'ia donte të mirën Krishterimit një njeri që tërë jetën ka punuar në zhdukjen e tij. I cili ka qenë i pranishëm në vrasjen e Shën Stefanit përndryshe dëshmorit të parë të Krishterë, i cili nuk ka pasur asnjë autoritet nga perendia që ta NDRYSHOJ komplet krishterimin.

Jezusi kurrë nuk e ka quajtur veten Zot ose Bir i Zotit dhe e gjithë Bibla është dëshmi për këtë. Në të kundërt Jezusi e ka quajtur vetën si në vijim:

(a) Shërbëtor ===> Mateu 12:18 dhe 24:45, Gjoni 13:16
(b) Profet ======> Mateu 13:57 dhe 21:11 ==> Marku 6:4, 6:15 dhe 9:37, ===> Lluka 7:16, 13:33 dhe 24:19 ===> Gjoni 7:16. 12:49 dhe 13:17.
(c) Bir i njeriut ===> Mateu 8:20, 12:8, 17:22, 18:11 dhe 26:2 ==> Gjoni 5/27
(d) Shërbëtor ===> Mateu 10:24 ===> Gjoni 13:16.
(e) Nxënës ====> Mateu 10:24
(f) Jezusi (metaforikisht) tek Gjoni 20:17 ka thënë: " Unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj "
Këtu nuk përmendet TRINITETI nga Jezusi. Njerëzit e kanë shpikur këtë. TRINITETI është ofendimi më i madh që mund t'i bëhet ZOTIT NJث DHE Tث VETثM. ثshtë mëkati më i madh mbi të gjitha mëkatet. ثshtë mëkat i pafalshëm nga ZOTI.

Në sajë të këtyre kontradiktave nga Pali, shihet qartë se ka pasur kundërshtime nga pasuesit e vërtetë të Jezusit, veqanërisht nga Barnabasi dhe Xhejmsi i cili ishte vllau i ri i Jezu Krishtit dhe që në atë kohë ishte kryesuesi i fesë. Ata e konsideronin Palin si tradhëtar i mësimeve të Jezu Krishtit. Xhejmsi dhe pasuesit e tij e konsideronin Palin si armik të mësimeve dhe predikimeve të Jezusit. Ata e konsideronin atë tradhëtarë dhe të ndotur dhe e kishin këshilluar atë që të pendohet. Ata madje e kishin këshilluar atë që ta rruante kokën që tregonte si akt shlyerjen e mëkateve, ashtu sic vepronin të gjithë të tjerët (Lluka 21:4)

Mbete1 të Përshëndetur.
 
Last edited by a moderator:

alfonci

Veri investigatio
Ju flm per info, mjafton kaq !

Por ne kete artikull lexova:

Rreth vitit 44, bashke me Barnaben fillon veprimtarine misionare.

Dhe:

Ne koncilin e Jeruzalemit mbron, bashke me Barnaben, lirine e Krishterimit prej Ligjit te Moisiut.

Atehere perse Ungjilli I Barnabes nuk eshte pranuar ne te kaluaren dhe as nuk pranohet sod ? Cfare mund te thuani per Barnaben dhe Ungjillin e tij? Perse konsiderohet jo i besueshem nga shume te krishtere, dhe Ungjilli i tij rrepte eshte kundershtuar, kur kemi parasysh faktin qe paska qene prezent me Palin, paskan filluar veprimtarine misionare, pastaj qe te dy paskan mbrojtur lirine e Krishterimit nga ligji i Moisiut etj...?

Si e komentoni ju kete ?

Ju pershendes me respekt.

Ungjilli i Barnabes, Tomes e shume te tjere duke qene se ne ate kohe krishterimi ishte i ndaluar me ligj, sapo kishte celur filizat dhe njerez si Pali qe ne fillim ishin "armiq" te betuar te krishterimit filluan te mrekullohen, tu hapen syte dhe te besojne ne Jezusin si shpetimtar dhe filluan misonet e tyre per te shperndare fene e Krishtit neper bote. Edhe sot njerez te tille qe besojne se egzistojne ugjille te tilla quhen AGNOSTIKE. Keto qe ne fillimet e krishterimit kane kerkuar te manipulojne BIBLEN, te perfshijne ungjille, te shkruajne dhe te bejne ndryshime sipas "deshires, ides apo besimit" te tyre.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ungjilli i Barnabes, Tomes e shume te tjere duke qene se ne ate kohe krishterimi ishte i ndaluar me ligj, sapo kishte celur filizat dhe njerez si Pali qe ne fillim ishin "armiq" te betuar te krishterimit filluan te mrekullohen, tu hapen syte dhe te besojne ne Jezusin si shpetimtar dhe filluan misonet e tyre per te shperndare fene e Krishtit neper bote. Edhe sot njerez te tille qe besojne se egzistojne ugjille te tilla quhen AGNOSTIKE. Keto qe ne fillimet e krishterimit kane kerkuar te manipulojne BIBLEN, te perfshijne ungjille, te shkruajne dhe te bejne ndryshime sipas "deshires, ides apo besimit" te tyre.

Po Barnabes nuk i'u hapen syte ? Nuk filloj edhe ai ta besoj Jezusin si shpetimtar ? Nese po, atehere cfare mund te thuani per Ungjillin e Barnabes, per te cilin bera ca pyetje por akoma nuk morra pergjigje ?

P.S : Ungjilli i Barnabase u deklarua si nje Ungjill Kanonik ne kishat e Aleksandrise deri ne vitin 325 e.s. Dihet fakti se ai pati qarkulluar gjate dy shekujve te pare pas lindjes se Jezusit nga shkrimet e Iraneusit (130-200 e.s), i cili shkroi per Bashkesine e Shenjte.
 
Redaktimi i fundit:

alfonci

Veri investigatio
Po Barnabes nuk i'u hapen syte ? Nuk filloj edhe ai ta besoj Jezusin si shpetimtar ? Nese po, atehere cfare mund te thuani per Ungjillin e Barnabes, per te cilin bera ca pyetje por akoma nuk morra pergjigje ?

P.S : Ungjilli i Barnabase u deklarua si nje Ungjill Kanonik ne kishat e Aleksandrise deri ne vitin 325 e.s. Dihet fakti se ai pati qarkulluar gjate dy shekujve te pare pas lindjes se Jezusit nga shkrimet e Iraneusit (130-200 e.s), i cili shkroi per Bashkesine e Shenjte.

Ndjekes te Jezusit ka patur shume, kane qene edhe apostuj te tjere por jo te gjithe kane patur fatin, mundesine dhe kane arritur te shkruajne ungjillin. Kisha e Aleksandrise nuk e di se per ke kish e keni fjalen por di te them qe nuk njihen si ungjille as ai i Tomes, i Barnabes apo ku di une. Kisha katolike, pastaj e adoptuar nga ajo ortodokse, protestante dhe anglikane njohin si ungjill vetem ate te GJonit, Markut, Mateut dhe Lukes.

Une do te thosha qe ai nuk eshte ungjill i kishes, nuk eshte i njohur si i tille dhe mund te jete shkruar nga njerez pas tij ne emer te tij por qe nuk eshte frymezuar nga Zoti.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
A ishte Pali i frymëzuar kur tha se i tere shkrimi i shenjte eshte i frymezuar?
 

alfonci

Veri investigatio
A ishte Pali i frymëzuar kur tha se i tere shkrimi i shenjte eshte i frymezuar?

Une si besimtar ashtu e kuptoj bazuar ne ate qe kam lexuar, nga Shkrimi Shejnt dhe mesimet fetare, nese ju keni ide te tjera sbesoj se do te mund te ndihmoj me gjate per kete ceshtje.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ne rregull , por nga e dini ate ? Pali ka thene ashtu apo...?
 

alfonci

Veri investigatio
Ne rregull , por nga e dini ate ? Pali ka thene ashtu apo...?

PO pra nese une thashe qe e di kete te thash qe e di nga leximet dhe Shkrimi Shejnte me kete nenkuptoj qe kam lexuar nga shkrimet e tij ne BIBEL dhe jo nga veprat e Kadares apo Fishtes.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Si mund t'i besoni Palit ne ate cka ai ka thene ?
 

alfonci

Veri investigatio
Si mund t'i besoni Palit ne ate cka ai ka thene ?

Bibla eshte vertetuar ne cdo gje qe eshte thene ne te per deri tani. Faktet historike me bejn patjeter qe te besoj edhe me shume.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Sepse fjalet e Palit jane ne Biblen e frymezuar dhe keshtu fjalet e Palit jane te frymezuara gjithashtu”, apo ?
 

alfonci

Veri investigatio
Sepse fjalet e Palit jane ne Biblen e frymezuar dhe keshtu fjalet e Palit jane te frymezuara gjithashtu”, apo ?

Po e quajme keshtu: "Bibla eshte e frymezuar nga Perendia dhe e shkruajtur nga njeriu. Pali ishte sherbetori i Zotit dhe beri ashtu sic beri sepse ishte i frymezuar."
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ky me doket sikur nje arsyetim rrethor me shume.

Hmmm...kjo eshte sikur kur nje deshmitar e mbrone bashkevendasin e tij duke thene “ Te gjithe njerezit nga vendi im jane te ndershem”. Pastaj kur pyet perse do te duhej t’i besonim deshmitarit, deshmitari përgjegjet “Sepse une jam njeri nder njerezit e vendit tim”. Shume qarte ky arsyetim rrethor nuk do ta binde nje individ te vetedijshëm.
 

alfonci

Veri investigatio
Ky me doket sikur nje arsyetim rrethor me shume.

Hmmm...kjo eshte sikur kur nje deshmitar e mbrone bashkevendasin e tij duke thene “ Te gjithe njerezit nga vendi im jane te ndershem”. Pastaj kur pyet perse do te duhej t’i besonim deshmitarit, deshmitari përgjegjet “Sepse une jam njeri nder njerezit e vendit tim”. Shume qarte ky arsyetim rrethor nuk do ta binde nje individ te vetedijshëm.

Shume modest...

Une e besoj sepse besoj ate qe shoh, besoj ate qe eshte realja megjithate, rrethor apo jo e drejta juaj per te vendosur.
 

alfonci

Veri investigatio
Ne bibel secili nga profetet apo Apostujt personifikon veteveten dhe i gjithe atktiviteti i tyre bazohet rreth Hyjit, ardhjes se tij ne toke, ardhjes se dyte, shpetimit dhe fjales se tij, nese kjo nuk ju tregon asjge ateheran zor se mund te arrije te te ndihmoje njeri.
 

Dreamer

Anëtar i ri
Pse Pali llogaritet apostull i Jezusit kur ai asnjëherë nuk e ka parë Jezusin me sy?
 

alfonci

Veri investigatio
Pse Pali llogaritet apostull i Jezusit kur ai asnjëherë nuk e ka parë Jezusin me sy?

Ai e ka pare Jezusin, nese lexoni nje nga postimet e mia do te shikoni qe atij i eshte shfaqur Jezusi. Pastaj apostull do te thote ndjekes por ne te njejten kohe nenkupton qe ka takuar jezusin.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ai e ka pare Jezusin, nese lexoni nje nga postimet e mia do te shikoni qe atij i eshte shfaqur Jezusi. Pastaj apostull do te thote ndjekes por ne te njejten kohe nenkupton qe ka takuar jezusin.

Nuk eshte njesoj sikur t'i shfaqet sikur ta takoje apo ta ndjek. Ti thua apostull do t'thote ndjekes dhe ai qe ka takuar Jezusin, pastaj ketu del qe apostull paska edhe nje kuptim tjeter, do t'thote kur dikujt po i'u shfaqka Jezusi. Ka dallim te madh personi qe e sheh,rrin,qendron,flet me Jezusin, me personin qe vetem i shfaqet Jezusi.
Ai vete pretendonte se eshte i ngjajshem me apostullin me te famshem - Pjetrin., kurse te Protestantet Pjetri nuk eshte gje me i mire se Pali.
 
Redaktimi i fundit:

alfonci

Veri investigatio
Nuk eshte njesoj sikur t'i shfaqet sikur ta takoje apo ta ndjek. Ti thua apostull do t'thote ndjekes dhe ai qe ka takuar Jezusin, pastaj ketu del qe apostull paska edhe nje kuptim tjeter, do t'thote kur dikujt po i'u shfaqka Jezusi. Ka dallim te madh personi qe e sheh,rrin,qendron,flet me Jezusin, me personin qe vetem i shfaqet Jezusi.
Ai vete pretendonte se eshte i ngjajshem me apostullin me te famshem - Pjetrin., kurse te Protestantet Pjetri nuk eshte gje me i mire se Pali.

Flm per shpjegimin. Kur them i eshte shfaqur ai i ka bere te gjitha keto me te. Me lajmero nese nuk jeni akoma i qarte.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Asgje !

Deri ketu e kam te kjarte, ju flm =)

Pyetja ne vazhdim eshte: Sa vjet priti Pali ne Arabi e Damask para se te kthehej ne Jerusalem e te lajmroje apostujt per ngjarjen e kesaj mrekullie (Shfaqjes se Jezusit)?
 

METi

-=EdoLorEli=-
Flm per shpjegimin. Kur them i eshte shfaqur ai i ka bere te gjitha keto me te. Me lajmero nese nuk jeni akoma i qarte.

اfarë ka bërë?! Ka takuar Jezu Krishtin, ka ngrënë apo ka pirë me Jezu Krishtin, ka biseduar me Jezu Krishtin ?! Nese ti j'u thua po këtyre atëherë Bibla thotë ndryshe, sipas shkrimeve Biblike Pali kurrë nuk e ka takuar Krishtin dhe tek 14 vite pasi ka vdekur Jezusi apo është ngritur në qiell, Pali ka filluar ta pasojë atë, madje thuhet që i është paraqitur Jezusi në mënyrë vizive pas një goditje nga Dielli!!!. E vetmja gjë në të cilën ka qenë i shkathët pali ka qenë dinakëria, dhe copy paste nga paganizmi në krishterizëm, ai zëvendësoi trinitetin e egjiptasve me atë që e shpiku vet, soliscitin e diellit apo lindjen e diellit të paganëve e zëvendësoi me ditëlindjen e Jezusit, Paganët dhe idhujtarët e festonin të dielën si ditë pushimi në nderim të Zotit të tyre "DIELLIT". Pali e zëvendësoi Sabbathin të shtunën apo ditën e çifutëve me të dielën që përputhej me pushimin e paganëve ?!!?!?!?!. Madje edhe haptazi e pranon që është një mëkatar, dhe vazhdon të mëkatoj edhe pse nuk do.!?

Ishte kundër mësimeve të Jezusit edhe pse thoshte se ishte pasues i tij i flakt.

Pali thoshte që bërja synet e meshkujve nuk ishte e nevojshme. Tek Galatasve 5:2 Pali thotë ===> "Ja, unë, Pali, po ju them se, në qoftë se rrethpriteni, Krishti nuk do t`ju bëjë dobi aspak". Por si të gjithë profetët e tjerë edhe Jezusi ishte bërë synet në ditën e 8 pas lindjes së tij ==> "Dhe ndodhi që të tetën ditë erdhën për ta rrethprerë djalin, dhe donin t`ia quanin Zakaria, me emrin e atit të tij; [Luka 1:59]

Pali e bëri të lejueshme ushqimin me mish derri dhe të kafshëve të tjera që ishin të ndaluara në kohën e Jezu Krishtit, në kohën e Jezusit këto ishin konsideruar si të papastërta dhe të paushqyeshme. e shumë e shumë gjëra të tjera i lejoji pa pasur ndonjë autoritet nga Perendia.

Ju të Krishter e pasoni Palin apo Krishtin ?!
 

Giovanni

Anëtar i ri
Sh. Pali apostull lindi në Tarsos (sot Krahina e Mersinit, Turqi) të Cilicisë midis vitit 5 dhe 15 në një familje çifute të mërgatës. Në ditën e rrethprerjes u pagëzua me emrin "Saul" (për nder të mbretit Saul, të fisit Beniamin) dhe ka mundësi të ketë marrë emrin romak "Paulus" (në shqip "Pal") nga prindërit e tij. Ai u rrit në një mjedis grek por u edukua shumë mirë edhe hebraisht. Mësoi hebraishten nga prindërit dhe greqishten në shkollë. Sipas zakonit vdiq dëshmor në Romë në vitin 67 pas dy vitesh burgimi, por shënimet nuk janë të sakta.

Në rininë e tij Sauli ndoqi në Jeruzalem shkollën e rabinit Gamaliel i Vjetri (një pasardhës i Hilelit) dhe u selit sipas sipas fesë së thellë të zakoneve të rrepta të farisinjve (Vepr 22,3; Fil 3,5-6). Pati detyra të ndryshme në grupin fariseor, deri në atë të votimit në Sinedrin hebraik i cili gjykonte çështje me rëndësi të madhe juridike (Vepr 9,2). U ngarkua me detyrën për të shkuar në Damask dhe të burgoste të krishterët e këtij qyteti. Sauli ishte shumë i zellshëm e i vendosur kundër fesë së Jezusit që po niste të përhapej e të themelohej (Gal 1,14). Ai mori pjesë edhe në gurimin (vrasjen me gurë) të Stefanit (Shën Shtjefnit) duke ruajtur teshat e vrasësve, në vitin 38 siç dëshmohet në Veprat e apostujve (8,1 22,22).

Temperamenti i tij ishte i pathyeshëm, i pakompromisshem, i flaktë e i vrullshëm, i gatshëm për të kryer detyrat që i ngarkoheshin, pa ngurrim e pa brerje ndërgjegjeje. Kjo gjë e bëri atë përndjekësin më të tmerrshëm të krishterëve e më pas, pasi përqafoi Krishterimin , përhapës të palodhur të tij, nëpër gjithë pellgun e Detit Mesdhe, mes rreziqesh e mundimesh të çdo lloji (2Kor 11,23-28), e me një zell të papërmbajtur (1Kor 9,19-23). I ndjeshëm e i prekshëm, me një dashuri të thellë, ai i donte besnikët "e tij" dhe bashkësinë "e tij" me zemër të çiltërt e të zjarrtë (1Sel 2,7-12 1Kor 4,15).

KTHIMI NE KRISHTERIM

Sauli e ndjente si dhunti vetjake të jashtëzakonshme thirrjen dhe detyrën e tij, që e mori gjatë rrugës për në Damask në një vizion (shfaqje) të Jezus Krishtit dhe bisedës me të, gjë që e bëri të ndryshonte mendimin e tij (Vepr 9:1-9 Gal 1,13 1Tim 1,12-13); saqë ai do të shndërrohej në "këndues të hirit", ai që do të lartësoje hirin e shpëtimit të ofruar nga Perëndia në Krishtin tek çdo njeri me dëshirë të mirë (Ef 2,8-10). Pali sidoqoftë shkruan se Jezusi i´u shfaq atij: "Më së fundi m`u shfaq edhe mua, si në dëshmitë" (1 Kor 15:8), dhe shpesh pohon se autoriteti i tij si "Apostull i paganëve" i´u dha drejtpërdrejtë nga Zoti (Gal 1:13-16), dhe 'jo nga njeriu'.
 

Dreamer

Anëtar i ri
Jezusi derisa ishte në mesin e të gjallëve vetë i ka zgjedhur apostujt e tij të cilët me të hanin, pinin dhe dëgjonin predikimet e tij. Pali nuk e ka pasur nderin që të jetojë bashkë me Jezusin e as që e ka parë ndonjëherë, kështu që ky titull atij nuk i takon. Gjithashtu edhe dritën që ky e ka parë në gjendje ekstaze, e që thotë që ishte Jezusi, mund të komentohet në njëmijë e një mënyra. Kur Pali rrëfen tregimin e tij për këtë ngjarje bie në kontradiktë, sepse një herë thotë që ata që e shoqëronin dëgjuan zërin por nuk panë askënd: “U rrëzua për tokë dhe dëgjoi një zë që i tha: “Saul, Saul, pse po më salvon?” Ai pyeti: “Kush je ti, Zotëri?” E Ai: “Unë jam Jezusi që ti e salvon! Më mirë ngrihu e hyr në qytet dhe atje do të të tregohet se çka duhet të bësh!” Bashkudhëtarët e tij, të habitur, zunë vend pa folur asnjë fjalë, sepse vërtet e dëgjuan zërin, por nuk panë askënd.” (Vepra e Apostujve, 9:4-7) e më vonë harron atë që ka thënë dhe thotë që dritën e panë por zërin nuk e dëgjuan: “Ndërsa po udhëtoja dhe po i afrohesha Damaskut, papritmas, rreth mesditës, prej qiellit më shndriti një dritë e madhe, unë rashë për dhe e dëgjova një zë që më tha: ‘Saul, Saul, pse po më salvon?’ Unë u përgjigja: ‘Kush je, o Zot?’ Ai më tha: ‘Unë jam Jezusi, Nazarenasi, të cilin ti e salvon!’ Ata që ishin me mua, dritën njëmend e panë, por zërin e atij që fliste me mua nuk e dëgjuan. (Veprat e Apostujve, 22:6-9).
Nëse e marrim parasysh që Pali ishte ndjekës i pasuesve të Jezusit, një kohë ka mësuar për rabin dhe se i takonte një grupi ekstremistësh farisej, pse të mos mendojmë që ajo që i është “shfaqur” nuk është trillim i tij, apo nuk është vepër e djallit? Bile edhe vetë Pjetri dyshon në sinqeritetin e tij dhe i thotë:
“Sikur çështja të bëhej me iluzion, atëherë pse Mësuesi ynë vite me radhë ka shëtitur me ne? Si t’i besojmë asaj se ai të është paraqituar ty? Ti ishe armiku i tij, derisa ti mendon të kundërtën me të, si ka mundësi të të paraqitet ty? Mirë, ti mendon se me një paraqitje njëorëshe të tij, ke mësuar çdo gjë, je bërë apostull, atëherë tregoji fjalët e tij, mos polemizo me apostujt që kanë qenë bashkë me mësuesin, duaj ata? Nëse ti dëshiron t’i kthehesh të vërtetës, së pari Jezusin mësoje prej nesh dhe bëhu ndihmësi ynë!”. Siç mund të shihet pra, ka ardhur deri te polemika mes Palit dhe apostujve të Jezusit për shkak të mësimeve që shtrembëronte Pali. Bile ky e sulmon Pjetrin të cilin e quan “Kefa” si dhe e akuzon për hipokrizi dhe mashtrimin e Barnabasë: “Kur Kefa erdhi në Antioki i kundërshtova ndër sy haptas, sepse e meritoi dënimin. E njëmend, para se të arrinin disa njerëz prej rrethit të Jakobit, hante bashkë me paganë, por, kur erdhën ata, nisi të tërhiqej e të ndahej, pse i druante të rrethprerët. Pas shembullit të tij shkuan edhe judenjtë e tjerë, kështu që edhe Barnaba u gënjye prej shtirësisë së tyre.” (Gallatasve, 2:11-13)
Shihet qartë që Pali largohej nga mësimet burimore që predikonte Jezusi dhe apostujt e tij, fuste në mësimet e tyre elemente të religjioneve pagane (që i përmend Meti më lartë), prandaj bie në konflikt me dishepujt e Jezusit. Legjitimiteti i Palit si apostull pra është i diskutueshëm.

Respekt!
D.
 

smartness

Antarë i ri
Pyetja ime


Si ka mundesi qe e quani biblen liber te shenjte, kur ka qindra kopje dhe te gjitha kan kundershtime ne mes vete, dhe e dini se eshte i ndryshuar nga dora e njeriut (gje qe s'ka ndodhur me Kur'anin e shenjtë)


flm... jam i abonuar ne ket tem...
 
Last edited by a moderator:

gjoni

Antarë i ri
JO nuk eshte e ndryshuar se e kan shkruar Mateu, Marki, Luka, GJoni. Kta jan kan Ungjiltart edhe kata e kan shkru Ungjillinb edhe kerkush tjeter
 
Last edited by a moderator:

Dreamer

Anëtar i ri
“Dhe, ja, veli i Tempullit u shqye në dy pjesë, prej majës e deri në fund; toka u lëkund e shkëmbinjtë plasën, varret u hapën e u ngjallën shumë trupa të drejtësh që kishin vdekurPas ngjalljes së Jezusit dolën prej varreve, erdhën në Qytetin e shenjtë dhe iu dëftuan shumëkujt.. ” (Mateu 28:51-53)

Nuk do ta komentojmë ëndrrën e njerëzimit për të ditur diçka për jetën pas vdekjes, prandaj kjo ngjarje me siguri se është shënuar edhe diku përveç Biblës. Përveç në Ungjillin e Mateut, është regjistruar edhe diku kjo ngjarje? اfarë u bë me këta “trupa të drejtësh”, janë kthyer tek familjarët e tyre, kanë vdekur përsëri apo me vetë dëshirë janë kthyer nëpër varre? اfarë treguan për jetën në varr?

Mundësisht në përgjigje të na sillni edhe ndonjë referencë

Respekt!
D.
 

baby-angel

Thpilt
Une nuk kam shume dije mbi fete por kam shume pyetje :)
Tani, libri i pare i shenjte i zbritur ne toke ka qene Teurati ose Tora,qe iu zbrit Muses,pastaj nga ndryshimet qe iu bene atij(librit) nga ana e njeriut zbriti Ungjilli( qe i ka zbritur Ises ose Jezusit) dhe mbas Ungjillit ka zbritur Ku'rani(qe eshte dhe libri i fundit,dhe pa ndryshime si ka thene ne te vete Allahu), me korigjoni nese e kam gabim.
Pyetja ime eshte :
Perse njerezit(te krishteret) e pranojne Biblen si liber te shenjte dhe nuk e pranojne Ku'ranin??Dhe pse e pranuan Biblen kur kishin Toren??
 
Top