Këshilla për mirësjellje në çdo rrethanë

Love

βeℓℓe â๓e
Bontonin e bëjnë një grup rregullash të sjelljes dhe të shoqërimit me të tjerët në shoqëri të caktuar. Mund të definohet shkurt si kod etik dhe si mirësjellje.
Ju ftojmë që temën të cilën do ta hapim t’i marrim parasysh se të gjitha ato që do t’i theksojmë janë përshkrime konkrete të sjelljeve dhe shprehjeve të rekomanduara, janë të arritshme, por të cilat janë edhe rregulla themelore.

Prezantimi reciprok

ثshtë zakon që njerëzit të prezantohen me njeri-tjetrin. Gjithmonë personi i ri i prezantohet më të vjetrit, mashkulli femrës, dhe ai i cili ka një pozitë më të ulët atij me pozitë më të lartë. Kur dikë e prezantoni, duhet ta theksoni kuptueshëm emrin dhe mbiemrin e tij.

Mirëpo, mos e tregoni vetëm emrin dhe mbiemrin e tij, por shtoni diçka që më mirë do ta vërë në pah profesionin e tij etj., në mënyrë që personi të cilit ia keni prezantuar të mund më lehtë të fillojë bisedën. Kur vetë prezantoheni, thoni emrin dhe mbiemrin tuaj, por jo edhe profesionin apo pozitën.

Në shtëpi apo në ambient të mbyllur

Kurdo që në shoqëri të meshkujve apo të femrave dikë dikujt ia prezantoni, mashkulli i cili është i ulur, duhet të ngrihet në këmbë.

Femra nuk është e detyruar të ngrihet në këmbë kur ia prezantojnë ndonjë mashkull, mirëpo femrat e reja dhe vajzat duhet të ngrihen në këmbë kur i prezantohen femrave më të vjetra. Kur i prezantoni të afërmit tuaj, mos thoni vetëm: “ky është vëllai im” apo “kjo është motra ime”, por emrin dhe mbiemrin e tyre.

Përshëndetja me dorë

Dorën e para e shtrin femra apo ai që është më i vjetër, për shembull, mashkulli më i vjetër apo femra vajzës së re, përkatësisht sipas funksionit i larti të ulëtit. Kur përshëndeteni me dorë, dorën mos e shtrëngoni plogësht e as tepër fortë, e aq më pak të shkundni duart. Mospranimi i dorës së shtrirë është ofendim i pafalshëm.

Puthja e dorës është zakon që ka lindur në Evropën e Mesme. Kësaj tani, posaçërisht të rinjtë gjithnjë e më pak i japin rëndësi, ndërsa kjo gjë pothuajse krejtësisht ka dalë nga moda. Mirëpo, megjithatë, nëse mashkulli femrës ia puth dorën, i lejohet të bëjë atë vetëm në ambiente te mbyllura e assesi në rrugë.

sjell1.jpg

Përshëndetja

Më së miri do të krijoni simpati me përshëndetje xhentile. Mashkulli me rastin e përshëndetjes, nëse është kryeshtruar, përkulet lehtë, por nëse mban kapele republikë, e heq nga koka. Beretën apo kapelën me rastin e përshëndetjes nuk duhet hequr. Femrat përshëndesin vetëm me ulje koke. Mashkulli në rrugë me rastin e përshëndetjes heq kapelën republikë. Kur hyn në zyrë, lokal apo në ashensor, mirëpo edhe kur shkon në banesë private, patjetër duhet të heqë kapelën republikë.

Përshëndetja duhet bërë gjithmonë ëmbëlsisht dhe çdo përshëndetjeje duhet përgjigjur me përshëndetje. Me rastin e përshëndetjes mos u bëni shumë i zhurmshëm, mos bëni me dorë, mos bërtisni në rrugë “Tungjatjeta”, e aq më pak “hej, alo”, etj.

Nëse mashkulli përshëndet një grup meshkujsh, janë të detyruar që të gjithë t’ia kthejnë përshëndetjen, edhe ata që nuk e njohin.

Nëse përshëndet shoqërinë e përzier, femrat edhe nëse nuk e njohin, patjetër duhet t’ia kthejnë përshëndetjen me ulje koke. Kuptohet vetvetiu që mashkulli me rastin e përshëndetjes nuk bën t’i mbajë duart në xhepa apo cigaren në buzë. Në shenjë përshëndetjeje në lokal të rinjtë ngrihen në këmbë kur të vjetrit i afrohen tavolinës.

Në rrugë

Dikur ka qenë rregull që mashkulli në shoqëri të femrave, nëse trotuari ishte i ngushtë, të shkonte skaj rrugës, domethënë në atë anë e cila është afër rrugës në mënyrë që eventualisht ta mbronte nga automjetet, tramvajet apo nga ndonjë mjet tjetër qarkullimi.

Po qe se trotuari ishte i gjerë, femra ecte në anën e djathtë të mashkullit, po qe se ishin dy femra, mashkulli ecte në mes tyre. Nëse ecni trotuarit ndërkaq fillon shiu, ngrijeni çadrën në atë mënyrë që të mos i pengoni kalimtarët e tjerë.

Ndihmoni të verbëritë në vendkalime, invalidët, pleqtë dhe kujdesni për fëmijët të cilët ecin rrugës vetëm.

Nëse dikë rastësisht e keni shtyrë, kërkoni falje.

Nëse duke ecur në rrugë, mbani femrën për dore, apo ajo juve ju mban përdore, nuk bënë që dorën e lirë ta mbani në xhep dhe cigaren në buzë. ثshtë shenjë e sjelljes së keqe nëse mashkulli apo femra pinë duhan në rrugë.

Pështymja në rrugë jo vetëm që është johigjienike por edhe krejtësisht e pasjellshme. Kurrë mos dilni në rrugë në fustan të gjatë shtëpie apo me papuçe për të hedhur bërllokun apo për të dalë shpejt e shpejt në dyqan.

Në treg

Kur të shkoni në treg patjetër duhet të dini më parë dhe të vendosni se çka dëshironi të blini. Nuk është edukatë të kërkohet nga shitësit t’ju tregojë “gjysmën e dyqanit”, ndërkaq ju të mos blini asgjë. Po qe se nuk keni gjetur atë që keni dëshiruar të blini, me njerëzi kërkoni falje shitësit.

Në kafene dhe restorant

Në kafene, restorant apo në ndonjë lokal të ngjashëm gjithmonë mashkulli hyn i pari. Me rastin e daljes nga lokali femra del e para. Nëse femra nuk e ka lënë pallton në gardërobë, mashkulli i ndihmon asaj ta zhveshë, dhe nuk lejon t’i ndihmojë kamerieri. Femrat nuk e lënë kapelën republikë në gardërobë.

Te tavolina e para ulet femra. Ushqimet dhe pijet i porosit mashkulli, mirëpo vetëm kur është këshilluar më parë me femrën. Gotën me pije e mbush mashkulli. Nuk është mirë të shihet femra në shoqëri të meshkujve të cilët mbushin gotat e veta me pije.

Tani kur shumica e femrave punojnë dhe fitojnë vetë para, nuk mund të pritet që gjithmonë mashkulli të paguajë. Femrat të cilat nuk dëshirojnë që ndokush t’i qerasë, le të dalin dhe të paguajnë faturën e vetë apo në ndonjë rast tjetër t’ua kthejnë në mënyrën më të përshtatshme. Në marrëdhëniet miqësore vlen rregulla që secili të paguajë për vete.
Në lokal, në shenjë përshëndetjeje, të rinjtë ngrihen në këmbë kur të vjetrit i ofrohen tavolinës. Patjetër duhet të jetë rregull që meshkujt rreth ndonjë tavoline të ngrihen në këmbë kur femra vjen apo kthehet te tavolina. Femra, gjithsesi, duhet të kujdeset që këtë gjë të mos e bëjë orë e çast.

Kur femra është ulur te tavolina nuk bën të grimohet, të krihet, të shikohet në pasqyrë (për këtë ekziston gardëroba apo lokali për tualet), mirëpo nëse mund të lyejë buzët pa pasqyrë mund ta bëjë këtë. Dorezat dhe çanta nuk bën të lihen mbi tavolinë. Ato t’i lini në karrige afër vetes.

Kur femra del nga lokali, mashkulli ia hap derën. Do të ishte e paedukatë që mashkulli të shtyhej për të dalë i pari nga dera. Mirëpo, kjo nuk vlen vetëm për çiftet, por edhe për çdo të njohur e të panjohur. Në derën e hyrjes të shtëpisë apo të lokalit përparësi ka ai që del. Femrat dhe të vjetrit kanë përparësi edhe kur hyjnë edhe kur dalin.

sjell2.jpg

Në vendin e punës

Në punë shkoni saktë në kohë, punoni me zell dhe me nder, sepse me punë të ndershme të gjitha i fiton. Mos i pengoni në bisedë ata të cilët me ju punojnë në të njëjtin lokal, por mos lejoni as që juve të tjerët t’ju pengojnë. Bisedat, shakatë dhe këngët le të jenë pjesë e pushimit tuaj të përbashkët. Mos e përdorni telefonin në zyrë për biseda private.

Femrat në vendin e punës duhet të shkojnë të rregulluara, po jo të veshura që bien tepër në sy. Nuk është mirë të shkohet në zyrë me pantallona.

ثshtë rregull që në vendin e punës parfumet duhet të përdoren në mënyrë sa më diskrete. Nuk lejohet që në tavolinën e punës në kohë të punës të shikoheni në pasqyrë, të grimoheni dhe të kriheni. Këto veprime mund t’i bëni patjetër në gardërobë apo gjatë kohës së pauzës.

Në vendin e punës nuk është e hijshme të lavdërohesh para kolegëve tuaj me pozitën, me pasurinë tuaj dhe me përparësitë tuaja, aq më parë jo para njerëzve të cilët nuk i kanë ato gjëra. Mos u flisni kolegëve për dëshirat dhe planet tuaja. Mos i tregoni kurrë sekretet që ju janë besuar. Mos gjykoni për atë që nuk e kuptoni apo nuk e njihni mirë. Paratë e huazuara nga kolegët gjithmonë ktheni në kohën e premtuar. Në këtë mënyrë edhe herën tjetër do të keni “kredi”.

Shakatë në llogari të të tjerëve gjithmonë janë të pavend, aq më tepër që dihet: çdo shaka është gjysmë e vërtetë. Mos flisni kur keni çamçakëz në gojë.

Mos u ulni dhe mos u mbështetni në tavolinë apo për mur derisa bisedoni me dikë. Mos i pështyni gishtat derisa shfletoni dorëshkrimet, librin, etj.

Mbajini gjithmonë premtimet të cilat ia keni dhënë dikujt. Ofrohuni njerëzve me qëllim të mirë dhe me simpati. Mos xhelozoni askënd, sepse kurrë nuk i dihet se kujt çka i mungon.

Ai dhe ajo

Kur ai dhe ajo caktojnë takim, kuptohet që asnjëri nuk bën të vonohet. Respektimi i normave etike në shoqëri, në të cilën jetohet dhe pamja estetike e individëve, të rinj apo të vjetër, secilin njeri e pushton dhe e tërheq. Mos flisni për qëndrimet tuaja femër-mashkull, madje as me miqtë.

Nëse ndaheni me të dashurin apo me të dashurën, me burrin apo gruan, mos kërkoni asnjë rast që t’ju kthehen dhuratat dhe mos i pranoni ato nëse dëshiron t’jua kthejë tjetri.

Mos flisni kurrë keq për ish-simpatitë tuaj apo për lidhjen, e aq më pak për burrin apo gruan, qoftë edhe për ata nga të cilët jeni ndarë. Nëse bash duhet patjetër ta lehtësoni shpirtin, besojuni prindërve apo vëllezërve, por kurrë të huajve.
Mos thoni “Unë dhe vajza ime” apo “Unë dhe gruaja ime”, por “Vajza ime dhe unë”, Miku im dhe unë. Fjalën “unë” kurrë nuk duhet ta vini në vend të parë.
Burimi: telegrafi
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Këshilla për mirësjellje në çdo rrethanë

Keta jane norma baze te nje edukate te mirefillte,sa respektohen e zbatohen eshte ndrysh...Edhe pse vec dicka nuk duroj,ngritjen e zerit,me krijon alergji ne vend...
 

Love

βeℓℓe â๓e
Sjellja dhe stili

  • “Ai që ju ka bërë një nder, do të jetë më i gatshëm t’ju ndihmojë përsëri, sesa ai të cilin ju vetë e ndihmoni më shumë”. Benxhamin Frenklin
Si-te-pelqeheni-nga-te-tjeret-1-150x150.jpg
Si-te-pelqeheni-nga-te-tjeret-2-150x150.jpg
Si-te-pelqeheni-nga-te-tjeret-3-150x150.jpg
Si-te-pelqeheni-nga-te-tjeret-4-150x150.jpg


Dëshironi të jeni të pëlqyeshëm për të tjerët?

Shpesh e gjejmë të vështirë t’i lëmë përshtypje të mirë dikujt, e aq më tepër kur mendohet se të gjithë idenë rreth teje, një person e krijon në 30 sekondat e para që ju sheh. E pyesni veten ndonjëherë, se çfarë duhet të bëni më shumë sesa të silleni mirë me dikë që pavarësisht të gjithave, përsëri nuk ka një mendim të mirë për ju? Shkenca ka provuar se po të silleni mirë me dikë me qëllimin që t’ju pëlqejë, nuk është metoda më e mirë. Shpesh funksionon e kundërta.
Ja disa mënyra sesi të bëheni miq të ngushtë me ata që nuk ju kanë qejf.

Kërkoni t’ju bëjnë ndere. Një burrë i quajtur Benxhamin Frenklin u mundua të fitonte simpatinë e dikujt, i cili nuk e pëlqente aspak. Benxhamin i kërkoi tjetrit që t’i huante një libër të rrallë dhe kur e mori librin, e falënderoi me mirënjohje. Si rezultat i kësaj huamarrjeje, burri që nuk kishte dashur kurrë t’i fliste Benxhaminit, u bë shok i ngushtë me të. Sipas Frenklinit: “Ai që ju ka bërë një nder, do të jetë më i gatshëm t’ju ndihmojë përsëri, sesa ai të cilin ju vetë e ndihmoni më shumë”. Shkencëtarët vendosën ta testojnë këtë teori dhe zbuluan se ata persona të cilëve iu kërkua nga studiuesit t’i bënin një nder personal, e përcaktuan këtë njeri si më të pëlqyeshëm nga pjesa tjetër e grupit. Duket jashtë logjikës, por kjo teori është e vërtetë. Nëse dikush ju bën një nder, atëherë ai arsyeton se ia ka vlejtur t’ju ndihmojë, ndaj ju mendoi si njeri të mirë dhe të pëlqyeshëm.

Synoni për shumë lart. Ky truk konsiston në atë që të kërkoni nga dikush diçka shumë më të madhe, sesa ajo që doni në të vërtetë dhe pastaj të kërkoni atë që synonit në fillim. Nisni duke i bërë një kërkesë qesharake dikujt, të cilën jeni i sigurt se nuk do ta pranojë. Më vonë kthehuni përsëri dhe kërkojini diçka më pak qesharake, diçka që ju e synonit në fillim. Ky truk mund të duket i çuditshëm, por ideja që fshihet pas tij është se personi që ju ka refuzuar në fillim, është ndjerë keq edhe pse kërkesa juaj ishte e paarsyeshme. Kështu që kur ju ktheheni dhe kërkoni diçka të arsyeshme herën tjetër, ai ndihet i detyruar që t’ju ndihmojë. Shkencëtarët e testuan këtë parim dhe zbuluan se funksiononte për sa kohë që personi kërkonte fillimisht një nder shumë të madh e më pas një nder më të vogël. Personit që i kërkohej ndihma ndihej i detyruar që të ndihmonte herën e dytë.

Përdorni emrin e dikujt ose titullin e tij. Dale Carnegie, autor i librit “Si të fitojmë miq”, beson se të përdorni emrin e dikujt është diçka shumë e rëndësishme. Ai thotë se emri i një personi është fjala më e bukur që ky njeri do të donte të dëgjonte, pavarësisht gjuhës që thuhet. Emri është pjesa thelbësore e identitetit dhe të dëgjuarit e tij na vërteton ekzistencën tonë. Për këtë arsye ndikon për mirë edhe në krijimin e një ndjenje pozitive në lidhje me atë që e thotë. Këtë njeri e cilësojmë si një person, i cili e vlerëson ekzistencën tonë. Nga ana tjetër, përdorimi i një titulli mund të ketë pasoja edhe më të mëdha. Ideja është se nëse ju silleni si një person i caktuar, ju do të bëheni ngadalë ai lloj personi. ثshtë njëlloj si të përmbushësh një profeci të shkaktuar nga ju vetë. Pra, në këtë mënyrë ju mund t’u drejtoheni të tjerëve ashtu siç ju dëshiron që ata të jenë dhe ata do fillojnë ta mendojnë veten në atë mënyrë. Duke e thërritur një të njohur “mik” apo dikë me të cilin dëshiron të punoni “shef”, atëherë këta persona do të bëhen më të afërt me ty. Duhet të kini kujdes që të mos e bëni të duket shumë të rëndomtë.

Lajkat ju ndihmojnë që të arrini gjithçka. Mund të duket e thjeshtë të jesh personi që bën lajka, por duhet pasur kujdes. Për fillestarët është e rëndësishme të kuptohet që, nëse lajka nuk duket e sinqertë, do t’ju sjellë më shumë probleme. Studiuesit kanë kërkuar mbi efektet që shkakton lajka te personat që e marrin dhe kanë zbuluar të dhëna interesante. Zakonisht njerëzit përpiqen që të arrijnë një ekuilibër, për t’i mbajtur mendimet dhe ndjenjat e tyre në një nivel mesatar. Studimi tregon se, nëse i bëni një lajkë në dukje të sinqertë dikujt, i cili ka vetëvlerësim të lartë, atëherë ai do t’ju pëlqejë më shumë. Kjo ndodh sepse ju i vërtetoni atij atë që ai ndjen për veten. Mirëpo nëse ju i bëni lajka dikujt, që ka një nivel të ulët vlerësimi për veten, kjo mund të sjellë që ai person të mos ju pëlqejë aspak, sepse ajo që ju thatë, bie ndesh me atë që ai mendon për veten. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të poshtëroni dikë që ka nivel të ulët vetëvlerësimi, për të arritur atë që doni.

Pasqyroni sjelljen e tyre. Të pasqyrosh sjelljen e dikujt e njohur ndryshe si imitim është diçka që njerëzit e bëjnë natyrshëm. Njerëzit që e kanë këtë aftësi, janë të ngjashëm me kameleonët. Imituesit përpiqen të depërtojnë në mendjen e njerëzve duke kopjuar sjelljen dhe gjestet e të tjerëve. Megjithatë kjo aftësi e përdorur qëllimisht ka rezultuar të jetë një rrugë shumë e mirë për të qenë të pëlqyer. Shkencëtarët e studiuan imitimin dhe zbuluan se personat që ishin imituar, silleshin shumë mirë dhe i pëlqenin më shumë ata që i imitonin. Një fakt tjetër interesant ishte se personat e imituar ishin më të sjellshëm dhe më të prirë për të qenë dakord edhe me pjesën tjetër të njerëzve që nuk ishin të përfshirë në situatë. Kjo mënyrë funksionon, sepse duke imituar sjelljen e dikujt, e bën këtë të fundit të ndihet i vlerësuar.

Kërkojini ndere dikujt që është i lodhur. Kur dikush është i lodhur, është më i ndjeshëm ndaj gjërave që dikush thotë, qofshin këto pohime apo kërkesa. Kur njerëzit janë të lodhur, nuk kanë vetëm lodhje fizike, por edhe energjia e tyre mendore ka rënë. Kur i kërkoni një nder dikujt që është i lodhur, ka shumë gjasa që të mos merrni një përgjigje të saktë, por një shprehje që pohon se do t’jua bëjë nesër. Kjo përgjigje gjysmë pozitive vjen për shkak se, kur njerëzit janë të lodhur, ata nuk janë në gjendje të marrin vendime të prera. Ndërsa të nesërmen, ka shumë mundësi që kërkesa juaj të plotësohet, sepse personi që ju ka premtuar, dëshiron të mos e shkelë fjalën. ثshtë një dëshirë psikologjike të bësh atë që ju keni pranuar se do ta bëni.

Ofroni atë që s’mund ta refuzojnë. Filloni duke bërë një ofertë, e cila nuk mund të refuzohet dhe vazhdoni të arrini aty ku doni. Kjo mënyrë që është e kundërta e “synoni për shumë lart”, realizohet duke kërkuar një ndihmë të vogël dhe kur personi ka rënë dakord t’ju ndihmojë, atëherë ai është i gatshëm të bëjë diçka më të madhe për ju. Shkencëtarët e testuan këtë fenomen në marketing. Ata filluan t’u kërkonin mbështetje njerëzve në lidhje me pyjet dhe mjedisin, të cilat i cilësuan si kërkesa të thjeshta. Shkencëtarët zbuluan se personat që ishin të gatshëm të ndihmonin në mbrojtjen e mjedisit, ishin më të prirë të blinin produkte që mbështesnin çështjet e mësipërme. Megjithatë nuk duhet të fillohet me një kërkesë dhe pas saj të bëhet menjëherë kërkesa tjetër. Psikologët kanë zbuluar se është më mirë që të prisni një ose dy ditë deri në kërkesën e radhës.

Mos i korrigjoni njerëzit kur janë gabim. T’i thoni dikujt se e ka gabim është zakonisht e panevojshme dhe nuk ju jep përkrahjen e atij personi. Në fakt, ekziston një mënyrë për të shprehur mospajtimin tuaj me një çështje, pa i thënë dikujt se është gabim. Quhet mënyra Ransberger Pivot dhe është e shpikur nga Rei Ransberger dhe Marshall Fritz. Funksionon duke dëgjuar ato që personi ka për të thënë dhe duke u përpjekur të kuptoni sesi ndihet dhe përse. Më pas përdorni një pikë të përbashkët që ju ndani me të dhe filloni pastaj të shpjegoni mendimin tuaj, i cili mund të jetë i kundërt. Kjo bën që personi tjetër t’ju dëgjojë më me kujdes dhe ju lejon ta korrigjoni pa humbur vëmendjen e tij.

Perifrazoni dhe përsëritni atë që dikush sapo ka thënë. Një nga mënyrat më të mira sesi mund të sugjestiononi dikë, është duke i bërë të ditur atij se ju e kuptoni si ndihet dhe se ju prek situata në të cilën ndodhet. Rruga sesi mund ta arrini këtë është duke perifrazuar dhe duke përsëritur atë që personi sapo ka thënë, e njohur ndryshe si pasqyrimi i dëgjimit. Studimet kanë treguar se kur terapistët përdornin pasqyrimin e dëgjimit, personat filluan të zbulonin më shumë nga emocionet e tyre dhe krijonin një lidhje më të mirë me terapistin. E njëjta gjë ndodh edhe me bisedat mes miqve, nëse ju i dëgjoni ata me kujdes dhe më pas i perifrazoni fjalët e tyre në formë pyetjeje, atëherë ata do të ndihen më rehat me ju. Kështu marrëdhënia juaj me ta do të jetë më e mirë, sepse edhe ata do t’ju dëgjojnë meqë ju treguat kujdes ndaj tyre.

Lëvizeni shpesh kokën gjatë kohës që flisni. Shkencëtarët kanë zbuluar se kur njerëzit e lëvizin kokën gjatë dëgjimit të diçkaje, ata janë më të prirë të jenë dakord. ثshtë zbuluar gjithashtu se kur bashkëbiseduesi e lëviz kokën shpesh, edhe personi tjetër bën të njëjtën gjë. Kjo ndodh sepse njerëzit janë të njohur për sjelljet e tyre imituese, sidomos për ato çështje që atyre u duken të pranueshme. Prandaj nëse doni të jeni shumë bindës, lëvizni vazhdimisht kokën gjatë bisedës. Personi që keni përballë do ta ketë të vështirë të mos bëjë të njëjtin veprim dhe kështu do fillojë ngadalë të jetë dakord me ju, qoftë edhe pa e njohur mirë çështjen.
G.Shqip
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Këshilla për mirësjellje në çdo rrethanë

Këshilla për të jetuar më mirë, për të shijuar jetën dhe ecur përpara. Studime, fakte dhe këshilla nga ekspertët
Për të rigjetur kënaqësinë e jetës, duhet rikuperuar spontaniteti, thjeshtësia dhe krijimtaria, tri pikat kyçe për të mos rënë “në tunelin e zi të krizës”. Sipas ekspertëve, ta jetosh me dëshirë jetën do të thotë të marrësh më të mirën nga çdo situatë (71% e përgjigjeve), por edhe të jetosh çdo moment me intensitet (69%). Pra, gjithmonë duhet të kërkojmë anën pozitive të gjërave (65% e të intervistuarve). Dhe për të arritur këtë rezultat nuk duhet t‘u nënshtroheni objektivave të pamundur, por atyre të përditshëm. Gabim tjetër që duhet shmangur është të mos rrini duarkryq, por të viheni në kërkim të asaj që nuk e keni dhe duhet ta fitoni menjëherë. Veçanërisht, gabimi më i madh që mund të bëhet, theksuar edhe nga gjashtë ekspertët, është krijimi i modeleve dhe mënyrave mediatike larg jetës reale, duke harruar atë që jeta na ofron.
Të ndjekësh kënaqësinë dhe dëshirën nuk do të thotë të bësh gjithçka që të shkon nëpër mend. Thjesht duhet të jetosh jetën e përditshme pa rënë në rutinë, falë imagjinatës dhe aftësisë për të çuditur (66%), pa e komplikuar më shumë jetën.
Sekretet e kënaqësisë mund të arrihen përmes disa rregullave të vogla të jetës së përditshme dhe ndryshimit të stilit të jetesës.
Së pari, kur të ngriheni në mëngjes mos u trishtoni nëse koha është me shi, por vini në sfond muzikën që ju pëlqen më shumë. Ndërsa shkoni në shkollë ose në punë, shfrytëzojeni pozitivisht udhëtimin si një pushim për t‘iu përkushtuar diçkaje që ju pëlqen (letërsisë, muzikës, ose një bashkëbisedimi interesant). Në marrëdhëniet me të tjerët, shmangini përballjet e kota dhe përpiquni të jeni sa më natyralë dhe të thjeshtë. Më pas përfitoni nga koha e lirë për zbuluar bukurinë dhe shkëlqimin e gjërave të thjeshta, me qëllim që t‘i japim më shumë ngjyra krijimtarisë sonë. اdonjërit prej nesh i mungon diçka për të qenë krejtësisht i lumtur: martesa, puna, karriera, shtëpia, shkollimi, pushimet. E vërteta është se nëse dëshirojmë të jemi të lumtur, nuk kemi pse të presim të ardhmen, por mund të jemi menjëherë. Nuk ka rëndësi se sa lumturi kemi, por sa arrijmë të shijojmë nga ajo që posedojmë. ثshtë e kotë ta kalojmë jetën duke ndjekur suksesin, famën paratë dhe pushtetin: ndërsa luftojmë për t‘i arritur të gjitha këto, largohemi nga vlerat tona dhe bëhemi skllevër të një sistemi që kërkon më shumë. Vetëm nëse largohemi prej atyre që përmendëm pak më lart mund të gjejmë lumturinë te gjërat e vogla të jetës së përditshme dhe ta organizojmë jetën sipas vlerave tona.
Ja 10 rregulla të vogla të kënaqësisë:
1) Shijojeni jetën në çdo moment
2) Një buzëqeshje ju ndihmon në çdo lloj situate
3) Zbuloni thjeshtësinë në çdo aspekt të jetës
4) Mësoni të vlerësoni gjërat e vogla
5) Mos kini frikë të dilni jashtë kornizave të zakonshme
6) Jetoni me natyrshmëri çdo rast;
7) Mos e lini veten të ndikoheni nga moda dhe të tjerët
Kujtohuni që gjithmonë ka një zgjidhje
9) Shihni anën pozitive të gjërave
Ekzistojne sygjerime të cilat ndihmojnë për të gjetur sa më lehtë rrugën drejt mirëqënies, të cilat indikojnë drejtimin e duhur për një jete me te mirë.
5710872.jpg- Jetoni ngadale te tashmen
Eshte nje nder rregullat me te thjeshta por mbase nga me te veshtirat per tu ndjekur pasi ritmet e dites na largojne nga pasionet, eksperiencat e se sotmes. Te jetoni plotesisht cdo dite, pakeson ankthin dhe largon ndjenjen e keqardhjes.
- Kultivoni marredheniet
Miqesia, solidariteti, marredheniet socilae ofrojne mbrojtje nga depresioni, nga stresi dhe nga semundje psiko-somatike. Mundohuni te gjeni gjithemone nje "cep" per tjetrin.

- Po, stresit por ne doza te vogla
Pak stres i ben mire jetes tone, e ben ate me dritheruese dhe te gjalle, por shume stres provokon deme permenente si te natyres psikologjike ashtu dhe fizike. te bmani nen fre stresin tuaj eshte nje gje vertet e mire dhe e rendesishme per te perballuar problemet e ardhshme. E rendesishme eshte te degjoni sinjalet qe fiziku ju con dhe modifikoni ritmin e jetes pa kaluar cakun.
- Te kesh nje objektiv
Te kesh nje objektiv per te ndjekur eshte shume e nevojshme, pasi te ndihmone te jetoni ne menyre te plote dhe te kenaqshme. Realizimi i nje projekti largon njdenjen e stresit dhe mban te gjalle veshtrimin mbi ate qe per ju ka rendesi vertet. Kujdes qe te dalloni ato gjera qe jane urgjente nga ato qe jane te nevojshme.
- Pas shpirtit, kuroni fizikun
Per te jetuar ne menyre harmonike me veten tuaj eshte e nevojshme te kujdeseni per bukurine e fizikut tuaj, e cila nuk do te thote te kerkoni me cdo kusht bukurine e jashtme. Bukuria vjen nga nje ekuiliber i brendeshem i cili ju ben te ndiheni mire.
- Te jeni ironik dhe humorist
Te dini te qeshni mbi veten tuaj edhe ne momente te veshtira, te kaloni veshtiresit me nje te qeshur ju mbron nga shume probleme shendetsore. Autoironia por edhe humorizmi, i cili nuk duhet te bie tek qesharakja, shton humorin e mire dhe ndihmone per te plotesuar aksione te perditshme pozitive.
- Te besoni ne kapacitetin tuaj
Te keni besim ne aftesite tuaja, por mbi te gjitha te duheni shume, ja baza e mireqenies se vertet. Duke gjetur brenda vetes motivin e duhur mund te arrini ate qe deshironi ne jete, gjithashtu do te jetoni me shume ndjenje lumturie dhe kenaqesie.
- Te jeni elastik
Nje sjellje shume e ngurte shton tensionin dhe te ekspozon ndaj stresit. Objektivi eshte arrini nje dialog duke u treguar fleksibel ne zakone, ne sjellje, ne mendime ndaj vetes tuaj dhe ndaj te tjereve, duke pranuar "jo" te cilat kane nevoje te manifestohen.
- Veterealizimi
Eshte nje fjale e cila permban nen vete sensin e vertet te lumturise, nje projekt i te gjithe jetes i cili te ben te jesh krenar per ekzistencen tende. Ky perendim fitohet duke mesuar te punosh me inteligjencen emotive por edhe duke zhvilluar aftesi qe lidhen me aftesine e te degjuarit.

Vazhdojmë me informacion të mëtejshëm, shumë të vlefshëm. Këshilla të tjera të vlefshme, të cilat kanë dalë nga studimet, ia vlen ti lexosh...
1- Mos flini me orar te zgjatur
Ky eshte nje faktor i cili nuk duhet nenvleresuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 oret e rekomanduara mund ta reduktoje jeten ne menyre te dallueshme nga ata persona qe zbatojne nje orar te pranuar gjumi. Studimet kane treguar se personat qe flene me shume se tete ore ne nate, kane nje rast me te madh vdekjeje nga semundje te ndryshme sesa ne rastet normale. Por edhe vonesat e nates, party-t nuk i bejne mire shendetit.
Studimet thone se, me pak se kater ore gjume dhe pagjumesia shtojne rrezikun per vdekje. Njerezit te cilet flene midis gjashte dhe shtate oreve per nate kane mundesine per te jetuar me gjate.
2- Beni jete te kenaqshme seksuale
Ky faktor nuk ka shume nevoje per koment sepse te gjithe e dime se seksi ndihmon per nje shendet sa me te mire dhe rrit jetegjatesine. Duke iu mbeshtetur studimeve, seksi nuk nenkupton thjesht nje ritual te ndjekur, por ka te beje me krijimin e nje intimiteti, situate te kendshme qe i shton jetes edhe kenaqesite seksuale. Ne kete menyre shmanget stresi, ndiheni me te lumtur dhe me te permbushur, te gjithe keta faktore mbajne ne normen e duhur nivelin e gjakut dhe mbrojne nga semundjet e ndryshme te zemres. Keto studime u publikuan ne prill 2004 ne nje gazete amerikane dhe treguan se “frekuenca e nje ejakulacioni te larte redukton rrezikun e kancerit te prostates”.
3- Mbani kafshe shtepie
Njerezit te cilet mbajne kafshe shtepie, vecanerisht qen, jane me pak te stresuar dhe jane ata qe shkojne me pak per vizite te psikologet e tyre, ne krahasim me ata qe nuk mbajne kafshe shtepie. Rastet e mbijeteses nga ataku i zemres te personat qe mbajne kafshe shtepie jane 12 per qind me te larta, sesa ata njerez qe nuk mbajne asnje kafshe ne shtepite e tyre. Kafshet shtepiake dihet se kane presionin me te ulet te gjakut dhe kjo ndikon edhe te ata qe rrine prane me keto kafshe. Arsyet e ketij ndikimi jane te lidhura me faktore psikologjike, si eshte fakti qe prania e nje kafshe shtepiake shmang vetmine dhe depresionin, te ben te qeshesh ne disa raste e te luash me to, si dhe te ushtrohesh apo te dalesh per shetitje.
4- Beni cdo vit analizat e gjakut
Sipas nje studimi te bere, eshte testuar se rreth gjysma e te semureve me semundje zemre, e cila mban numrin 1 per vdekjet nga semundjet ne USA, kane nivel normal te kolesterolit, i cili ngre dyshime te shumta mbi rrezikun qe sjell mostestimi i tij i herepashershem ne semundjet e gjakut. Analizat e gjakut tregojne nese ruhet apo jo ne normat e duhura niveli i kolesterolit. Niveli i larte i kolesterolit shkakton 90 per qind te rasteve me semundje zemre. Rezultatet e testimit mund te rregullohen me nderhyrje mjekesore apo dieta te ndryshme te keshilluara nga mjeku.
5- Siguroni te ardhura te larta
Sipas statistikave te Qendres Nderkombetare te Shendetesise, 24% e amerikaneve te ardhurat e familjeve te te cileve jane me pak se 20 000 $, jane te prekur nga semundjet kronike, ndersa vetem 6 % e njerezve me nje sasi te ardhurash prej 75 000 $ ose me shume e kane kete problem. Zakonisht grupet e popullates qe kane me shume probleme me shendetin, kane te ardhura me te uleta dhe me pak edukim. Nje shpjegim me i plote tregon se te ardhura me te larta lejojne nje jetese me te mire, te shendetshme dhe te qete. Edhe pse puna here pas here shkakton stres, nje page e kenaqshme jo vetem e justifikon ate, por edhe rrit te ardhurat e mundesine per nje diete te shendetshme.
6- Mos pini duhanin
Te thuash se pirja e duhanit i ben keq shendetit eshte pak. Duhani eshte nje nga shkaktaret kryesore te shume semundjeve te mushkerive, kancerit, gjakut etj. Pirja e duhanit mund te sjelle mundesine per te pasur kancerin e prostates. Po ashtu burrat ne moshe te mesme qe pine duhan ne menyre te tepruar kane mundesine per te pasur forma me te nderlikuara te kancerit te prostates. Meshkujt qe nuk pine duhan e reduktojne ne 50 per qind rrezikun e kancerit te prostates. Sipas studimeve te bera mbi pirjen e duhanit, cigaret “kane ne dore” vdekjen ne moshe te hershme te shume duhanpiresve.
7- Shmangni merzitjen
Studimet e bera nga Johns Hopkins ne vitin 2002, treguan se meshkujt te cilet zemerohen shpejt apo shfaqin shenja te dukshme merzie si kunderpergjigje ndaj stresit, jane rreth tri here me teper me te prekur nga rreziku i zhvillimit te semundjeve te ndryshme te zemres, ne krahasim me meshkujt te cilet paraqesin pergjigje me zemerim me te ulet ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 here per te pesuar atak pas moshes 55-vjecare. Nje shpjegim i mundshem ka te beje me lidhjen mes zemerimit dhe presionit te larte te gjakut, te cilet se bashku shtojne nivelin e stresit te nje individ. Nje keshille: Pranojeni merzine si te pashmangshme, pas pak stresi do te rrokulliset poshte nga supet tuaja.
8- Konsumoni antioksidantet
Antioksidantet, substanca te gjendura ne ushqime te ndryshme nga kanella deri te boronica, mund te largojne radikalet e lira, te cilat jane bashkime te paqendrueshme me natyre kimike, te cilat luajne nje efekt pershpejtues ne pjekurine e qelizave. Para se te vepronte ky antioksidant keto radikale te lira “pastroheshin” nga veprimi i disa qelizave antioksiduese. Kjo ndihmon ne shmangien e shume semundjeve, si dhe ne luftimin e kancerit.
9- Harmonizoni jeten bashkshortore
Nje martese e lumtur do te thote me pak stres, me shume bashkebisedim dhe qetesi. Keto te gjitha sjellin nje jete te shendetshme pa shqetesime. Po “martese e lumtur” lidhet dhe me mundesite gjenetike, pra me pjellorine. Jetegjatesia e gjeneve eshte e trasheguar, po ashtu edhe aftesia e tyre per t’u riprodhuar. Po ashtu personat nuk mund te kene femije ne disa raste, jane ata qe vijne nga prinder qe zoterojne gjene ne jetegjatesi.
10 – Beni jete aktive me ushtrime
Sapo te coheni ne mengjes, nje vrap i lehte do te rregullonte sistemin e frymemarrjes dhe do te normalizonte presionin e gjakut. Jo vetem qe ushtrimet gjimnastikore iu mbajne ne peshe, por ndikojne edhe ne shendetin kardiovaskular, ne sekretimin e hormoneve te ndryshme te nevojshme per energjine trupore. Po ashtu mbas pak minutash ushtrimi ju ndiheni me te relaksuar, te qete dhe pa shenja stresi. Dr.Merl Myerson thote: “Nese nuk e perdor ate qe zoteron, do ta humbesh.” Personat te cilet jane aktive ne jeten e perditshme, ndihen me mire, jane me te shendetshem dhe jetojne me gjate.
11- Qeshni sa me shume
E qeshura redukton nivelin e hormoneve qe nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjendrat endokrine dhe ne disa raste pengojne qarkullimin normal te gjakut. Te qeshesh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urine e herepashershme, sepse ushqimi i shpeshte shkakton mbipeshe dhe semundje te ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh me mire, me e lumtur dhe e qete. Individet te cilet e shihnin jeten me nje veshtrim pozitiv jane probabilisht me pak te stresuar, me teper te zene me pune qe i mbushin me harmoni, jane me te qete dhe me te shendetshem.
12- Ruani peshen normale
Per njerezit te cilet jane mbipeshe apo obeze, jeta eshte gjithmone ne rrezik.
Ata jane nen presionin e semundjeve te ndryshme te zemres apo tipave te ndryshme te kancerit, kane rrezikun me te larte per te zhvilluar Tipin 2 te diabetit. Menyra me e mire per te mos kaluar ne mbipeshe eshte nje diete e shendetshme dhe ushtrimi i nje aktiviteti te nevojshem fizik. Sipas eksperteve, nuk eshte e rendesishme te dish te dobesohesh, por te mundohesh te mos shendoshesh.
13- “Menaxhoni” stresin tuaj
Gjithkush eshte nen stres per nje arsye apo per nje tjeter, si nga nje pune e lodhshme, nje provim, nje grindje e lehte apo edhe nga lodhjet e perditshme. E rendesishme eshte qe gjithsecili te dije ta menaxhoje ate. Celesi eshte qe te njihni faktoret qe e rendojne diten tuaj dhe te gjeni menyren si t’i lehtesoni ato. Stresi shkakton nivel te larte te kortizolit, pagjumesi dhe dobeson sistemin imunitar. “Une mendoj se stresi vret me shume njerez ne bote se gjithcka tjeter”, shprehet Dr.David Fein.
14- Meditoni
Sipas Dr.Woodson Merrell, doktor ne spitalin Mendor te Izraelit ne Nju Jork, menyra me e fuqishme per te luftuar stresin dhe per te siguruar nje jete me te qete eshte meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e keqija dhe te lejon te perqendrohesh ne qetesi. 15 minuta meditim kane treguar se krijojne nje gjendje me te plote relaksi sesa nje gjume i renduar. Ende pa filluar dita, 2 minuta meditim do te ishin te shendetshme. Uluni me shpinen drejt dhe provoni te qetesoni mendimet tuaja, kjo do t’iu ndihmoje te perqendroheni te fjalet.

© 2011 A. Muça
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Sjellja dhe stili

14 keshilla per te jetuar me gjate
1- Mos flini me orar te zgjatur
Ky eshte nje faktor i cili nuk duhet nenvleresuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 oret e rekomanduara mund ta reduktoje jeten ne menyre te dallueshme nga ata persona qe zbatojne nje orar te pranuar gjumi. Studimet kane treguar se personat qe flene me shume se tete ore ne nate, kane nje rast me te madh vdekjeje nga semundje te ndryshme sesa ne rastet normale. Por edhe vonesat e nates, party-t nuk i bejne mire shendetit. Studimet thone se, me pak se kater ore gjume dhe pagjumesia shtojne rrezikun per vdekje. Njerezit te cilet flene midis gjashte dhe shtate oreve per nate kane mundesine per te jetuar me gjate.
2- Beni jete te kenaqshme seksuale
Ky faktor nuk ka shume nevoje per koment sepse te gjithe e dime se seksi ndihmon per nje shendet sa me te mire dhe rrit jetegjatesine. Duke iu mbeshtetur studimeve, seksi nuk nenkupton thjesht nje ritual te ndjekur, por ka te beje me krijimin e nje intimiteti, situate te kendshme qe i shton jetes edhe kenaqesite seksuale. Ne kete menyre shmanget stresi, ndiheni me te lumtur dhe me te permbushur, te gjithe keta faktore mbajne ne normen e duhur nivelin e gjakut dhe mbrojne nga semundjet e ndryshme te zemres. Keto studime u publikuan ne prill 2004 ne nje gazete amerikane dhe treguan se “frekuenca e nje ejakulacioni te larte redukton rrezikun e kancerit te prostates”.
3- Mbani kafshe shtepie
Njerezit te cilet mbajne kafshe shtepie, vecanerisht qen, jane me pak te stresuar dhe jane ata qe shkojne me pak per vizite te psikologet e tyre, ne krahasim me ata qe nuk mbajne kafshe shtepie. Rastet e mbijeteses nga ataku i zemres te personat qe mbajne kafshe shtepie jane 12 per qind me te larta, sesa ata njerez qe nuk mbajne asnje kafshe ne shtepite e tyre. Kafshet shtepiake dihet se kane presionin me te ulet te gjakut dhe kjo ndikon edhe te ata qe rrine prane me keto kafshe. Arsyet e ketij ndikimi jane te lidhura me faktore psikologjike, si eshte fakti qe prania e nje kafshe shtepiake shmang vetmine dhe depresionin, te ben te qeshesh ne disa raste e te luash me to, si dhe te ushtrohesh apo te dalesh per shetitje.
4- Beni cdo vit analizat e gjakut
Sipas nje studimi te bere, eshte testuar se rreth gjysma e te semureve me semundje zemre, e cila mban numrin 1 per vdekjet nga semundjet ne USA, kane nivel normal te kolesterolit, i cili ngre dyshime te shumta mbi rrezikun qe sjell mostestimi i tij i herepashershem ne semundjet e gjakut. Analizat e gjakut tregojne nese ruhet apo jo ne normat e duhura niveli i kolesterolit. Niveli i larte i kolesterolit shkakton 90 per qind te rasteve me semundje zemre. Rezultatet e testimit mund te rregullohen me nderhyrje mjekesore apo dieta te ndryshme te keshilluara nga mjeku.
5- Siguroni te ardhura te larta
Sipas statistikave te Qendres Nderkombetare te Shendetesise, 24% e amerikaneve te ardhurat e familjeve te te cileve jane me pak se 20 000 $, jane te prekur nga semundjet kronike, ndersa vetem 6 % e njerezve me nje sasi te ardhurash prej 75 000 $ ose me shume e kane kete problem. Zakonisht grupet e popullates qe kane me shume probleme me shendetin, kane te ardhura me te uleta dhe me pak edukim. Nje shpjegim me i plote tregon se te ardhura me te larta lejojne nje jetese me te mire, te shendetshme dhe te qete. Edhe pse puna here pas here shkakton stres, nje page e kenaqshme jo vetem e justifikon ate, por edhe rrit te ardhurat e mundesine per nje diete te shendetshme.
6- Mos pini duhanin
Te thuash se pirja e duhanit i ben keq shendetit eshte pak. Duhani eshte nje nga shkaktaret kryesore te shume semundjeve te mushkerive, kancerit, gjakut etj. Pirja e duhanit mund te sjelle mundesine per te pasur kancerin e prostates. Po ashtu burrat ne moshe te mesme qe pine duhan ne menyre te tepruar kane mundesine per te pasur forma me te nderlikuara te kancerit te prostates. Meshkujt qe nuk pine duhan e reduktojne ne 50 per qind rrezikun e kancerit te prostates. Sipas studimeve te bera mbi pirjen e duhanit, cigaret “kane ne dore” vdekjen ne moshe te hershme te shume duhanpiresve.
7- Shmangni merzitjen
Studimet e bera nga Johns Hopkins ne vitin 2002, treguan se meshkujt te cilet zemerohen shpejt apo shfaqin shenja te dukshme merzie si kunderpergjigje ndaj stresit, jane rreth tri here me teper me te prekur nga rreziku i zhvillimit te semundjeve te ndryshme te zemres, ne krahasim me meshkujt te cilet paraqesin pergjigje me zemerim me te ulet ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 here per te pesuar atak pas moshes 55-vjecare. Nje shpjegim i mundshem ka te beje me lidhjen mes zemerimit dhe presionit te larte te gjakut, te cilet se bashku shtojne nivelin e stresit te nje individ. Nje keshille: Pranojeni merzine si te pashmangshme, pas pak stresi do te rrokulliset poshte nga supet tuaja.
8- Konsumoni antioksidantet
Antioksidantet, substanca te gjendura ne ushqime te ndryshme nga kanella deri te boronica, mund te largojne radikalet e lira, te cilat jane bashkime te paqendrueshme me natyre kimike, te cilat luajne nje efekt pershpejtues ne pjekurine e qelizave. Para se te vepronte ky antioksidant keto radikale te lira “pastroheshin” nga veprimi i disa qelizave antioksiduese. Kjo ndihmon ne shmangien e shume semundjeve, si dhe ne luftimin e kancerit.
9- Harmonizoni jeten bashkshortore
Nje martese e lumtur do te thote me pak stres, me shume bashkebisedim dhe qetesi. Keto te gjitha sjellin nje jete te shendetshme pa shqetesime. Po “martese e lumtur” lidhet dhe me mundesite gjenetike, pra me pjellorine. Jetegjatesia e gjeneve eshte e trasheguar, po ashtu edhe aftesia e tyre per t’u riprodhuar. Po ashtu personat nuk mund te kene femije ne disa raste, jane ata qe vijne nga prinder qe zoterojne gjene ne jetegjatesi.
10 – Beni jete aktive me ushtrime
Sapo te coheni ne mengjes, nje vrap i lehte do te rregullonte sistemin e frymemarrjes dhe do te normalizonte presionin e gjakut. Jo vetem qe ushtrimet gjimnastikore iu mbajne ne peshe, por ndikojne edhe ne shendetin kardiovaskular, ne sekretimin e hormoneve te ndryshme te nevojshme per energjine trupore. Po ashtu mbas pak minutash ushtrimi ju ndiheni me te relaksuar, te qete dhe pa shenja stresi. Dr.Merl Myerson thote: “Nese nuk e perdor ate qe zoteron, do ta humbesh.” Personat te cilet jane aktive ne jeten e perditshme, ndihen me mire, jane me te shendetshem dhe jetojne me gjate.
11- Qeshni sa me shume
E qeshura redukton nivelin e hormoneve qe nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjendrat endokrine dhe ne disa raste pengojne qarkullimin normal te gjakut. Te qeshesh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urine e herepashershme, sepse ushqimi i shpeshte shkakton mbipeshe dhe semundje te ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh me mire, me e lumtur dhe e qete. Individet te cilet e shihnin jeten me nje veshtrim pozitiv jane probabilisht me pak te stresuar, me teper te zene me pune qe i mbushin me harmoni, jane me te qete dhe me te shendetshem.
12- Ruani peshen normale
Per njerezit te cilet jane mbipeshe apo obeze, jeta eshte gjithmone ne rrezik. Ata jane nen presionin e semundjeve te ndryshme te zemres apo tipave te ndryshme te kancerit, kane rrezikun me te larte per te zhvilluar Tipin 2 te diabetit. Menyra me e mire per te mos kaluar ne mbipeshe eshte nje diete e shendetshme dhe ushtrimi i nje aktiviteti te nevojshem fizik. Sipas eksperteve, nuk eshte e rendesishme te dish te dobesohesh, por te mundohesh te mos shendoshesh.
13- “Menaxhoni” stresin tuaj
Gjithkush eshte nen stres per nje arsye apo per nje tjeter, si nga nje pune e lodhshme, nje provim, nje grindje e lehte apo edhe nga lodhjet e perditshme. E rendesishme eshte qe gjithsecili te dije ta menaxhoje ate. Celesi eshte qe te njihni faktoret qe e rendojne diten tuaj dhe te gjeni menyren si t’i lehtesoni ato. Stresi shkakton nivel te larte te kortizolit, pagjumesi dhe dobeson sistemin imunitar. “Une mendoj se stresi vret me shume njerez ne bote se gjithcka tjeter”, shprehet Dr.David Fein.
14- Meditoni
Sipas Dr.Woodson Merrell, doktor ne spitalin Mendor te Izraelit ne Nju Jork, menyra me e fuqishme per te luftuar stresin dhe per te siguruar nje jete me te qete eshte meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e keqija dhe te lejon te perqendrohesh ne qetesi. 15 minuta meditim kane treguar se krijojne nje gjendje me te plote relaksi sesa nje gjume i renduar. Ende pa filluar dita, 2 minuta meditim do te ishin te shendetshme. Uluni me shpinen drejt dhe provoni te qetesoni mendimet tuaja, kjo do t’iu ndihmoje te perqendroheni te fjalet.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Sjellja dhe stili

Keshilla per nje jete te shendetshme
1277465797-jete-e-shendetshme_2.jpgMenyrat me te mira per te jetuar sa me gjate, fale te ushqyerit dhe aktivitetit te perditshem fizik

Alergjite
Kurre mos hiqni dore nga qumeshti

Nje grup mjekesh amerikane te Institutit Kombetar te Shendetit kane arritur ne perfundimin se edhe personat qe vuajne nga intoleranca e laktozes, nje lloj sheqeri qe permban qumeshti mungesa e deshires se qumeshtit, nuk duhet te heqin krejtesisht dore nga qumeshti dhe nenproduktet e tij, te cilat jane te pasura me ushqyes teper te rendesishem. Intoleranca ndaj laktozes, qe prek 40 per qind te njerezve, vjen nga prodhimi i paket i nje enzime, laktaza, e cila sherben per te tretur sheqerin. Normalisht, prodhimi i laktazes ne trup fillon te ulet gjate muajit te dyte te jetes dhe te disa individe, reduktohet aq shume sa shkakton intolerance.

Per fat te keq, pa qumeshtin dhe nenproduktet e tij ne diete, eshte e veshtire t’i kenaqim nevojat tona ushqyese. Keto lloj ushqimesh jane te pasura veçanerisht me kalcium dhe vitamine D, dy elemente shume te rendesishme gjate moshes se zhvillimit per te garantuar nje shendet te mire te kockave per gjithe jeten, dhe sasine e madhe te kalciumit. Lajmi i mire eshte se edhe personat qe vuajne nga intoleranca e laktozes nuk duhet ta ndajne qumeshtin dhe nenproduktet e tij nga dieta.

12 grame laktoze ne dite, qe gjenden te nje filxhan i madh me qumesht, jane normalisht te pranueshem nga kushdo pa asnje problem, ose maksimumi me simptoma jo shume tragjike. Sugjerimi i mjekeve eshte te mos i ndajne asnje dite keto produkte te shendetshme, dhe mundesisht jo me stomakun bosh. Per femijet, per shembull, nje gote qumesht e shoqeruar me nje kroasant eshte zgjedhja me e mire.

Zemra dhe udhetimet
Me i keshillueshem eshte treni
Udhetimet me avione mund te rrisin rrezikun e aritmise te pacientet qe vuajne nga zemra. Ky eshte perfundimi i nje studimi te prezantuar ne Shoqaten Amerikane te Zemres nga Eileen McNeely. Studiuesi ka pare me kujdes se çfare i ndodhte nje grupi personash te futur ne nje dhome hipobarike, ku improvizohej ambienti ne te cilin gjenden pasagjeret e nje avioni qe udheton per nje periudhe te variueshme nga dy ne pese ore. Ai zbuloi se simptomat qe lidheshin me rrahjet e çrregullta te zemres ishim me te shpeshta te personat qe vuanin nga zemra. “Dyoreshi eshte nje kohe relativisht e shkurter dhe nuk shkakton asnje problem te personat e shendetshem. Situata duhet kontrolluar te te moshuarit dhe kardiopatiket”, ishte komenti i Eileen McNeely.

Dieta te reja
Specat djeges eliminojne yndyren

Kush deshiron te dobesohet mund te provoje t’ia arrije qellimit me speca djeges, sepse ato rrisin temperaturen e trupit dhe ne kete menyre çlirojne metabolizmin, oksidimin e yndyres dhe shpenzojne energjine. Kjo eshte edhe arsyeja qe se shpejti do te hidhet ne treg nje produkt i ngjashem me specin e djeges, por pa shijen pikante, “Dtc”, i cili se fundmi ka qene edhe objekt i nje studimi nga dietologet e Qendres per Ushqyerjen e Njeriut, te cilet u kerkuan 30 personave qe kishin vendosur te mbanin nje diete hipokalorike te lengshme per nje muaj, te pinin edhe nje kokerr “Dct”. Me pas, dietologet u kerkuan atyre te verifikonin temperaturen e trupit pas çdo vakti. Keshtu, ata zbuluan se kush pinte nje kokerr “Dct” kishte nje shpenzim dyfish energjie ne krahasim me ata qe nuk e pinin dhe diferenca ishte e dukshme per disa ore pas vaktit.



Biotech
Organe fotokopje

Ene gjaku, kerce, lekure ose ind muskulor e ne nje te ardhme te afert edhe organe komplete si veshkat dhe melçia. Kjo eshte ajo mund te arrihet nga “bio-stampuesi” i pare komercial ne 3D i krijuar nga shkencetaret e San Diegos me bashkepunim me ata te “Invetech”. Si funksionon? Shkencetaret marrin disa qeliza staminale nga palca kurrizore e pacientit. Me pas shkencetaret i zhvillojne ne tipin e qelizave qe deshirojne, duke i mbledhur ne grupe 10-30 mije pikeza nga 100-500 mikron diameter. Me pas ne nje testim te dyte depozitohet nje pllake e perbere nga nje hidroxhel sheqernash. Pikezat perdoren nga makina si “boje” dhe depozitohen ne pozicion e duhur mbi pllake. Ai qe i drejton eshte nje “software”, i cili lejon te ndertohet nje model qelize para se te filloje realizimi fizik. Modelet e para te “bio-stampuesit” do te vihen ne dispozicion ne institute te ndryshme kerkimi. Fillimisht, shkencetaret do te punojne mbi indet e thjeshta, si lekura, muskujt, enet e gjakut.


Fitnes
Ne ajer te paster

Pese minuta aktivitet fizik ne ajer te paster. Kaq mjafton per te permiresuar humorin dhe per t’u ndier me mire, nuk ka rendesi nese eshte nje shetitje e thjeshte ne kopsht, apo ne liqen me barke. Kete e konfirmon nje studim i publikuar ne “Environmental Science & Techonology” nga Jules Pety dhe Jo Barton, te cilet kane qene te paret qe kane gjetur dozen minimale te aktivitetit fizik ne natyre, i cili eshte i mjaftueshem per te arritur efekte te mira mbi shendetin mendor. Dy studiuesit kane zbuluar se, pavaresisht llojit te aktivitetit fizik, jane te rinjte dhe personat me probleme mendore qe kane rezultate me te mira kur bejne ushtrime ne ajer te paster. Pretty dhe Burton kane zbuluar gjithashtu se ambientit te gjelber, po t’i bashkengjitet edhe nje tjeter blu (nje liqen ose pishine) efektet pozitive jane edhe me te medha.
 

Hera

Banned
Miresjellja rrjedh nga brendesia e njeriut si eshte rritur ai person dhe kultura personale e cdo njeriu
 

Passion

Banned
C'tu bejme ketyre tjerave ne(ne real) ku na ze rrugen nje trim,edhe thote pse me pe ne sy :emoji_yum: ,por miresjelljen e kemi nen sqetull. :emoji_yum:
 

lovely

Anëtar i ri
mua me ka ndodh shpesh te me puthin doren meshkuj te huaj dhe ndokush me ka dhuruar edhe trendafila pa qene te impenjuar me mus
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
I çik problem e kam te mbaj mend emrat e njerezve qe i takoj per here te pare, per shembull kur filloj nje pune te re ose kur shkoj ne ndonje eveniment.
 
Top