• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Këshilla për nënat e reja, ja çfarë duhet të dini rreth biberonit

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Për biberonin ka shumë teori. Pa dashur që t’ju japim një zgjedhje shabllone (të përdorni ose jo një biberon për fëmijën tuaj) deshëm t’ju paraqisnim një listë udhëzimesh në lidhje me këtë temë. Për këtë i jemi referuar grupit të pediatërve dhe pedagogëve të “Med-experts Mam”.




Një biberon për çdo moshë
Mund të duket si një gjë e kotë, por në fakt nuk është e tillë. Madhësia e thithës dhe e maskës së biberonit janë të dizajnuara për të akomoduar zhvillimin e gojës dhe rigorozisht është testuar siguria se nuk është e mundur gëlltitja aksidentale. Ndaj është e rëndësishme që të zgjidhni masën e duhur dhe mbi të gjitha të bëni rregullisht një verifikim dhe të hidhni ata që nuk bëjnë më.

Biberoni nuk e zëvendëson gjirin
Qumështi i gjirit është një temë e ndjeshme për shumë gra: frika më e zakonshme është se biberoni mund të ndryshojë ekskluzivitetin dhe kohëzgjatjen e ushqyerjes me gji, ose mund të konfuzojë fëmijën. Por, gjithsesi, ai nuk mund t’i zëvendësojë kurrsesi vaktet e ushqyerjes me gji.

اdo biberon ka datën e tij të skadencës
Kur fëmijës tuaj t’i dalin dhëmbët e parë, këshillohet që biberonin ta zëvendësoni në çdo dy-tre muaj, në mënyrë që të shmangni prishjen e thithës së tij. Shenja e sigurt për të kuptuar që biberoni duhet ndërruar, është “tingëllimi” i tij në gojën e fëmijës: zhurmë karakteristike prej çarjes së kokës së biberonit.

Higjiena
Fati i sigurt i çdo biberoni është që ai të përfundojë, herët a vonë, në tokë. Kjo është një gjë e pashmangshme. Megjithatë, nuk ka vend për shqetësim: mjafton një shpëlarje e tij për ta bërë sërish të përdorshëm. ثshtë e kotë të “çmendeni” me solucione sterilizuese dhe ta vendosni biberonin në ujë të valuar.

Kur duhet t’ia hiqni biberonin fëmijës tuaj?
Ekspertët këshillojnë që fëmijëve biberoni duhet t’ju hiqet mes 24 ose 36 muajve pas lindjes. Megjithatë, nuk ekziston ndonjë rregull. Ka situata (ardhja në jetë e një motre ose vëllai, çerdhja), në të cilat fëmija mund të gjejë një rehati të madhe te biberoni. ثshtë e kotë të krijoni një situatë të sforcuar. Më mirë të kënaqni nevojën e fëmijës tuaj dhe të prisni që ai/ajo të jetë gati, ndoshta duke e ndihmuar me ndonjë argument ose me leximet mbi këtë temë.

Materiali i biberonit
Dy opsionet klasike janë silikoni dhe goma. I pari është një material sintetik, pa erë dhe transparent. I dyti është natyral, i butë dhe elastik.

Biberoni si aksesor parandalues
Biberoni nga ekspertët është evidentuar si një parandalues i sendeve të vogla, për rrjedhojë edhe mbytjen e tij, apo papastërtive që fëmija mund të fusë në gojë.

Biberoni si “mama”
Për fëmijët e vegjël, biberoni është si një mama e dytë. ثshtë një lloj vetëqetësimi, kur nëna nuk është aty, një mënyrë për lirimin e tensionit që e bën fëmijën të ndihet i sigurt.

b.web
 
Top