Këshilla për shtatëzënat

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Titulli: Sa e dëmshme është marrja e aspirinës gjatë shtatzënisë

Përveç se ne disa raste, është mire qe aspirina te lihet anash deri sa te jeni shtatzëne.

a8b1ab87-f521-429d-a0a1-cc474eef8495---0-.jpg

Ne te shumtën e rasteve jo. Derisa nuk ka gjasa qe marrja e një aspirine te vetëm diku rreth gjysmës se shtatzënisë te ju shkaktoje ndonjë dem, medikamenti ka gjasa tju shkaktoje dëme, juve dhe foshnjës tuaj ne rast se e merrni rregullisht ne doza për te rritur, gjate tere kohës se shtatzënisë tuaj. Prandaj, përveç se ne disa raste, është mire qe aspirina te lihet anash deri sa te jeni shtatzëne.

Ja për se hulumtimet e kane lidhur aspirinën me komplikime te ndryshme gjate shtatzënisë. Disa studime kane treguar se marrja e aspirinës rreth kohës se frytëzimit dhe shtatzënisë se hershme ka lidhje me rrezikun e shtuar te abortit. Dhe disa hulumtues besojnë se marrja e aspirinës ne doza për te rritur gjate shtatzënisë mund te ndikoje ne rritjen foshnjës tuaj dhe e rrit ca rrezikun nga këputja placentale (kur shiriti me te cilën është lidhur foshnja me nënën këputet me qe rast ka rrezik te larte te vdekjes si tek foshnja ashtu dhe tek nena).

Dhe se fundi, marrja e aspirinës ne doza te rriturve gjate shtatzënisë se vone mund ta shtyni datën e lindjes dhe ta rris rrezikun nga problemet ne zemër dhe ne mushkëri ne foshnjën tuaj te porsalindur dhe komplikime me gjakderdhje tek ju dhe tek foshnja juaj.

Ne anën tjetër, nëse jeni duke përdorur aspirinën për arsye te ndonjë sëmundje, do te mund te këtë nevoje qe te vazhdoni me marrjen e tij edhe gjate shtatzënisë (konsultohuni me mjekun për këtë gjë). Ne disa raste specifike, mjeku do te mund te ju këshillojë qe te filloni te merrni doza te vogla te aspirinës për çdo dite, te ngjashme me aspirinat e vegjël për foshnjat. Shumica e eksperteve mendojnë se marrja e dozave te vogla te aspirinave gjate shtatzënisë është e padëmshme.

Për shembull ca ekspert rekomandojnë se gratë me te ashtuquajturin sindrom antiphospholipid (sindrom antiphospholipid është çrregullim i koagulimit te gjakut i cili shkakton mbledhjen e gjakut si ne arterie ashtu dhe ne vena duke shkaktuar kështu abortin, lindjen e parakohshme, hipertensionin gjate shtatzënisë – te quajtur preeclampsia - , apo dhe vdekjen e foshnjës ne stomak) te marrin doza te vogla te aspirinës si shtese e medikamentit e quajtur heparin.

Sindromi antiphospholipid është i diagnostikuar ne disa femra qe kane ca antitrupa te posaçme ne gjakun e tyre dhe te cilat kane pasur histori te mbledhjes se gjakut apo ndonjë lloj te problemit gjate shtatzënisë.

Disa studime kane treguar se disa femra te caktuara ne rrezik te theksuar nga preeclampsia (duke përfshirë gratë me hipertension, diabeti te rende, apo sëmundje te veshkave, apo ato qe kane pasur preeclampsia te rende ne shtatzëninë e mëparshme) mund te kenë dobi nga terapia me doza te ulëta te aspirinave edhe pse jo te gjithë pajtohen se cilat femra mund te jene kandidate për këtë trajtim, kur duhet te filloje, dhe cila është doza me optimale.

Prandaj vetëm ne qofte se mjeku juaj ju përshkruan aspirinën ju mund ta merrni atë, përndryshe duhet shmangur marrja e saj se bashku me medikamentet tjera te quajtura NSAID ne gjuhen angleze (ne gjuhen shqipe 'medikamentet jo steroide kundër te kallurit'), siç është ibuprofen (Advil, Motrin), naproxen sodium (Aleve), dhe ketoprofen (Orudis), te cilat mund te kenë efekt te ngjashëm.

Kontrolloni etiketat e firmave ne te gjitha ilaçet e blera nen dore, dhe përkujdesuni qe ato te mos kenë aspirinë apo ndonjë NSAID. Edhe me mire kontrolloni se bashku mjekun tuaj apo me farmacistin tuaj. Mund te jete e vështirë ta gjeni se disa farmaci i shënojnë përbërësit e njëjtë me emra te ndryshëm. Aspirina për shembull ndonjëherë quhet salicylate apo acid acetylsalicylic.

Kur keni nevoje ndonjëherë gjate shtatzënisë te merrni hapa kundër dhembjeve, acetaminophen (Tylenol) konsiderohet i padëmshëm për tu përdorur siç është shkruar ne etikete.
Infoalbania

Jo vetem aspirina, por cdo ilac duhet mare me kujdes ne periudhen e shtatzanise. Nqs jane te domosdoshme, duhet te kerkohet keshilla e mjekut per te zgjedhur variantin me pak toksik per bebin.
 

Attachments

  • a8b1ab87-f521-429d-a0a1-cc474eef8495---0-.jpg
    a8b1ab87-f521-429d-a0a1-cc474eef8495---0-.jpg
    24.8 KB · Shikime: 0

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Këshilla për shtatëzënat

Stërvitja gjatë shtatzënisë i bën mirë fëmijës

15f3bk7.jpg

Kërkuesit shkencorë kanadezë mendojnë se mjaftojnë 20 minuta në ditë ushtrime për të ndikuar në të ardhmen e fëmijës që është ende në bark.

“Jemi optimistë që ky studim do nxisë femrat të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës. Pak ushtrim fizik i bën mirë fëmijës në të ardhmen”, thonë kërkuesit shkencorë të Universitetit të Montrealit.

“Rezultatet e studimit tonë tregojnë se aktiviteti i trurit është më i lartë tek foshnjat nënat e të cilëve kanë bërë stërvitje gjatë periudhës së shtatzënisë”, thotë udhëheqësi i studimit, profesori Dave Ellemberg.
 

Attachments

  • 15f3bk7.jpg
    15f3bk7.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Top