• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kjo është simptoma e parë e kancerit të gjirit për të cilën nuk keni dëgjuar kurrë

dangerous

Moderatorë
Kanceri i gjirit është një nga llojet më të zakonshme të kancerit tek gratë . 1 në 8 gra preket nga kanceri i gjirit dhe numri i grave të prekura nga kjo sëmundje është një rritje. Ndonëse kjo formë agresive e kancerit shoqërohet dhe shenja të hershme jo shumë femra janë të afta t’i kuptojnë këto sinjale, duke bërë që sëmundja të avancojë pa u ndaluarPor, një foto virale e postuar në Facebook nga një mbijetuese e kancerit të gjirit, Claire Warner, shfaq një tjetër shenjë, më pak të njohur, të kësaj sëmundjeje. “Kjo është një foto e gjirit tim të djathtë”, shkruan ajo sipër foto. “Një gropëz e vogël në të djathtë të tij është një simptomë e rrallë dhe pak e njohur e kancerit të gjirit. E pikasa atë falë një postimi tjetër të shpërndarë nga një shoqe e imja”. Falë atij postimi, ajo arriti të zbulojë kancerin në fazë shumë të hershme, iu nënshtrua operacioni, kimioterapisë, terapisë me rreze dhe ka shumë shpresa për shërim. Një tjetër postim i ngjashëm në Facebook nga një grua e quajtur Kylie Armstrong u bë virale në fillim të këtij viti, ku thekson se tre gropëza të vogla në fund të gjirit e ndihmuan që të diagnostikojë kancerin e gjirit që në fazat e hershme. “Po e shpërndaj këtë foto pasi shpresoj të mund të paralajmëroj njerëzit që kanceri i gjirit nuk është gjithmonë një gjëndër e dukshme”, shkruan ajo. “Gropëza në lëkurë” nuk njihet gjerësisht si shenjë e kancerit të gjirit. Kanceri inflamator i gjirit, që bllokon enët limfatike në lëkurë, shkakton edhe gropëzat tek gjiri. Rreth 1-5% e rasteve me kancer gjirit në SHBA janë kancer inflamator, që manifestohen gjithashtu me ënjtje të gjirit, dhimbje, një ndjesi djegieje në gji etj. Gropëzat mund të shfaqen edhe për ndonjë gjendje që nuk ka lidhje me kancerin, si nekroza dhjamore, megjithatë është e rëndësishme që të bëni një kontroll tek mjeku.

... e marrè nga FAMIJLA gjèja ma e shtenjtè 16.02.18
 
Top