Klithma e një shpirti te vrarë.

9B0FAA5E-A759-4F1B-82A7-E54D326B810C.jpeg
Një mjegull kodrën zbardhi si për ti thënë ditës që kohës tënde i erdhi fundi.
E unë, ktu jam, ende duke pritur edhe pse u bë kohë që nuk e di më se çfarë pres!
Ndonjëherë dita më duket pafundësisht e gjatë, aq e gjatë sa mbyllem në studion time, fik dritat, mbyll perden dhe ul qepallat e syve, si ai fëmija që mundohet të flejë nga zori i të bërtiturave të nënës.
Mundohem e stërmundohem, mundohem të kujtoj diçka tënden, një buzëqeshje, një mimikë, një të bertitur, një "urdhër" nga ty, një... ...çfarëdo qoftë ajo, mjafton të të përkasë ty por asgjë nuk vjen.
Asgjë nuk duket me në horizontin e errësirës artificiale që krijoj për ty!
Pse nuk më del më në ëndërr?!
Unë të desha, të dua madje!
Unë përpiqem të jem me ty edhe pse kohë ka kaluar, edhe pse ti nuk thith më ajrin që thith unë.
Pse nuk e more edhe frymëmarrjen time?!
Zemrën pse ma le me njolla, aq sa nuk guxon të pranojë më "gjakun" e asnjë tjetre?!
Pse nuk e more të menduarit me vete?!
Pse s'më lë rehat?!
Më lër të jetoj në ktë botë meqë në tënden s'më deshe!
Më lër të fle të lutem!
Të përgjërohem!
Tu bëfsha dritë e shpirtit tënd! Më lër.....

Asnjë përgjigje?!

Më duket se më ke "tradhëtuar"!
Po po, kjo do jetë arsyeja, ti më ke tradhetuar!
Me kë vallë?!
Thua ti kesh harruar gjithë ato dallgë jete që me furinë dhe freskinë e tyre krijuan diçka që më nuk ekziston?!
Thua të jesh bërë kaq shpirt ligë?!
E megjithatë unë të fal, mjafton të më vish në mendime.
Eja të lutem!
Mos më lër vetëm, unë pa ty jam një copë shkëmb që i përgjerohet qiellit për shi kur ka etje.
Edhe një pikë do më mjaftonte. Më lag me lotët e tu i'u përgjërova!
Prapë asgjë në horizontin e largët. Dorëzohem e ksaj here dhe kollitem rëndë.
Dridhjet e kollës më bëjnë që të hap qepallat. Hap sytë dhe shoh që ora i kishte spostuar akrepat me 90 gradë.
3 orë ta gjata e të mundimshme, ditë pas dite të përsëritura si një dejavu që tashmë më është berë monotone por që nuk më mërzit. Djersët e ftohta më kishin kapluar trupin, balli ngjante me faqen e brëndëshme të një xhami kur jashtë është acar. Kam vite që nuk e trazoj këtë gjëndje që nuk e di nëse më pëlqen më ta përjetoj apo jo, e megjithatë, vendos të lëviz nga ajo dhe marr një fletë të bardhë A4 e filloj e shkruaj, shkruaj pafund, me raste nuk di më as çfarë shkruaj....
 
Marla

Let God & Let Go
Shiko fotografinë 1739192

@Amara_La_Negra lexoje pra dajon tat

mua me duket i brishte fare me ket shkrim lool
 
Baboon

Ignorance is voluntary misfortune.
Po boja i xhiro nëpër blog nuk e dija që shkruje lol
Sh e bukur me vërtetë.

P.S @Marla ene ti faqoren ma ke bo si si vaji priftit lool do me i vaftis të gjitha temat lool lool. Të kontrolloj mo poshtë me shpresën që ke shkrujt dhe ti ta gdhij aty me shishe ne dorë 😜😅
 
Top