Koço Kokëdhima “vendos” të shtyjë Kongresin, plas sherri në PS

Malsi

Anëtar i Nderuar
ruci-kokedhima.jpg

I ka habitur të gjithë Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar, kur mori përsipër të njoftojë propozimin e Koço Kokëdhimës për të shtyrë Kongresin e dhjetorit. Pasi artikuloi propozimin e Kokëdhimës, Rama është tërhequr nga debatet, siç raporton Gazeta Shqiptare duke ndjekur në heshtje sherrin. I pari që kundërshtoi ka qenë Gramoz Ruçi, që ka folur i irrituar në mbledhje. “Të kesh turp që nuk ke bërë asgjë, madje ke shkelur afatet statutore. Kush je ti që ke marrë vendim për shtyrjen e afatit të Kongresit?!” I ka thënë Ruçi, Kokëdhimës. Por duket se Ruçi ka vënë në dukje edhe mbështetjen e Ramës për Kokëdhimën, kur i është drejtuar kryeministrit me fjalët; اfarë mund të them unë? I keni thënë të gjitha ti dhe Koço!



Debatet në mbledhjen e grupit të PS

EDI RAMA: Ka pasur një propozim nga deputeti Koço Kokëdhima për shtyrjen e
kongresit. Ky duhet të diskutohet në mbledhjen e grupit, ditën e premte.
RAMA I DREJTOHET RUاIT: Ka ndonjë mendim?
GRAMOZ RUاI: اfarë mund të them unë? I keni thënë të gjitha ti dhe Koço.

KOاO KOKثDHIMA: Kam punuar shumë në zonë dhe i di mirë problematikat. Mbi këtë e bazoj edhe propozimin tim. Madje mund të them se jam edhe një nga njerëzit që ka punuar më shumë në PS për zgjedhjet në struktura. Ndaj po ju them se koha nuk mjafton deri në janar.
Koço Kokëdhima paraqet platformën e tij me idetë si duhet të funksionojë PS-ja.
GRAMOZ RUاI (I drejtohet Koço Kokëdhimës): I nderuar zotëri, mos na bëj sikur je punëtor i madh, sepse të kesh turp që nuk ke bërë asgjë, madje ke shkelur afatet statutore. Kush je ti që ke marrë vendim për shtyrjen e afatit
të Kongresit?! Një vendim të tillë për caktimin e datës e ka marrë Asambleja. Po duket se kështu është kur ti emëron vetë, vendos vetë, përcakton vetë. Po fundja do të vijë kjo situatë, sepse ty të kanë bojkotuar gjithë deputetët.

VALENTINA LESKAJ: Ky proces duhet të jetë me rëndësi të madhe politike dhe nuk mendoj se u duhet dhënë rëndësi gjërave të vogla teknike. Sa u përket punësimeve, ju lutem mos na dërgoni e-maile, ku na kërkoni të shohim çështjen e
punësimeve.

FATMIR TOاI (I drejtohet Koço Kokëdhimës): Ti zotëri nuk pyet asnjë. E quan
veten komandant të Jugut, por ti po e merr në qafë Jugun. Ke emëruar njerëz në punë pa pyetur askënd, as për kontributet e tyre. Ti të hidhesh pupthi nuk të do njeri atje.
KOKثDHIMA, TOاIT: Ti je një parazit, ja se ç’je!

Gramoz Ruçi reagoi i irrituar, duke i kërkuar Kokëdhimës
që të mos bëjë si punëtor i madh. “Të të vijë turp se nuk ke bërë asgjë,
përveçse ke shkelur çdo afat statuti. Kush je ti që ke vendosur të shtyhet mbledhja e kongresit?! Ky është një vendim i marrë nga asambleja dhe askush nuk ka fuqi ta ndryshojë. Vetë vendos, vetë emëron, vetë përcakton. Asnjë nga deputetët nuk të do, se ti nuk i bën pjesë të punës”, - I është drejtuar Ruçi, Kokëdhimës.

Ajo që ka çuditur deputetët është mosndërhyrja e kryeministrit Edi Rama gjatë debateve.

Lapsi.al
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Koço Kokëdhima “vendos” të shtyjë Kongresin, plas sherri në PS

Edhe themi ne pse zihemi si femije ne forum....po per keta c'duhet te themi?

megjithate sesi ky kokedhima vazhdon e qendron ne ate post..kete vetem E.R mund te na e thote!
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Koço Kokëdhima “vendos” të shtyjë Kongresin, plas sherri në PS

E di ti moni qe kokedhima ka filluar te laj koken sa u be deputet ? Kshu thone ca shok te tij :p
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Koço Kokëdhima “vendos” të shtyjë Kongresin, plas sherri në PS

E di ti moni qe kokedhima ka filluar te laj koken sa u be deputet ? Kshu thone ca shok te tij :p

Jo se dija , se nuk perben lajm koka e palare e tij...por brockullat qe thote e ben...e beri jugun e shqiperise si haremin e tij.

kjo eshte per te vene duart ne koke!
 

klau92

Anëtar Aktiv
Titulli: Koço Kokëdhima “vendos” të shtyjë Kongresin, plas sherri në PS

Sthon kot qe paraja e hedh ujin perpjet
 
Top