Kodi i ri rrugor, nga neser cdo shkelje do fotografohet!

Shefi i qarkullimit dhe i sigurisë rrugore Shkelzen Aliaj sqaron disa nga risitë e kodit.
Images.jpg
Cilido qe tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shume se 20 kilometra ne ore ndëshkohet me mase administrative gjobe nga pese mije deri ne pesëmbëdhjete mije leke te rinj si dhe i pezullohet leja e drejtimit nga 1 deri ne 3 muaj. Ky është një ne shume penalizimet e parashikuara ne kodin e ri rrugor, i cili do te nise te aplikohet qe prej ditës se nesërme.

Ne një interviste, shefi i qarkullimit dhe i sigurisë rrugore Shkelzen Aliaj sqaron disa nga risitë e kodit. Zyrtari i larte i qarkullimit rrugor thotë se “me sistemin e ri dixhital te gjobave çdo shkelje do te jete e fotografuar, gjë qe do t’i minimizoje abuzimet e efektiveve te policisë, ndërsa qytetaret duhet te jene te informuar për rastet ku rruga është e monitoruar apo për vendet ku mund te përdoret karrotreci”. Aliaj i bën apel qytetareve qe te jene te kujdesshëm gjate kohës se drejtimit te mjetit ndërsa për çdo padrejtësi te denoncojnë ne numrat e telefonit qe janë vene ne dispozicion nga policia.
ikubal
 

flowmaster

Anëtar i Nderuar
Pe: Kodi i ri rrugor, nga neser cdo shkelje do fotografohet!

Ida keto jane Nissan gtr 2012?? :p
 

Elushe

Vogëlushe
Pe: Kodi i ri rrugor, nga neser cdo shkelje do fotografohet!

Pakez veshtire per tu vene ne zbatim me duket, pasi eshte disi gjurulldi atje, por gjithesesi duke patur parasysh numrin e aksidenteve, eshte nje hap ne drejtim te duhur.
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: Kodi i ri rrugor, nga neser cdo shkelje do fotografohet!

Ne vend te rregullojne tabelat se jane skandal shikojne te bejne gjobat e larta
 
Top