Koha e getave, por me këpucë të hapura. Shikoni këto kombinime vjeshte

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
-640-0-5f8f218061e08.jpg






Koha ka filluar të ftohet mjaftueshëm, por ndoshta nuk je e gatshme të lësh mënjanë deri në pranverë këpucët e hapura që i ke për zemër. Trendi që vjen nga pasarelat është mjaft modern: këpucët e hapura ose sandalet mund të vishen edhe me geta të trasha. Nëse ke menduar që mund ta shtysh sa më shumë kohën e veshjes së getave, atëherë pse të mos mendosh të shtysh më shumë edhe kohën e veshjes së këpucëve të hapura?

Ka disa rregulla për ta bërë këtë.

-640-0-5f8f207f3685f.jpg


Sigurohu që getat të jenë të reja

Kjo do të thotë të mos kenë fije të hequra apo shenja të dëmtuara në taka. Do të kesh mjaft vështrime rreth e rrotull me këtë look, kështu që sigurohu që nailoni i getave të jetë i ri dhe i pastër.

-640-0-5f8f207e05092.jpg


Shmang tegelin e getave

Largoje ose fshihe poshtë tabanit të këmbës tegelin e getave, në mënyrë që të mos duket në gishta. Kjo pamje do të të tregojë gishtat e këmbës më bukur.

-640-0-5f8f207e6b0e7.jpg


Shmang rrudhat në kyçin e këmbës

Ndërsa je munduar të fshehësh tegelin poshtë këmbës, po ashtu mundohu t’i tërheqësh getat sa më shumë të mundesh, në mënyrë që të mos krijosh rrudhë në kyçin e këmbës.

-640-0-5f8f207ec923d.jpg


Zgjidh këpucët e duhura

Në fakt, jo çdo lloj këpuce mund të duket bukur me këtë lloj look-u. Më e mira është që për këtë lloj trendi të përdorësh këpucët e hapura me pak takë, që zakonisht mbajnë balerinat (edhe me pak platformë), të cilat kanë shumë pah hapësirë në maja. Po ashtu edhe stili i këpucëve deri në kyçin e këmbës. Mos zgjidh asgjë që mund të ta ndërlikojë look-un, sepse pastaj veshja bëhet delikate.

-640-0-5f8f207d8835c.jpg



//classlifestyle
 

DeliriumMind

Dje ishte dje, sot eshte sot.
Fiksim i kam

Sa me te thjeshta se perndryshe i iken bukuria... ose me ndonje detaj si bicolore (posht te errta, siper me te zbardhta)
Ose me lidhse nga mbrapa stil burleska
b287d955134ae9e6d0a3f5ad789d65c4.jpg
61yTsVIWUqL._AC_UX679_.jpg
s-l400.jpg
 

DeliriumMind

Dje ishte dje, sot eshte sot.
Kur jan te thjeshta fare, kam corape te gjata me tantell (te bardha me xixa ose te zeza) qe i vesh siper getave per ti dhan cik kuptim 😅

Ose me fjongo te gjat...

Nejse. Se un jam e fiksuar dhe spara i blej neqoftese sme pelqejn 100%
I kam idet e qarta se cfare kerkoj
 

DeliriumMind

Dje ishte dje, sot eshte sot.
Me pelqejne po mua me kruhen shalet nga getat 🙈
Me ka ndodh nje here...
Ne fakt te getat shpenzoj goxha.
Njeher qe i bleva te kinezi, me kan marr flak shalet kur ferkoheshin 🤣🤣🤣🤣🤣
I bleva sepse ishte e njejta pois e fustanit dhe mduhej per nje fest...

Mezi po prisja ti kapja ti grisja 🤣🤣
 
Ku jane keto getat?
He pra mo vishini qe te shohim pak......geta😁

Getat ju bejne te bukura, getat ju bejne te sekseshme😝
 
Top