Kohë injorante

1601753434826.png

Kohë vampire!
Që thith jo gjak, por tru...

Ndjehem si një përbindësh i zënë në kurth nga vetja më tepër se nga të tjerët.
Edhe ashtu përpëlitem duke thirrur pa zë sepse ndjej se faji është vetëm imi.
Madje nuk e ndjej,
jam i bindur!
Çirrem në brendësinë time të zbrazët nga rrugëdalja,
Edhe ashtu në agoni si ajo kafsha që lëngon.
Gjej të vetmen rrugëdalje... të mbys mendimet në gotën e alkoolit.
Avujt që herë më vënë në gjumë herë më bëjnë të ndihem i pathyeshëm....
Por se më shumë se kurrë,
më bëjnë të shaj me zë!
Ndryshe nga kafsha...
Sepse e di se më shumë se kurrë lëndoj njerëzit që më duan më tepër duke lënduar veten.

Shaj mallkoj! Por më kot.
E di se, sapo të bëhem pak më mirë emri im prej sarhoshi, nuk shkulet lehtë nga pijetorja e radhës...

Edhe kështu ditët kafshojnë thembrat e njëra tjetrës...

Nata, ditën
Dita, natën.

Madje ka ditë kur bind veten plot pozitivitet se kjo do jetë një ditë e mirë! Por më kot... E di se diç mungon.
Ndjehem në kurthin që vetë ja përgatita vetes.
Duke i lënë dikujt apo disave të vendosin për mua duke menduar se jam në shtëpi.
Edhe në shtëpi mund të rrish edhe pa brekë... figurativisht apo me plot kuptimin e fjalës.

Besim?!

Kjo fjalë që është aq e fuqishme, edhe e brishtë njëkohsisht.
Sa herë gjithkush nga ne ndihet në kurthin e situatës?
Apo të një, apo më shumë perosni të cilit i besojmë, sikur veten. Edhe ashtu si pa kuptuar e gjejmë veten të trullosur si një pulë pa kokë...

Dhe befas e kap veten duke besuar gjërat e pa besueshme!

Ti nuk je ky/kjo!!!!

Ky realitet nuk është ky!

Kohë që të thithin si një rërë lëvizëse.

Kohë të çmendura brënda dritave xixëllonjëse të ekraneve mediatike, tashmë në dorë.
Ku gazetar, reporter madje edhe lajm mundë të jemi vetë ne!

Fëmijë që përplasin këmbët me të drejtë!

Dhe brezi i tretë gjithnjë me një këshillë të gatshme në brez si një kobure : "Dikur nuk ka qenë kaq e thejshtë",
Se dikur ato kanë vuajtur shumë për një kore buke etj.

Një kore bukë...

Por si i bëhet për qindra mijëra të diplomuar, ku nuk kërkojnë thejshtë një kore buke? Por për diçka më tepër
Mbase të blejnë një shtëpi!?
Ose të krijojnë një botë mbase më të mirë!?
Por se kur dalin nga bangat e shkollës kanë vështirësi për të gjetur një punë, një shtëpi me qera...

Një kore bukë?!

Morali i një brezi kur gjërat ishin ndryshe (nuk flas për Shqipërinë por kudo)
Nuk i hyn në punë askujt aq më pak brezit tim!

Kohë e çmendur!

Gjithsecili prej nesh nuk merr më tepër se dy metër vënd (në këto kohë babzie)
Nga edhe erdhëm si njerëzim...
S'di përse kjo arratisje nëpër xixa kur jo më larg se karantina, na dha një mësim të mirë rreth natyrës ku jetojmë.
Sa pak kohë ju desh natyrës të ripërtërihet?!!
Ashtu sikundër trupi im pas një dehje të mirë...
Ashtu sikundër trupi yt, edhe joti,
Po po! Edhe juaji!

Truri pa tru, gjithnjë bosh do mbetet...
Si një trung i kalbur ku thjeshtë i bën hije tokës...

Kohë idiote!
 
Last edited by a moderator:

Ivy

Fakte ska,veç interpretime.

Dhe me e keqja eshte qe cdo kush nga ne ka arrit ta pranoj kete “kohe idiote” pa u rrebeluar hic brenda vetes....
 
Baboon

Ignorance is voluntary misfortune.

Unë supozoj që jemi në të njëjtën moshë plus minus.

E di sa njerëz të brezit tonë kanë siguracione nga puna?!!
Dmth për një pencion të mundshëm nesër?
Shumë pak edhe nuk flas vetëm në Shqipëri.
Ja po marr veten,
Sikur sot të dal në pencion (por fat që kam punuar në vëndet Nordike edhe ka një sistem paksa komunist tek taksat)
Do marr midis 300-400 euro për ato vite punë praktikisht asgjë!
Po gjithë ky brez është vërtet pre e një kohe të dyzuar (sigurisht edhe unë)
Ku vrapojmë edhe s'dimë ç'kërkojme atë që vërtet vlen bëjmë më të mirën për fëmijët kur njëkohsisht i drejtojmë në një kohë
Pa kohë.
E them vërtetë sepse është absurde të mendosh që luftojmë për një jetë më të mirë me këmbët e ngulura në rërë ose në ajër...
 
Ivy

Fakte ska,veç interpretime.
Ku vrapojmë edhe s'dimë ç'kërkojme atë që vërtet vlen bëjmë më të mirën për fëmijët kur njëkohsisht i drejtojmë në një kohë
Pa kohë.
E them vërtetë sepse është absurde të mendosh që luftojmë për një jetë më të mirë me këmbët e ngulura në rërë ose në ajër...

Sua prish kuptimin ketyre fjalive as me nje lidhez te vetme.
Trishtuese!
 
Hope

◕‿◕
Hmmmm sa e "zeze" tema!
Me duket shume pesimist ne medim, ok te gjithe mundohemi e stermundohemi ne nje menyre ose tjetren, por nqs si gjen vetes disa arsyje gezimi eshte e kot.
Edhe gezimet sjane vetem blerja shtepise, ose puna ose konti.
Ka gjera aq shume te rendesishme ne jete, qe i kuptojme aq vone (shpesh kur i humbin) qe ske si ti blesh me leke...
Edhe vete-depresionimi s'eshte celsi zhjidheve problemave.
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
@Baboon e di cme pelqen tek ti,qe zgjedh momentin te shkruash kur ndjesia jote arrine dyshemen e te `zezes`,ky eshte nje rrem shkrimtari qe shume pak e kane.
keto jane ato momentet kur rrevanshi i asaj qe te mbulon ne copeza mendimet e nje perditshmerie ku taktikisht eshte kthyer ne nje biomekani te frikshme,meriton fiks nje resto te tille.
Por,pastaj pas gjithe kesaj,vjen mengjesi,e ne prape si shpirtra te ndjeshum qe jemi,dhe mire bejme,shikojme diellin qe lindi dhe nje here perseri per ne.
E te mendosh se sa genjeshter eshte vete puna e diellit,a`thua ai s`perendon asnjehere,por jemi ne qe se ndjekum dot po nuk udhtuam neper nate. :))
 
Baboon

Ignorance is voluntary misfortune.
@Hope ajde te kjo teme moj se paske cfar te lexosh🤣
Të të jap ene i qese fara për ta shty 😜🤣

IMG_20201002_211033.jpg

Hmmmm sa e "zeze" tema!
Me duket shume pesimist ne medim, ok te gjithe mundohemi e stermundohemi ne nje menyre ose tjetren, por nqs si gjen vetes disa arsyje gezimi eshte e kot.
Edhe gezimet sjane vetem blerja shtepise, ose puna ose konti.
Ka gjera aq shume te rendesishme ne jete, qe i kuptojme aq vone (shpesh kur i humbin) qe ske si ti blesh me leke...
Edhe vete-depresionimi s'eshte celsi zhjidheve problemave.
E lexove shkrimin apo komentet?!
Po pyes kot se kom përshtypjen që je ngatarru me komentet.

Por sidoqoftë,
Meqë the tema e "zezë",
Mua më duket se kohët ku po jetojnë janë paksa të çuditshme në mos të zeza.
Edhe sigurisht pas natës (së zezës) gjithnjë lind dielli.

Gjithnjë do ketë shpresë edhe shkrimi pikërisht për këtë "BËRTET"

Një analogji me nickname tënd:
there's always hope 👍
 
Baboon

Ignorance is voluntary misfortune.
@Baboon e di cme pelqen tek ti,qe zgjedh momentin te shkruash kur ndjesia jote arrine dyshemen e te `zezes`,ky eshte nje rrem shkrimtari qe shume pak e kane.
keto jane ato momentet kur rrevanshi i asaj qe te mbulon ne copeza mendimet e nje perditshmerie ku taktikisht eshte kthyer ne nje biomekani te frikshme,meriton fiks nje resto te tille.
Por,pastaj pas gjithe kesaj,vjen mengjesi,e ne prape si shpirtra te ndjeshum qe jemi,dhe mire bejme,shikojme diellin qe lindi dhe nje here perseri per ne.
E te mendosh se sa genjeshter eshte vete puna e diellit,a`thua ai s`perendon asnjehere,por jemi ne qe se ndjekum dot po nuk udhtuam neper nate. :))
Atëherë ti thjeshtë ke kapur thelbin e shkrimit sepse artistikisht unë s'du me i bo qefin vetes është dobët, 😂

Por të falënderoj për komentet e tua sinqerisht të veçanta 🤗
 
Hope

◕‿◕
Të të jap ene i qese fara për ta shty 😜🤣

Shiko fotografinë 1758383

E lexove shkrimin apo komentet?!
Po pyes kot se kom përshtypjen që je ngatarru me komentet.

Por sidoqoftë,
Meqë the tema e "zezë",
Mua më duket se kohët ku po jetojnë janë paksa të çuditshme në mos të zeza.
Edhe sigurisht pas natës (së zezës) gjithnjë lind dielli.

Gjithnjë do ketë shpresë edhe shkrimi pikërisht për këtë "BËRTET"

Një analogji me nickname tënd:
there's always hope 👍
Lexova shkrimin tend dhe prandaj e thash qe me duket teme e zeze ne kuptimin shume e ngarkuar emocionalisht.
E kuptova dhe te bertituren. Por po thoja qe sduhet pare vetem kjo ana negative e fluturimit kohes, te mungesave, te gjerat qe kemi apo skemi mangut.
Une jam e para qe jem "gjithmon ka shprese".
 
Baboon

Ignorance is voluntary misfortune.
Lexova shkrimin tend dhe prandaj e thash qe me duket teme e zeze ne kuptimin shume e ngarkuar emocionalisht.
E kuptova dhe te bertituren. Por po thoja qe sduhet pare vetem kjo ana negative e fluturimit kohes, te mungesave, te gjerat qe kemi apo skemi mangut.
Une jam e para qe jem "gjithmon ka shprese".
Shkrimi mbyllet me trungje të kalbur (njerëz bosh që thjeshtë i bëjnë hije tokës)
Por kohët janë të tilla kaotike jo nga më të mirat unë kshu e shoh.
Por kjo s'do të thotë që sado i ngarkuar emocionalisht të jetë e nesërmja nuk ka pse të jetë e pashpresë ose injorante,
Përkundrazi!
 
ForumiVirtualJR

Anëtar i ri
Perpos "injorante" Kjo eshte kohe depresioni dhe sapo ka filluar.
Pandemia llogaritet deri nkto momente t'kete shkaktuar 10 here me shume deme se kriza 2008. Bizneset dhe vendet e punes sa vijne e po shkurtohen. Valutat boterore sa vijne e po zhvlersohen sepse ekonomia nuk ecen, shume vende jane fut ne recesion, disa te tjera ne lufte direkte si Armenia me Azerbajxhanin dhe ky eshte vetem fillimi i nje krize qe mund t'na coje ne lufte globale.

Po e mbyll me shprehjen e @Daisy shijojeni cdo dite sikur t'jete e fundit sepse e nesermja sdihet cfare sjell 🙏
 
Marla

Themelues i Forumit

True true!
E ka fajin koha gri bro lol
 
DeliriumMind

Dje ishte dje, sot eshte sot.
Mungon muzika ne background 😁😘
 
Top