• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kolec Traboini: Shënjtori shqiptar i Rusisë

alfonci

Veri investigatio
Vendndodhja
Perpara kompjuterit
MIHAL TRIVOLI - ARTIOTI
(Shën Maksimi)

Shqiptari i lindur në Artë të اamërisë, Mihal Trivoli – Artioti, i mbiquajtur Maksim Greku për shkak se përkthente literaturën fetare të lashtësisë dhe dorëshkrimet e vjetra bizantine në rusisht, ishte dijetari dhe humanisti më i madh i kohës së vet në Rusi, i pari që bëri të njohur në atë vend zbulimin e kontinentit të ri, Amerikës, në vitin 1540, ndër përkthyesit më të mëdhej të gjitha kohrave. Në kohën e Ivanit të Tmerrshëm hapi të parën shtypshkronjë të rregullt. I akuzur si heretik nga kundërshtarët konservator në oborrin e carit, vdiq në izolim të plotë në një qeli të errët në manastirit Trini Sergiev në moshën 80 vjeçare, me një pikëllim të thellë se ja refuzuan dëshirën e fundit që të kthehej, të mbyllte sytë e ta varrosnin në Atdheun e vet, Arbëri. 432 vjet pasi lëshoi frymën e fundit, shqiptari madh Mihal Trivoli-Artioti u shpall në mënyrë triumfuese nga Sinodi Shenjtë në vitin 1988, Shënjtor i Kishës Orthodokse Ruse.

Shkruar nga KOLEC TRABOINI


Kur u përkujtua përvjetori i vdekjes së Papës Klementi XI, i mbiquajtur Albani, prej shqiptarëve të Italisë, shumë emigrantë në Itali e ndjenë veten krenarë për shqiptarinë dhe ndihmesën papës shqiptar për çlirimin e atdheun të parëve të vet, aso kohe i robëruar. Një lexues shkruante mbresat e tij në gazetën “Shekulli” me këto fjalë “E dinim se kishim dhënë një kontribut më së shumti në lindje me vezirë e arkitektë të mëdhenj në perandorinë osmane, por ky përkujtim na bën të ndjehemi vërtet krenarë edhe për kontributin shqiptar në kulturën europiane.
Duke qenë larg atdheut dhe të rrëmbyer nga intensiteti i jetës e rutina e përditshme, emigrantët tanë mbase nuk janë të informuar plotësisht për kontributin shqiptar në Rilindjen Europiane, i njohur në mjaft dokumenta historike e për të cilin, çdo shqiptar mund të jetë plotësisht krenar në çdo vend të botës së qytetruar, siç jemi krenar për Nënë Terezën tonë shqiptare. Studiuesi i njohur Mikel Prenushi, që në vitin 1981, ka botuar një libër me shumë vlerë, ku ndonëse nuk e gjen emrin e Papa Klementit XI (për shkak të diktatit antifetar të sistemit monist të kohës), gjen në faqet e tij mjaft figura humanistësh dhe artistësh shqiptarë shumë të spikatur në periudhës e Rilindjes së ndritur Europiane. Ndër faqet e këtij libri bie në sy edhe figura e Mihail Artiotit, humanistit të madh shqiptar që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në mendimin intelektual humanist të Rusisë. Ai mund të konsiderohet në mënyrë të padyshimtë më i shquari e më poliedriku dijetar në Rusinë e kohës, sepse zhvilloi një veprimtari të shumëanëshme filozofike, pedagogjike, etike, publiçistike si dhe në fushën e përkthimeve. Ai është autor i më shumë se 150 veprave dhe studimeve në fushën e teologjisë, filozofisë, pedagogjisë dhe shkencave humane. Edhe sot e kësaj dite konsiderohet ndër përkthyesit më të mëdhenj të botës, sipas Proel (Promotora Espanjola de Linguistika në sitin: proel.org./traductores/maksim/htm). Mihal Artioti siç është quajtur në vendlindje, apo Mihal Trivoli siç e quajnë në studime të ndryshme - çfarë duhet të jetë mbiemri i saktë i tij - ka lindur në një familje shqiptare të kulturuar rreth vitit 1475, (në një botim gjerman "Legende vom Heiligen Maxim Grek" konsiderohet i ditëlindjes 1480; edhe në botimet ruse konsiderohet i njëjti vit) në qytetin shqiptar Artë të اamërisë (sot Greqi) që ishte pushtuar nga osmanët në vitin 1449. Prindërit e tij, Emanuel dhe Irena Trivoli, që konsideroheshin njerëz të ditur për kohën dhe që kishin lidhje me personalitete të kulturës në Itali, u kujdesën që i biri të mësonte në shkollat humaniste europiane. Kështu, Mihalin e ri, në vitin 1492 (sipas botimi të ثolfang Heller 1993) e dërguan me studime në Itali e më pas në Paris, Francë dhe sipas studiuesve dhe hipotezave edhe në Spanjë. Në Itali qëndroi për shumë vjet ku studioi artet si dhe ndoqi studime në fushën e moralit, drejtësisë filozofisë dhe dijeve të tjera. Mori mësime humaniste në Firence nga Angiolo Poliziano (1454-1494), Marsilio Ficino( 1433-1499), Giovanni Pico della Mirandola (1463-1494), studjoi në Bolonja, Milano, ndërsa në Universitetin e qytetit Padova, ku ai ndiqte studimet, jepte mësime bashkombasi i tij, filozofi, historiani e astronomi i madh me origjinë shqiptare Leonik Tomeu (1456-1531, mësues gjithashtu i Kopernikut). Mihal Trivoli-Artioti qëndroi edhe në Venecia ku zhvillonin veprimtarinë e tyre figura të njohura me origjinë shqiptare si shkrimtari Marin Barleti, humanisti Marin Beçikemi dhe piktori i famshëm i Rilindjes Viktor Karpaçi. Në këtë qytet, ai bashkëpunoi me tipografin klasik venecian Aldo Manuzio. Gjatë kohës që ishte në Itali, Mihal Trivoli - Artioti bie nën influencën e ideve të Savonarolës. Krahas marrjes së mësimeve humaniste ngulmoi për kalitjen e karakterit të tij duke bërë një jetë stoike. Në vitin 1502, në Firence u fut nën urdhrin katolik dominikan. Ndërsa në vitin 1506, futet në urdhrin e murgjëve orthodoks të monastirit të famshëm Vatoped në malin Athos, i njohur për jetën e mundimshme e të shkëputur nga bota, prej të cilit kanë dalë 43 shënjtorë të orthodoksisë. Sipas botimit të vetë këtij manastiri, "Manastiri i madh i Vatopedit" Mali Athos, 1998, në dy volume, 744 faqe, ndër figurat më kryesore historike ka qënë Mihal Trivoli. Rreth vitit 1516 ai u kthye në Artë, por në qytetin e tij ishte e pamundur të zhvillonte veprimtari për shkak të kushteve të rënda të pushtimit. Kur Knjazi i Moskës, Vasili i III Ivanoviç kërkoi një letrar të shquar e njeri të ditur për përkthimin e shkrimeve të shenjta që kishte marrë nga Bizanti, Mihali e pranoi ofertën dhe, pas një qëndrimi në Krime për të mësuar rusishten, me 4 mars 1518, arriti në Moskë ku u prit me nderime dhe iu vu në dispozicion biblioteka e pasur e këtij qyteti. Që në fillim ai u mor me përkthimet fetare të psallmëve si dhe rishikimet e teksteve fetare të përkthyera më parë prej të tjerëve nga latinishtja, por tashmë duke patur për bazë origjinalet në greqisht. Në Rusi mori një emër të ri, Maksim Greku, mbase për shkakun se ai ishte një interpretues, njohës dhe përkthyes i kulturës antike dhe bizantine, dhe me këtë emër do të njihet si në studimet e shumta të tij ashtu edhe në studimet dhe botimet e autorëve të ndryshëm mbi të. Veprimtaria e parë humaniste që bëri në Moskë qe hapja e një shkolle nën shembullin e shkollave ku kishte studiuar në Itali. Ai dëshironte të sillte në këtë vend të prapambetur frymën e ideve të Rilindjes Europiane, duke u bërë botërisht humanisti i parë në Rusi. Në kohën e Ivanit të Tmerrshëm hapi të parën shtypshkronjë të rregullt dhe me shkrimet e tij publiçistike ai i dha popullaritet zbulimeve të reja gjeografike të epokës, duke afruar dukshëm Rusinë me zhvillimet europiane, çfarë nuk u pa me sy të mirë nga ato forca që përfaqësonin mentalitete të vjetra. Në atë kohë, në Rusi kishte dy grupime që ishin në kundërshtim me njëri-tjetrin, grupimi aristokrat konservator dhe ai liberal. I bashkuar me këtë të fundit për shkak të karakterit humanist të ideve të tij, ai do të bëhej objekt sulmesh e ndjekjesh, madje publike. Duke qënë më i fuqishëm, grupimi konservator arriti edhe ta arrestojë në 1525 dhe ta mbyllë në kështjellën manastir të Volokolamskut. Në vitin 1531 do t’i bënin sërish një gjyq me akuzën si heretik dhe se kishte keqinterpretuar përkthimet biblike nga greqishtja në rusisht. Nga viti 1531 deri në vitin 1551 e izolojnë në manastirin Otrou në Tain. Por internimet nuk do t'i ndahen. Fundin e jetës do ta kalonte në manastirin Trini Sergiev dhe mjaft kohë i ndaluar të lexonte e shkruante. Kërkesën këmbëngulëse të Maksim Grekut që në pleqërinë e tij të thellë ta lejonin që të kthehej në atdheun e tij, në Shqipëri, Knjazi i Moskës ia refuzoi me pretekstin se duke qënë njeri i ditur e i zgjuar, që di aq shumë për Rusinë, ai do të përhapte të vërtetën në të gjithë botën. ثshtë për të vënë në dukje se ai shkroi, veç të tjerash, edhe për vendlindjen e vet Shqipërinë dhe për kohën e bëmat e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Kështu Mihal Trivoli-Artioti (Shën Maksimi), njeriu më i ditur dhe humanisti më i madh i Rusisë, që përçoi idetë e mëdha të Rilindjes Europiane në atë vend, në përpjekje të jashtëzakonshme për ta bërë atë pjesë të asaj kulture, u dënua ta kalojë jetën në internime të pafundme, por me një krenari e dinjitet të palëkundur e të admirueshëm sepse nuk hoqi dorë deri në frymën e fundit prej ideve të ndritura të kulturës e të dijeve që kishin përfshirë kontinentin dhe hapnin një epokë të re për njerëzimin. Në faqen përfaqësuese në Internet të Ambasadës Amerikane në Moskë "US - Rusian Relations-timeline", në krye thuhet se "I pari që e ka bërë të njohur publikisht zbulimin e Amerikës tek rusët ka qënë Maksim Greku në vitin 1540. Edhe pse rreth 80 vjeçar, i lodhur e i dërmuar nga jeta e vështirë, vdiq i papërkulur në idetë e veta të ndritura, i vetmuar e në internim në Trinita Sergiev, me 21 Janar të vitin 1556. Duhej të kalonin afro pesë shekuj që shqiptari i Artës, Mihal Trivoli - Artioti, nën emrin e rusifikuar Maksim (Greku), të shpallej në vitin 1988, në mënyrë triumfuese prej Sinodit të Shenjtë, si Shenjtori i Kishës Orthodokse Ruse. Por gjithësesi, sido që të mbiquhet, të gjithë studiuesit seriozë, shqiptarë dhe të huaj nëpër epoka (madje edhe vetë studiuesit rusë, në një Fjalor enciklopedik botuar nga "Ruskoe sllovo" në vitit 1996) e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë Mihal Trivolin - shënjtorin e orthodoksisë Shën Maksimin - si shqiptarin nga Arta.


Imazhe te lidhura me temen:

Shiko fotografinë 1033

Shiko fotografinë 1034

Shiko fotografinë 1035



zemrashqiptare
 
Last edited:

mirela

DODONA hajmali
If games like buy wow gold Quake and Doom defined action gaming in the gaming world, Need for Speed was the definition of racing games. Need For Speed, maple story power leveling or NFS for short has been around since almost the beginning of when computer gaming gained importance. runescape power levelingNeed For Speed is runescape powerleveling a racing game in which the player chooses cars and then races on various tracks.welcome to our websitewow gold






PO Ju s'dini shqip ?Nese s'dini shqip si arrini te shkruani pikerisht ne keto tema?
 
Top