Kombëtarja europiane heq dorë nga shpërblimi për të ndihmuar futbollin në krizë.

Ndeshjet e vështira fitohen bashkë”, kombëtarja europiane heq dorë nga shpërblimi për të ndihmuar futbollin në krizë
8 Prill, 2020 | 23:17
lg.php


lg.php

Përfaqësuesja e Zvicrës ka hequr dorë nga marrja e shpërblimit vjetor prej afro 1 milionë frangash (rreth 950 mijë euro) për të ndihmuar futbollin zviceran, i cili po vuan pasojat e rënda të ndërprerjes së kampionatit prej koronavirusit.


auto_zvicra1530870705


lg.php



Trajneri Vladimir Petkoviç dhe kapiteni Stefan Lishtajner bashkuan zërat për t’u bashkuar me klubet dhe lojtarët zviceranë.

“Duam të japim si shembull solidarizimi me Federatën. Skuadra vendosi menjëherë në unison për të hequr dorë nga shpërblimi”, u shpreh Lishtajner.

“Në kohëra të tilla, duam dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të mbështesim njëri-tjetrin. Ndeshjet e vështira fitohen me solidaritet”, deklaroi trajneri i Zvicrës Vladimir Petkoviç.

PANORAMASPORT.AL
 
Top