Koncensionet, nga Gurakuqi te Beqaj

Nga Klodian Tomorri

Është magjepsëse, por historia e përsërit vetveten thuajse në gjithçka. Fatkeqësisht ndonjëherë në mënyrë të mbrapsht.

Në vitet 20 të shekullit të kaluar, shteti i sapoformuar shqiptar kishte nevojë për investime publike që të nxirrte vendin nga varfëria dhe të shtynte ekonominë në rrugën e zhvillimit.

Por në pamundësi për të siguruar hua në tregjet financiare, qeveria e atëhershme ju drejtua mekanizmit të Partneritetit Publik Privat.

Në shtator të vitit 1923, në Parlamentin e Shqipërisë mbërritën kontratat e para të koncesioneve. Fillimisht ishte koncesioni i vajgurit me kompaninë angleze Anglo-Persian, më pas ai i kripës, lëkurëve të bagëtive e kështu me radhë, pyjeve, duhanit, thuajse në të gjithë sektorët dominantë të ekonomisë së atëhershme shqiptare.

Një shtet i sapoformuar nuk kishte ekspertizën për të negociuar marrëveshje komplekse, të cilat kishin pasoja shumëvjeçare për ekonominë. Ndaj shumica e koncesioneve praktikisht ishin lëshime për kompanitë e huaja dhe me përfitime të cunguara për shtetin shqiptar.

Por në Parlamentin e atëhershëm të Shqipërisë ndodhej një burrë, i cili për nga njohuritë dhe vizioni në këtë fushë ishte të paktën 100 vjet përpara kohës së tij.

Ky ishte Luigj Gurakuqi, njeriu i cili shtjelloi i pari publikisht në Shqipëri të ashtuquajturën doktrinën e dyerve te hapura, pra tregut të lirë dhe konkurrencës së barabartë për të gjithë.

Përmes disa fjalimeve të fuqishme, Gurakuqi do të shtronte para Parlamentit, ato që duhet të ishin parimet e kontratave koncesionare.

Së pari, koncesionet nuk duhet të ishin ekskluzive dhe nuk duhet të ishin në asnjë mënyrë monopol për të mos penguar futjen e kompanive të tjera.

Së dyti, afati i tyre duhet të ishte sa më i shkurtër për të mos e lënë vendin peng në afatgjatë.

Së treti, shteti shqiptar duhet të ruante maxhorancën, me të paktën 51 për qind të aksioneve, në çdo shoqëri koncesionare të pasurive publike.

Së katërti, shoqëritë që fitonin kontrata koncesionare nuk duheshin lejuar që të transferonin koncesionin.

Së pesti, kontratat koncesionare, veç kriterit ekonomik duhet të mbanin parasysh edhe atë gjeopolitik duke preferuar kompanitë që vinin nga vendet aleate.

Shume nga koncesionet e viteve 20 dështuan për shkak të destabilitetit politik të vendit. Por ndërsa një shekull më parë, Shqipërinë e shpëtoi rastësia – siç thoshte Konica – 100 vjet më vonë e groposi grykësia.

Sot pasuritë kombëtare të vendit janë shndërruar gati në mallkim. Në naftë, një sërë ngjarjesh të ndodhura javët e fundit, kanë nxjerrë në pah fakte ulëritëse se si koncesionet janë përdorur për të zhvatur qytetarët dhe skllavëruar punonjësit.

Në shëndetësi, PPP-të kanë çmontuar totalisht sistemin, duke devijuar në llogari private qindra milionë euro përmes abuzimeve flagrante.,

Në fushën e fiskut, vetëm për të kontrolluar karburantet, shqiptarët paguajneë aktualisht 3 koncesione, ndërkohë që qeveria po bën gati të katërtin.

Në sektorin e mbetjeve, Shqipëria paguan mafien e plehrave për investime të pakryera, një skemë të cilën e refuzuan edhe republikat më të korruptuara të planetit, si vendet afrikane.

Fatkeqësisht, të gjitha këto kontrata janë monopole të blinduara me ligj. Shumica e koncesioneve zotërohen nga kompani të fshehta. Pjesa dërrmuese e tyre kanë ndërruar disa herë duar. Dhe të gjitha kanë afate mbi 10 vjeçare duke i vënë buxhetit dhe ekonomisë një gur të rëndë në qafë, që do të rrijë aty për shume vjet.

Parimet që Gurakuqi shtroi 100 vjet më parë janë përmbysur me kokë poshtë. Historia e përsëriti veten padrejtësisht me Shqipërinë. Nga Rilindja e Gurakuqit e degdisi tek Rilindja e Beqjas dhe shefit të tij me poture.
 
Beqaj eshte ministri me i korruptuar i 30-vjeteve te fundit.
Ka bere e ka dhene tendera absurde per 4 vjet qe ishte minister.
Masaker me leke ka bere.
Dhe me e çuditshmja eshte qe e ashtuquajtura opozite nuk ka bere asnje kallezim ne SPAK ose kudoqofte per milionat e eurove qe Beqaj ka shperdoruar/vjedhur/falur/pervetesuar!
 
Edhe një herë nuk kanë lidhje Emrat!
Një herë jom shpreh në një temë tjetër.
Është e hidhur ta thuash por ne jemi vetëm me honger nj-tj...
Vetëm krip e barut!
Vetëm kur vje puna për luftë.
Në kohë paqeje rrimë duke i fut strekomsha njoni tjetrit ?

Tashi përveç batutave ça duhet me thonë për Nard Ndokënd
Në kohën që ishte ai ministër?!
Duhet me u përqafu larg politikës, (politika eshte arti i marrveshjes?)
edhe me u bo sa më shumë qytetar,në kohët që jetojmë sepse nuk janë aspak të mira ?
Nuk hecet mo me Sikur.
 
Beqaj eshte ministri me i korruptuar i 30-vjeteve te fundit.
Ka bere e ka dhene tendera absurde per 4 vjet qe ishte minister.
Masaker me leke ka bere.
Dhe me e çuditshmja eshte qe e ashtuquajtura opozite nuk ka bere asnje kallezim ne SPAK ose kudoqofte per milionat e eurove qe Beqaj ka shperdoruar/vjedhur/falur/pervetesuar!
 
Konçesionet kto 20vite kan qen masakër mbi shqiptarët.I fundit inceneratorix3,i kallzuar në spak,spak do vërtetojë se ështç organ partiak apo i pavarur.
 
Per mua koncesionet duhen c'bere sapo te vije ndonje qeveri e re dhe te jete deri diku e lidhur me interesat e popullit dhe vendit. Arsyeja s'mund te shfrytezohet pa te drejte nje prone dhe/ose aset publik nga individe ose shoqeri te caktuara qe dihet se si e marrin ate koncesion. Dihet qe pasojat i paguan masa ne lidhje me ate koncesion.
Shembull, Aeroporti i Rinasit. Akoma e pahuajne bileten Shqiptaret sa frenk pulen njehere e nje kohe.
 
Top