Kondicioneri

Mantelat e zinj' fëshferijnë mediokritet e arrogancë, në sallën e ngrohur me ajër të kondicionuar.
Por nuk mjafton të ngrohë mëndjen mediokre.
(Kondicioner)
Injoranca e veshur në të zeza, përsëri ka fytyrë femre...
Dejavuuu!?
Aspak!
E përditshme...

Nëse nuk ta mban xhepi një kondicioner, thjesht do të tkurresh në të ftohtin e së përditshmes!

Sepse dielli nuk ngroh më!

E zeza, është përhapur aq shumë në këtë vënd të puthur me shumë dashuri e diell ;

Saqë është kthyer në një shushunjë!

Aq sa të detyron të vishesh trashë. Deri sa vjen një ditë, kur s'ke ç'vesh më...
për ti bërë ballë të ftohtit kërrcëllitës...
Gardëroba jote boshatiset, është aq e varfër (të duket) sa që e përplas!

S'ta m'ban xhepi një kondicioner...

Je tepër i ri, tepërt i vogël,
(mbase një plak tek unë do thoshte i zgjuar) Përpara kësaj mase të madhe të zezë....
Kompromisi i jep llustrën e fundit fjalës sime ;
Faleminderit!

P.S
Ty ta mban xhepi një të tillë, madje shumë të tillë...
Shiko!
 

Baboon

Ignorance is voluntary misfortune.
Injoranca me se shumti ska fytyre .. kur ska fytyre ska as karakter as gjini .. as bese .. eshte percuditerisht e gjithanshme .. sidomos ne ate vend 👏
S'ka! Edhe pikërisht më dhëmb, aq sa nuk e ke idenë...
Në këtë vend!?
Nejse...
Ke të drejtë!
 

Endrra

VIP
S'ka! Edhe pikërisht më dhëmb, aq sa nuk e ke idenë...
Në këtë vend!?
Nejse...
Ke të drejtë!
Kur jeton mes dy botesh .. mes dy realitetesh e ve re kete gje ne menyre te theksuar.
Takoj njerez te lexuar dhe me shkolle e plot komplekse .. duan vetem te duken.. kurse ti e di si eshte ketej .. sa me te shkolluar/ me status te larte shoqeror .. aq me te thjesht njerezit .
E kete se kuptova kurre ... pse ?
 

Baboon

Ignorance is voluntary misfortune.
Kur jeton mes dy botesh .. mes dy realitetesh e ve re kete gje ne menyre te theksuar.
Takoj njerez te lexuar dhe me shkolle e plot komplekse .. duan vetem te duken.. kurse ti e di si eshte ketej .. sa me te shkolluar/ me status te larte shoqeror .. aq me te thjesht njerezit .
E kete se kuptova kurre ... pse ?
Ne vijmë nga uria... Unë kam një shtëpi të madhe ndërkohë që më vjen permbarë një krejt e vogël.
Por duke qenë se nga uria vjen edhe ti nuk mundesh kurrësesi ta kesh një kat më tepër se timen...
Tjesht nuk mundesh.
Ne vijmë nga uria, edhe jo thjesht ajo gastronomike...
Ne vijmë nga uria (ndër shekuj) edhe këto 30 vite kemi ngrënë aq shumë sa, na kanë zënë sytë perde dhjami...
 
Top