Konflikti Rusi - Turqi!

Marla

Themelues i Forumit
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

po normal se ka hudh lek amerikoni , tani kush financon .. i del dhe zot hallexhiut , ( ne kte rast turkut)
lufta do shok ...

E be armiku i armikut tim eshte dhe armiku im per sa kohe uji shkon ne pusin tim dmth

Ti hiq ate mjekren se do te arrestojne si pjestar te IsIs kaq po te them Lol
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

E be armiku i armikut tim eshte dhe armiku im per sa kohe uji shkon ne pusin tim dmth

Ti hiq ate mjekren se do te arrestojne si pjestar te IsIs kaq po te them Lol

allah allah po çpune ka shteti me mjekrren time??
ajo esht obligim nga krijuesi amdylillah ...
Mjekrra nuk esht vetem mjekerr .. thuaja kete shtetit lol
 
Aver

VIP
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Jo aver nuk vertetova gje se skam atribute te tilla kshu qe svlen ironia jote ketu, une thjesht ju referova lajmit dhe logjikes sime qe eshte si mund te gjuaje turqia ne hapesiten siriane kur trupat ushtarake jane te vendosura ne turqi do thuash ti raketat pershkojne gjysmen e globit dakort jam e ketu por ama rruga nga rusia per siri i bie te kaloje mbi turqi kshu qe avioni ka shkel hapesiren territoriale turke.

Avionet rus nuk shkojne nga Rusia qe te bombardojne ISIS ne Siri por jane te stacionuar brenda Sirise dhe sulmet i realizojne nga aty.

Pas publikimit te regjistrimeve te radareve nga ana e ushtrise turke, i ka publikuar edhe ushtria ruse disa tjera ku insistojne qe nuk kishte shkelje te hapsires ajrore turke. Dmth eshte mjegull akoma.

P.s. Pardon per ironine se paske marr flake keq. Jam me tel se do ta kisha sjell nje koktel :p
 
Marla

Themelues i Forumit
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Jo shteti ne punen e vet eshte

Une kam hallin tim kush te sjell portokalle ty ne burg pranej Lol
 
Marla

Themelues i Forumit
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Avionet rus nuk shkojne nga Rusia qe te bombardojne ISIS ne Siri por jane te stacionuar brenda Sirise dhe sulmet i realizojne nga aty.

Pas publikimit te regjistrimeve te radareve nga ana e ushtrise turke, i ka publikuar edhe ushtria ruse disa tjera ku insistojne qe nuk kishte shkelje te hapsires ajrore turke. Dmth eshte mjegull akoma.

P.s. Pardon per ironine se paske marr flake keq. Jam me tel se do ta kisha sjell nje koktel :p

Ska nevoje per coctail mjafto 1 masazh 1 oresh se jam kput ne pune gjithe diten sot Lol

Tani ndrysho puna nese avioni rus ska shkel hapesirat turke do te thote qe ky erdogan qeka bo trim kshu kot pra eshte fajtor koke e kembe por meqe i ka dal amerikani krah i bie qe si bejne dot gje. Putin nese do me u tregu gangster dhe qe pritet ta beje i bie qe te perballet me turkun amerikont dhe aleancen kshu qe do tregohet i zgjuar do terhiqet por do mendoje skenar tjeter me e godit omel e omel pa dale vete ne skene.
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Ne vitet e fundit, politika e jashtme turke ka ndryshuar jo vetem ndaj SHBA dhe interesave te saj ne Irak e Afganistan dhe Siri, por edhe me aleatin tjeter te madh te Turqise, Rusine.

E perbashketa e Turqise me Rusine eshte se keto dy vende nuk jane aspak te kenaqura me nderhyrjet amerikane ne "fushen e tyre te interesave", Ballkan, Irak, Afganistan dhe Siri.

Putini ka te drejte, eshte thike pas shpine... Por te tilla thika Rusia i dha Ukraines dhe ende vazhdon sot. Nese Rusia e ka vertet seriozisht te bej lojen e superfuqise, urdhero ta bej dhe te jete gati te marre pergjegjsite.

Une mendoj se Turqia ka bere nje gabim, qe do ti "kushtoje" shume shtrejte ne cdo drejtim.
Turqit jane sjelle si Shteti Islamik, nuk ishte aspak nevoja te vdisnin pilotet ne ate menyre. Ka shume menyra te tjera per tja bere te ditur Rusise ku e ka kufirin, kjo ishte menyra me poshteruse (pas shpine).

Humbja e Shtetit Islamik dhe fitorja e Asadit do te ishte katastrofe per politiken rajonale te Turqise qe e genjen mendja se mund te jete perseri Perandori.

hajduti
 
Aver

VIP
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Ska nevoje per coctail mjafto 1 masazh 1 oresh se jam kput ne pune gjithe diten sot Lol

Tani ndrysho puna nese avioni rus ska shkel hapesirat turke do te thote qe ky erdogan qeka bo trim kshu kot pra eshte fajtor koke e kembe por meqe i ka dal amerikani krah i bie qe si bejne dot gje. Putin nese do me u tregu gangster dhe qe pritet ta beje i bie qe te perballet me turkun amerikont dhe aleancen kshu qe do tregohet i zgjuar do terhiqet por do mendoje skenar tjeter me e godit omel e omel pa dale vete ne skene.

Mjafton qe ti armatos kurdet. Kjo do te ishte hakmarrja me e madhe qe mund ti bej Rusia Turqise..
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Përplasje titanësh! Ja fuqia ushtarake e Rusisë dhe Turqisë në shifra

Orët e fundit janë acaruar tej mase marrëdhëniet ruso-turke dhe gjithë bota është sy e vesh nga Rusia për të parë reagimin e tyre.
Putin u shpreh se Turqia do të marrë përgjigjen e merituar.
Turqia ndërkohë i ka bërë thirrje urgjente NATO-s për një mbledhje “sqarimi” pas incidentit.
Rusia reagoi duke thënë se Turqia do të vërë edhe NATO-n në shërbim të ISIS.
Mundësia e një konflikti të armatosur mes Rusisë dhe Turqisë, për fat të keq nuk përjashtohet.
Por cilat janë fuqitë ushtarake të këtyre dy vendeve?
Ja disa të dhëna mbi armatimet dhe fuqinë ushtarake të Rusisë dhe Turqisë.
Rusia
Popullsia: 142,4 milionë banorë
Njerëz të gatshëm për luftë: 46,8 milionë
Ushtarë aktivë: 766 mijë
Rezervistë: 2,485 milionë
Tanke: 15 mijë e 398
Mjete të blinduara: 31 mijë e 298
Sisteme të shumëfishta të hedhjes së raketave: 3 mijë e 793
Avionë: 3 mijë e 429
Helikopterë: 1 mijë e 120
Flota detare: 352 njësi
Buxheti i ushtrisë: 60 miliardë dollarë

Turqia
Popullsia: 81,6 milionë banorë
Njerëz të gatshëm për luftë: 35 milionë
Ushtarë aktivë: 410 mijë
Rezervistë: 185 mijë
Tanke: 3 mijë e 778
Mjete të blinduara: 7 mijë e 550
Sisteme të shumëfishta të hedhjes së raketave: 811
Avionë: 1 mijë e 20
Helikopterë: 443
Flota detare: 115 njësi
Buxheti i ushtrisë: 18 miliardë dollarë/a.l. TemA

...llogjike e nje femije qe ka qejf te luaje luftash!

hajduti
 
Marla

Themelues i Forumit
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Bravo e shef si kuptohemi ne te dy kur duam tamam si burre e gru 30 vjet martum lol
 
Aver

VIP
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Bravo e shef si kuptohemi ne te dy kur duam tamam si burre e gru 30 vjet martum lol

lol lol

Qe edhe koktelin qe ta premtova, se per masazh jam bo pak dembel. Lol

cosmopolitan-cocktail-56-big.jpg
 
Marla

Themelues i Forumit
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

lol lol

Qe edhe koktelin qe ta premtova, se per masazh jam bo pak dembel. Lol

cosmopolitan-cocktail-56-big.jpg

Lum une ca burri kam. Hajd se ta bej une masazhin sot

Sthone kot me mire m.. se i vogel :p
 
Aver

VIP
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Lum une ca burri kam. Hajd se ta bej une masazhin sot

Sthone kot me mire m.. se i vogel :p

Edhe kete e the? :D

Kokteli nga hundet jarebi. Lol
 
Aguron

Anëtar Aktiv
Titulli: Përplasje titanësh! Ja fuqia ushtarake e Rusisë dhe Turqisë në shifra

Deri me tash nuk ia mbajti asnje shteti qe t'ia sulmonte rusit airoplanet ushtarak, pavarsisht se shume shteteve ia cenoi integritetin territorial hapsinor. I pari e beri turku. Ketij ia mbajti.

Kadal beg se ka hendek. Mos rafsh n'hund lesh se t'bon pershesh.

:plak:
 
Devil

Anëtar i Nderuar
Titulli: Përplasje titanësh! Ja fuqia ushtarake e Rusisë dhe Turqisë në shifra

Pavarsisht atyre shifrave mendoj se ne rast lufte duhet me thon #pray per Rusin.
Gjithsesi mendoj se rusi e ka shkel hapsiren ajrore turke sepse ato skan lujt nga ment e kokes qe te gjuajn avion kot..
 
Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Përplasje titanësh! Ja fuqia ushtarake e Rusisë dhe Turqisë në shifra

Po te kishte b..., Erdogani merrte ne tel Putin qe ta sqaronte mbi ngjarjen, por ka preferuar te marre urgjent Brukselin(naton) qe ty hyje nen shpatulla.

Putin eshte shprehur per Derr-doganin qe ai eshte padrino i Isis (kapoja).

Para ca ditesh pashe nje emision per Isis pasurine qe kane (e cila vlersohet mbi 2 miliarde ) dhe si e kane bere kete pasuri (ku me prova, Isis ka bere dhe vazhdon te bej kontrabande petroli me turqit ashtu si dhe me pambukun ku turqit perfitojne nga shitja e lire e pambukut te shitur nga kontrabanda e Isis.. ndaj dhe rrobat i shesin me lire turqit ''Made in Turqi/Isis'' ) ..

Ndaj, mendoj se ne ate qe Putin ka shprehur ka dicka te vertete ..
 
princesha

Warrior Princess
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Obama: Turqia ka të drejtë ta mbrojë territorin e saj
Ka reaguar Presidenti Obama rreth rrëzimit të aeroplanit rus nga Turqia.

Ai ka thënë se ende po i pret detajet, por ka theksuar se Turqia ka të drejtë ta mbrojë territorin dhe hapësiren e saj ajrore.

“Ende po i marrim detajet se çfarë ka ndodhur.Turqia ka të drejtë të mbrojë territorin dhe hapësirën ajrore. ثshtë e rëndësishme që turqët dhe rusët të flasin mes vete që të merret vesh se çfarë ka ndodhur” ka thënë Obama në një konferencë për media bashkë Presidentin e Francës.

Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Steve Warren ka deklaruar se “kemi dëgjuar gjithçka ndodhi gjatë komunikimit, pasi kanalet e komunikimit ishin të hapura”.

“Mund të konfirmoj se turqit e paralajmëruan disa herë avionin rus para se ta godisnin”, tha ai.

islampress
 
Aguron

Anëtar Aktiv
Titulli: Përplasje titanësh! Ja fuqia ushtarake e Rusisë dhe Turqisë në shifra

Para ca ditesh pashe nje emision per Isis pasurine qe kane (e cila vlersohet mbi 2 miliarde ) dhe si e kane bere kete pasuri (ku me prova, Isis ka bere dhe vazhdon te bej kontrabande petroli me turqit ashtu si dhe me pambukun ku turqit perfitojne nga shitja e lire e pambukut te shitur nga kontrabanda e Isis.. ndaj dhe rrobat i shesin me lire turqit ''Made in Turqi/Isis'' ) ..

Ndaj, mendoj se ne ate qe Putin ka shprehur ka dicka te vertete ..

Nafte nga ISIS blen edhe Franca.
 
Lauri

Anunnak

Vetem femijet nuk e kuptojne kete love. Isis=turqi,arabi,qatar &co. Ruset po bejne efektivisht ate qe usa dhe ue po llapin perpara mikrofoneve te mediave. Nafta qe del nga siria merr rrugen per turqi, rusia po ja bombardon te gjitha rruges. Nder te tjera po i bombardon ata tukomanet qe erdogan paguan per te spastruar kurdet ne ata zona ku ra edhe avioni.
Lindja e nje shteti kurd, eshte katastrofike per turqine= nje "siri" tjeter ne rajon.
 
Aguron

Anëtar Aktiv
Titulli: Përplasje titanësh! Ja fuqia ushtarake e Rusisë dhe Turqisë në shifra

Ata turkmenet ne Siri jane si puna e shqiptareve qe mbeten jashte kufijve te shtetit shqiptar pas 1913.
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Përplasje titanësh! Ja fuqia ushtarake e Rusisë dhe Turqisë në shifra

Thike pas shpine?! Normale per Turqnine. E kane ne ADN.

hajduti

Dikush te sjelli ate videokomentin e Gen. Wesly Clark, dhene CNN, nje rezume e qarte, e paster dhe per mua e sakte!!
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Përplasje titanësh! Ja fuqia ushtarake e Rusisë dhe Turqisë në shifra

Ksaj i thone ta krush me gjethe fiku me turkun.
Ushtrine qe ka ky i funit ,rusise i ngelet fiku ne fakt.
Mgjth sipas parashikimeve te nostradamusit te ri ,lufta e trete boterore do filloj ne qershor ku rusia ne aleance me kinen do ia vlojne amerikes.

Kshu tha kshu thomi
 
Do te dalesh nga ajo qebaptore katunaresh, kur ke ndermend te flasesh seriozisht ?! lol

hajduti
 
Aver

VIP
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Momenti kur turqit paralajmërojnë avionin rus

Mediat turke kanë publikuar një ditë pas rrëzimit të avionit rus, audion, në momentin kur zyrtarët e aviacionit turk i bëjnë thirrje pilotëve rusë që ndodhen në hapësirën ajrore të tyre e që duhet të largohen menjëherë.
“Ju flet forca ajrore turke. Po i afroheni hapësirës ajrore turke. Ndryshoni drejtim menjëherë”, thuhet në audio, raportojnë mediat e huaja.

legjenda

Tetova
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Me rrëzimin e aeroplanit luftarak rus Su-24, Turqia ka kryer akt lufte kundër Federatës Ruse. Ankaraja është duke luftuar për të ruajtur interesin e saj në konfliktin sirian, duke mbrojtur importin e naftës nga territori i kontrolluar nga Shteti Islamik.
Joaquim Flores në një analizë të tijën për raportet e fundit ruso-turke, shkruan se aeroplanët luftarakë turq kanë rrëzuar një aeroplan rus, kurse milicia e Turkmenistanit, nën komandën turke ndoshta ka vrarë të dy pilotët.

ثshtë e mundshme që kjo milici, si forcë kukull nën komandën e drejtpërdrejt të Ankarasë, ka kryer këtë aksion me miratimin e heshtur të shtetit.

Milicia e Turkmenistanit kishte rol mbështetës në mbështetjen e shtetit islamik në vendkalimet kufitare, dhe furnizimet e saj me naftë Turqinë, transmeton lajmi.net.

Turqia pretendon se aeroplani reaktiv kishte shkelur hapësirën ajrore, dhe për këtë është përgjegjëse drejtpërdrejt Rusia.

Në këtë deklaratë ekzistojnë vrima të shumta, të cilat qojnë se ky është një “akt lufte” nga ana e Turqisë.

Pyetja e parë është nëse hapësira ajrore e përgjithshme është shkelur.

Përgjigja e mëparshme ruse rreth incidentit të 5 tetorit duhet të konsiderohet si një sukses diplomatik afatshkurtër, por edhe si një dështim strategjik.

Rusia nuk e kishte kontestuar aso kohe se ka pasur shkelje teknike, por është mbështetur në faktorët teknik dhe ligjor siç janë shkalla e shkeljes së hapësirës ajrore, qëllimi i pilotit (fushëveprimi i misionit) dhe mungesa e pasojave.

Shkelja e hapësirës ajrore në vetvete është mentor së bashku me ligjin dhe marrëveshjet mes vendeve ndërkombëtare.

Faktorët që duhet të respektohen në arsyetimin ligjor dhe diplomatik të vendimit të një shteti për të rrëzuar një aeroplan, i cili dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore janë: mënyra dhe shkalla e shkeljes si dhe qëllimet e mundshme të pilotit.

Janë baza të arsyeshme, ato që kryesisht përmbajnë elemente të mjaftueshme ose ato që dëshmojnë qëllimet e vërteta të çështjes.

Në këtë drejtim shtrohet pyetja nëse pala që ka shkelur rregullat, ka një qëllim të hapur për një akt të tillë.

Kështu, faktorët që qojnë në përfundimin se përgjigja turke ndaj veprimeve ruse nuk është e përshtatshme janë:

1) Rusia nuk ka objektiva formale ose joformale në Turqi – dhe kështu aeroplani nuk përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Turqisë, nëse ajo interpretohet ligjërisht apo ushtarakisht.

2) Rusia nuk ka përfitime gjeopolitike në rast të shkeljes së hapësirës ajrore turke.

Kjo do të thotë se akti i Turqisë nuk është vetëm një reagim. Në këtë mënyrë mund të interpretohet si akt lufte.

Turqia kryen detyrën e NATO-s, krijimin e zonës së ndalim-fluturimit në veri të Sirisë

Qëllimi i zonës së ndalim-fluturimit në veri të Sirisë, ka për qëllim mbrojtjen e linjave të furnizimit të ISIL në veri dhe verilindje, duke përfshirë edhe ato në Irak.

Në përgjigje të agresionit turk, Putin ka deklaruar sot haptazi se shteti turk po mbështet terrorizmin e ISIS-it, dhe kështu deklarata e tij ka për qëllim të zgjidh shqetësimet.

A është aksioni turk kundër Rusisë provokim, apo përgjigje? Analiza tregon dy arsye, por me një tendencë për t’iu përgjigjur.

Turqia është duke luftuar të ruaj interesin e saj në konfliktin sirian, dhe mbrojtjen e importit të naftës nga territori i kontrolluar nga ISIS.

Rusia së fundmi i ka dhënë goditje të rëndë ISIS-it, me sulme mbi konvoj të kamionëve që transportonin naftë drejt Turqisë. Nga ky këndvështrim, Turqia ia ka kthyer Rusisë.

Djali i Erdoganit, Bilal Erdogan zotëron rreth 500 kamion-cisternë që i përdor ISIS për transportimin e naftës në Turqi, dhe këta kamionë janë djegur gjatë sulmeve ruse javën e kaluar.

Prandaj, vendimi i Erdoganit për të rrëzuar aeroplanin rus Su-24, është rezultat i qëllimeve të rëndësishme të NATO-s, si dhe rritjen e jostabilitetit të sundimit të AKP-së së Ergodanit. Këto objektiva janë:

1) Krijimi i një zone të ndalim-fluturimit të NATO-s në veri të Sirisë

2) Përshtypja e hapur e Turqisë si ithtarë të ISIS-it (për të minimizuar ndikimin e ndërhyrjes ruse)

3) Provokimi i një reagimi të fortë zyrtar të NATO-s, dhe ndoshta thirrja për Nenin 5, që do të jetë jashtëzakonisht i vështirë i aplikueshëm për Francën, apo ndoshta edhe për veprime të përbashkëta (me Rusinë) kundër ISIS-it. Kjo gjithashtu nënkupton aktivizimin e baterive gjermane kundërajrore që janë të vendosura në kufirin turk.

4) Nxitja për përgjigjen ruse, e cila pavarësisht nga natyra e përgjigjes do të ishte e parashikueshme, që Turqisë do ti sillte avantazh strategjik (të dini kohën e lëvizjes është shumë e rëndësishme në strategji).

5.) Përkrahja e vazhdueshme anti-ruse, dhe e opozitës pro-perëndimore në Rusi. Brenda Rusisë, kolona e pestë dhe e gjashtë do ta shfrytëzojë këtë incident kundër shtetit rus. E pesta do të thotë se është dëshmi se veprimet ruse në Siri prodhojnë pasoja të padëshiruara. E gjashta do të thotë se kjo është një dëshmi se Rusia duhet të ndjekë një forcë të fortë të ndërhyrjes.

6) Eliminimi i të gjitha propozimeve pozitive për gazsjellësin “turk” – dhe shtyrja e Rusisë drejt tubacionit të dytë të gazit deri në Gjermani (“Nord Stream 2”) – si e vetmja rrugë që NATO-ja më vonë mund ta ndajë dhe sulmojë përmes presionit mbi Berlinin.

7) Hakmarrja dhe “protesta e fortë”, për shkak se në objektivin e Rusisë ka qenë puna personale e Bilal Erdogan.

8.) Margjinalizimi i anti-opozitës së Ergodanit brenda Turqisë, dhe transferimi i dialogut kombëtar nga çështjet e brendshme në ato të jashtme.

Në këtë pikë është e vështirë që gjitha këto arsye të renditen sipas rëndësisë, por dy qëllimet e fundit ndoshta janë sekondare ose terciare në skemën e gjerë gjeostrategjike.

Pikat tjera të konfliktit midis Rusisë dhe Turqisë – një recetë për luftë totale

Luftën do ta shfrytëzonin vetëm klasa amerikane në pushtet, sigurisht përmes Atlantikut, dhe nevojave dhe kompleksit ushtarako-industrial dhe bankar të elitës së Londrës dhe Wall Street-it. Në këtë aspekt, duhet të pritet për gjëra tjera

1.) Rritja e mbështetjes turke për grupe ekstremiste të Tatarëve në Krime, që do të ishte një sulm i dyfishtë në Krime pas ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike nga Kievi. Këto grupe ekstremiste ekzistojnë në bazë të mbështetjes së Turqisë, dhe ato pa ndihmën e huaj nuk mund të mbijetojnë. Udhëheqja aktuale e moderuar e minoriteteve Tatarë mbështesin qeverinë e Krimesë, rrjedhimisht Rusinë.

2) Rritja e mbështetjes së Turqisë ndaj Azebajxhanit – mbështetja e qëllimeve të tyre në konfliktin me Armeninë mbi rajonet konstatuese kufitare, dhe ringjallja e projektit të dështuar Nabucco, në dritë të ngrirjes së projektit të gazsjellësit rus në Turqi, do të zbuste ndikimin e ftohjes së marrëdhënieve ruso-turke në tregjet e energjisë.

3) Turqia gjatë mbështetjes së ISIS-it, do të vazhdojë të bashkëpunojë me Katarin dhe Arabinë Sauditë në Khwarezm dhe rajonet turkmene në lindje të Detit Kaspik, për të krijuar një lidhje të plotë midis konflikteve në Kaukaz dhe Lindje të Mesme, derisa anëtarët e muxhahedinëve afganë, “al-Kaedës” do të përpiqen të depërtojnë në Uzbekistan dhe Turkmenistan.

4) Qëllimi final afatshkurtër do të rrezikonte stabilitetin pro-rus në Kazakistan, Uzbekistan dhe në republikat ruse të Dagestanit dhe اeçeni.
erdogan-k-euml-rkon-konflikt-tet-euml-arsye-pse-turqia-e-ka-rr-euml-zuar-aeroplanin-rus_hd.jpg
http://www.telegrafi.com/
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Përplasje titanësh! Ja fuqia ushtarake e Rusisë dhe Turqisë në shifra

Do te dalesh nga ajo qebaptore katunaresh, kur ke ndermend te flasesh seriozisht ?! lol

hajduti

Tani qebaptoret jane zgara ....
Pastaj une te verteten kam thene por ne menyren time kontraverse :p
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Përplasje titanësh! Ja fuqia ushtarake e Rusisë dhe Turqisë në shifra

Ksaj i thone ta krush me gjethe fiku me turkun.
Ushtrine qe ka ky i funit ,rusise i ngelet fiku ne fakt.
Mgjth sipas parashikimeve te nostradamusit te ri ,lufta e trete boterore do filloj ne qershor ku rusia ne aleance me kinen do ia vlojne amerikes.

Kshu tha kshu thomi
me cfare jua peshove forcat ushtarake ketyre vendeve, kishte koqe kandari apo ja fute kot me hamendje lol
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Përplasje titanësh! Ja fuqia ushtarake e Rusisë dhe Turqisë në shifra

me cfare jua peshove forcat ushtarake ketyre vendeve, kishte koqe kandari apo ja fute kot me hamendje lol

Ahh qe ma mbajne gishtat ate pergjigje qe meriton tashi.
Hajt mo po te kursej kte here.
Mos e perserit me!
Statistikat ti kam lene ty...une merrem me hamendje
Perben gje problem per ty?
 
Top