Konkursi i letersise 2018

Konkursi i letersise 2018

  • 3.Qendro , mos shko!

    Votat: 0 0.0%

  • Totali i votuesve
    12
  • Poll closed .

jana80

Super Moderator
Miq te kesaj teme po hapim konkursin e vitit ne oren e fundit te kesaj dite ku me mijera njerez sot kan shprehur ndjenjat.. kan dhuruar e kan marre konfermimin e ndjenjave ... dikush ka zgjedhur ta shpreh me trendafila dikush me dicka tjeter por ajo qe lidh kete teme me kete dite eshte pasioni eshte vete titulli i temes ...TRENDAFILA TE KUQ.. eshte dashuria per te shprehur ndjenjat, eshte deshira per ti ndare me te tjere...

Duke ju uruar si staf gezuar festen te gjithe te dashuruarve
ju prezantojme krijimet e ketij muaji me shpresen dhe deshiren te i lexoni, te i vleresoni, te i komentoni dhe ti votoni duke qene koherent qe pas cdo shkrimi eshte nje nga ne qe na dhuron nje copez te ndjenjes, qe ve ne dispozicionin tone kohe per ta krijuar dhe anashkalon cdo kritike qe ne i bejme..pra do ju ftoja qe kritikat jan te mirepritura por qe te mbetemi miq deshiroj si moderatore te kuptoje secili sasine e kripes qe do ajo gjelle qe gatoni!!

rosa_san-valentino.jpg

2. Endrra e nje nate dimri

Endrra jone e vetme ishte te kalonim cdo nete dimri sebashku.Zjarr i ngrohte e nje cati e drunjte mbi ne.Nga dritarja shikonim floket e debores qe derdheshin si melodi qiellore kur pa frike i dhame premtimin njeri tjetrit: "Sebashku deri ne perjetesi." Pastaj ti ike krejt papritur pa me marre leje, pa me dhene asnje haber. Fryma jot u nis drejt qiejve per te me vezhguar si yll polar. Qe prej asaj nate une nuk shoh me endrra. Cdo nate dimri mbulohem me jorganin e acarit dhe ftohtesise. Cdo nate vere numeroj yjet ne mos ke dal edhe ti. Shpresoj qe shpirti im nje dite te arrij te ngrohet serish, Ndoshta ne nje tjeter bote do te jemi serish: "une dhe ti."

3. Qendro , mos shko!

Jeta thone eshte si nje varke brenda shishes dhe sado te mundohesh ta vozitesh, pa ere s’mundesh. C’do dite me shume mundohesh , derisa behet edhe me e veshtire. Te bertasesh nuk zgjidh asgje ,sepse askush nuk do t’ia dije. E permes xhamit sheh te njejtat fytyra kureshtare , degjon te njejtat zera teksa shtiren ne keqardhjen e tyre. Ndaj mundohu te lundrosh vetem dhe pa u mbeshtetur askund.

Mos shko tani, qendro e pak …me mua!

E kur shpirtin te kesh cope dhe askush se ve re do te te nis trendafilat e mi te kuq. Shpirtin ato do ndezin , zemren do e shkrijne nga akulli , e erresira do zhduket ashtu lehte si siparet e nje skene gjigande .

Mos shko tani , qendro e pak …me mua!

Kam pritur kaq gjate qe ti te ankoroheshe ne shpirtin tim , dhe tani te nisesh nuk jam ende gati.
Une jam ende ne udhekryqin ku isha dhe pasqyrat qe shoh perreth , me bejne te shoh ty teksa shpirtin tim puth , gati per ti thene lamtumire!

Mos shko tani, qendro e pak….me mua prane!

4. Dashurise se panjohur.

Fytyren e kishte te pjalmet plot arome lulesh,dielli dic kerkonte ne syte e saj .
Duart e bardha fine, shtrengonin nje portofol mendafshi te bute,fustani i derdhej ne trup sic uji mbeshtjell brigjet e detit.
Trupi i saj sensual kujtonte pikturat e vjetra antike.
Se njihja por ndihesha i dashuruar me te.
Ishin kohet e dashurise pa fjale, me shpirt dhe shikim.

5. Ti e pritja ime

Te shikova
te nuhata
duart drejt teje i zgjata.

Te preka
te fola
deri jasht natyres sime
per ty dola.

Te takova
mu dhe tu dhashe
deri sa fatin ne duart e tua e lashe..

Te erdha
me erdhe
ike? ...Ika?
Nje trendafil, nje fjale
e prite...? E prita ...
se duhet te kishte ardhe!!

Lexim te kendshem !!
 
Last edited by a moderator:

NeVertiti

~Kohe & Stine~
E para kujton penen e kuqe,te ndonje shkrimtari te madh klasik.
Urime ati/asaj qe e ka shkruar!

Suksese dhe krijimeve tjera! :)
Te bukura!
 
Didi

C'est la vie.
Si fillim doje ti keshilloja Janes te modifikoj titullin e temes, beje krijimet sic e ka sondazhi (se nuk kuptohet..).

Sa per shkrimet, lexova si fillim dy poezit. Hera e pare qe sdi ke te zgjedh si me e pelqyera.
Po i adhurokam e dyja, waaa. U lumt atyre qe i kane shkruar!

Suksese te gjitheve, ah se dhe keto te tjerat i lexova, po poezit me rrembyen!
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
E para me perngjau me vargjet e Lasgushit.......

Sigurisht qe e votova
 
KAON

Anëtar Aktiv
Si kohe dashurie i paskeni lotuar gishtat ne pen :p .. urime krijueseve , na bejne te fantazojme e te rehatohemi ne nje dimension te adhurueshem.

Votimi eshte i fshehte :p
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Si kohe dashurie i paskeni lotuar gishtat ne pen :p .. urime krijueseve , na bejne te fantazojme e te rehatohemi ne nje dimension te adhurueshem.

Votimi eshte i fshehte :p

Votimi nuk eshte i fshehte, te fshehte jane krijuesit per te cilet ne mbyllje , behet me dije per gjithekend
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
1 shiiijjijiiiiiiiii dhe e fundit sh e kendshme ama 1shi peshon rende :)
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Ueeee sa te mira :fluturbardhe:

Ku do me detyroni ene mu me votu noj pizi :gat:
 
Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
E para me pelqeu....
Te gjitha krijimet ishin te bukura.
 
Vvetoni

Larguar
Të gjitha janë boshe dhe pa shpirt. Sikur janë shkruar sa për të thënë, pa ndjenja. Kësisoj, refuzoj të votoj.
 
Zana1

Braveheart
Me pelqen 2-shi , pavaresisht qe ka shume gabime ne te ... por me versionin tim ( ne mendjen time ) , do te ja jepja voten dhe do ta meritonte per mua.

Te tjerat po e njenta histori linje , pavaresisht muajve dhe temave te ndryshem/e . loool

Ps... Nderkohe qe vota e ime vazhdon te jete ne proteste per te njentat arsye, mjafton qe te jete ne dijeni hapur krijuesi.
 
Bukowski

Gjumash
2shi per mua mertiton, te tjerat permbajne pak sforcim(kjo me syrin tim kritik :D ) gjithsesi te bukura dhe te tjerat :respekt:
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
O Veton po cfare prisje ti, te marrin hanxhari e te coptojn zemren qe te kenaqet shpirti ty ?! (Shaka) Dakort jam nese nuk voton sepse ste kan prekur xhigirixhin e zemres, por te thuash se jan boshe mua me duket e tepruar! Ndoshta nuk ndodhesh ti ne ate stad per tu futur methell leximit.

Ndersa une ndryshe nga Vetoni, as s'forcim nuk pashe. Sh here kritikoj (bashke me shkrimin tim) ama kete muaj nqs keto shkrime kane dicka te perbashket ai eshte Spontaniteti dhe rrjedhshmeria ne mendime! Te 5ta sh shkrime te bukura!
Me kete nuk dua ti imponohem kujt qe ti pelqej pse po them une, ama po se bene gabim jane! :p
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Votimi behet deri momentin qe behet mbyllja e konkursit, kur mumdesia per te votuar nuk ekzuston me.
 
KAON

Anëtar Aktiv
Ndersa une ndryshe nga Vetoni, as s'forcim nuk pashe. Sh here kritikoj (bashke me shkrimin tim) ama kete muaj nqs keto shkrime kane dicka te perbashket ai eshte Spontaniteti dhe rrjedhshmeria ne mendime! Te 5ta sh shkrime te bukura!
Me kete nuk dua ti imponohem kujt qe ti pelqej pse po them une, ama po se bene gabim jane! :p

Mua me shum me preku menyra sesi ai i kritikoj shkrimet. Me nje arroganc e ftohtesi e cila nuk i pershtatet asnje prej 5 krijimeve. E te mendosh se ketu nuk kemi te bejme me penen e ismail kadares por me disa njerez te thjesht qe mundohen te japin me te miren nga brendesia e tyre. Mbase reflekton djali ëë
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Tek po lexoj 5-en,me ngelet merak qe s"kam dhe nje vote te dyte. :)
Mjafte e bukur!
 
Vvetoni

Larguar
O Veton po cfare prisje ti, te marrin hanxhari e te coptojn zemren qe te kenaqet shpirti ty ?! (Shaka) Dakort jam nese nuk voton sepse ste kan prekur xhigirixhin e zemres, por te thuash se jan boshe mua me duket e tepruar! Ndoshta nuk ndodhesh ti ne ate stad per tu futur methell leximit.

I dashur Kaon, para se të mendoj të shkruaj mendimin tim në këtë forum, e lexova secilin shkrim, një herë, dy herë, disa herë. Në ta pash çdo gjë pos shpirtit. Kur flet dhe shkruan për dashurinë, asaj duhet të i japësh vërtet dashurinë. Kur flet dhe shkruan për dashurinë, duhet të jesh në lartësinë e duhur për të folur për të, duhet të kesh dashuruar së paku një herë në jetë. ثshtë mendimi im se shkrimet e paraqitura në këtë temë, dhe shkruesit e shkrimeve akoma nuk kanë arritur në lartësinë e duhur për të shkruar për dashurinë. Ruana Zot, nuk kam gjykuar asnjërin nga shkruesit, por kam gjykuar si një lexues i thjeshtë i këtij forumi shkrimet e paraqitura në këtë temë.
Herën tjetër o Kaon, do të shkruaj ty dhe do të pyes. E para a kam të drejtë të shkruaj në këtë temë, e dyta çfarë kam të drejtë e çfarë jo të shkruaj në këtë temë, dhe së fundi do të shkruaj. Mos ma humb të drejtën të flas, se për të njerëzit edhe jetën e kanë dhënë!
 
Si mund te thuash qe nuk ka shpirt, kur aty flitet per dashurin ?! Do isha dakort me ty nese do gjykoje nga ana letrare, menyra e te shkruajturit por, te thuash qe jan ber pa shpirt un e them me bindje qe e ke tepruar. Ne vend te marresh parasysh anen pozitive, ku te pakten 5 veta ne kete forum moren iniciativen te bejn dicka kreative, ti i demoralizon me verdiktin tend stoik.Nese e ke marr personale pse te citova per ate qe shprehe un te them se fjala dhe mendimi jan te lira,por mos prit duartrokitje kur gjykon apo kritikon.Un te keshilloj te mi kursesh ironit apo parabolat vertikale nuk jam personi qe mund ti besh, ti hodhe helmin tend kritik pa te drejte e un jam nga ata njerezit qe nuk fal padrejtesit. Heren tjeter fol me veten para se te shkruash se mua ktu me ke i dashur veton.
 
Redaktimi i fundit:

Dhe unë mendoj se vota duhet të jetë '' treg '' i lirë, në të cilën secili mund të shpreh mendimin e tij. Besoj që asnjëri nuk duhet të "sulmoj" mendimin e tjetrit. Unë kam këtë bindje, dhe kjo është bindja ime. Mirë që ti ke tjetër, unë as që kam ndërmend të ndikoj te e jotja, por as ti tek e imja.

Shëndet.
 
Top