Konkursi letrar-Nentor-2014-Atdheut tim

Konkursi letrar-Nentor-2014-Atdheut tim

  • Tirane ime,

    Votat: 3 42.9%
  • Ditari me kater akte i Erës së mirë ...

    Votat: 2 28.6%
  • Shqiperi o vend i bekuar

    Votat: 2 28.6%

  • Totali i votuesve
    7
  • Poll closed .
Status
E mbyllur për postime të tjera.

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Pershendetje te gjithe antarve te FV,pershendetje miq te konkursit tone !! )...
Mire se erdhet ne sondazhin e konkursit letrar;_ "FV Ne Vargje & Ngjyra letrare!!


Muaj: Nentor-2014.
Tema e muajit Nentor: Atdheut tim

Me poshte do te gjeni krijimet e muajit Nentor ,qe jane derguar ne adrese te konkursit tone..!!



1 - Tirane ime,



2 - Ditari me kater akte i Erës së mirë ...


E premte

Sot nuk shkova në shkollë, u ndjeva keq. Shkollen e kishin mbyll, e mesuesin e kishin vra. Mësuesin që mundësoi që unë të shkruaj këto shkronja te ti ditar. Sa shumë po mërzitem, shumë! Babi tha që shkolla po mbyllet se po e ndryshojnë deren e shkollës, e pse me e mbyll shkollen? Unë i kapërcej telat e shkollës edhe hy brenda. Ndoshta një ditë edhe neve munden me na vra, sikur mësuesin Bashkim, po kam frikë shumë o ditar. Po e ndi gjyshen që po thotë që nuk ka shpresë, mami po qan shumë edhe po i thotë babit që me ik prej ketu. E unë? Mu nuk po me pyesin hiç. Pse me ik, pse? Dikur ky tymë qe del prej vendit ku janë shkijet ka me u humb, edhe ka me dalë dielli, apo ditar edhe për ne ka me pas diell?


E shtunë,

Sot e kam pushim, po edhe dje kam pushu. Mami ish smut, edhe sot kish kajt, pse o mam i thashë? Më tha se nuk ka asnjë problem veçse diçka i ka hy në sy. Ditar, unë jam e vogel ama jo kaq e vogel sa mos me mujt me e dallu lotin e mamit, mamit që e du shumë. Erdh babi edhe i tha mamit, bahuni gati se po shkojmë. Unë i lashë kukullat, shoqet e mia, e lash shpinë edhe Bardhin( ky osht qeni që e mbajmë ne shpi, asht shumë i mirë), babi nuk me la me e marë, sa shumë jam mërzit, sa shumë ditar.
Rrugës kam pa shumë qen tjerë që janë vra, u tutsha qe edhe Bardhin mos po na vrasin, rruges na ndalen shkijet, babi ua dha krejt paret, u nisem tash me ec, unë shumë e vogel, eca gjatë gjithë rrugës, edhe hiç nuk jam anku, sikur e kam ndje se kemi me qenë ma qetë. Gjyshi thojke, edhe pak edhe kaluem kufinin e shkijeve, o Zot, a e lam shpinë tonë? اka ju kemi ba që na përzunen prej shpisë? Shkollës? Sa keq po ndihem.


E diel,

Sa shumë po mërzitem,e di që një ditë kemi me u kthy në Kosovë, ne shpinë tonë, ne shkollen që e du shumë. Këtu nuk asht tu më mungu asgjë, ka shumë njerëz të mirë, veç jo si në shpi, du te shpija ditar! A e din ditar, 1 ditë du me u qu, edhe me besu që krejt kjo asht 1 andërr, 1 andërr e keqe, me shumë përbindsha. Unë kam pa plot andrra me përbindsha, po kjo nuk po kryhet ma. Kur ka me u kry kjo andërr e keqe ditar? Kur ma se jam lodhë, po e du shpinë, shoqninë, mesuesen Dritë, po du me flejt 1 natë, ne shpinë teme , prap po du me flejt në shpi.


E hënë,

Kosovë, po kthehem. Kosovë, sot po nisem. Po vij te ti Kosova jeme e mirë, e e amel. E din ditar, babi me tregojke përallat për lirinë, sa fjalë të mira me thojke. Po jo, fjalet ishin pak çka po ndjej unë tash, po ndihem sikur Pellumbat e agjës Bajram, të lirë, sa shumë i dojsha në luftë, tash po ndihem si pëllumb i bardhë.
Babi me përqafoj shumë, unë veç i lëshova durt në qaf, në përqafim të tij. Zemra jeme, prap u mbush, o Zot sa mirë, po kthehem.
Seni i parë që kam me ba ka me qenë me i ndihmu mamit, me i mbjell plotë lule, po i lutem Zotit që Bardhi ka me qenë mirë. Mami kish fol ne Kosovë, i thanë që nuk kemi shpi, unë i kqyra krejt e ju thashë " Mos u mërzitni, kemi me e ba shpinë ma të mirë edhe ma të madhe, deri sa ta bajmë për mu mos u mërzitni, flej edhe në tokë, veç në Kosovë po du "...


Rrëfim i një vajze, ditari të saj i cili ka kater akte, e premtja që e largon nga shkolla, e shtuna kur largohen nga vendi, e diel jasht atdheut, dhe e hena e mirë, e kthimit në atdhe.



3 - Shqiperi o vend i bekuar


Ngjitem lartesive te tua
Mbaj frymen nen qiellin tend
Mbushem me hijeshine e maleve
Shqiperi o i bukuri vend

Eci ne shtratin e lumenjve
Krahehapur shtrihem ne lendine
Nen ujvara mbushem me aroma
Luledele,manushaqe,trendeline.

Endem brigjeve kembezbathur
Mbi reren kristal, nen qiell te praruar
Jam yti, je imja per jete e mot
Shqiperi o vend i bekuar.




Keto ishin dhe krijimet tuaja te nderuar miq te konkursit tone..!
Ju falenderojme perzemersisht,qe i ndat me ne dhe na nderuat me dergimet tuaja..!!
Suksese te gjithe pjesemarresve..!!


Mos harroni dergimet tuaja te reja per muajn ne vazhdim Dhjetor me teme: Tinguj letrar & Endrra ime ne Sirtar
krijimet do te dergohen ne posten time private " NeVertiti " ose " Pinky " dhe do pranohen deri me daten 30 Dhjetor.


Per komentet tuaja klikoni ne linkun me poshte.


Komentet tuaja per krijimet letrare Nentor-2014!!
 
Last edited by a moderator:

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Konkursi letrar-Nentor-2014-Atdheut tim

Jan ditet e fundit te muajt e sondazhi Nentor ,ne pak dite do te mbyllet,lexoni krijimet e konkursit tone,ndajni me ne mendimet dhe opinionet tuaja me ne jepni voten tuaj..:))
Ju flm..!!
 

Aver

VIP
Titulli: Konkursi letrar-Nentor-2014-Atdheut tim

Votova numer 3 - Shqiperi o vend i bekuar


Thjeshte e bukur.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Konkursi letrar-Nentor-2014-Atdheut tim

Shqiperie o vend i bekuar..ket votova.
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top