Konkursi letrar-Tetor-2014-Ngjyra poetike & Simfoni Gjethesh

Konkursi letrar-Tetor-2014-Ngjyra poetike & Simfoni Gjethesh


  • Totali i votuesve
    8
  • Poll closed .
Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Pershendetje te gjithe antarve te FV,pershendetje per te gjithe miqet dhe mikeshat e konkursit tone !! )...
Mire se erdhet ne sondazhin e konkursit letrar;_ "FV Ne Vargje & Ngjyra letrare!!


Muaj: Tetor-2014.
Tema e muajit Tetor: Ngjyra poetike & Simfoni Gjethesh

Me poshte do te gjeni krijimet e muajit Tetor ,qe jane derguar ne adrese te konkursit tone..!!


1-Simfoni Natyre






2-Kur të bie shi...

Në vjeshte, atëherë kur bie shi,të lagemi e të bëhemi qull
mes buzëve të flasim pak fjalë,e të puthemi sikur të ishte mëkat, por mëkatin a nuk e duam që të dy?
le të ngrohemi bashkë, unë te gjoksi yt aty ku me dëshirë dua të digjem , e ndjenjat sikur të ishin varkë që lëkundën le të përplasen pa thënë gjë.
Kur bie shi, në tetor e nëntor ti do më jesh streha ime e mua do më kesh si mbuloj.
Kur mesnata do të na gjej së bashku e pranë nesh kur gjethet të biejnë e shikimet të struken,
e të përhumbën ,vetëm zemrat do të rrahin, nuk do ketë qelizë të ndarë sepse bashkë unë dhe ti, të bërë një do të jemi...





3-Ngjyra…..ne vjeshte

I perhumbur,
Me shikim ndaluar diku, ne natyre
Mbyll syte dhe ndjej
Aromen e nje perendimi vjeshtor,
Qe per dore me merr drejt pyjeve te shpirtit
Aty ku ngjyrat marrin drite,
Marrin jete.
E verdha, portokallia,
Jeshilja fluturojne ne krahet e eres
Ringjallen gjethet dhe kercejne tango per mua,
Behem njesh me to,
I lire nga mendimet
E leshoj veten edhe une ne valsin e natyres.
E per nje cast ngjyrat me pushtojne trupin,
Gjethet e arta dallohen lehte
Ne sfondin blu te horizontit,
Floket e tu kercejne si muzat e Dionisit,
Me eren qe fryn nga deti.
Shoh buzeqeshjen tende te arte,
Ngjyrosur edhe ajo ne pyje vjeshtore
Qe me merr per dore
E me con drejt shtigjesh plot jete
Ku notojne mijera anije me vela
Arritem,
Bluja e detit perzihet me blune e qiellit
Qiellin e kam prane ne syte e tu
Syte e tu me percojne jete,
Gezim,
Hare,
Pafundesi…



4-Ylberi me ngjyrat e shumta.....

Ngjyrat e gjetheve se di sikur ma kujton ylberin e Panveres.Ndoshta mundohem ne imgjinaten time ti shkri keto ngjyra dhe ta krijoj vertet nje ylber me shum ngjyra qe cdo njeri te pakten ka menduar se sa bukur do ishte ta preki ylberin.
Po papritmas me humb deshira per krijimin e nje ylberi me ngjyrat e gjetheve vjeshtore,,,
kur mendoj se pas shiut c"do her del ylberi,,
Ateher te ben te kuptosh se ato ngjyra kan perberje dhe te pikave te shiu, qe her pas here kan formen me te madhe dhe qe nga to pika fillon dhe te krijohet nje currel uji kur me von ben shtratin e vet te nje deti te gjer njekosisht dhe te thell,, ti nuk ke mundesi te kalosh ne asnje menyr, arsyje se nuk ka vark lundrimi per ty.
Deti tani eshte ne qetsi ,dhe ty te mbete te mbledhesh forcen ta kalosh ne nje menyr apo tjeter.
Shikon per rreth asnje levizje,qetsi ase edhe nje pulbardh nuk duket ne qijellin blu.Mbledh forc dhe kerkon doren e dikujt per ndime.
Ajo mungon, eshte tret dikun larg shum larg keti detit,qe dikur ishte ombrelle per mos te len asnje pik shiu ta turbulloj kthjelltesin e keti deti .
Per nje cast ulem dhe bisedoj me Detin.Ai vertet nuk ma kthen pergjigjjen ,por me degjon dhe her pas here me afrohet dhe me prek kembet sikur me jep shenje te futem ne det pa frik se mund te mbytem.
Shpirti ka koh se pa prek fundin e ati detin dhe nuk i friksohet se do behem banore i saj ,por frika eshte se trupin do e bartin nje dite dallget e deti e ta dergojne diku ne nje ishull te pa njohur , me (egersira )qe me pa durim do presin nje gjah te ri .
E shpirti kerkon trupin ti kthehet aty ne qetsin e fundit te deti,se vetem kur jan te bashkuar krijojn nje ylber dy ngjyresh te dal para shiut.



5-Ngjyrose jeten!

Ngjyrose jeten, hiqe cadren, mblidh floket, shkund shpirtin dhe ji e lire.
Vallezo ne shi, buzeqesh e lumtur dhe jeto!
Bej nje simfoni perfekte mes asaj qe ti do dhe asaj qe ke
Beje jeten nje simfoni perfekte me lumturine. Don te them nje sekret? Dua te cmendesh! Dua te shoh te cmendur
ne cdo 'por' tendin, atehere kur as gjumi ste ze ti je e cmendur, diku duke qeshur si e marre.
Me beso sheqerke e vogel, ti je nje mrekulli dhe mrekullite nuk meritojne te rrijne te fshehura, ata marrin fryme vetem nese te tjeret i vleresojne. Nuk eshte keq te jesh ne vjeshte. Sdo jete vjeshte per gjithmone.
O Perendi buza qe te dridhet kur tronditesh. Floket e tu te shprishur kur sje mire. Syte e tu qe purpuliten qe te zhdukin lotet dhe e gjitha kjo per dicka qe ty copeton cdo here. Te semur me keq se duhani. Ah jo haha, duhani te forcon, tymi te zhduk mendimet e felliqta. Te than ndjenjat dhe shpirtin, por ti je aty duke e thithur ate cigare edhe te fundit, edhe te fundit dhe te fundit deri sa dic e tille ska fund. Ndaj lere shpirtin tend te laget nga shiu i thate,sdo te copetoje me shume se sa tani shqerke!



Keto ishin dhe krijimet tuaja te nderuar miq te konkursit tone..!
Ju falenderojme perzemersisht,qe i ndat me ne dhe na nderuat me dergimet tuaja..!!
Suksese te gjithe pjesemarresve..!!


Mos harroni dergimet tuaja te reja per muajn ne vazhdim Nentor me teme: Atdheut tim
krijimet do te dergohen ne posten time private " NeVertiti " dhe do pranohen deri me daten 30 Tetor.

Per komentet tuaja klikoni ne linkun me poshte.


Komentet tuaja per krijimet letrare Tetor-2014!!




[/I]
 
Redaktimi i fundit:
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top