Kontrabanduesit e kontrabanduar

dr.Dugi

Anëtar i ri
Sot (23 prill 2010) duke filluar në orën 12:00, aktivistët e Lëvizjes VETثVENDOSJE! organizuan një aksion simbolik në lidhje me rastin e fundit të kontrabandës së bërë nga pjesëtarët e EULEX-it. Në aksion, simbolikisht u paraqitën Yves De Kermabo si dhe dy pjesëtarë të EULEX-it duke shitur mall të kontrabanduar nën firmën “EULEX commerce – Qendra tregtare për shitjen e mallërave të kontrabanduara”. Aty nuk mund të mungonte Hashim Thaçi i cili qeshte duke e deklaruar bashkëpunimin e fuqishëm që Qeveria e Kosovës e ka me këtë mision.

Më poshtë e keni arsyetimin politik të këtij aksioni.

EULEX-i është institucion i përsosur për zhvillimin e krimit. Pjesëtarët e këtij misioni kanë imunitet ndaj ligjit (pra janë mbi ligjin) dhe kështu, mund ta shkelin atë sa herë të duan. Por, kontrabanduesit kësaj radhe “gabuan” duke menduar që parajsa e krimit të tyre shtrihet edhe në shtetet e rajonit. Ata harruan që vetëm në Kosovë mund të sillen në këtë mënyrë!

Kontrabanda që e bënë pjestarët e EULEX-it nuk është rast i veçantë e i izoluar por përkundrazi kjo ngjarje është njëra nga ato të shumtat që flasin për natyrën e vërtetë të një misioni që është vetë i kontrabanduar.

Ky mision u bë plotësisht operacional vetëm atëherë kur e mori dritën jeshile nga Serbia. Duke pranuar që baza e tij juridike të ishte R1244, e të ishte neutral ndaj statusit të Kosovës. EULEX-i u kontrabandua nga Serbia. Kontrabandë është qenia e tij. Veprimet e tij, ashtu siç e pamë nuk mund të jenë ndryshe. Skandali i fundit është vetëm shprehja konkrete e natyres kontrabandë të këtij misioni.

E gjithë puna e EULEX-it është kontrabanda. Ky mision, përveç alkoolit, cigareve, etj. kontrabandon edhe protokolle me Serbinë, të cilat për nga dëmi janë pakrahasueshëm më të mëdha se sa të parat.

Shefi i EULEX-it Yves De Kermabon ka kërkuar hetim të menjëhershëm për këtë rast. Por, atij nuk i bënë fare përshtypje fakti që kontigjenti rumun i policisë së EULEX-it ka gjynahe edhe më të mëdha se sa ky i ditëve të fundit. Më 10 shkurt 2007 ky kontigjent (atëbotë pjesë e policisë së UNMIK-ut) vrau 2 demonstrues paqësor dhe plagosi mbi 80 të tjerë, por Yves De Kermabon asnjëherë nuk kërkoi që të hetohet ky krim.
Në vend të kësaj, EULEX-i rihapi procesin gjyqësor ndaj Albin Kurtit sepse Lëvizja VETثVENDOSJE! është pengesa kryesore për politikanët e korruptuar. E duke ua hequr atyre pengesat për korrupsion, EULEX-i po i ndihmon krimit në Kosovë. Kurse politikanët po ia kthejnë këtë “të mirë” me nënshtrim.
A nuk është kjo edhe një karakteristikë tipike për një mision të kontrabanduar?!

Politikanët na e sollën EULEX-in, pa i pyetur fare qytetarët. Ata kishin nevojë për këtë mision sepse përndryshe kush do t’ua mbulonte krimet?!

Nën ombrellën e “sundimit të ligjit” EULEX-i u bë sundues i ligjit. Duke qenë i tillë, ai është jolegjitim prandaj, duhet të largohet nga vendi ynë. Por jo i vetëm!
 
Top