• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kontracepcioni pas lindjes dhe gjatë dhënjes së gjirit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Gjatë kohës pas lindjes,​
është i mundur ovulacioni, dhe si pasojë e tij
mundësia që të mbeteni shtatëzënë, edhe atë edhe gjatë periudhës kur i
jepni gji foshnjes dhe para ardhjes së menstruacioneve të para pas lindjes.
Përdorni
një mjet kontraceptiv nëse nuk doni të mbeteni shtatëzënë
menjëherë.

4 mjete kontraceptive​
të cila nuk kanë asnjë efekt të dëmshëm në dhënjen
e gjiut ju këshillohen gjatë kësaj periode :

1. minipilula dhe minipilula (një formulë e re)
2. Depo Provera
3. prezervativi mashkullor apo femëror
4. spermicidi Benzaltex​
Vërejtje :​

  • Spiralja nuk mund të vihet më herët se 6 apo 10 javë pas lindjes


    [*]
    Në disa raste mund të përshkruhet një pilulë oestroprogjestative me një dozë shumë të vogël.


    [*]
    Diafragma mund të përdoret që pas muajit të 3-të pas lindjes

Dhënja gji fëmiut​
mund të jetë një mjet kontraceptiv gjatë 8 javëve të para
vetëm e vetëm nëse kushtet e mëposhtme janë përmbushur :


  • Nëse i jepni gji fëmiut në mënyrë intenzive minimum 6 herë brenda 24 orësh, e së paku një herë gjatë natës


  • Nëse i jepni fëmiut vetëm gjiun tuaj e jo edhe cucllën (me qumësht apo çaj)


  • Nëse nuk u kanë ardhur ende menstruacionet.

Në aspektin mjekësor, marrëdhënjet seksuale janë të mundshme nëse prerja (epiziotomia) eventuale është shëndoshur, dhe nëse gjakderdhja është ndalur. Megjithatë, marrëdhënjet seksuale rifillojnë kur femra dhe mashkulli e ndiejnë dëshirën për të çuar dashuri. Gjatë dhënjes së gjiut, vagina mund të jetë më pak e lagur gjatë marrëdhënjeve seksuale. Përdorimi i një gelli të yndyrshëm mund ta përmirësoj këtë ndjenjë të pakëndshme.
Gjatë përdorimit të një prezervativi, përdorni një gell (vajosës) që tretet nëujë (jo të yndyrshëm).​
 
Top