Kosovë, mungesë të dhënash për Veriun, KQZ vërejtje OSBE-së

Love

βeℓℓe â๓e
PRISHTINE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë vërejtje të shumta për të dhënat e mangëta të procesit zgjedhor të pjesës veriore nga ana e OSBE-së. Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së, duke e konsideruar si një raport tejet të vonuar dhe pa asnjë detaj se si ka rrjedhur ky proces në veri, ka thënë se me këtë KQZ-ja nuk po respektohet nga ky institucion.

75329.jpg


Kundër këtij raporti ka qenë edhe anëtari tjetër i KQZ-së, Florian Dushi. Megjithatë, sipas Dushit, më mirë një raport i vonuar se sa asnjë e dhënë. Ndërsa, Adnan Rrustemi ka thënë se me këso lloje të informatave për atë pjesë, OSBE-ja po vepron kundërligjshëm, ngase, sipas tij, po shkel memorandumin e nënshkruar për këto zgjedhje.

Në mbledhjen e KQZ-së, është bërë edhe akreditimi i mbi 30 mijë vëzhguesve të këtyre zgjedhjeve. Ndërkaq, është bërë e ditur se i gjithë materiali zgjedhor tashmë është shpërndarë në pothuajse 38 komunat, përfshirë edhe ato të pjesës veriore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme, sidoqoftë, ka vlerësuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen nesër.
BalkanWeb
 
Top