Kotorri: Ja pse u riktheva

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Kotorri: Ja pse u riktheva


Elbasanasi i portës dinamovite, pas shumë ecejakesh, dje pasdite është rikthyer në skuadrën blu. Elvis Kotorri, për gazetën “Sport Ekspres”, ka shpjeguar arsyet e kthimit. Së pari, kanë qenë dy biseda telefonike me zëvëndëspresidentin Avni Braçe, të cilat bënë të mundur kthimin e tij në skuadër. “Por, mbi të gjitha, janë të gjithë çunat e skuadrës, me të cilët kam folur përditë në telefon, të cilët kanë këmbëngulur që të kthehem në skuadër. Ashtu siç ka këmbëngulur dhe trajneri i portierëve, Ilir Bozhiqi. Të them të drejtën, edhe kur po stërvitesha, përsëri isha me atë mendjen për të ikur. Por, kjo është skuadra ime, ku kam shokët e mi, me të cilët kam luajtur një vit dhe kemi dalë kampion. E gjithë kjo periudhë më mësoi shumë gjëra. Pashë se, kush më do e kush nuk më do. Tjetra, edhe duke më telefonuar të gjitha skuadrat e kategorisë superiore, mësova se sa vlej në kampionatin shqiptar. E së fundi, gjithçka ishte dhe një apel për presidentët, të cilët kur të marrin të huaj, duhet t’i peshojnë mirë. Sepse kategoria superiore, apo futbolli shqiptar, ka lojtarë shumë më të mirë se ato që solli Zuleta në Tiranë. Unë nuk kam asjë personale me ta, sepse, në fund të fundit, janë punëtorë si unë. Por të paktën, kur të vijnë të huajt të bëjnë diferencën me ne. Ndoshta Zuleta kishte idenë që Shqipëria ka një futbolli diletant”.

Kotorri e ka ndjekur ndeshjen e parë të Dinamos me Modricën në televizor nga Pogradeci, ku stërvitej me Elbasanin deri të martën në mbrëmje. “Të them sinqerisht ? thotë Kotorri ? nuk e meritonim të humbisnim, sepse nuk ishte Modrica më e fortë se ne. Sikur të ishte skuadra që doli kampion, kundërshtarin që kishim të martën, jo vetëm që do ta mundnim thellë, por dhe do ta kalonim turin”. Dhe kujtohet: “Më duhet të falënderoj të gjithë ato që u interesuan për mua, por unë kam firmosur dhe do të bëj gjithçka mirë për Dinamon
 
Top