Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

con_uk

Anëtar i Nderuar
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takim me strukturat e PD-së në Kavajë foli për një dyndje të anëtarësimeve të reja në pak muaj që kjo parti ka kaluar në opozitë.

Por, në këtë takim nuk ishin të rinjtë e anëtarësuar në PD që tërhoqën vëmendjen, por kreu i PD-së i degës Kavajë, Ramadan Ushtuni.

shekulli

MasteR

I'm offline
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

Hajde more piktor hajde...akoma pa mbush vitin fillove nga mashtrimet fillove mos ti mbash fjalet
 
Aver

VIP
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

Po vjen era barut o burra.

Shpresoj te dal gabim.
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

Po vjen era barut o burra.

Shpresoj te dal gabim.

Ndryshe nga 21 Janari, kur Rama importoi individe horra nga qoshet e erreta dhe skutat e krimit dhe bixhozit, e kur mercenareve iu vu maska e qytetarit nga makineria e propagandes te çifçinjve te Rames, 20 Shkurti nuk do jete nje proteste per karrigen e nje individi, por per karrigen e tavolines se bukes se qytetareve, per karrigen e studenteve ne Universitet, per karrigen e qytetareve ne postet e tyre te punes, per karrigen e atij biznesmeni qe po falimenton, per karrigen e atij te papuni qe iu mbyll firma e huaj ku po punonte, per karrigen e atyre 20 mije familjeve te shofereve te furgoneve... per karrigen europiane te Shqiperise.

hajduti
 
Monique

With or Without u

Akoma i beson ktyre thagmave me horra???
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

Akoma i beson ktyre thagmave me horra???

Mund te jesh me e qarte?! Se me nje rrjesht nuk arrij te kuptoj. Sorry!
 
Al-01

Anëtar i ri
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

Hajde more piktor hajde...akoma pa mbush vitin fillove nga mashtrimet fillove mos ti mbash fjalet

Po si priske ti te mbaj premtimet ky per 5 muaj? saliu nuk i mbajti me 8 vjet!

Mund te jesh me e qarte?! Se me nje rrjesht nuk arrij te kuptoj. Sorry!

Ata ne protesten e 21 janarit nuk ishin horra (nuk mund ti fusesh te gjithe ne nje thes dhe ti quash horra) por ishin hallexhinj, ashtu sic ishin edhe ata qe u vran.
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

Po si priske ti te mbaj premtimet ky per 5 muaj? saliu nuk i mbajti me 8 vjet!

Ata ne protesten e 21 janarit nuk ishin horra (nuk mund ti fusesh te gjithe ne nje thes dhe ti quash horra) por ishin hallexhinj, ashtu sic ishin edhe ata qe u vran.

Video e bukur lol eshte mjaft terheqese politika e llafemedhenjve para votimeve...;).
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

Ne 4 muajt e fundit, Shqiperia ka pare me shume protesta spontante nga vete qytetaret e vete, pa nismen e opozites, se sa ka pare ne 24 vjetet e fundit pluralizem. Vete shqiptaret u ngriten te protestojne per armet kimike, vete shqiptaret po protestojne per shkaterrimet e ndertimeve me leje, vete shqiptaret po bllokojne rruget kombetare se me nje te rene te lapsit "qeveria e rilindjes" po le pa buke 20,000 qytetare te vetepunesuar si shofere furgonash, vete sindikatat e autobuzeve urbane po protestojne se kane 3 muaj pa marre rrogen e tyre.

Nese nuk do te dalesh ne shesh te protestosh se nuk ke arsye, mos dil. Por mos u shit dengla atyre qe po vuajne pasojat e keqqeverisjes ne Shqiperi. Vetem rritja e taksave qe hyri ne fuqi ne 1 janar 2014 po varferon gjithe shqiptaret eshte nje takse regresive mbi konsumin e gjere: nafte, alkool, kafe, etj. Dhe keto politika nuk varferojne vetem "demokratet" varferojne gjithe shqiptaret pa dallime partiake.

Keto protesta nuk do te tregojne "mbeshtetjen e qytetareve per opoziten", keto protesta do te tregojne se sa budallenj apo njerez me mend kane ngelur ne Shqiperi. Politikat e budallait qe kemi ne krye te qeverise po demtojne ekonomine e vendit dhe ekonomine familjare te gjithe shqiptareve. Do mesojme nese shqiptaret do ti ndezin driten jeshile budallait apo do ti thone STOP budallalleqeve te tij qe ben perdite.

Hajduti
 
PO eshte e vertet qe per armet kimike e per shume faktore te tjere shqipetaret me ne fund u ngriten vete, bile arriten ne ate pike sa iu kundervune politikes (e kete rast SB)....me thuaj sa e mundur ishte kjo ne periudhen kur qeveriste Berisha& Company?
mgjith ky eshte thjesht nje detaj i cili ben nje diference ne ngjarje ...por aspak nuk ngre peshe kur vjen puna te perballesh me problemet reale

Jam shume dakort me nje pjese te gjerave dhe pretedimeve qe ngrihen ne parim, Edi Rama nuk po i permbahet ne asnje pike programit qe premtoi por kete duhet ta kerkojme ne...JO PD e cila per 8 vite jo vetem nuk degjoj popullin e tij por e nenshtroi, keqperdori, shfrytezoi, rrahu , vrau ke i doli para interesave te saj

Kjo nuk eshte kauza e PD ,...por e popullit!

prandaj te lutem mos ti meshojme idese se PD po sensibilizon popullin per keqadministrim te pushtetit kur vete e beri per 8 vite rresht dhe ende nuk ka marre persiper fajet e saja. PD te gjithe kete e ben pikerisht per te mbuluar diellin me shoshe...por a mbulohet valle?
 
BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

Kush do dali ne proteste? Hajduti dhe militantet qe ngelen te papune per tu zevendesuar nga militantet e LSI (me shumice) dhe PS.

Hajdut,do t'morin per naiv me kto qe shkru. A thu se "Ti" nuk bere kerdine 8 vjet me rralle. Te thashe,do han dhe kto tjeret se gjynah.
Presim rrezimin e Qeverise! Kam ndezur 3 TV per te ndjek teatrin e Lulit me regjizor Saliun.

Ky Kreu i PD Kavaje eshte fiks fytyra e vertete e atyre qe Qeverisen 8 vite,ato qe ishin ne Policine qe "luftonte krimin",qe tradhetonte nga 4 oficere çdo aksion,ekzekutonte dhe Gjyqtare duke mos i len asgje mangut Italise te viteve 60'.
Kto shperthimet e tritolit marin nga 1 jete,ato shperthimet e para 6 viteve mernin 26 jete pernjeheresh dhe masakronin 1 fshat duke mos kursyer as foshnje.

Bejeni Tiranen Kiev qe populli te zgjohet!
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

Ajo cka me habit eshte ...se ata qe jane me PD sapo ti thua votova ndryshe sepse duhej nje rotacion, duhej te ndihej era ndryshim te emertojne direkte si militante, komunist, horr, pabuks etj etj epitete

nderkohe qe se fundmi po degjohen vetem per thagma....sic ishte edhe ajo e vizave per jabanxhijte, kur dihet aq mire se nga PD vetem vorpsi quhet disi autoktone..kusuri jane te tere jabanxhij

tashi hajde merre copen e mishit e po deshe analizoje, lodh veten
 
MasteR

I'm offline
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

Po si priske ti te mbaj premtimet ky per 5 muaj? saliu nuk i mbajti me 8 vjet!
.
Kush foli per kohen ?

Un thash qe per 5 muaj ky ka pohuar te kunderten e premtimeve te pakten mire qe si mban por genjeshtren e bukur te para 23 qershorit ta zgjaste dhe pak se akoma i kan te fresketa njerezit premtimet e bukura te tij
 
bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

Kush foli per kohen ?

Un thash qe per 5 muaj ky ka pohuar te kunderten e premtimeve te pakten mire qe si mban por genjeshtren e bukur te para 23 qershorit ta zgjaste dhe pak se akoma i kan te fresketa njerezit premtimet e bukura te tij

Qe nje sistem te funksionoj duhet rindertuar qe nga fillimi (duke dale nga skemat kush eshte socialist ose demokrat) te flasim sic e mendojm. Si mund te mbaj premtimet nje shtet e qeveri kur cdo institucion eshte i shkaterruar nga themelet. Duke filluar nga taksat, sherbimet spitalore etj etj plot.......... Megjithate PD-ste kerkojn doreheqjen e Edit...me duken me te lojtur sesa u duket piktori....Populli u ngrit kunder Sales, te tjere u vetdogjen e Sala doreheqje jo qe jo por e coi ne fund vendin e tha me arrogance se do qeverishte edhe 10 vjet te tjera...Keshtu qe populli (militantet :p) i shkret le te cohet e te kerkojn doreheqjen ..e te ven Salen prap ...pa kuptim me duket mua...O jemi budallenj ne o doktorri i zgjuar shume :p
 
Aguero

Anëtar Aktiv
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

Doktori po qe eshte me i zgjuari ne Shqiperi kete se luan kush.
Deshet Naton-hyte
Deshet Liberalizim vizash beri
Deshet infrastrukture beri gjithe ato rruge\
Deshet shumicen e bandave ne burgje i futi

Po si gjithmone ne shqiptaret presim mrekullira duke ditur se takati i shqiptareve kaq eshte sala nuk mund te krijoj milionera as nuk mund ta beje shqiperin USA por askush sja permend te mirat te gjithe kujtojne 21 janarin.

Jemi popull bukepermbyste te krahasosh shqiperin e viteve te 2000 me ate qe la Sala tani ngjajne sikur ajo ishte nje 5 shekuj me mbrapa qfare eshte bere me infrastrukturen edhe rruget e shqiperise...

Por ketu ne shqiperi e kam verejt se prona publike neperkembet si intereson askujt paradite vendosen shenjat e komunikacionit pasdite hiqen shiten per skrap e atehere fajet ka sali berisha.

Sali berisha kulture familjare njerzve pa moral smund te ju jap.
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

WTF......ende ka njerez ne koma?
 
Aguero

Anëtar Aktiv
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

Flet perqaçart ai qe eshte Kryeminister i vendit e keta merren me nje kryetar te PD te nje katundi si KAVAJA kjo eshte humor per mua...
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

WTF......ende ka njerez ne koma?

Lista e arritjeve eshte e gjate, packa se shqiptaret nuk i njohin apo vleresojne ato sa duhet.

- Arritja me e madhe politike e Sali Berishes eshte arritja e stabilitetit politik te vendit. Berisha ka perfunduar te plota dy mandate qeverises dhe kjo eshte nje arritje e madhe ne vetvete. Vendet tona fqinje, Italia e Greqia, i nderrojne qeverite e bejne zgjedhje te parakohshme cdo 6 muaj.

- Arritja tjeter e madhe politike e Berishes, qe ne vetvete tregon edhe maturine e tij politike, eshte krijimi e konsolidimi i koalicioneve fluide sic ishte ai me LSI per 4 vjet. Nuk eshte e lehte te qeverisesh me nje parti te spektrit te kundert, por ky ishte verdikti i votes se shqiptareve ne 2009 dhe Berisha beri te mundur qe ta mbante kete koalicion ne kembe. Te shumte ishin zerat e analisteve ne 2009 qe koalcioni PD-LSI nuk do ta kete te gjate dhe zgjedhjet e parakohshme jane afer, por ja qe koha i provoi si te paverteta. Berisha nuk ben me politike ne fushen e tij, por ne fushen e kundershtarit. Rekrutimi dhe afrimi rreth PD i gjithe krereve te larguar nga PS, duke i shtuar ata edhe ne lista, deshmon aftesite e tij politike dhe respektin qe ai gezon edhe tek kundershtaret e tij politike. Ilir Meta ka me shume besim tek fjala qe del nga goja e Sali Berishes se sa nga fjala e Edi Rames!

- Arritja me e madhe e qeverise shqiptare ne keto 8 vjet eshte perballimi me sukses i krizes se jashtezakonshme ekonomike qe ka mberthyer boten, BE dhe dy vendet tona fqinje: Italine e Greqine. Per nje vend te vogel si Shqiperia, kriza e vendeve fqinje do te kish patur pasoja te jashtezakonshme per vendin. Politikat ekonomike, fiskale dhe nismat per thithjen e investimeve te huaja, paten nje sukses te madh qe bene te mundur qe Shqiperia jo vetem ti beje balle krizes, por te kete edhe nje rritje ekonomike.

- Arritja tjeter e madhe e qeverise ne keto 8 vjet ishte reforma fiskale me futjen e takses se sheshte 10% si tatim mbi fitimin. Nje nisme e guximshme qe ishte katalizatori kryesor i zhvillimit te biznesit te vendit dhe thithjes se investimeve te huaja. Kjo ka bere qe biznesi te kete nje besim te plote tek qeveria dhe taksa e sheshte e te mbeshteti hapur e fort Berishen ne zgjedhje, pasi alternativa e socialisteve eshte taksa progresive qe eshte regresive per biznesin privat.

- Nje tjeter arritje e madhe e qeverise ne keto 8 vjet eshte vendosja e shtetit ligjor. Jane me dhjetra bandat famekeqe qe jane shpartalluar ne vend, me mijera tonelatat e droges se sekuestruara nga policia, qindra kriminele jane sot ne burg pasi jane kapur nga policia per krimet e bera. Shqiptaret harrojne shtetin narkotik e skafist qe socialistet krijuan ne 8 vjetet e tyre ne pushtet dhe qe Berisha trashegoi ne 2005 kur erdhi ne pushtet. Kuptohet qe ngelet ende shume pune per te bere, por kjo nuk duhet te nenvleftesoje arritjet aktuale. Tek shqiptaret eshte rikthyer frika e ligjit dhe forces se shtetit dhe Shqiperia nuk eshte me Kolumbia e Evropes.

- Fale atyre arritjeve me lart, qeveria shqiptare arriti te realizoje edhe dy objektiva historike: a) anetaresimin ne NATO b) liberalizimin e vizave me BE. Shqiptaret levizin sot lirshem ne Evrope pa viza. Gjithe sistemi i korrupsionit te vizave prane ambasadave u shkaterrua. Dhe qeveria ne keto 8 vjet e ka deshmuar me vepra e me pune perkushtimin e saj per ta pare Shqiperine si vend anetar me te drejta te plota ne BE.

- Nje tjeter arritje e madhe eshte reforma ne administraten publike. Korrupsioni rreth tenderave publike mori fund pasi tenderat nuk mbahen me sirtare ministrash por publikohen ne faqe interneti per gjithe bizneset private te vendit apo te huaja te interesuara. Shkurtimet ne numrin e ministrave ne qeveri, shkurtimet ne numrin e te punesuarve ne administraten publike, kane bere qe qeveria shqiptare te jete me efikase ne punen e saj. Qeveria ka investuar e po investon edhe per trajnimin e administrates publike per te futur frymen e profesionalizmit ne rradhet e buxhetoreve publike.

- Nje tjeter arritje e madhe edhe pse jo plotesisht e suksesshme eshte politika e privatizimeve te gjitha ndermarjeve te medha publike. Privatizimet e ndermarrjeve publike jane arma me e mire kunder korrupsionit ne vend dhe sigurojne te ardhura te mjaftueshme qe investohen ne vepra publike qe ndikojne ne mireqenien e qytetareve shqiptare.

- Investimet ne infrastrukturen shqiptare jane nje tjeter arritje e madhe e qeverise Berisha ne keto 8 vjet. Keto kane patur nje ndikim te jashtezakonshem jo vetem ne transport por edhe ne integrimin dhe zhvillimin ekonomik te zonave te thella te vendit. Me perfundimin e ketyre projekteve, koha qe do t'iu duhet njerezve dhe mallrave per te levizur nga cepat me veriore e jugore te vendit ne Tirane e Durres do te pergjysmohet si kohe.

- Politikat e dhenies me koncensioneve te burimeve hidrike per tu shfrytezuar per te prodhuar energji kane qene shume te suksesshme. Investimet private te vendit e te huaja ne energjitiken shqiptare sot jane sot disa miliarda dollare. Dhe nese gjithe keto projekte perfundojne me sukses, eksporti me i madh i Shqiperise ne vitet e ardhshme do te jete energjia elektrike.

- Nismat dhe politikat e qeverise per te promovuar turizmin e te gjitha llojeve ne Shqiperi kane qene teper te suksesshme. Shqiperia sot rendit si nje nga destinacionet me te mira ne bote per turizmit nga kompani prestigjoze te turizmit.

etj....

Hajduti
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

Hajduti,disa hapa sidomos politik,do ishin bere kush do te kishte qene ne pushtet.,sepse i kishte nxit vete koha.
Per disa gjera ke te drejt,per mendimin tim.
Se dhe Edvina,(hahahahaha,siq i thone ca)qe eshte tani ne pushtet,sipas disa informacioneve qe kam une,nga media,e jo vetem. Po i mbyte popullin me taksa,dhe biznesin e vogel po e falimenton,ne njefare forme.
Oligopolet ekonomike te ngjyres ps,ka filluar e po i formon mjaftueshem,,etj etj.
Po ben reprezarie te tmerrshme,ne puntoret e administrates,duke zevendesuar me militant dhe ngjyre PS.
Dhe e sigurte qe as ne Qershor ne nuk marrim statusin,vetem ne qofte se Edi ben noj marveshje te fsheht detare me grekun,Gje e cila dhe mund ta bej Edi me kompanin e tij.Nuk ehste ndnoje cudi e madhe,sdo ishte hera e pare qe shitemi piste nga politikanet tane.
Ndersa per ate piken e pare fare Hajduto :p lere se Sales s"ka pas "rob" qe t"ia merrte pushtetin..ahahhahaha..:p
Jo se e ka mbajt aq gjate prej fjales se lire e votes se lire te popullit.(Ka dhe Sala maktatet e tij politike me thas)
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

Dhe e sigurte qe as ne Qershor ne nuk marrim statusin,vetem ne qofte se Edi ben noj marveshje te fsheht detare me grekun,Gje e cila dhe mund ta bej Edi me kompanin e tij.Nuk ehste ndnoje cudi e madhe,sdo ishte hera e pare

Te lumte! Ne fakt nentavoline po diskutohet ceshtja detare. Jo me kot shkuan Min Brendshem Tahiri, Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, Ministri Jashtem Bushati, Zv. Kryeministri Peleshi, ne nje kohe te shkurter. Po te kesh qene e vemendshme, pritjet e zyrtareve shqiptare, eshte bere nga autoritet me te larta Greke, gje qe nuk e kane bere me pare! Uroj qe e kam gabim, koha do ta tregoje!

ka edhe sb mekatet e tij politike...

Plotesisht e drejte dhe mund te vecoja:

- Mosperfundimi i zgjidhjes se ceshtjes se prones private.

- Mosperfundimi i zgjidhjes se ceshtjes se legalizimeve te ndertimeve pa leje.

- Deshtimi i tenderit publik per privatizimin e Albpetrolit, edhe pse nuk ishte faji direkt i qeverise.

- Sistemi publik i mjekesise ne vend vazhdon te jete ne gjendje te mjerueshme me zona te tera te vendit pa ndihmen minimale mjekesore.

- Reforma ne arsimin privat rezu
loi ne nje fiasko te madhe duke prodhuar kuadro me diploma te blera.

- Qendrimi ndaj CEZ ishte nje precedent i keq i qeverise shqiptare ndaj biznesit. Qeveria vuri perpara ligjit dhe drejtesise interesat e veta politike kur CEZ u preu energjine elektrike atyre qe nuk paguanin faturat. Vete shteti dhe ndermarrjet shteterore nuk paguanin faturat e energjise.

- Deshtimi me i madh politik i Berishes ne keto 8 vjet ishte emerimi i Bamir Topit si president i vendit. Jo vetem qe Bamir Topi nuk beri te mundur reformen e sistemit te drejtesise ne vend, por ai u be pjese e atij sistemit te korruptuar ne te gjitha emerimet e tij, duke filluar nga kryeprokuroria e deri tek Spahiu i KLD. Edhe sot e kesaj dite, 8 vjet me pas, sistemi i drejtesise ne Shqiperise eshte po aq i korruptuar sa ne vitin 2005. Ky eshte problemi numer nje i Shqiperise sot pasi ky sistem i korruptuar pengon vendosjen e plote te shtetit ligjor ne vend dhe e mban Shqiperine larg anetaresimit ne BE.

Hajduti
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

Hajdut do te te pergjigjem per te tera....por perpara me thuaj vertet i beson ato qe ke shkruar? vertet ti ke jetuar ktu gjate kesaj kohe?

flm
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

Lista e arritjeve eshte e gjate, packa se shqiptaret nuk i njohin apo vleresojne ato sa duhet.
(Nese si vleresojne Shqiptaret kush jane ata qe I vleresojne? Kush je ti? Kush jane mbeshtetesit tuaj? C’kombesi kane ata? )

- Arritja me e madhe politike e Sali Berishes eshte arritja e stabilitetit politik te vendit. Berisha ka perfunduar te plota dy mandate qeverises dhe kjo eshte nje arritje e madhe ne vetvete. Vendet tona fqinje, Italia e Greqia, i nderrojne qeverite e bejne zgjedhje te parakohshme cdo 6 muaj.

Mos te harrojme ate cka ndodhi ne 2005 , PD nuk I fitoi zgjedhjet ,ishte Fatos Nano ai qe lejoi te ndodhte rotacioni politik pikerisht duke njohur natyren e eger dhe bandite te kundershtarit . Mos harrojme historite e stisura qe ndodhen ne 2008. Gjithcka u be me nje motiv te percaktuar. Nese ti quan arritje dhunen per te mbajtur pushtetin ,me vjen keq por nuk bashkohemi ne kete pike. Ne 2009 me thuaj pak rezultatin qe dolen zgjedhjet. Berisha sepse nuk fitoi ate cka ti pretendon iu desh te bente marreveshjen me te peshtire ne jeten e tij. Ty tu duk se kjo qeveri prodhoi sukses? Prodhimi I suksesit te ketij incesti u pa qartazi ne 21 janar.
- Arritja tjeter e madhe politike e Berishes, qe ne vetvete tregon edhe maturine e tij politike, eshte krijimi e konsolidimi i koalicioneve fluide sic ishte ai me LSI per 4 vjet. Nuk eshte e lehte te qeverisesh me nje parti te spektrit te kundert, por ky ishte verdikti i votes se shqiptareve ne 2009 dhe Berisha beri te mundur qe ta mbante kete koalicion ne kembe. Te shumte ishin zerat e analisteve ne 2009 qe koalcioni PD-LSI nuk do ta kete te gjate dhe zgjedhjet e parakohshme jane afer, por ja qe koha i provoi si te paverteta. Berisha nuk ben me politike ne fushen e tij, por ne fushen e kundershtarit. Rekrutimi dhe afrimi rreth PD i gjithe krereve te larguar nga PS, duke i shtuar ata edhe ne lista, deshmon aftesite e tij politike dhe respektin qe ai gezon edhe tek kundershtaret e tij politike. Ilir Meta ka me shume besim tek fjala qe del nga goja e Sali Berishes se sa nga fjala e Edi Rames!
Per kete pak a shume tu pergjigja me siper . Nuk ka sukses kur mjeti I perdorur eshte dhuna per te mbyllur gojen tjetrit. Une nuk shikoj c’prodhon Saliu ne vetvete por ate cka ai prodhon per mua. Per mua politika e tij nuk ka qene kurre pro vendit tim , por pro familjes se tij ..te mirave te tij .

- Arritja me e madhe e qeverise shqiptare ne keto 8 vjet eshte perballimi me sukses i krizes se jashtezakonshme ekonomike qe ka mberthyer boten, BE dhe dy vendet tona fqinje: Italine e Greqine. Per nje vend te vogel si Shqiperia, kriza e vendeve fqinje do te kish patur pasoja te jashtezakonshme per vendin. Politikat ekonomike, fiskale dhe nismat per thithjen e investimeve te huaja, paten nje sukses te madh qe bene te mundur qe Shqiperia jo vetem ti beje balle krizes, por te kete edhe nje rritje ekonomike.

- Arritja tjeter e madhe e qeverise ne keto 8 vjet ishte reforma fiskale me futjen e takses se sheshte 10% si tatim mbi fitimin. Nje nisme e guximshme qe ishte katalizatori kryesor i zhvillimit te biznesit te vendit dhe thithjes se investimeve te huaja. Kjo ka bere qe biznesi te

- Nje tjeter arritje e madhe e qeverise ne keto 8 vjet eshte vendosja e shtetit ligjor. Jane me dhjetra bandat famekeqe qe jane shpartalluar ne vend, me mijera tonelatat e droges se sekuestruara nga policia, qindra kriminele jane sot ne burg pasi jane kapur nga policia per krimet e bera. Shqiptaret harrojne shtetin narkotik e skafist qe socialistet krijuan ne 8 vjetet e tyre ne pushtet dhe qe Berisha trashegoi ne 2005 kur erdhi ne pushtet. Kuptohet qe ngelet ende shume pune per te bere, por kjo nuk duhet te nenvleftesoje arritjet aktuale. Tek shqiptaret eshte rikthyer frika e ligjit dhe forces se shtetit dhe Shqiperia nuk eshte me Kolumbia e Evropes.

Kete pjesen te sugjeroj ta shikosh edhe njehere , sepse kam pershtypjen se nuk eshte fare korrekte te genjejme dhe te marrim e te flasim mbi nje fjalim electoral, une dhe ti ktu jemi popull.
• Lazaratin te lutem mos ma harro
• Evazionin fiscal mos ma harro
• Klientelizmin mos ma harro
• Monopolizmin mos ma harro
• Edhe ato bandat qe jane brenda llojit mos I harro

- Fale atyre arritjeve me lart, qeveria shqiptare arriti te realizoje edhe dy objektiva historike: a) anetaresimin ne NATO b) liberalizimin e vizave me BE. Shqiptaret levizin sot lirshem ne Evrope pa viza. Gjithe sistemi i korrupsionit te vizave prane ambasadave u shkaterrua. Dhe qeveria ne keto 8 vjet e ka deshmuar me vepra e me pune perkushtimin e saj per ta pare Shqiperine si vend anetar me te drejta te plota ne BE.

- Nje tjeter arritje e madhe eshte reforma ne administraten publike. Korrupsioni rreth tenderave publike mori fund pasi tenderat nuk mbahen me sirtare ministrash por publikohen ne faqe interneti per gjithe bizneset private te vendit apo te huaja te interesuara. Shkurtimet ne numrin e ministrave ne qeveri, shkurtimet ne numrin e te punesuarve ne administraten publike, kane bere qe qeveria shqiptare te jete me efikase ne punen e saj. Qeveria ka investuar e po investon edhe per trajnimin e administrates publike per te futur frymen e profesionalizmit ne rradhet e buxhetoreve publike.

- Nje tjeter arritje e madhe edhe pse jo plotesisht e suksesshme eshte politika e privatizimeve te gjitha ndermarjeve te medha publike. Privatizimet e ndermarrjeve publike jane arma me e mire kunder korrupsionit ne vend dhe sigurojne te ardhura te mjaftueshme qe investohen ne vepra publike qe ndikojne ne mireqenien e qytetareve shqiptare.

- Investimet ne infrastrukturen shqiptare jane nje tjeter arritje e madhe e qeverise Berisha ne keto 8 vjet. Keto kane patur nje ndikim te jashtezakonshem jo vetem ne transport por edhe ne integrimin dhe zhvillimin ekonomik te zonave te thella te vendit. Me perfundimin e ketyre projekteve, koha qe do t'iu duhet njerezve dhe mallrave per te levizur nga cepat me veriore e jugore te vendit ne Tirane e Durres do te pergjysmohet si kohe.

- Politikat e dhenies me koncensioneve te burimeve hidrike per tu shfrytezuar per te prodhuar energji kane qene shume te suksesshme. Investimet private te vendit e te huaja ne energjitiken shqiptare sot jane sot disa miliarda dollare. Dhe nese gjithe keto projekte perfundojne me sukses, eksporti me i madh i Shqiperise ne vitet e ardhshme do te jete energjia elektrike.

- Nismat dhe politikat e qeverise per te promovuar turizmin e te gjitha llojeve ne Shqiperi kane qene teper te suksesshme. Shqiperia sot rendit si nje nga destinacionet me te mira ne bote per turizmit nga kompani prestigjoze te turizmit.

keto te tjerat po ti le pa pergjigje , jo se skam cte them ….por as ti vete jam e bindur nuk I beson 100%

Kam bindjen per kete
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Kreu i PD-së Kavajë flet përçart (VIDEO)

Meqe edhe ti "Arritjet" si ke nga perceptimet e tua , dhe prandaj te thashe qe thelle thelle si beso as vete .....keto jane te shkruara dhe konceptuara nga tjeter kush. :)

nderkohe po te sjelle edhe une fakte te nxjerra jo nga une , por dikush tjeter

1. 21 Janari

21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeverie pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

2. Gërdeci

Gërdeci është krimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli, drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

3. Shitja e detit Greqisë

Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. ثshtë konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.

4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës

19. 9 Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u akuzua. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.

5. 52 hidrocentrale në duart e klanit të familjes

Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshme. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.

6. 9 vendime për Samir Manen

Qeveria e Sali Berishës mund të konsiderohet si një satelit i biznesmenit të njohur Samir Mane.
Kjo qeveri ka marrë të paktën 9 vendime për interesa të Samir Manes. Ky njeri shfaqet kudo; te minierat, plazhet, borxhet, elktroshtëpiaket, supermaketet, qendrat tregtare, ndërtimi i pallateve, tenderat e autobusëve, ngjyrosja e naftës, pullat fiskale etj., thua se nuk ka mbetur tjetër për t’i ofruar shërbime shtetit shqiptar.

7. 20 ligje klienteliste

Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noterie të qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.

8. Skandali me ngjyrosjen e karburanteve

Kompania koncesionare e Samir Manes "Global Fluids”, fitoi monopolin e ngjyrosjes së karburanteve, me një investim total vetëm 4 milionë euro. Nga ky koncesion, kjo kompani do të përfitojë 200 milionë euro për një periudhë 10-vjeçare.

9. Shitja e Albtelekomit

1. Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.

10. Përgjimi nga Spartak Ngjela

5 Prill 2006: Spartak Ngjela, ish sekretar i marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, realizon një përgjim mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha në zyrën e Jozefina Topallit. Në përgjime Ngjela akuzon Berishën: “Ti e ke idhull Enverin”.

11. Dritan Berisha

Qershor 2006: Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha, i punësuar në Ministrinë e Brendshme shkakton një incident me armë zjarri përpara hotel “Dajtit” në qendër të Tiranës, në qershor të vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndërhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishës emërohet në sektorin e kurrikulave në Akademinë e Rendit vetëm një vit më vonë. Më pas emërohet në diplomaci.

12. Shpërblimi i Jean Paul Carteron

Nëntor 2006. Berisha shpërblen 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen.

13. Fshesa në administratë

Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.

14. Fahri Balliu

15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.

15. Ligji i gjobave

Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit “për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” ose atë që u konsiderua si “Ligji i gjobave”. Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në gjykatë kushtetuese.

16. Skandali me shkollën e Korçës

Qershor 2007: Del skandali i shkollës “Omiros” në Korçë. Ministria e Arsimit që miraton kurrikulat e shkollës, miratoi edhe një tekst historie në këtë shkollë greke në Korçë, duke deformuar historinë e Shqipërisë. اështja hapi debate të shumta në parlament, opozita kërkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.

17. Gjobat ndaj mediave

15 Korrik 2007- Qeveria vendos një gjobë marramendëse ndaj televizionit Top Channel. Bëhet fjalë për gjobën e 13 milionë eurove, nën arsyetimin evazion fiskal. Një rast i paprecedent në vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjëherë, ndërkohë që është ende e vlefshme.

18. Trafiku i armëve

18 Korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria, në drejtim të Armenisë. Tregtia e armëve shkaktoi një superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjëherë i dërgoi letër Konferencës Islamike për penalizmin e Tiranës zyrtare. Armenia në këtë kohë ishte në konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipërisë si një akt kundër Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndërmarrja Meico.

19. Minierat

29 Gusht 2007: Vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.

20. Lazarati

8 Shtator 2007: Mungesë totale rendi në Gjirokastër. 100 lazaratas fusin në komisariat të gjithë policët. Djegin edhe godinën e komisariatit. Shkak u bë vrasja nga forcat RENEA të të kërkuarit Sabri Shurdhi.

2e1. Gjoba, biznseve

15 Shtator 2007: Arrestohet kreu i Tatimeve të Tiranës, Flamur Mallkuçi, së bashku me 4 inspektorë të tjerë. U vinte gjoba, bizneseve.

22. Tenderat e rrugëve

18 Shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugëve, arrestohet zv.ministri i Transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugëve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore. Kërkonin ryshfet për fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janë jashtë dyerve të burgut të gjithë të akuzuarit për ryshfet gjatë kësaj kohe.

23. Lobimet

28 Shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishës me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijë dollarësh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare një ditore dhe kërkoi që kontrata të ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet për Tom Ridge.

24. Shkarkimi i Sollakut

21. 6 Nëntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku në dorën e Bamir Topit. Dëshira e fundit e Sollakut: “Zoti e shpëtoftë Shqipërinë”. Shkarkimi u bë me anë të votimit me 77 vota pro, 36 kundër dhe 3 abstenime.

25. Vëllai i Ilir Rusmalit

14 Nëntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve, Saimir Shehri. Akuzoi vëllain e ish ministrit të Drejtësisë Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte për një tender te Drejtoria e Burgjeve. Vetëm një ditë më vonë, në 15 nëntor, jep dorëheqjen Ilir Rusmali, i cili akuzoi Berishën se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.

26. Dosja e “Argita Berishës”

Hapet dosja e “Argita Berishës”, vajzës së kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga Regjistri Kombëtar, ndërkohë që vajza e kryeministrit vërtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit të saj tregtar. Pas presionit të medias, Argita Berisha bën ndryshimin e deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve: në datën 4 shkurt 2008 figuronte si “shërbim konsulence dhe avokatie”, ndërsa në 8 shkurt u shndërrua në aktivitet të përgjithshëm.

27. Skandali i MEICO-s

28 Mars 2008: Publikohet artikulli i New York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin.

28. Presioni ndaj Financial Times

2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times, që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.

29. Spotet turistike

8 Prill 2008: Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja.

30. Arben Sefgjini

5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.

31. Lufta me Topin

16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrëzon kandidaturat e Bamir Topit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi i këtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, SHBA, OSBE, dhe Këshilli i Evropës kundër praktikave të ndërhyrjes së qeverisë në institucionet e pavarura.

32. Kunati i Ferdinand Pone

11 Korrik 2008: Prangoset kunati i zv.ministrit Ferdinand Pone. Pas hetimeve për pazare në zonën e bregdetit ndalohen tre ish zyrtarë të hipotekave. Arrestohet edhe sekretari i degës së PD në Vlorë. Ish drejtori Genc Panozaqi i lidhur me Ferdinand Ponin. Në 2005 kandidoi për deputet në Vlorë, pas humbjes u emërua të zyra e Kthimit të Pronave.

33. Ligji për prokurorinë

1 Gusht 2008: Qeveria përgatit ligjin për prokurorinë. Shkakton reagime të forta nga SHBA. Akuza e SHBA: Presione të forta për të vënë nën kontroll prokurorinë. Flet edhe Berisha: Shqetësimet e SHBA për ligjin për prokurorinë, një trillim

34. Plantacionet e hashashit

13 Gusht 2008: Filmohen plantacionet e hashashit që ujiten me autobote shtetërore. Qeveria dhe policia nuk pranojnë dot dështimin në luftën kundër kultivimit të kanabis sativa.

35. Trafiku i drogës

26 Gusht 2008: Gjendet 1 kilogram kokainë në makinën e ambasadorit shqiptar në itali. Skandali në Milano. Policia prangos Arsen Selmanllarin, shoferin e ambasadorit Llesh Kola. Arsen Selmanllari, kushëriri i parë i Rahman Selmanllarit, shokut të ngushtë të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit.

36. Zhdukja e Kosta Trebickës

13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti, ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan, nxorën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.

37. Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita

5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve të 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, Shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.

38. Skandali me bujqësinë

1 Shtator 2008: Një tjetër skandal në fushën e bujqësisë. Shfaqet për herë të parë misri pa kokrra. Sabotohen të gjithë fermerët shqiptarë. Farën e misrit pa kokrra e solli në Shqipëri Fiqiri Ismaili. Pas më shumë se një jave ankese nga të gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithë fermerëve. Ndërkohë, dështimi i prodhimit të misrit në Shqipëri, favorizoi Serbinë.

39. Largimi i FMN

23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode.

40. Lejet e ndërtimit

26 Tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.

41. Ligji i dosjeve

16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazlliç e Durrës-Kukës.

42. Skandali me “Plazhin e Gjeneralëve”

29 Janar 2009: Skandali me pronat, për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.

43. Vjedhja e pronave

Shkurt 2009: Shpërthen skandali i “Jalës”, i implikuar dhëndëri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë, nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxori me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndrin e kryeministrit. اështja hapi debate të forta në Parlament.

44. Lidhjet me Fazlliç

12 Maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj.

45. Manipulimi i zgjedhjeve

28 Qershor 2009. Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore të votës së 28 qershorit 2009 nëpërmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpërfillur të drejtën e votës, opozitën dhe ndërkombëtarët. Po hapjen e kutive, që e kërkoi opozita për dy vite, qeveria do ta bënte pas 8 Majit, kur u hapën kutitë për të shpallur fitues Bashën në Tiranë.

46. Kërcënimi i Ramës

27 Nëntor të 2009. Kryeministri Berisha del jashtë kontrollit. Hedh akuza të ulëta ndaj Edi Ramës me karakter personal dhe familjar. Berisha theksoi se Edi Rama është mjekuar 10 vite për skizofreni dhe është homoseksual. Po ashtu Berisha akuzoi Ramës se i është futur në shtrat Dash Pezës. Berisha e ka kërcënua Ramën me jetë.

47. Përplasja me SHBA për SHISH

Korrik 2010. Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.

48. Sulmi ndaj Ina Ramës

28 Janar 2011. Kryeministri Berisha e quan kryeprokuroren Ina Rama lavire bulevardi dhe puçiste pa të ardhme. Po ashtu, Berisha thekson se Bamir Topi është puçist, ndërsa kreu i SHISH organizator i grushtit të shtetit. “Ju garantoj se ata që flasin për ngjarje bulevardi nuk janë gjë tjetër më falni për shprehjen veçse horra e lavire bulevardi”, u shpreh Berisha.

49. Shkarkimi i kreut të SHISH

Duke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali Berisha ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK-un famëkeq.

50. Shkarkimi i Ina Ramës

Sali Berisha detyroi Bujar Nishanin të largonte nga detyra kryeprokuroren Ina Rama gjashtë muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar.

52. Spastrimet në Ushtri

Pas kapjes së Presidencës, Berisha iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit.

53. Masakra në drejtësi

Pas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta.

54. Anëtari i KQZ

Sali Berisha orkestroi shkarkimin e anëtarit të LSI në KQZ pa asnjë bazë ligjore. Vendimi i Kuvendit u kritikua rëndë nga faktori ndërkombëtar si i pabazuar në ligj.

55. Regjistrimi i popullsisë

Regjistrimi i popullsisë është një ndër skandalet më të rënda të qeverisë Berisha. Në zbatim të rekomandimeve të Athinës për të rrudhur numrin e shqiptarëve, Berisha dhe Pollo zhdukën 1.5 milionë shqiptarë.

56. Zhdukja e 1.3 miliard USD

1.3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity”, deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se ishte krenar për këtë shifër.

57. Përgjimet

Për 27 muaj me radhë, Sali Berisha urdhëroi përgjimin e ambasadorëve të huaj në Tiranë dhe të opozitës. Përgjimet u realizuan nga Shërimi Informativ i Ushtrisë. Kuvendi sabotoi çdo nismë të opozitës për kontrollin e SHIU.

58. Pasuritë e fshehura

Pasuria e familjes kryeministrore shtrohet çdo vit me dhjetëra llogari të reja bankare. Ndërkaq, dy fëmijët e kryeministrit deklarojnë qindra mijëra euro çdo vit, shuma të cila nuk justifikohen me punën që ata bëjnë.

59. Zonja 3 milionë euro

Vajza e Sali Berishës, Argita Berisha, i kërkoi biznesmenit pakistanez, Zafar Ansar 3 milionë euro ryshfet për një investim në Shqipëri prej 100 milionë eurosh. Skandali u denoncua nga vetë biznesmeni, por Berisha nuk dha asnjëherë përgjigje për këtë çështje.

60. Klubi Partizani

Dhëndri i kryeministrit, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, përvetësoi ish-klubin Partizani, edhe pse gjyshi i tij e kishte shitur një herë pronën në kohën e pushtimit të Italisë. Në këtë skandal u përfshi edhe Arben Imami. Adriatik Doçi

SOT.com
 
Top