Krijimet e muajit Korrik 2020

Krijimet e muajit Korrik 2020


  • Totali i votuesve
    31
  • Poll closed .

Frank

Mysybet Anëtar. :D
9."Gruaja me të kuqe".

Qr, mendova se lexova me ne fund nje shkrim pa enderr, gjithe ngazellim der ne fund...
... kur fap ky tipi qe piqte misra e paska zene gjumi ne kembe dhe kishte harru njerin gisht mbi zgare.
Ej zgjohu se ajo me te kuqe nuk eshte ajo por gishti jot. lool
Shkrimi lezetshem me pak fjale ama aty ne fund mund te ishte gjetur nje tjeter krahasim me i qelluar. :p
Rititullim: "Pjekja e gishtit" :p


10.Behu cka mundesh!

Allah allah i paskan ardhur diellit ato?! lool
Ueeee sa ndjenje, gjaku rreke, nga ato te diellit apo nga damaret, boh. :p
Une dija qe muaji i ndjenjave ishte Nentori por paska qene korriku perzier me pak pezhishka qershori. :p
Bukur kjo gjithsesi, me pelqen edhe pse shume posesivitet ne germa.
Kur s'do, s'do :p
Rititullim: "Behu lemsh" :p
 

Endrra

VIP
9."Gruaja me të kuqe".

Qr, mendova se lexova me ne fund nje shkrim pa enderr, gjithe ngazellim der ne fund...
... kur fap ky tipi qe piqte misra e paska zene gjumi ne kembe dhe kishte harru njerin gisht mbi zgare.
Ej zgjohu se ajo me te kuqe nuk eshte ajo por gishti jot. lool
Shkrimi lezetshem me pak fjale ama aty ne fund mund te ishte gjetur nje tjeter krahasim me i qelluar. :p
Rititullim: "Pjekja e gishtit" :p


10.Behu cka mundesh!

Allah allah i paskan ardhur diellit ato?! lool
Ueeee sa ndjenje, gjaku rreke, nga ato te diellit apo nga damaret, boh. :p
Une dija qe muaji i ndjenjave ishte Nentori por paska qene korriku perzier me pak pezhishka qershori. :p
Bukur kjo gjithsesi, me pelqen edhe pse shume posesivitet ne germa.
Kur s'do, s'do :p
Rititullim: "Behu lemsh" :p
Ti do vra ??

Sa ben kg i misrit re papjekur ??
 

sofia

Antarë i Respektuar
"Gruaja me të kuqe".

Dhe ja pothuajse erdhi koha, nuk kam nevojë ta shoh orën. Jam bërë i përpiktë gati si një gjel.
Përpos kësaj mjaft të shoh diellin kur gatitet për puthjen e përmbrëmshme
E të kurrë munguar me detin...

Në këtë të bulevard të zhurmshëm veçanërisht mbrëmjeve,
Hapat e sajë nuk ngatarrohen me askënd. Nuk më hutojnë as britmat e gëzuara të fëmijëve, as patinat me të cilat ata rrëshqasin. Madje edhe veshjet e turpshme dhe buzëqeshjet e moshës së vajzave të reja, që do ta bënin ti lëkundej besimi edhe murgut më fanatik.
Jo aspak!
Hapi i saj vjen si një vibrim plot verë nga ajo e ëmbla e përplaset në trotuarin e nxehtë duke i dhënë jetë.
Edhe pse nuk shoh mirë për së largu, e dalloj nga fare tej tek vjen...

Zot! Mbase sonte më shumë se herët e tjera, pasi ka veshur atë fustan të kuq flakë!

Madje aq sa s'di të them nëse është ky perëndim paksa i çuditshëm sonte apo fustani i sajë që e skuqin vendin!

Është vetëm. Në fakt për besë nuk di të them nëse ka qenë ndonjëherë e shoqëruar, pasi kur kalon ajo ç'do gjë ndalon. Dhe ç'do imazh për rreth e zbeh.
Ja tek e dalloj tek një puhizë e lehtë i merr një baluke të pabindur, dhe me një lëvizje që oh zot.....
Ndihem besimtar, e adhuoj zotin në këto çaste. Më siguri ai është një gjeni në artin që ka shpalosur në këtë krijesë...

Ai fustan i ledhatohet pas ç'do forme dhe lakohet me ritmin e trupit të saj...
Ja tek gjen kërcimin në ç'do hap, në gjoksin që kërkon të rrebelohet, në fëshfërimat e lëvizjeve të krahëve prej mjellme.

Tek më afrohet dridhem! Ajo me siguri ka lindur me atë fustan. Ose fustani ka lindur në ditëlindjen e sajë si nje dhuratë nga perënditë....
Dhe teksa ajo më kalon bashkë me pamjen e mrekullueshme që përcjell edhe nga pas, lë një aromë dehëse.
Jo! Nuk ka të tillë parfum kaq trullosës është e pamundur.

Menodoj me vete a do ta vinte re vallë një krijesë kaq të zakonshme dhe mjerane si unë kjo nimfë?!

Dhe teksa jam i përhumbur në këto mendime. Më vjen një zë tokësor e më shkund me banalitetin e tij, kthej kokën me përtesë dhe gati me një shikim revolte, përpiqem të deshifroj fjalët...



- Zotëri më falni! Sa kushtojnë misrat e pa pjekur?
Neologjizma, saktesi ne te shkruar(pervec "zot" qe duhet "Zot", por mbi te gjitha kam pershtypjen se eshte e qellimshme.) Ah qenka edhe "c'do" qe shkruhet cdo. Shume interesant si paragraf, por nuke quaj dot mahnites. Iluzion ne vetvete qe me ben te kujtoj "Miremengjes" te Alban Skenderaj. Je perqendruar me shume te pershkrimi narrativ ose jo se sa tek aksioni dhe kjo vihet re ne cdo praragraf, cka me ben te ndihem brenda nje letersie te mirefillte. Emocionet jane me te frikshme se sa tregimet ketu. Objektivizohet seksualisht femra, por jo ne kuptimin banalizues, cka e ben terheqese si tekst! Do te doja ta shikoja te botuar diku! Pune te mbare ne vazhdim.
10.Behu cka mundesh!

A mund te behesh nje mengjes i fresket edhe pse dielli ciklin e tij filloi?
Po nje vazo lulesh e arome e tyre te me mbush shpirtin?
A behesh dot nje ore ne dite ku mes te qeshurash ,te me ushqesh me endrra, deshira ?
Po kohe a mund te behesh ku mes rrugesh perhumbur te mundem te rikthehem?
Behu i dashur mburoje kur shiu te bjere e mos lejo te me depertoj nen lekure, rreze drite e mbushme me shprese se e nesermja do me gjej serish me ty prane.
Behu poezi a proze, ku germat renditur fort te me bertasin e te me shkundin te teren.
Behu ai kujtimi ,tatuazh ne zemer e kur harruar te jem ...te me kujtosh.
Behu shpirt muzgu i mbremjeve te mia, perendimi i trishtimit tim

A mundesh valle?
A mundesh te behesh gjithcka qe zgjon ato ndjesi qe harruar kam apo kurre si preka?
Endrrat te mi tjetersosh, e neteve te gjata te ndjej sesi ti me ledhaton embelsisht e pas vetes me shtrengon....

A mundesh?

Une e di se po.....
Prisja dicka tjeter, ose titulli sugjeron dicka tjeter. Prisja nje bashkebisedim mes mamase/babait dhe femijes per zgjedhjet e se ardhmes. Inspirimi duket ne maksimum pas se gjithash. Kete e tregojne figurat letrare te perdorura. Ke anafore ketu, por ke edhe nje fjali qe nuk perfundon me fundin e rreshtit. Prandaj., serish nuk e kuptoj nqs eshte poezi apo proze. Cfaredo qe te jete mbizoterojne 2 rryme modernistja dhe romantizmi. Shume e bukur! Bravo!
 

sofia

Antarë i Respektuar
Me qafsh mu sa e sinqerte ishe Kur e shkruajte kte?
Nuk e mas sinqeritetin, por mas nivelin e aftesise per te thene ate qe mendoj dhe ai ishte nje moment ku ky niveli kishte arritur kulmin....:cry::cry::cry::cry:???????
 
Top