Krijimet e muajit Maj 2020

Krijimet e muajit Maj 2020

  • Totali i votuesve
    28
  • Poll closed .

Didi

C'est la vie.
Shkurt e shkurt këtyre që kanë mbetur:

E dhjeta: e lexueshme përveç disa ngëcjeve në disa vënde, jo keq.

E njëmbëdhjeta: goxha e çrregullt në tërësi, përmbajtja kuptohet, duhet të punohej më shumë për formulimin e fjalive.

E dymbëdhjeta: e shkruar mirë por smë dha ndonjë ndjesi kushedi.

E fundit: jo keq fillimi, duhet të ishte mbajtur me të njëjtin ritëm.

Suksese! ( :
 
NGU

Wild child full of grace 💫

I shkurtojshe dhe icik, beji fjali te thjeshta :p
Co o ky kritik ri? Lol
Nese lejohet kshu ma jepni lejen dhe mua te kritikoj ndonje per heren tjeter?
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
I shkurtojshe dhe icik, beji fjali te thjeshta :p
Co o ky kritik ri? Lol
Nese lejohet kshu ma jepni lejen dhe mua te kritikoj ndonje per heren tjeter?
Ska nevoje per leje...e ke ne xhep lol
 
  • Puç
Reactions: NGU

ZHIGO

...
Shkurt e shkurt këtyre që kanë mbetur:

E dhjeta: e lexueshme përveç disa ngëcjeve në disa vënde, jo keq.

E njëmbëdhjeta: goxha e çrregullt në tërësi, përmbajtja kuptohet, duhet të punohej më shumë për formulimin e fjalive.

E dymbëdhjeta: e shkruar mirë por smë dha ndonjë ndjesi kushedi.

E fundit: jo keq fillimi, duhet të ishte mbajtur me të njëjtin ritëm.

Suksese! ( :

Qeke kput n'tajare ?
 
Didi

C'est la vie.
I shkurtojshe dhe icik, beji fjali te thjeshta :p
Co o ky kritik ri? Lol
Nese lejohet kshu ma jepni lejen dhe mua te kritikoj ndonje per heren tjeter?
E mendova ti lija vetëm 1 fjalë por më erdhi gjynah

Është analizë sipërfaqësore, sdoja ti hyja aq thellë se do i masakroja pastaj.

Secili mund të thotë dy llafe për çdo shkrim, po ka plotë si puna jote që përtojn :p
 
NGU

Wild child full of grace 💫
E mendova ti lija vetëm 1 fjalë por më erdhi gjynah.

Është analizë sipërfaqësore, sdoja ti hyja aq thellë se do i masakroja pastaj.

Secili mund të thotë dy llafe për çdo shkrim, po ka plotë si puna jote që përtojn :p
Jo s’eshte pune pertese fundja sa shkruj ne tema tjera, i them e ca llafe ktu.
Mkan penguar dy gjera une skam mare pjese ktu me ndonje krijim timin dhe t’filloj tbej analiza per te tjeret, kush jam une se?
Edhe se kritikat behen me me hollesisht e me detaje, nk i kap filozofia ime aq thelle kto gjerat:p

Eh kshu:D
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
E mendova ti lija vetëm 1 fjalë por më erdhi gjynah.

Është analizë sipërfaqësore, sdoja ti hyja aq thellë se do i masakroja pastaj.

Secili mund të thotë dy llafe për çdo shkrim, po ka plotë si puna jote që përtojn :p
Si e sheh veten si drejtuese muajin tjeter?
 
SunFIower

Don’t touch!
Idha ne dileme mes 4-tres dhe 8-tes
Me ngjiti me shume e 4terta
Shum krijime kete muaj ama vura re shume fjale te perseritura nder rreshta

Urime dhe fitofte me i miri
 
sofia

Antarë i Respektuar
1.Ti: e thjeshte, e bukur me kuptim, rima e perdorur shume e gjetur. Limonade ne vere, prandaj te votova ty!
Ti ! Me emocionove
e rrembeve
zemren time!
Kur te dale poeti qe e ka shkruar doja ta pyesja: A ekziston ky njeri, apo nuk e ke gjetur muzen te njerezit?
2. Vdekja e Vdekjes:
Ne fillim mendova se kishe ngaterruar koncept se ne paragrafin e pare kishe lindjen e vdekjes, pastaj me pelqeu qe e perkufizove ne paragrafin e dyte. Me pelqeu qe perdore femijet dhe gjysherit si nocion sepse vdekja nuk pyet per moshe. Me pelqeu gjithashtu qe kishe perdorur shprehjen: "Kush jeton nga vdekja, nga vdekja vdes" edhe pse ndoshta per momentin nuk po e kap nentekstin e ketyre vargjeve. Vdekja e prish rimen te poezia jote, po kjo nuk kthehet ne pengese per t'u zhvilluar si poezi! Bravo:giggle:
Pyetja ime: Ti beson ne ringjallje ne forme te ndryshme pas vdekjes?
:giggle:3. Te dua jete: Edhe une e dua jeten me te gjitha ndjesite qe ti ke permendur, por nuk do zgjidhja kete forme per ta shprehur! Sigurisht eshte e bukur dhe perdorimi i anafores:: "Te dua jete" nuk e ben te lodhshme poezine, po e kalon shpejt. Nqs do ta botosh dikund te sugjeroj qe te redaktosh disa vargje dhe te zevendesosh disa fjale per ta bere me te larmirshme, mirepo gjithcka eshte ne doren tende sepse ke te drejten e autorit! Suksese!
Pyetja ime: E kishe bere me fjale me poetin e poezise Vdekja e Vdekjes qe te ndertoje kete poezi?
4. Filofobia ime ti: F
jala e pare qe me vjen ne mendje: poezi moderne, pa strukture poetike, kerkon qe te kete nje nentekst, po gjithcka eshte shume e qarte. Gjuha e perdorur teper e zgjedhur, po do te doja qe te shihja nje grimce rime ne kete poezi. Pavaresisht kesaj eshte magjepsese, nuk e ben struktura te tille, po fjalet.
Pyetja ime: Sa kohe te mori kjo poezi?
 
sofia

Antarë i Respektuar
5. Blu e thonjte: Titull intrigues, si shprehje neologjizme duket.....para se ta lexoj perseri, kjo me kujtoj letren qe Lullabaj i dergon te atit, fjale te ardhura rastesisht ndodhen aty...Nqs do ta rreshtonim poezine tende ne nje paragraf, te mbyllnim fjalite do te dilte nje proze shume e bukur, mirepo e gjitha eshte e shkruar ne vargje per te qene poezi . Eshte shume shume e bukur, e ndoshta do te fitonte ndonje cmim letrar nese do te ishe poete ne ze, me pelqen qe nderthur dimrin ne fillim me pranveren ne fund. Enigma e titullit shfaqet edhe ne tekst...me pelqen se harrova qe nderthur edhe boten fizike me gjendjen e "heroit " tend poetik.
Pyetja ime: Blu e thonjte eshte grup emeror? Cfare shpreh dhe perse e plagos me blu te thonjte?
 
sofia

Antarë i Respektuar
Do vazhdoj per poezite njehere:
10. Sirtar i vjeter: Duket se kemi nje Ema Bovari ndryshe nqs je femer, se nqs je mashkull je e kunderta e Sharlit. Besoj se nuk e kishe paramenduar as vete qe do ta ndertoje ne saje te antitezave kete poezi. Eshte e bukur, ka figurcion, eshte e ndjere. Me magjeps qe ne njeren ane perdor nje kuptim te figurshem, ne tjetren jep zhveshur kuptimin e drejtperdrejte! Mund ta lexosh qindra here, po asnjehere nuk te merzitet. Hahahahha, Ema kishte nje sirtar po e kishte edhe real, po ti e paske imagjinar! Te uroj fund te lumtur, shume suksese dhe urime per fitoren!
12. Enderr e trishte.
Cuditerisht me kujton vargun e Naimit; "Mos i hap leshrate ne ere, te me arratic mendjen time"....Ti ke nje kompleks emocionesh qe kerkon t'i gjesh dhe t'ia imponosh edhe partnerit tend te vuajtur nga dashuria....besoj se e kam kuptuar mire apo jo? Te pakten mua me percjell nje drejtim pa kthim qe ka marre kjo dashuri qe aasnjehere nuk paska qene dashuri. Nuk di cfare te them me teper, sepse ti i ke thene te gjitha ne poezi.
pyetja: E gjithaa ishte enderr?
13. Rob i saj...Te them paraprakisht...je rob i vetvetes para se te jesh rob i saj! Me pelqen rima e shkujdesur qe ke perdorur, pyetjet pafund te drejteperdrejta, fjalet pa dorashka.. Pa dashur ,edhe nqs nuk ke dashuruar ne kuptimin "dashuri" poezine tende mund t'ia dhurosh kujtdo, edhe mikut me te larget, edhe atij me te afert, edhe dikujt qe nuk e njeh fare ne rruge dhe kjo eshte dicka qe nuk e kane te gjitha poezite. Te rikujtoj qe te ruash strukturen poetike per heres tjeter dhe shume suksese!
Pyetja: 2 vargjet e fundit jane shume interesante, po ndoshta ke gabuar pak ne koncept,,nqs dje ishit nje e sot asgje, e nesermja eshte une....atehere ti je nje gjysme?
 
Top