Krijimet e muajit Maj 2021

Krijimet e muajit Maj 2021


  • Totali i votuesve
    30
  • Poll closed .
Pershendetje te gjitheve ,

Nje muaj i ri , plot krijime na pret
Le te filloj sfida :)


PS: Ndjese per vonesen por , e tille u paraqit situata


1. M’duaj në errësirë, jo veç në dritë!

M’baj shtrënguar
n’krahët e tu!
E m’lejo t’mbështetem
n’gjoksin tënd,
kështu siç jam…
E copëtuar!
E nxirë!
E ftohtë!
M’ngroh në errësirën
që m’ka kapluar dhimbshëm!
Fali guxim kësaj force
të brishtë.
Më jep një dorë,
e me tjetrën m’ndihmo
të mbledh xhamat e thyer
t’shpirtit tim
të vrarë!
Këtë gotë boshe
le t’a mbushim
me lotët e mi
derdhur përtokë.
M’duaj!
Kështu siç jam!
Kur s’kam asgjë
për të të dhënë.
Veç,
shpirtin tim
që akoma frymon!

-----------------------------------------------------------------------
2. Pranvera erdhi ndryshe

Pranvera erdhi ndryshe kete here dhe mengjesi ka arome tjeter ne cdo dite te sajen.
Nje dite e re , nje jete e re degjoj nga kushdo prane vetes kam….dhe ndalem te mbyllem syte nje cast per te ndjere aromen e rilindjes.
Si ai femija i sapo dale nga placenta e nenes ndihem befas , me deshira te reja per te pare veten ne nje tjeter prespektive .
Ne nje jete pa njerez toksik rreth vetes.
Vertet kaq pak per te ndjere kaq liri mendimi e veprimi , kaq shume humbasim nga vetja ashtu pa kuptuar dhe ne nje cast reflektimi ndjejme jeten te rrjedhi nder vena.

Ishte ky momenti im?
Ishte kjo endrra qe ndiqja cdo dite?
Ndoshta shpejt per te bere nje permbledhje te gjithckaje qe rrjedh kaq dinamikisht ne ditet e mia por jam une sot , nje e re
Te djeshmen e lashe ne skutat e atij vendi te erret e plot trishtim
Tashme syte e mi shkelqejne nen dritat vezulluese te shpirtit tim te lire

E lire , sa fjale klishe por sa shume force mbart brenda saj…

Per shume kohe zeri im ishte mekur por sot , sot si sirenat e mitologjise , zeri im kumbon fort e jo vetem brenda ne mendjen time , por ndihet me gjithe forcen e tij edhe jashte cdo skute , jashte labirintheve ku krijonte eko, eshte i gjalle dhe i plote

Kjo pranvere mban emrin tim!
----------------------------------------------------------

3.Vijne e ikin!

Kalojne,
Vijne,
Ikin,
Ndalojne
per pak,
per shume,
per dite te tera,
per nete te gjata.

Vijne te serte,
Te gezuar,
Te keqinj,
Por ne i ruajme
Ku nuk futet drita,
Ne erresiren tone.

Kalojne,
Na perqafojne kockat,

Mendimet...

Te perjetuara,
Te hidhura,
Te embla,
Te enderruara.

Vijne,
Kalojne,
Ikin,
Mendimet...
-----------------------------------------

4. Ne dhomen e fshatit


Era e ngrohte nga buka e grurit
Qe piqet ne saçin e nxehte
Te ledhaton ne gjoks,
dhe te dehen kujtimet,
ne nje mbremje paqesore te shtrenjte

Dhe llampa shkelqen, dhe ben drite
Ne sofer nxirret buka
Dhe fshatari me lekure te ashper
Fillon me perralla te vjetra mbi fshatin
Fjaline dhe sofren te mbae.

Dhe era e qete po dendet
Te kalon embel neper faqe
Dhe mendon se te puthen
Dhe te perqafon nga afer

Dhe gjeli kur kendon
Sikur rendit fjale per fjale
Т'i zgjon kujtimet e vjetra
deshiron edhe njeher prape
Te kthehesh ne kohet e vjetra.
---------------------------------------------------------

5. Ehh.......

Po,po, e ndjej
E ndjej ne syte e saj
Ne shikimin e saj
Ne buzet e saj
Ne zerin e saj
Ne buzeqeshjen e saj
E ndjej ne perqafim imagjinar
E ndjej aromen e saj ne ajerin qe thith
Po dreqi e mori
E ndjej dhe pse eshte e pamundur

-----------------------------------------------------------

6. Duaje

Ti je këmbë e kokë e dashuruar, ke mijëra flutura në stomak, ke dridhje të lehta në të gjithë trupin sa herë në mendje të vjen ai.Gjithë bota ndal kur në mendje të vjen zëri i tij ,bisedat me të, dhe ëmbëlsisht buzëqesh .
Edhe çfarë pastaj nëse je vërtet e dashuruar? Njëherë të vetme ndiqe zemrën tënde. Ke frikë?!Ke frikë se mos nuk do e marrësh mbrapshtë dashurinë tënde?!Je lënduar dhe tani thjesht je e frikësuar ...lëre veten të lirë ,dhe thjesht rrite vetbesimin tënd .
Nuk mund të jetosh pa atë, pranoje që harron çdo gjë, dhe kur e sheh jeta të duket sikur ndalet, nuk sheh asgjë tjetër veç atë. Të ka përthithur!
Nuk arrin dot ta përshkruash apo jo, sepse sa herë që dimri pushton zemrën tënde vetëm një telefonat e tij arrin të të sjellë pranverën në shpirt.Sa herë që dalin ret dhe çdo gjë të duket e ftohtë në këtë bot të ftohtë ,ai është aty si 1 diell plot rreze të ngrohta veç për ty .
Ka ndezur një zjarr dhe një flakë të pashuar në zemrën tënde ,sado ta largosh ti nuk mundesh dot më të mos tundohesh dhe ti dorëzohesh plotësisht atij...madje je e bindur që ai zjarr do të djeg një ditë në mëkatet që do lindin si pasojë e kësaj dashurie të madhe,por njëkohësisht të ndaluar .
Por ti vazhdo ta duash, mos e gjyko keq zemrën , dashuri mundet të jap vetëm ai që dashuron!Dashuria është jet.
Jeta eshte e bukur, kur edhe ti vet je e lumtur ,dhe ku ka më bukur se sa të të duan njëjtë si ti, mos e shmangë më këtë ndjenjë dhe pranoje.
Pranoje që e do ,madje e do ne nje menyre te vecante !
E di se si ? Ashtu sic dashurojne femijet .
Plot ndjenje dhe sinqeritet.
Mund te harrosh shume gjera...shumë persona.
Por atë asnjëherë!
Tani duhet të shtrihemi ,ishte një ditë tepër e gjatë si gjithmonë ...mbylli syt dhe mos mendo më asgjë ...fike trurin nga mendimet që të mundojnë dhe mendo veç atë .


7. Pranvere e cuditshme

Dy lule , lulezuan kete mengjes.
Njera e bardhe, tjetra e zeze.
Te kuqen e hershme kerkoja qe ne darke.
Por diku humbur mes te bardhes dhe te zeses,ndoshta u shua.
Dy lule lulezuan ne mengjes , ne darken e vone u thane.
Dy lule te pakuptimta,po aq sa dhe keta rrjeshta .
Lulzim i cuditshem pranvere.
Pranvere me dy lule te lulezuara.
Bardh e zi ,keto rrjeshta krejt si ti.
------------------------------------------------------------------------------

8. Pat ekzistuar

Pat qenë njiher' kur vargjet prisnin fjalë...
i përbuznin, i mallkonin, u zinin be.

Pat qenë njiher' kur piklat merrnin zjarr...
ngriheshin, përpëliteshin, i demaskonin me nge.

Pat qenë njiher kur bota ngrysi Tokën...
e rrahu, e zhdëpi, u zbyth veç kur i vdiq.

Pat qenë nje kohë kur valët kruanin koken…
e shkumosnin, e tallnin e pastaj qenë bërë miq.

Dhe pat qenë vërtet nji kohë trime!
Merrte shigjeta prej zemrës e i ngulte në parzmore

Dikur kesaj I kisha therrit’ : koha ime!
At’her’ dora shtrëngonte Urën, këmba më prehej në Vajgurore.
---------------------------------------------------------------------------------

9. Dallge pranvere

Fati nuk eshte fat mes kthetrash mekati, Kur s'din se ku shkon ku te dergon hapi?!"

S'di pse me erdhen ne mendje tani keto fjale...
Ose vargje te lexuara diku.
Sic duket ne nje pauze (nga te paktat) qe "jeta me turbo" jep nganjehere.
beri te mendoj se kam ca kohe qe xhiroj shpejt.
Pa start dhe finish. Si ne nje rreth, vec ec pa fund...
Ne pergjithesi e kam nga nje pergjigje, por tani nuk di as se si ndihem. Apo se si "duhet"...
Ama me sigurine e nje marinari me pervoje, pa patur nevojen e barometrit. Di qe kohe te veshtira po afrojne te ciken me mua.
Ashtu qetesisht, madje me nenqeshjen triumfuese qe te kujtojne dallget vrastare.
Siluetat e tyre, dhe pse pak sa te zbehta tej ne horizont.
(por qe shpejt do marin forme) Arrij ti shquaj. Ashtu si zonja te renda veshur ne ar, gushevarura por arrogante.
Pa patur nevoje te zgjas koken maje direkut si nje pulpbardhe hutaqe.

Kjo pranvere s'me ngjan asapk me te tjera, ky shperthim jete...

Me vijne ne mendje foshnjat e porsalindura, qe ne takimin e tyre te pare me jeten, qajne.
Sigurisht qe ka nje arsye shkencore per kete. Mirpo une tani parapelqej te mendoj si ne legjendat popullore.
Te cilat thone se, ata (te porsalindurit) qajne per dramat qe i pret ne jete...

Nuk di nese do klith, do qaj, apo... apo... a do kem lot valle?!

Por shpejt buzqesh ashtu si i zene ne faj nga nje mendim idiot.
Ky eshte nje detaj foshnjarak, naivisht romantik, dhe krejt pa rendesi.

Ama vec nje gjeje i druhem....

Dhe befas sikur meraku ma gozhdon castin!
Sido qe te jete takimi me siluetat pertej. Me lot, klithje, pasion i dhunshem, triumfues apo pa histori. Ajo qe do me trishtonte do ishte ;
Nese nga hutimi i perballjes, do prishja "stacione", vende dhe zakone te dashura per mua.
Apo ca me keq akoma ;
Ftyra dhe oaze ne "cirkuitin" e pa fund ku po xhiroj.

Do te ishte nje mekat!

Jeta me ka mesuar te zgjedh vecoj dhe dua me te miren dhe te bukuren.
Kudo ajo qofte.
Neper lendina plot arome bari e lulesh, apo neper metropole ndotur nga zhurma e smogu.
Kudo!
Ne balte a pluhur, ferra a gjebma, madje edhe ne kete "cirkuit me drita" dixhitale e paksa te cuditshem per shpejtesine me te cilen gjerat ecin.
Por mrekullisht te bukur.

Uroj!

Se si nje detar i regjur edhe kete here pranvera do me shohe me bisht te syrit.

Shpresoj...
------------------------------------------



Votoni dhe komentoni :)
 
Last edited by a moderator:
Ndaj te njejtin mendim me parafolsen. Mbase jo per nga masa e pelqimit por ama mu duken shkrime te mira ne pergjithsi.

Per ne qe kemi kohe qe lexojm nj-tj mbase mund te kuptojme kush eshte mbrapa shkronjave (shumicen e rastave). 9 me pelqeu edhe kesaj rradhe.
Ama vote jok?
 
Shkrime shume te bukura. Ju lumshin duart te gjitheve. Me pelqeu 5. E thjesht e kendshme ne shprehjen e asaj qe ndjen . Urime!
 
1. M’duaj në errësirë, jo veç në dritë!

Germa melankolike te hedhura kuturu ne rreshta jo te kuruara mire.
E ndjeva dhimbjen qe perçojne por jo aq sa te me bejne ta votoj :p



2. Pranvera erdhi ndryshe

Ndjesi pozitive me metafora dhe figura letrare jo kuptimplota.
Diku endrra te pa realizuara dhe me pas njerez toksike a thua se endrrat jane objektive dhe mund te ndikohen ne menyre te drejtperdrejte nga njeriu, qofte ky i fundit edhe toksik.
Pranvera mban emrin tend por kur ta kuptosh se pranvera vjen per te gjithe njelloj.

3.Vijne e ikin!


Lezetshem.
Nje mendim i shprehur ne nje fjali e cila eshte copetuar ne dhjetra fjale mendimesh :p
Epik momenti kur mendimet perqafojne kockat por bej habi ku ngeli mishi qe krijon kontaktin e pare te "perqafimit"? :p
...e vijne perseri...

Ju lumshin duart iher dhe fitofte me i/e miri/a

p.s Ardit te duam shume, ju ndjekim çdo dite, te dielen ne dreke.🥰🥰🥰
 
Votova dhomen e fshatit se skishte asnje vote :p
-2 fjale per autorin, teme e bukur por kishe mundesi per me shume.
Gjithsesi eshte nje teme qe te gjithe e gjejme veten sado pak.

Me pelqeu edhe Ehh, por sme pelqeu struktura.

Ju lumte dora te gjithve, qenka full me talenta ktu :p
 
Votova dhomen e fshatit se skishte asnje vote :p
-2 fjale per autorin, teme e bukur por kishe mundesi per me shume.
Gjithsesi eshte nje teme qe te gjithe e gjejme veten sado pak.

Me pelqeu edhe Ehh, por sme pelqeu struktura.

Ju lumte dora te gjithve, qenka full me talenta ktu :p
Nëse ishte vetëm se skishe asnjë votë për mëshirë, më mirë fare mos e votoje :)
Më mirë 0 dhe mos fitim, se sa fitim nga keqardhja.
 
4. Ne dhomen e fshatit

Nostalgji per fshatin duket por qe thelle thelle mban tjeter mesazh me duket.
Ndonja dashuriçke fshati nen hijen e rrapit ne rinine e hershme :p Mbase, ku i dihet.

Pak te shkeputura strofat nga njera tjetra ne kuptimin e nje te tere.

Lezetshem por jo sa per te marre voten time.



5. Ehh.......

Ndjeje ndjeje se fundja shqisat ndaj jane per te ndjere.
Interesante se si i ndjen ne buzet, zerin, buzeqeshjen dhe syte e me pas kalon ne imagjinate? :p
Me degjo mua, beje te pamunduren te mundur dhe ktheji ndjenjat ne realitet e ke per te pare qe do shkruash edhe me bukur.
Pershkrim i bukur i ndjenjes gjithsesi.

6. Duaje

Ndaje mendjen, do e harrosh apo jo sepse shume kontradikta ke aty brenda?!
Une them kshu, bej indiferenten e lere te te vije pas, te filloje ai te shkruaje per ty, e nese...

...nese se ben atehere, shume e thjeshte, rifillo shkruaj perseri :p

Te shkruash per ate eshte perrallore gjithsesi.
Çik lemsh si shkrim por kush e ve re thuaj, mjafton qe ka dashuri ne ajer, kjo eshte e vetmja gje me rendesi.

p.s: Fitofte me i mire dhe mos harroni Arditin e duam shume.🥰🥰🥰🥰
 
7. Pranvere e cuditshme

Interesante, me ca gabime ortografike por prape interesante.
Gjithsesi mos tento te "lexosh" dike qe eshte bardh e zi, eshte mision i pamundur. :p



8. Pat ekzistuar

Bukur kjo, dore e hekurt mbi sistemin dhe nje bote qe ka dale nga binaret e se drejtes.
Por gjithmone "pat ekzistuar" edhe nese e themi te nesermen e ketij komenti per te sotmen, thjesht kane ndryshuar raportet.
Me pelqen.



9. Dallge pranvere

Nje "Marinar" qe shprehjes "shpresa vdes e fundit", i jep kuptim te plote ne çdo aspekt.
Notat negative nuk mungojne, shpreson por e mbyll me negativizem se si do shkoje edhe kjo pranvere (ky vit).
Kjo me duket pak e pa vend aty.
Bukur.


Dhe erdhem ne fund Ardiiiiiiiiiiiittttttttt!🥰🥰🥰🥰
Kujt do i'a japim voten o Diti?
He kujt?
Une them 8-ës.

Urime te gjitheve, shkruani perseri me penen tuaj te palodhur dhe mos harroni une dhe Diti ju duam çum çum.🥰🥰🥰
 
Po ti Salen e ke njoft me 10 vjec mor djale .. ca din ti aman 🤣🤣
Nejse ti je ai qe thu mire na e bani Enveri 😁
Nuk thashe na e ka ba mire thashe na ka ba pak ca asht dasht me i ba ktij populli….ku popull vec me dajak merr vesh 😂😂😂
 
Nuk thashe na e ka ba mire thashe na ka ba pak ca asht dasht me i ba ktij populli….ku popull vec me dajak merr vesh 😂😂😂
I ke thane te tana pra.. imagjino qe edhe brezi yt eshte i djegur .. edhe 30 vjet sbahet ai vend se sabhen njerezit 😏
 
Top