Krijimet e muajit Mars 2021

Krijimet e muajit Mars 2021


  • Totali i votuesve
    27
  • Poll closed .

Didi

C'est la vie.
Këto lexova për momentin:

1.Është e shkruar mirë, asgjë për të shtuar përveç faktit që shumë presje. Nuk më ngjalli asnjë emocion duke e lexuar, fjalë të bukura po bosh.

2.Fjala individ te titulli të lë për të dëshiruar, siç edhe gjatësia e strofave. Kam përshtypjen se as autori sja ka idenë sesi e ka çuar aq gjatë shkrimin. Është stërgjatur shumë e ca pjesë non sense, mund të ishte lënë me 3 strofat e para pa e bërë aq lëmsh.

3.Si qënka kjo puna e “qerpikëve që kafshokan faqet?!”. Kaq kapi vemendjen time pjesa tjetër pa e lidhur mirë.

4.E shkruar mirë, rrjedh goxha ndërsa e lexon. Jo keq!
 

Frank

Mysybet Anëtar. :D
4. Asaj

Bah, si bejte mu duk me shume se poezi por vargun dhe rimen e ka ruajtur.


5. Engjulli im

Dialekti gege eshte mrekulli per poezine.
Me like.


6. E embla ime

Pershkrimi i ndjenjes se bukur me fjalet e veta.


7. Nji urim per nanen tanve

Paska edhe me bejte se 4-ra.
Ikja dore asht Shkudrane per bese :p
Nice.


8. Nene

Askush se zevendeson nenen.


9. Shkujdesje kujtimesh

Hemmmmmm si dore e njohur kjo.
Mire qe ste ka pa nena teksa llapaqiteshit ashtu neper shi se dru do haje ne darke me korbe. lool
Me like.
 

Didi

C'est la vie.
Vazhdojm.


5. Forma e strofave nuk me pelqen, per pjesen e permbajtjes skam ca shtoj…sme pelqeu.

6. Duket mundimi per te shkruar dicka me rime por pa sukses, ngec duke e lexuar. Sme pelqeu.

7. Fillimi bejtes me pelqeu, fundi jo!

8. E sterzgjatur e sidomos keto fjalit pa mbarim, disa fjale te medhaja hedhur tek tuk. Asgje qe te mbetet ne mendje.
 

Didi

C'est la vie.
Edhe keto:

10. Me pelqyen dy strofat e fundit, te ishte shkruar si keto do kishte dale mire, pjesa tjeter sme ngjiti.

11.Lexohet mire, permbajtja ecen mire.

Persa i perkete 9 dhe 12 po i le per dite tjeter. Se vetem 12 dashka nje dite te tere per tu lexuar.
 

DeliriumMind

Antarë i Respektuar
Pse boni si kalamaj te shpifur?

Perdorini gishtat ne menyre altruiste se e hene sot... ndoshta ju sjell fat
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Mbase nuk di me ba mir analiz ktyre perlave se keni sjell..po ju lutem dhe kto poezit me humor se sjellni filtroni icik,se lat nam ne banalitet?


Shkrimi me nr 3 .merr voten time.?
 

Baboon

FALEMINDERIT!
Mbase nuk di me ba mir analiz ktyre perlave se keni sjell..po ju lutem dhe kto poezit me humor se sjellni filtroni icik,se lat nam ne banalitet?


Shkrimi me nr 3 .merr voten time.?
Poezitë me humor janë me banalitet? Vetëm një bejte është aty, por unë nuk shoh noj banalitet përkundrazi.
Jo se e kam votuar unë ( si shumë të tjerë) por pikerisht fjalët " Nanat tanve"
Që ne shqiptarët rëndom e përdorim per të shajt. Të përdorura këtu pikërisht në festën e nënës e bëjnë poezinë jo thjeshtë me nota humori por janë esenca e saj.

Është gjithçka tjetër përveçse banale dhe e shëmtuar!
Përfitoj nga rasti të përshëndes edhe një herë autorin/en.
Personalisht nuk më përcjell vetëm nota humori por edhe më bën të mendoj.
Madje Afre do të zbuloj një sekret ja lexova edhe nënës sime e cila e pëlqeu jashtë mase shumë madje i solli ndërmend kohët kur shkonte në Shkodër tek kushërira e parë.

Mbase po ta ri lexosh edhe një në herë me tjetër në këndvështrim (jo timin sigurisht) do të duket ndryshe.

Sidoqoftë rrespektoj mendimin edhe shijet e tua.
 

Vajza

Kupa me kapak, kupa pa kapak.
Staf në FV.AL
Mbase nuk di me ba mir analiz ktyre perlave se keni sjell..po ju lutem dhe kto poezit me humor se sjellni filtroni icik,se lat nam ne banalitet?


Shkrimi me nr 3 .merr voten time.?
Ku e sheh poezin me humor?
 

Frank

Mysybet Anëtar. :D
10. Gjerdani qe shkelqen


Nje pershkrim per nenen personal do thoja, i thurur me ndjenje te forte.


11. Nene ,vazhdimesi e jetes!

Nice, edhe kjo dore e njohur :p
Nena nuk lodhet kurre.


12. Jam nene!

Bukur, me pelqen.
Mund te ishte reduktuar pak per te mos bezdisur syrin me riperseritjet por prape ngelet nje shkrim i qelluar.


Do votoj 11 sepse me preku me pak germa.
Suksese dhe fitofte me i/e miri/a :p
 

Didi

C'est la vie.
9. Keto lakimet e foljeve te lene per te deshiruar….Si the:shiu bulezonte cadren dhe krijonte ajrin kompozues rreth nesh” whaaaat? serio mo.

“u ktheva me embelsin e nje mendimi duke veshtruar fytyren e tij” -po si qenka kjo e kthyera me embelsine?!

…po mire si mund te jete nje puthje drithertuese dhe pa kuptim ne te njejten kohe?!

Kaq se po ti futesh në thellesi eshte plot fjali te palidhura e me pak sense. Me ngjan sikur eshte dashur me patjeter ti japesh nje drejtim si neper romane apo filma, por pa sukses!

Ndersa 12. Per mendimin tim duhet te ishte shkurtuar, eshte goxha e lodhshme e tek tuk ngec. Ka pjese te shkruajtura bukur ama mezi e shtyta deri ne fund.

Suksese!
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Poezitë me humor janë me banalitet? Vetëm një bejte është aty, por unë nuk shoh noj banalitet përkundrazi.
Jo se e kam votuar unë ( si shumë të tjerë) por pikerisht fjalët " Nanat tanve"
Që ne shqiptarët rëndom e përdorim per të shajt. Të përdorura këtu pikërisht në festën e nënës e bëjnë poezinë jo thjeshtë me nota humori por janë esenca e saj.

Është gjithçka tjetër përveçse banale dhe e shëmtuar!
Përfitoj nga rasti të përshëndes edhe një herë autorin/en.
Personalisht nuk më përcjell vetëm nota humori por edhe më bën të mendoj.
Madje Afre do të zbuloj një sekret ja lexova edhe nënës sime e cila e pëlqeu jashtë mase shumë madje i solli ndërmend kohët kur shkonte në Shkodër tek kushërira e parë.

Mbase po ta ri lexosh edhe një në herë me tjetër në këndvështrim (jo timin sigurisht) do të duket ndryshe.

Sidoqoftë rrespektoj mendimin edhe shijet e tua.


Se di si i keni ju kta bejtat,
Po kto fjale sikur me duken te pa menduar mir ne nje shkrim kushtuar nenes.?
Mir dhe kendej kemi shkrimi e poezi me grimca humoristike ama te bejta cdo here ne banalitet ishin?

T’ka xjerr n’dritë more Qamil
Se ka dit se je kaq kopil
Me pas ditë se pa del hajdut
Kishte ba ma mirë nji mut
Edhe pse je fmi i vshtirë
Ti e ke nanen e mirë

Nejse se do mendon autorija apo autori se e bej diqka me inat..por per syrin dhe veshin tim kto lloj shkrimesh nuk me len pershtypje te mir aspak.
Suksese se mos do thon si tek fotografija shko pas masese se ashtu e kan votu?
 

Baboon

FALEMINDERIT!
Poezitë me humor janë me banalitet? Vetëm një bejte është aty, por unë nuk shoh noj banalitet përkundrazi.



Se di si i keni ju kta bejtat,
Po kto fjale sikur me duken te pa menduar mir ne nje shkrim kushtuar nenes.?
Mir dhe kendej kemi shkrimi e poezi me grimca humoristike ama te bejta cdo here ne banalitet ishin?

T’ka xjerr n’dritë more Qamil
Se ka dit se je kaq kopil
Me pas ditë se pa del hajdut
Kishte ba ma mirë nji mut
Edhe pse je fmi i vshtirë
Ti e ke nanen e mirë

Nejse se do mendon autorija apo autori se e bej diqka me inat..por per syrin dhe veshin tim kto lloj shkrimesh nuk me len pershtypje te mir aspak.
Suksese se mos do thon si tek fotografija shko pas masese se ashtu e kan votu?
Shiko si ju, si ne kemi jetuar në komunizëm. S'di për tek ju por tek ne komunizmi ka qenë sh i egër ka burgos sh shkrimtar e artistë në përgjithësi.

Por jam i bindur që kjo poezi e kalonte me sukses filtrin e kritikës dhe ideologjisë se kohës.
(Të më ndihmojnë në anëtarët e tjerë nqs po deliroj në këtë që thashë)

Fakti që filmat shqiptarë të asaj kohe shihen ende, është pikërisht gjuha që përdoret aty (pamvarsisht se ideologjisë etj) një gjuhë reale jo si filmat sot që një personazh rruge i botës së krimit flet me një gjuhë si në provimin e letërsisë...
Kjo sa i përket pjesës artistike.

Dhe tjetra më duket paradoks të cilësohet banale kjo sot në 2021
Ku tekstet e këngëve etj.... Nejse s'po fol mo ?.
 
Top