Krijimet e muajit Nentor 2020!

Krijimet e muajit Nentor 2020.


  • Totali i votuesve
    34
  • Poll closed .
Pershendetje, dhe ketu ja ku erdhem prap me krijimet tona :)
Shpresoj qe do t'ju pelqejne
Mos harroni te votoni & t'i komentoni.
Ju uroj lexim te kendshem ?
PSX_20201026_223417.jpg

1.Ti Mëmëdhe

Ti shqipe e lartë, fisnike dhe e bukur
E kur gjuhët e të huajve vrerë pikojnë
Ti flitesh, këndohesh e vallëzon si flutur.
E nuk prekesh nga shtizat e shpatat që të sulmojnë.

Ju bjeshkë të larta ku mali nuk është kodër
Me fusha të gjelbërta e tuma prej betoni
Ju ujëvara sykaltëroshe, e det padrejtësisht i vogël
Veri, Jug, Lindje e Perëndim ju kanë zili.

Ju male e pyje e bjeshkë të nëmosura
Sa lotë më rrjedhin sa here që ju kujtoj
Të ngjitem duke kërcyer me këmbë të një drenushe
Gjithmonë e ëndërroj, gjithmonë e ëndërroj……

Ti mëmëdhe më jep shpresë
Më jep krahë shqiponje në fluturim
Ty që moti të kam dhënë besë
Të kam me vete kudo, deri në amshim.


2.Nentor serish………

A mund te vish e te ulemi prane njeri tjetrit te flasim , pse jo per ditet qe lame pas, per deshirat , endrrat , te hedhim ne tryeze te gjitha ato fjale qe brenda nesh kane krijuar tornado e presin si qielli ne nje dite me diell te plasin ashtu papritur
Le mos ti mbajme me te burgosura ndjenjat por si flladi i nje pranvere ti leshojme ne ajer , e le te ndjejme me pas nostalgji per ate zbrasje shpirti.
Tregome per vlerat e jetes qe ke jetuar deri me sot , femijerine tende, gjunjet e vrare , aromen e shtepise se vjeter , per cdo kujtim qe brenda teje e mban te mbyllur ne sendukun e memories.
Tregome si eshte te ecesh ne nje dite me shi dhe te mos ndihesh se uji te deperton nen lekure , frikerat e tua tek sheh sesi endrrat vdesin brenda endrrash
Eja i dashur te flasim per ne , lejome te te njoh per ate qe je , e jo ate qe bota sheh cdo dite
Tregome per cdo detaj te parendesishem dhe te premtoj se do i jap zerin e munguar.
Tregome edhe per dhimbjet qe te thyen diku por ti gjete forcen te ngrihesh serish e te jesh ketu sot me mua , ne kete dite , ne kete dite Nentori plot vetetima e bubullima.
Le te flasim per ne , per ne qe i kemi mbytur brenda nesh cdo gje .
E diteve tona si nje shurdh-memec i kemi veshur
Eja ulu dhe me fol , sepse brenda kaosit qe jetojme je e vetmja drite qe me ngroh shpirtin e me ndricon diten.
Vertet eshte Nentor , por une ndihem pranvere kur prane meje je ti….
Eja i dashur dhe le ta ndricojme kete dite me shkendijat tona kur syte tona perplasen me njeri tjetrin.

3.Rrotullak

Zog lajmetar
si paqja si jeta.
Korb gjakatar
si urrejtja, si vdekja.
Do vijn tek dritarja yte,
do degjosh ti cicerimat
do degjosh ti krakellimat
Te nje djaloshi zemerbut,
te nje djaloshi harbut.
Do te dashurohesh,
do te mashtrohesh.
Do hedhesh ne tavan perpjet,
do hedhesh ne humnere tatepjete
Kujtimet me te bukra,
kujtimet me te egra.
Do te stolisen ne mendje,
do I vjedhesh nga mendja.
Do qeshesh, do te varrosin,
do qash e do te murosin.
Kujto, kush te shtriu doren,
e jo kush te vdiq urie
Kur plaga ishte e madhe,
e jo kur u sherove.
Aty do te gjesh,
pergjigjen qe kerkoje.


4.Shuarje drejt pafundësisë

Duke qarë e vajtuar
Në anijen tonë
Me plot dhoma shkatërruar
Lutemi deri vonë!

Nën një ditë te shenjuar
Fati na përzuri.
Nje tsunami I mallkuar,
Jetën para syve e vuri.

Një javë e planifikuar
S’u kthye vec në mort,
Të mjerat dhoma të padjallëzuara
S’u lagën vec me lot.

Oh, bregu është tepër larg,
Nuk ka më shpëtim,
Një dritë e kuqe fare pranë,
Shuhet nga një vetëtimë.

Ah, anije, anija jonë,
Ecën nëper dallgë e llastuar,
Dashurinë për botën tonë,
E paç të paharruar!



5. Perla e zeze!

U dashurova duke pare ato sy te bukur
Ato sy te zi.
Nuk dua nje tjeter!
Ngadal u zhyta ne shpirtin tend.
Syte e mi jane drejtuar te ti
te lutem, mos duaj nje tjeter!
Une nuk dua te jetoj pa ty.

Zemra ime eshte drejtuar te ti
une do te pres gjithe jeten.
...... Mbase do te me duash.

Qetesi ne kopsht...
Degjohen vetem rrahjet e zemres

E verteta jote eshte e njejta me timen
Te kam dashur qarte, dhe bota do te degjoje ate.

Te deshiroj, por nuk i nenshtrohem kesaj
Do te ruaj deshiren time
Por nuk do te fshehi
Perderisa cdo qelizja e imja
Te therret ty, une nuk do te largohem.

Oh trendafili im
Oh dashuria ime,
Dashuria ime e nderlikuar
Dashuria ime e brishte
Dashuria ime e zeze
Dhe ndjenjat e mia, si perla ne dete.

Ka shkrime qe shkruhen me gishta,dhe ka te tjera qe shkruhen me zemer!
E para tretet ne vija,e dyta tretet ne ndjenja..!


6. Me qenë vajzë...

Të entuziasmuar nga më i madhi te më i vogli kishin filluar përgatitjet,
në shtëpinë tonë.Do shtoheshin me një pasardhës, i cili do trashëgonte tokat, mbiemrin.E babait tim,do i rrihnin shpatullat " me hajër, u bëre me djalë" , rakia do derdhej Lumë.
Gjyshja kishte bërë gati djepin e qëndisur me lule, kishte taks dhe emrin e nipit.
Mirëpo,Zoti u prishi planet, erdha unë, vajza e parë e shtëpisë.Nënën time nuk e vizitoi askush në spital, madje e ngushëllonin,a'u mërzite?
As babai im nuk e vizitoi,e penguan dhe u deh atë natë nga dhimbja.
Gjyshja e pa shtrembër nusen,( nënën time) me ditë.A thu se ajo ishte fajtore e gjinisë sime.

Gjithsesi në familjen time u shtuan gëzime të tjera, dhe themelet e babës tim tani kishte kush me i trashëgu.

U rrita dhe unë, me të mira e me të këqija, me dashuri apo jo, me shumë apo me pak, u rrita.
Gjithmonë fëmija i parë në familjet e tjera ish më i përkëdheluri, kurse unë jo, më e vuajtura. E kjo, mbase ngaqë isha vajzë.

Kur gjyshja po dergjte ditët e fundit të saj, i'u afrova e'i thashë:Nënë, pse smë deshët kur linda unë?
Mezi dëgjohej kur fliste dhe e përlotur më tha; jo bijë, nuk eshte se ste desha,por femrat e derës tonë,vuajnë,ndaj nuk doja të ishe vajzë.
Unë, vajza e padëshiruar, iu bëra krah familjes. Kam forcën e një mashkulli,(jo fizikisht), dhe vendimet merren me konfirmimin tim.
Nga e gjitha kjo,kuptova një gjë që,dashuria peshon shumë me qenë djalë...e kur je vajzë, jep kaq shumë, aq shumë sa në fund nuk pret asgjë, si këmbim.
 
Une sot erdha dhe ti e di shume mire se si i bej komentet per secilen prej tyre. Nuk do t'u shmangem komenteve as kete muaj . Thjesht nuk ka ardhur koha e duhur
E kam ne pergjetsi, dua tju motivoj t'i lexoni dhe t'i komentoni, e te shkundni voten. ?
 
Nuk ka te beje vetem me perballimin. Une ne aq shkrime sa kam postuar ketu per shembull jam ndjere keq kur nuk me kane kuptuar moralin dhe as qe nuk jane perpjekur qe ta gjejne, si rrjedhoje bejne nje koment qe te lendon. Besoj qe kjo vlen edhe per krijuesit e tjere.
Prandaj, ju lutem mendohuni dy here perpara se te shkruani nje fjale negative.
Ndjese per veten dhe te tjeret
por ka nje gje Sofi , qe ashtu sic nuk kuptohen opinionet apo kritikat e te tjereve , po aq nuk kuptohen as te tuat
Filloje nga vetja kur ben kritikat .
Sa per pjesen e perballimit , imagjinoni te ishit shkrimtar e te perplaseshit me opinionist apo kritikues te vertete..... asnje liber sdo kishit botuar
Mos harroni se cdo perjetim kur lexon dicka eshte individualist dhe gjithkush shpreh ate qe ndjen...
 
Filloje nga vetja kur ben kritikat .
Nuk kam thene asnjehere qe bej kritika sepse nuk e kam arritur ate nivel suprem te kuptuarit te artit. Kritika ndahet nga opinioni dhe une thjesht jam opinionin tim ne saje te nje komenti ( e theksoj: jo ne saje te nje kritike)
Sa per pjesen e perballimit , imagjinoni te ishit shkrimtar e te perplaseshit me opinionist apo kritikues te vertete..
Askush prej nesh nuk eshte kritik arti. Kur te arrijme ate nivel koncepti do te mbusheshin faqe duke analiizuar cdo germe dhe font style.
Mos harroni se cdo perjetim kur lexon dicka eshte individualist dhe gjithkush shpreh ate qe ndjen...
Pikerisht, po mendimi yt apo i dikujt tjeter nuk te ben ty kritik: ti ashtu si une je ne pozicionin e lexuesit qe ben "review", jep mendimin tend.. Nqs per nje liber keto vleresime nga lexuesit jane te shumta...ketu jemi brenda nje rrethi me te ngushte, keshtu qe nqs ty te vjen ndryshe nuk do ta kem problem as une e as te tjeret, por nqs sillesh moskokecarese ndaj asaj qe shpreh dhe nuk denjon as te perdoresh forma te zbutura qe te kuptojne te tjeret gabimin qe bejne ne vepren e tyre, as nuk do te mirekuptohesh dhe as nuk do te ndihen mire. Ne fund te fundit ketu jemi per te mbeshtetur letersine anonime, jo per ta kryqezuar ate.
 
ok muajin tjeter e bejme temen te mbyllur per komente dhe kshu nuk preket askush
Elozhe personalisht kur dicka sme pelqen ,sdi te bej
gjithnje ka zgjidhje
 
ok muajin tjeter e bejme temen te mbyllur per komente dhe kshu nuk preket askush
Elozhe personalisht kur dicka sme pelqen ,sdi te bej
gjithnje ka zgjidhje
Jo vetem qe nuk me paske kuptuar, por me ke keqkuptuar!.....
 
Jo vetem qe nuk me paske kuptuar, por me ke keqkuptuar!.....
jo te kuptova shume mire , ideja eshte qe ti kerkon te perdoresh standartin tend qe mos lendohesh (po perdor keto terma)
Por ashtu sic ti kerkon autencitetin tend (sepse kjo je ti) , humb une timin , kur dicka sme pelqen ta them drejteperdrejte apo edhe ashper
Edhe pse kritika (opinioni) im ka qene gjithnje tek drejtshkrimi eshte bazike per dike qe ulet e shkruan
Smund te jemi delikat kur sjemi...kjo ishte ideja ime!
 
Me vjen keq te lexoj se dikush ndikohet nga komentet/kritikat apo sarkazma... dhe akoma me keq nese kjo ju shtyn te mos shkruani me.

Sepse ka plot te tjere qe ju lexojne me kenaqesi...
U shpreha qe nuk arrita te projektoj asnje sepse zakonisht gjej gjithmon nje qe me ben bum ne zemer dhe e votoj pa u mendu 2 here.
Por nese mendohem mir e mire...
Votoj per Nentor serish.

Ps: komentet e mia mos te merren fare per baz sepse un as nuk lexoj. Jam injorante nga ai aspekt.
 
Me vjen keq te lexoj se dikush ndikohet nga komentet/kritikat apo sarkazma... dhe akoma me keq nese kjo ju shtyn te mos shkruani me.

Sepse ka plot te tjere qe ju lexojne me kenaqesi...
U shpreha qe nuk arrita te projektoj asnje sepse zakonisht gjej gjithmon nje qe me ben bum ne zemer dhe e votoj pa u mendu 2 here.
Por nese mendohem mir e mire...
Votoj per Nentor serish.

Ps: komentet e mia mos te merren fare per baz sepse un as nuk lexoj. Jam injorante nga ai aspekt.
Për kë të shkruajmë ne që ndikohemi?
Për atë x apo y që i bën " copë" duke i tallur?
Kritikat meren për bazë e të bëjnë te ecësh para poor kur ke një Konicë përballë, e jo një " amator" kritik.
Nuk po themi të mos i citojnë por të kursehen ca ironi të paktën.
Më mirë po i postoj në wall dedikimet se dhe po ua kursej " artistëve" kritikën...

Mbase jam gabim, kam lexuar shumë herë gjëra të pakëndshme por vjen një moment që mjaft.
 
Për kë të shkruajmë ne që ndikohemi?
Për atë x apo y që i bën " copë" duke i tallur?
Kritikat meren për bazë e të bëjnë te ecësh para poor kur ke një Konicë përballë, e jo një " amator" kritik.
Nuk po themi të mos i citojnë por të kursehen ca ironi të paktën.
Më mirë po i postoj në wall dedikimet se dhe po ua kursej " artistëve" kritikën...

Mbase jam gabim, kam lexuar shumë herë gjëra të pakëndshme por vjen një moment që mjaft.
Te mirekuptoj, me beso.
Thjesht duhet mesuar me i mbyll veshet ndonjehere ashtu sic bejm dhe jasht forumit.
Un prandaj perdorja pjesen e "blog" qe dikur ishte personale dhe shifej direkt nga profili i cdo anetari.
 
Ne rradhe te pare ju pershendes :)
Dhe ju drejtohem si nje antare e thjesht (Jo si stafiste, e as si udheheqese e konkursit).
Do e marr shembull veten time, ju e dini shume mire qe une kisha (kam) veshtersi ne artikulimin e fjaleve, beja dhe bej shpesh gabime dhe ne krijime, ishte kritika e Didit ku sa do pak me zgjoj cik egon e konkurences dhe permersimit brenda vetes, gjithashtu dhe te Sofias ku e kritikoj nje krijim timin. Mendoni se u merzita?! Jo aspak, mua me pelqejne kritikat, sepse ndikojne per te mire tek vetja ime.
Une nuk dua te demotivoheni, donjehere dalim fitues, donjehere mbesim pa vota fare por kjo sdo te thot te heqesh dore nga dicka qe te pelqen. ?
Ju perqafoj dhe mos u demotivoni kurr.
 
Për kë të shkruajmë ne që ndikohemi?
Për atë x apo y që i bën " copë" duke i tallur?
Kritikat meren për bazë e të bëjnë te ecësh para poor kur ke një Konicë përballë, e jo një " amator" kritik.
Nuk po themi të mos i citojnë por të kursehen ca ironi të paktën.
Më mirë po i postoj në wall dedikimet se dhe po ua kursej " artistëve" kritikën...

Mbase jam gabim, kam lexuar shumë herë gjëra të pakëndshme por vjen një moment që mjaft.
ke kane tallur? konkretisht ke nje emer?
Sepse komentet ketu behen pa u ditur ende autoret , me pas nese ka patur te tilla gjera ,eshte dicka qe ndodh ne cdo teme!
Ja po sjell une rast veten ku Sofia apo dikush tjeter kane bere goxha kritika (opinione) qe mua sme kane pelqyer , por i kam marre me shume sportivitet ,sic marre shumecka ne virtualitet.
Qe shkrimet e mia jane copeza te atyre qe une ndjej, perjetoj , dhe jo inspirime nga filma apo libra ,apo ngjarje e te perditshmerise
Ama asnjehere skam marre asgje per zemer , sepse cdo gje qe kam hedhur ketu e kam bere se une kam dashur dhe cdo fjale e thene kur sme ka pelqyer si kam dhene peshe , ose e kam anashkaluar
Ti ke kohe qe i ke stopuar shkrimet dhe se kuptoj kete shperthim pasi me sa kujtoj ,sic ta thashe edhe me siper , shkrimet e tua jane pelqyer gjithnje
Fituesi, nje do jete ..smund te jene dy!
 
Me falni se me duket po kalon pertej normales...
Te shkruarit eshte art dhe Arti eshte relativ per sa i perket kritikave.
Psh : kubiszmi ne luften e dyte boterore u denua dhe u hoq si arte..me vone fitoi ne vlere .

Ndersa te shkruarit ketu them se secili shkrua nga shpirti ..nuk ndjek nje forme apo rregull te caktuar.
Por cfare eshte e rendesishme ..nese vargjet te prekin ather do shihet reagimi ..nese jo sesht e nevojshme te diskutohet ..
Pak Empathie ose me shume ..si ben kesaj bote keq.
 
Harroni që janë krijime, fantazi apo trillime dhe mbase jo përjetime
E kur lexoj ca komente pa pikë lidhje, duke i bullizuar, jo vetëm që su jepni motiv krijuesve te ecin para por i stoponi duke bërë të mos marrin më pjesë.
Unë personalisht as që do e marr mundimin më dhe çfaredo lloj gjëje tmë thoni tani as që do replikoj.
Me ke detyruar te lexoj te gjitha komentet deri kur komentove ti per te kuptuar pse ke reaguar keshtu. Lexova nder rreshta te gjeja ndonje fjale bullizuese. Nuk gjeta asnje!!
 
Nentor serish fitoj voten time.
Nje qetesi te shprehuri perkon me gjendjen time te momentit
Suksese te gjithe pjesemarresve!
 
Po ngreni aq shum pluhur sa qe do te humbi shije ky konkurs.

Dhe do me vinte keq.
Peace and love
Peace and love eshte shprehja qe me inspiron
Persa I perket temes jam anetare qe nuk lexoj krijimet ( vetem ne rast kur me kap deshira te lexoj). Kritika do kete dhe jo vetem ne kete teme por hasemi me ato edhe ne perditshmerine tone. Jam e mendimit qe keto kritika te jene sa me shume te mirkuptueshme dhe jo te kalojne ne menyre ofenduese per anetaret qe dhurojne nje pjese te shpirtit te tyre.I pergezoj te gjithe pa perjashtim x kohen dhe perkushtimin qe ndajne krijimet ,ndjenjat e tyre ketu me te tjeret. Mos u gjunjezoni ne pengesen e pare qe hasni perpara por vazhdoni kete rrugetim te bukur akoma dhe me te vendosur?
 
Filluan shenjat e para te agresivitetit covidian izolim 2.0. :D

Votova 2 me pershtatet me shume ndjesise qe me jep nentori im ai shkrim.

Urime dhe pjesmarresve te tjere. Shume bukur paster dhe pa gabime. Ju duam shume.
 
Top