Krijimet e muajit Nentor 2020!

Krijimet e muajit Nentor 2020.


  • Totali i votuesve
    34
  • Poll closed .
Pershendetje, dhe ketu ja ku erdhem prap me krijimet tona :)
Shpresoj qe do t'ju pelqejne
Mos harroni te votoni & t'i komentoni.
Ju uroj lexim te kendshem ?
PSX_20201026_223417.jpg

1.Ti Mëmëdhe

Ti shqipe e lartë, fisnike dhe e bukur
E kur gjuhët e të huajve vrerë pikojnë
Ti flitesh, këndohesh e vallëzon si flutur.
E nuk prekesh nga shtizat e shpatat që të sulmojnë.

Ju bjeshkë të larta ku mali nuk është kodër
Me fusha të gjelbërta e tuma prej betoni
Ju ujëvara sykaltëroshe, e det padrejtësisht i vogël
Veri, Jug, Lindje e Perëndim ju kanë zili.

Ju male e pyje e bjeshkë të nëmosura
Sa lotë më rrjedhin sa here që ju kujtoj
Të ngjitem duke kërcyer me këmbë të një drenushe
Gjithmonë e ëndërroj, gjithmonë e ëndërroj……

Ti mëmëdhe më jep shpresë
Më jep krahë shqiponje në fluturim
Ty që moti të kam dhënë besë
Të kam me vete kudo, deri në amshim.


2.Nentor serish………

A mund te vish e te ulemi prane njeri tjetrit te flasim , pse jo per ditet qe lame pas, per deshirat , endrrat , te hedhim ne tryeze te gjitha ato fjale qe brenda nesh kane krijuar tornado e presin si qielli ne nje dite me diell te plasin ashtu papritur
Le mos ti mbajme me te burgosura ndjenjat por si flladi i nje pranvere ti leshojme ne ajer , e le te ndjejme me pas nostalgji per ate zbrasje shpirti.
Tregome per vlerat e jetes qe ke jetuar deri me sot , femijerine tende, gjunjet e vrare , aromen e shtepise se vjeter , per cdo kujtim qe brenda teje e mban te mbyllur ne sendukun e memories.
Tregome si eshte te ecesh ne nje dite me shi dhe te mos ndihesh se uji te deperton nen lekure , frikerat e tua tek sheh sesi endrrat vdesin brenda endrrash
Eja i dashur te flasim per ne , lejome te te njoh per ate qe je , e jo ate qe bota sheh cdo dite
Tregome per cdo detaj te parendesishem dhe te premtoj se do i jap zerin e munguar.
Tregome edhe per dhimbjet qe te thyen diku por ti gjete forcen te ngrihesh serish e te jesh ketu sot me mua , ne kete dite , ne kete dite Nentori plot vetetima e bubullima.
Le te flasim per ne , per ne qe i kemi mbytur brenda nesh cdo gje .
E diteve tona si nje shurdh-memec i kemi veshur
Eja ulu dhe me fol , sepse brenda kaosit qe jetojme je e vetmja drite qe me ngroh shpirtin e me ndricon diten.
Vertet eshte Nentor , por une ndihem pranvere kur prane meje je ti….
Eja i dashur dhe le ta ndricojme kete dite me shkendijat tona kur syte tona perplasen me njeri tjetrin.

3.Rrotullak

Zog lajmetar
si paqja si jeta.
Korb gjakatar
si urrejtja, si vdekja.
Do vijn tek dritarja yte,
do degjosh ti cicerimat
do degjosh ti krakellimat
Te nje djaloshi zemerbut,
te nje djaloshi harbut.
Do te dashurohesh,
do te mashtrohesh.
Do hedhesh ne tavan perpjet,
do hedhesh ne humnere tatepjete
Kujtimet me te bukra,
kujtimet me te egra.
Do te stolisen ne mendje,
do I vjedhesh nga mendja.
Do qeshesh, do te varrosin,
do qash e do te murosin.
Kujto, kush te shtriu doren,
e jo kush te vdiq urie
Kur plaga ishte e madhe,
e jo kur u sherove.
Aty do te gjesh,
pergjigjen qe kerkoje.


4.Shuarje drejt pafundësisë

Duke qarë e vajtuar
Në anijen tonë
Me plot dhoma shkatërruar
Lutemi deri vonë!

Nën një ditë te shenjuar
Fati na përzuri.
Nje tsunami I mallkuar,
Jetën para syve e vuri.

Një javë e planifikuar
S’u kthye vec në mort,
Të mjerat dhoma të padjallëzuara
S’u lagën vec me lot.

Oh, bregu është tepër larg,
Nuk ka më shpëtim,
Një dritë e kuqe fare pranë,
Shuhet nga një vetëtimë.

Ah, anije, anija jonë,
Ecën nëper dallgë e llastuar,
Dashurinë për botën tonë,
E paç të paharruar!



5. Perla e zeze!

U dashurova duke pare ato sy te bukur
Ato sy te zi.
Nuk dua nje tjeter!
Ngadal u zhyta ne shpirtin tend.
Syte e mi jane drejtuar te ti
te lutem, mos duaj nje tjeter!
Une nuk dua te jetoj pa ty.

Zemra ime eshte drejtuar te ti
une do te pres gjithe jeten.
...... Mbase do te me duash.

Qetesi ne kopsht...
Degjohen vetem rrahjet e zemres

E verteta jote eshte e njejta me timen
Te kam dashur qarte, dhe bota do te degjoje ate.

Te deshiroj, por nuk i nenshtrohem kesaj
Do te ruaj deshiren time
Por nuk do te fshehi
Perderisa cdo qelizja e imja
Te therret ty, une nuk do te largohem.

Oh trendafili im
Oh dashuria ime,
Dashuria ime e nderlikuar
Dashuria ime e brishte
Dashuria ime e zeze
Dhe ndjenjat e mia, si perla ne dete.

Ka shkrime qe shkruhen me gishta,dhe ka te tjera qe shkruhen me zemer!
E para tretet ne vija,e dyta tretet ne ndjenja..!


6. Me qenë vajzë...

Të entuziasmuar nga më i madhi te më i vogli kishin filluar përgatitjet,
në shtëpinë tonë.Do shtoheshin me një pasardhës, i cili do trashëgonte tokat, mbiemrin.E babait tim,do i rrihnin shpatullat " me hajër, u bëre me djalë" , rakia do derdhej Lumë.
Gjyshja kishte bërë gati djepin e qëndisur me lule, kishte taks dhe emrin e nipit.
Mirëpo,Zoti u prishi planet, erdha unë, vajza e parë e shtëpisë.Nënën time nuk e vizitoi askush në spital, madje e ngushëllonin,a'u mërzite?
As babai im nuk e vizitoi,e penguan dhe u deh atë natë nga dhimbja.
Gjyshja e pa shtrembër nusen,( nënën time) me ditë.A thu se ajo ishte fajtore e gjinisë sime.

Gjithsesi në familjen time u shtuan gëzime të tjera, dhe themelet e babës tim tani kishte kush me i trashëgu.

U rrita dhe unë, me të mira e me të këqija, me dashuri apo jo, me shumë apo me pak, u rrita.
Gjithmonë fëmija i parë në familjet e tjera ish më i përkëdheluri, kurse unë jo, më e vuajtura. E kjo, mbase ngaqë isha vajzë.

Kur gjyshja po dergjte ditët e fundit të saj, i'u afrova e'i thashë:Nënë, pse smë deshët kur linda unë?
Mezi dëgjohej kur fliste dhe e përlotur më tha; jo bijë, nuk eshte se ste desha,por femrat e derës tonë,vuajnë,ndaj nuk doja të ishe vajzë.
Unë, vajza e padëshiruar, iu bëra krah familjes. Kam forcën e një mashkulli,(jo fizikisht), dhe vendimet merren me konfirmimin tim.
Nga e gjitha kjo,kuptova një gjë që,dashuria peshon shumë me qenë djalë...e kur je vajzë, jep kaq shumë, aq shumë sa në fund nuk pret asgjë, si këmbim.
 
@Monique ,

Urime një X, që kur dolen krijimet e dija që ishte dora jote.
Por votova një tjr.
Më bën vetem pershtypje pse lejohen ca që hyn japin voten dhe ikin.
A është brenda rregullores kjo? Besoj se duhet rishikuar.
Një do fitoje e di e unë ju lexojë, akoma, me deshirë..
 
Ket 1 me siguri nai emigrant si puna ime e ka shkrujt se ska munci ndryshe ?

2, me pelqeu. Rrjedhshem neper rreshta. Edhe pse do te doja te lexoja "Stuhi" ne vend te "Tornados", dashur pa dashur kur humbet shqipja neper rreshta sikur ja prish pak lezetin shkrimit. E votova

3,4 shume te thella spo i hyj valles se korbit. Kyt rratullakun, me siguri e ka shkrujt @Arfenilla ?

5,6 sme bindin ti votoj edhe pse te bukura.

Ju lumshin duart, si gjithmon ?
rratullak????
@ZHIGO
Lugat urime humbjen .me rensi pjesmarrja??


@Monique ?urime.
 
Top