• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Krijimet e muajit Nentor jane keto..

  • Totali i votuesve
    16
  • Poll closed .
Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pershendetje miq te dashur
Ja ku erdhi data jone perseri ,per tu njohur me krijimet e rradhes se konkursit tone.
Krijimet tuaja per muajin Nentor vijojne si me poshte.

1- Leter Mikes ne Tirane

2-Dallendyshe pa stine.

Era e embel rrembente shallin e holle vjeshtak per te fshehur qafen e sterzgjatur e per te arritur koken...feshferima e saj zbraste pemet dhe dielli cdo dite zbehej, dobesohej, largohej e te mendosh se ishim vetem ne nentor dhe nuk ishte "nentori i pare", por ishte vertet i pari per nje jete te re ....
Thinjat ne temthat e babait tim ngjanin te nxira, syte kishin ulur rrezen e drejtimit te shikimit e dora e tij qe jep siguri ,qe tregon force, dashuri..dora qe me kishte mbajtur te shtrenguar per vite te tera tani lozte me nje pakete mbi tryeze.. e shtypte..e drejtonte e sorollaste e hapte e mbyllte por asnje fjale.. Heshtjen e thynin lajmerimet per vonesat; ora sapo kishte thyer me akrepat e saj numrin tre dhe therrimet beheshin peshe e cdo sekondi qe kur kalonte rriste nje ankth ..nje mall, qe me bente te ndjeja shpirtin e hidheruar.
Perqafimi, bekimi dhe syte e tije gdhenden zemren time duke i ndryshuar formen ..me mungonte ajri ..ku iku era?? Shuplakat e saj nuk zgjonin trurin tim te paralizuar...nuk ndjeja me asgje..padashur ne pak ore u metamorfozova ne nje send te ftohte..ne nje zog pa krahe qe po perdorte nje linje te njohur per te kaluar adriatikun mbi re..
Udhetimi i pare ne dallendyshen krahehekur! dallendyshe pa stin ! dallendyshe e pashpirt! Ne fillim klithi per te me thene une mund ta bej tek ti :hesht.. pastaj u ngrit lart..lart e me lart deri kur preku dyshekun prej pambuku te bardhe e shume here hidhej sa tek njera ne tjetren duke care boshllekun me gjoks..e duke len poshte njerez, shtepi, qytete, shtete te vegjel sa nje milingone dhe me ne fund mendoj qe kishte etje i ishin thare buzet edhe andaj vendosi te na lejoj zbritjen aty ku nentori im i pare stervitej per dimrin e fundit me acar!
Kerkoja zerin e familjes ..ndjeja hapat e tyre neper shtepi.. komshia e katit te dyte tek shikonte ne syrin magjik shkallet e pallatit ..levizjet..se besoja qe do me mungonte ai sy kurjoz i nje plake te vetme...
me mungon qe nga ai cast cdo gje per fajin e nje dallendyshje pa stine

3-Ikja e vjeshtes

E para qe iku ishte vjeshta
Pastaj ike ti, fjale per fjale
Pastaj iken fjalet, sy per sy
Per mu folen vetem fshiresit e gjetheve,
edhe shiu mbi fshiresit e gjetheve
E pastaj iken edhe ato
Mbeta vetem une,
si shiu qe veten fshiu
Vjeshtes qe s'iku per ty..

4-Shalli i kuq.

Hapat ecin perseri ne kete mengjes nentori.
Kujtimet me mbulojne me nje tantell dashurie, mendja udheton larg gjurmeve fizike, atje ku mendja gjen prehje, shpirti shpaloset dhe historia shkruhet ne ngjyre te kuqe.
Kembet spontanisht shkojne ne hapin tjeter fizik dhe paralelisht hapi shpirteror perqafon vetmin e mallit qe djeg per pak arome feste, per pak arome toke , ku fjala merr kuptim, ndjenjat jane me fisnike dhe pesha e hapave rendon deri ne rrenjen e shpirtit.
Po afrojne festat e Nentori, ditet ku trimat e Shqiperise u veshen me te kuqe, per nje cope liri, identitet dhe vale qiellore .
Po afrojne festat e Nentorit, dhe shpirti ndihet i vetmuar ne keto gjurme te largeta, dhe plot mall.
Nentor i bekuar, ku shqipja fluturon lart ne krahet e shqiponjes krenare.
Gjurmet nderrohen perseri, nder duar kam nje shall te kuq, butesisht ledhatova shallin dhe e kalova rreth qafes time.
Si per te tejkaluar gjurmet fizike dhe te behem nje me ato shpirterore. Aty ku e kuqja flet per dashuri, liri , histori dhe krenarin e te qenurit Shqiptare.

5-Ta urresh apo ta duash.

Ta urresh apo ta duash. Mbase historia ime eshte e thene edhe e rithene por eshte e vertete qe ne jemi vendi i kontraditave, vend me ngjyra kontraksti ashtu si vete flamuri. Eshte e vertete kur thuhet se gjerat kur nuk i kemi i vleresojme me shume por deri tani shume pak jane kthyer ne vendlindhe pasi shtegtuan per me mire.
Vendi yne ta shpif, korrupsion, populli me injorance te thelle, varferia dhe pasuria qe gjinden ne aq disnivele, aspak infrastukture e duhur,rini e cuar dem.
Njerez qe jetojne pa motive pa imagjinate pa fantazi pa shume qellime ne jete sepse i njohin limitet e veta dhe jane pikerisht keta njerez qe me nje kafe 50 lekesh ne nje lokal te rendomte shtyjne 1 ore ose me shume me te njejtar batuta te lodhur te thena e te rithena. Dua te sjell analizen e anetarit Zhigo qe solli nje dite ne forum per Afriken. Dhe e njejta gje edhe ne Shqiperi.
Ne jemi te kalbur nga smira nga varferia nga e te pasurit shume, ne jemi te djegur pa pike shprese. Po atehere ku eshte qellimi i ketij krijimi? Ku eshte pjesa e bukur e thenies me balten e mjalten? Mbase ska, mbase ato pak vite qe ke jetuar ne atdheun tend sdo rikthehen ne asnjehere sic ishin, ato pak gjera qe te ngopnin te mjaftonin tani ste ngjallin me asnje emocion. E di pse? Sepse je rritur ke pare e nuk ngopesh me pak. Ke nevoje per shume me shume se ky vend i qelbur mund te ofroje...shprese. Ia per kete gjithmone ne jetojme. Pra Shqiperia seshte e bukur. Ka vendet e plazhet e bukura ku ke smund te vesh kembe sepse ne kemi bythe zoterinjsh nga Zvicera dhe mund te perballojme cmimet strastosferike.
Seshte e mire.. njeriu ketu kalon ne vije te bardha me vrap nga mosdija qe ajo eshte nje e drejte e tyre, peshtyn tjetri aty afer kepuces tende Loubotin ah po sepse e kemi dhe kete dhine e zgjebosur me bisht perpjete. Por ne fund pse te mos e duash Shqiperine? Ajo te ofron sh te jep sh kenaqesi per shpirtin dhe syrin. Pse jo? Jepi fund sentimentalizmit qe te lidh me memedhene me te shemtuar ne univers( pa fuur Libi Siri e keto vende lufte) sepse ne krimin e duam, ne krimin nuk e ndeshkojme ne krimin e lavderojme. Pra le te urrejme te gjithe bashke memedhene me natyren e saj te eger marramendese.

Keto ishin krijimet!
Duke ju falenderuar perzemersishte,ftoj te gjithe dashamiresit e ketij konkursi,te votojne,komentoje dhe te ndajne pershtypjet me ne.
Ju uroj nje dite te kendshme te gjitheve!!

PS: Ju kujtojme qe tema per muajin ne vazhdim eshte:

Dhjetori magjik
Dhjetor- I vetem ne shtepi vs Teme e lire

Redaktimi i fundit:

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Sa per paranteze do thoja: Me pelqejne te 5-ta. ME percjellin emocion dhe jane te kendshme. Do rikthehem per Voten pasi me duhet ti lexoj serish :)

p.s. Ajo e fundit qenka frymzu nga forumi komplet, temat e zhigos e laurit e ne tjerve, haha.. :p..
Ne fakt pertej shakase, mu duk sh sh realizem, pak letersi, por nje e VERTETE e madhe!
 
Redaktimi i fundit:

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

5 - identifikohet me Nick . Do rikthehem per te votuar :D
 
Fly

Larguar

Mbase ke te drejt moj moter Soul por editoriale hallesh besoj se ka gazeta, krijimet mendoj se kane "karakteristika" te tjera.

Ikim nga isis vim te pisis :p
 
Fly

Larguar
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Eleminojme dhe nr3: nga votimi

Per mu folen vetem fshiresit e gjetheve,
edhe shiu mbi fshiresit e gjetheve

dy rreshta ngjitur me te njejtat fjale, munges kreativiteti
Per mu --- o nar/e o me ti qeke? :D
 
Fly

Larguar
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

E dashur Mike,
Zemra e mori te falen,
ashtu fshehurazi sic din ajo.
Malli deget shpertheu,
kacavjerre neper shpirt i mbertheu...
Te perqafoj ne heshtje mike dashur,
neper fjale cepave,

a ka dashur te thote autori ketu?
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Noj vote keni leshuar ktej apo jo akoma :p.

Fly,cdo copez don zberthim,a ke bere analize letrare ndonje here :p.
Kur rrjeshti te jep nje faqe te tere analize.
-
-Pra per mua folen,fshirsit dhe shiu siper fshirsit.
Pra eshte nje paralelizem,qe fshisa fshin shiun dhe fjalet qe u thane per te.

Vazhdojme tek e dyta;
Nper fjale cepave,Autori/a patjeter ka dashte te personifikoje cepat e mendimeve ,te shpirtit te mallit.

Ja kshu pra mendohet ne letersi ti Fly , eh :p
 
Lesh me tomel...

tek rreshti i pare kapa fjalen MU, shum shkrime jane bere ne djalekt por kane vazhduar ne djalekt, nese do besh djalekt katunarsh (qe as djalekt squhet por ta zbusim pak) bej te gjith shkrimin sepse spo flasim per rastet kur ham ë-te por MU me MUA ndryshon shum ne estetike.
hajt paralelizmin po ta pranoj pra meqense 2 klase shkoll kam por prap ma vret syrin.

tek tjetra, dakort shkojm thelle e me thelle ne po prap skuptoj ca do te thote, dmth si e ka formuar fjaline, si rrjedh, legjenden kur flet e kuptoj po kete rresht akoma se kam kuptuar.
Ma perkthen dot?

Dhe mos u bej qesharake, clidhje kam une me analizen letrare, vec shkollen fillore kam ber se te ishte per analize ju kisha ngel ne klase qe ne rresht te par :D
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Fly,dhe pse pa shkolle :p , ne pranojme kritikat dhe mendimet nga ana juaj dhe e te gjitha antarve.
As ne s"jemi shkrimtare te mirefillte ne vargjet tona.
Prandaj nje bashkpunim me kete konkurs,dhe keto vargje te thjeshta,permirsojme njeri-tjetrin.
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

5 - identifikohet me Nick . Do rikthehem per te votuar :D
Ku e shikove te shkruar emrin e Nick ti..?! :p
Ka dhe emigrante ,qe kane udhtuar per ne Shqiperi gjate veres,dhe rrembyen nje dore pershtypjesh,per ti kaluar ne shkrim gjate vjeshtes..:p
 
Fly

Larguar
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Fly,dhe pse pa shkolle :p , ne pranojme kritikat dhe mendimet nga ana juaj dhe e te gjitha antarve.
As ne s"jemi shkrimtare te mirefillte ne vargjet tona.
Prandaj nje bashkpunim me kete konkurs,dhe keto vargje te thjeshta,permirsojme njeri-tjetrin.
U ndjeve mir ti?
Thash qe pa shkoll ju kapa aq, me shkoll kishit ngel ne klase :p

Prap sma perktheve ate me lart :p
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

E dashur Mike,
Zemra e mori te falen,
ashtu fshehurazi sic din ajo.
Malli deget shpertheu,
kacavjerre neper shpirt i mbertheu...
Te perqafoj ne heshtje mike dashur,
neper fjale cepave,

a ka dashur te thote autori ketu?
O Fly qe shkrimtaret e FVse e qajne te shkruarin letrar e kane vertetuar me kohe. Lol.
Sa per vargun i zoti punes e di me mir por une e kuptoj sikur kjo e perqafon ket miken ne cdo kujtim te sajin qofshin dhe fjalet neper cepa qe kane folur. Pra ne cdo detaj jo domosdoshmerisht duhet te jete vend si korridori por dhe detaj i jetuar si fjala apo buzeqeshja etj. Mua me duket e mire formuar nga ana gramatikore por dhe mund te flase dikush qe pse jo merret me mesuesi (nqs kemi ne fv)
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Prap sma perktheve ate me lart :p
Aq kapicitet mund ti lejoj vetes ne te shprehur :p ,
Per me tej S"mundem te kem akses.
Pasi,varet se si,qysh,apo cfare,gjithesecili percjell apo ka dasht te shpreh ne vargjet e tij/saj.
 
Redaktimi i fundit:

Fly

Larguar
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Mu me duket sikur so me e kap me zor miken neper cepat e erret :p
Hajde mere vesh :D
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Meqe kishit emociome mte votonit te paret, ua hoqa une sikletin. Sa me pak llafe sa me shume vota. Haha

fly po kushedi ku ikan pas cepat. Lol
 
Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Lexova me vemendje krijimet dhe me pelqyen .
E veshtire te vendosesh kujt ti japesh voten , sepse kishte diçka te bukur tek secili .
Do ti rilexoj dhe do te mundohem ti zberthej me mire para se te votoj . Pesen e nxora jasht loje thjesht ngaqe
ishte tej mase i erret si tregim , pavarsisht se ndoshta tingellon realist .
 
Marla

VIP
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Mire do te ishte qe te editoheshin ne shqip para se te hapej tema. :)

Ka shume gabime drejtshkrimore pale gramatika.

Pa dashur te ofendoj askend nuk me dhane ndonje emocion te vecante krijimet mgjate per tju permbajt formatit te temes votoj 1 per ndjeshmerine dhe zhdervjellesine e saj.
 
Dakort jam me ty . Proza edhe mund te redaktohet , por poezia eshte veshtir se humbet kuptimin pastaj .
Perkundrazi po te thellohesh do ta shikosh qe kan kuptim krijimet dhe tregojn nje bote te pasur shpirtrore .
 
Fly

Larguar
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Un sjam dakort me editimin nga te tjeret ndryshe i bie te sillemi si ekspert dhe pas nje viti te botojme libra por ama ai qe i shkruan taksirat ta lexoj dhe nje here ate qe shkruan se i bie sikur e ka ber per hall, megjithese se ve ne dyshim qe disa per hall i kane cuar :D
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Mire do te ishte qe te editoheshin ne shqip para se te hapej tema. :)
Marla mire do ishte se pervec kritikave,te na nderoje dhe me ndonje krijim.
Jo per gje por kishim permirsuar,direkt performacen e te shkruarit shqip,pa editim.
Flm..:) per voten dhe komentin tuaj.
Muajin tjeter na ndero me ndonje varg te thurur..
 
Marla

VIP
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

I kam shume te vyera ato pak rreshta per te tall menderen disa ketu. :)

Kritika ishte pozitive.
 
Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Te drejte ka Malsi edhe mund te jem une por anetari qe e ka shkruar ka harruar qe zhigu eshte sh nostalgjik per atdhene
e sdo e aproje mje shkrim te tille :p.
 
Last edited by a moderator:

Marla

VIP
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Un sjam dakort me editimin nga te tjeret ndryshe i bie te sillemi si ekspert dhe pas nje viti te botojme libra por ama ai qe i shkruan taksirat ta lexoj dhe nje here ate qe shkruan se i bie sikur e ka ber per hall, megjithese se ve ne dyshim qe disa per hall i kane cuar :D
Ja te jap nje shembull per cfare editimi e kisha fjalen.

Fli este miskoje e lezeshme.

Duhet....

Fly eshte mushkonje e lezecme.
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Me pelqen poezia Nr 1 , edhe pse ka shume gabime ne brendesi te krijimit. Gjithsesi ... pasi e lexova 4-5 here , ja zevendesova ca fjale me mendjen time... e kuptova me mire.

Pshm...

Zemra e mori te falen - Zemra e degjoi Zemren ( e mori mesazhin)
........... Neper fjale cepave -Cepave te heshtur.

etj etj , nuk po zgjatem me shume... vota ime shkon per nr 1.
 
Fly

Larguar
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Ja te jap nje shembull per cfare editimi e kisha fjalen.

Fli este miskoje e lezeshme.

Duhet....

Fly eshte mushkonje e lezecme.
per ate thash dhe une qe kur ti mbarojne ti lexojne prap pasi mund te jene gabime shpejtesie apo ngaterrese momenti, ai apo ajo qe shkruan supozohet qe keto gabime ne vetvete ti kuptoj por ceshtja eshte se keto shkruhen si per te kaluar rradhen :)

Jam i sigurt qe ju shkon Nevi neper privat duke ja u kerkuar si me norme keto krijimet :D
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Jam i sigurt qe ju shkon Nevi neper privat duke ja u kerkuar si me norme keto krijimet :D
ahhahahahahah.Nevi eshte rob i mire,i kujton me dashmirsi krijuesit e konkursit tone, qe shkruajne.Te me dergojne ndonje krijim.
Jo gjithmone me kan hapur porten por ska gje..:p
Falenderoj perzemersishte ata/ato qe dergojne,dhe bejne te mundur vazhdimsin e ketij konkursi.
Mos me cakerdisni konkursin,me tej :p
Se vertete sdo me dergoje me askush krijime.
Dhe une dua te kete konkurs letersie dhe vitin qe vjen.
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Shkrimet jan te bukura secila ne menyren e vet.Tani e rendesishme eshte te mos ket shum gabimet autografike ...se aty ketu, bejn edhe shkrimetare profesionalist :uff:l e jo me ne se jemi amator.. ajde suksese per gjith pjesmarrsit .
 
Me shperqendrove, po lexoja 4-tren, e di cgjeta aty? qe paskan luftuar per nje COPE LIRI trimat tane, isoj si me qen nje 20 leksh i qelbet me ble 2 cigare WTF :mad:
shko per shele dhe krijmi 4, e lash ne mes, me ka ngel vec nr 2.

O nev po mua pse sma lype nje here? :p
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

O nev po mua pse sma lype nje here? :p
Ja po ta lype ketu publikisht te me dergosh nje krijim,muajin tjeter hahahahaha.
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Krijimet e muajit Nentor jane keto..

Shkrimet jan te bukura secila ne menyren e vet.Tani e rendesishme eshte te mos ket shum gabimet autografike ...se aty ketu, bejn edhe shkrimetare profesionalist :uff:l e jo me ne se jemi amator.. ajde suksese per gjith pjesmarrsit .
Te lumte goja ty..:))
Keshtu flitet,robi qe eshte rob hahahahaha
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top