Krijimet e muajit Qershor 2021

Krijimet e muajit Qershor 2021


  • Totali i votuesve
    17
  • Ky votim do të mbyllet: .

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Pershendetje

Ja ku u takuam serish dhe me krijimet e reja per nje sfide te re..

Tema per Qershorin - Bota jone jeni ju!

Le te paraqesim te gjithe krijimet per qeniet me te dashura tona...

1622531647178.jpeg

1. Bota ime mban emrin tënd

Kam menduar se e njihja dashurinë e pafund,mendoja se ishte diçka që kishte të bënte me mua si romantiken e pasheruar që emocionohej pafund me historitë e filmave. Kam dashuruar historitë me fund të lumtur gjithmonë ndaj jam përpjekur që dhe historia ime të jetë e tillë .Gjithmonë jam përpjekur të luaja rolin e protagonistes pozitive pavarsisht asaj qe më servirej nga jeta . Por më beso kur them se dashurinë e pafundme e kam ndjerë kur kam dëgjuar rrahjen e zemres, kur të kam marr për herë të parë në krahët e mi ,më fale gjithë botën!
Veç 2 fjalë: Kam gabuar!

Kaq e vogël kaq e brishtë sa që kurrë se kisha menduar që ti mund të mbaje kaq shumë dashuri ,ti ishe vet burimi i dashurisë time.
Asnjëherë nuk e kisha menduar se do isha kaq e "pangopur" nga admirimi i fytyrës tënde për orë e orë me radhë .
Se kisha provuar ndjesinë që dikush të më prishte gjumin dhe unë të ndieja një dëshirë të papërshkrueshme për ta përqafuar madje shpesh herë përqafimet e mija të kanë zgjuar dhe dita e nesërme fillonte me sytë e mi të lodhur nga pagjumësia por, vetëm 1 buzëqeshje e jotja dhe mua më kalonte çdo gjë .

Kurrë nuk e kisha menduar se duart e tua të vogla mund të mbanin të gjithë botën time dhe këtë do e kuptosh kur të bëhesh nënë ashtu siç thoshte nëna ime dhe është e vërtetë .
Ti po rritesh ,dhe po ashtu edhe dashuria ime për ty ,ti je jeta ime ,i ke dhënë kuptim dhe ngjyra çdo gjëje që më rrethon .
Nuk ngopem duke shikuar pastertinë e syve të tu,ato shkëlqejnë si miliona yje ,ti je Galaksia ime !
Nuk ngopem dot me buzëqeshjen tënde diellore që depërton në thellësi të shpirtit dhe më ngroh çdo qelizë të trupit.
Kam shumë ëndërra për ne por nuk të premtoj dot që do jemi gjithmonë bashkë por, të premtoj që do bëj të pamundurën,të premtoj se do jem pena që do ta servir jetën të pikturuar plot me ngjyra dhe dashuri .
Do të jem dora që të zgjatet edhe pasi ke kerkuar të largohem dhe buzëqeshja që pranon kur nuk e do as veten.
Do të jem pjesa që të plotëson kur ndihesh bosh dhe prehri që të pret kur ndihesh vetëm.
Por ti të gjitha do i kuptosh kur të bëhesh nënë ,ashtu si unë.
Këshilla ime e parë për ty zemra ime do të jetë kjo:
Zgjidh dashurinë gjithmonë në jetë sepse e mban zemren tende të paster ,dhe gjithmonë provo t’i pergjigjesh seciles të keqe me mirëkuptim.
Të dua e vogla ime ,e falenderoj zotin gjithmonë që ma fali botën ,sepse bota ime mban emrin tënd!

2. Lulën time mos e këputni!

Lulja ime rozë , një princeshë përrallore, që kur pikturove qiellin tim, Unë u bëra më e pasur për një rol tjetër jetësor, rolin e një nëne.

Me ty, këmbëngulja është bërë një realitet, ëndrrat janë bërë të vërteta dhe çdo ditë e re është e mrekullueshme dhe e paharrueshme, sepse fillon me një vështrim në dy sytë e tu të zinj.

Ti më frymëzon me ato sy, më motivon për punë të mira, ti më ben trime dhe kurajoze, e plotësuar, dhe e gëzuar!

Mësova se një lot në syrin tim, ai lot që shkëlqen si dielli në lindje, do të thotë gëzim dhe lumturi e pamatshme, krenaria dhe ndjenja më e madhe.

E kuptova që krahët e mi janë rreth qafës tënde më e vlefshme se çdo gjerdan prej ari, dhe cdo gjëje kur duart e tua të vogla më përqafuan të parën. Që atëherë, do të doja të të përqafoja pa ndalur, sepse ti je arsyeja e ekzistencës sime, fuqia ime e nxitjes.

Dhe të gjitha gishtat janë njësoj,
Por ty Mami të dalloj!

3. Miku im me i mire

Ne nje univers paralel kur ti brenda meje ndizje zjarr me goditjet e tua te embla e une prisja me endje e kersheri diten qe do te te kisha nder duar.
Ty qenie e panjohur per mua , por nderkohe me e dashura dhe univers i diteve te mia.
Te flisja sikur te njihja prej nje jete , te kisha pritur kaq gjate , te kisha enderruar qe kur mesova se ne Femrat jemi riprodhuese te jetes.
Imagjinoja ty nder duart e mia me syte mbyllur , teksa te flisja ….
E mban mend zemer kur brenda barkut tim ishe e mezi prisje e ti te ishim bashke?
Po lumturine kur mjeku me tha se do ishe djale dhe une imagjnoja ty si mikun tim me te mire a e ndjeve?
Tani pas kaq vitesh bir , e ndjen se premtimin e kam mbajtur dhe te kam mikun tim me te mire?
E ke ndjere e ti si une ndjesine qe me pershkroi kur per here te pare te mora nder duar , te shihja e sme besohej se ishe imi..po po vetem imi!
Sa nete pa gjume kaloja mbi koken tende sepse kisha frike mos dicka e papritur te ndodhte , dicka qe vetem une mami jote kisha forcen ta ndaloja?
Kaluan shume vite e sot ti je rritur e te pelqen ta shohesh veten burre…
Nese dje te mesoja te hidhje hapat drejt meje, sot te mesoj te hedhesh hapat drejt te panjohurave te jetes.
E sot jemi te dy si dy shok perdore , ti sme leshon , ti sme braktis ,as atehere kur boten kundra kam …ti je aty jete….sepse une jam mikja jote me e mire!
Ti je fari i diteve te mia, me ndricon dhe me drejton ..ti me jep jete!


4. Maaa!

Maaaa! -u degjua me i embli ze ne bote.
Pastaj hapat e shpejte ,dhe perqafimi u be e gjithe bota ime.
Biri im,lumturia ime,dashuria e diteve te mia.
Maaa,eshte fjala qe percjell dashurine tone,zenkat tona,brishtesite tona apo trishtimin tone.
Mesa duket zoti ka menduar per femren se si t`ia shperblej dhimbjen,vuajtjen,se si t`ia sheroje lendimin,se si t`ia ktheje buzeqeshjen.
Thjesht,shume thjesht me nje fjale-Maaaa!
E kush femer qe degjon kete fjale,nuk ndihen e lumtur,nuk i pushojne lotet ne sy, nuk ndjen rilindjen e dashurise ne mijera ngjyra, e gjithe kjo me nje fjale,ooo Maaa!
Vegjelia tyre ,brishtesia e tyre,perkujdesja e perditshmerise dore per dore,e te tera keto ne c`do veprim,gezim apo rrembim,ti degjon fjalen.-Maaaaa!
E tek engjejt tane rriten,shkeputen dalengadale nga ne,kane shperthimet e para te `burrerise` se hershme,prape fjala qe i sjell ne butesine tende,ne brishtesine e tij te pafajshme,ngelet perseri fjala. Maaaa! E shpirti jote qe mbushet drite dhe qiejt kapin parajsen,dhe pergjigjesh!
Biri im.


5. Femijet

Shpirt qe te ploteson
e jeten ta shton,
eshte femija.

Eshte thesar!
Eshte i bekuar.
Eh sa i shtrenjt eshte,
nuk ka te krahasuar.

A e keni provuar,
ti rrini ashtu prane te perqafuar?
Ah ajo aroma e tyre ,
nuk ka te krahasuar!

Po dashuria qe te falin?!
shpirtin ta ngjallin!
zemra te ngrohet...,
jo, me asgje skrahasohet!

Ne ka gje ne kete bote,
gje me te rendesishme se femija,
une nuk e gjej dot!
ska motiv me te fort!

motiv qe te shkul!
e qe peshe te çon.
e tere qenien tende
atij ja perkushton.

Ah se mos i prekni...!
Jo, mos guxoni...! mos
guxoni te prekni shpirtin tone.
Nena kurre sua lejon!

6. Njeri

Ka njerez te gjalle,
qe jane te vdekur,
Ka edhe te vdekur
qe jane akoma gjalle.

Ka njerez qe te tjereve
Jeten ja nxijne,
Ulur kembekryq
Bertasin, ulerijne-

Jam Zoti mbi toke!

Siç ka edhe te tjere,
Te dhembshur, te perulur,
Qe vetem mire bejne,
Te buzeqeshur e kokeulur.

Ka njerez qe emrin
E gdhendin ne gur,
Duke menduar
Te jetojne perjetesisht,

Ka dhe njerez
Qe me natyren
Njesh jane bere
Te qete shpirterisht.

Ka njerez kjo bote,
Qe jete marrin,
Ka edhe njerez
Qe jete japin.

Ka njerez te gjalle,
Qe s'dine te jetojne,
Ka edhe te vdekur,
Qe akoma frymojne.

Ka njerez kjo bote,
Une si njoh, as ti,
Sa e veshtire te gjesh,
Njerez NJERI!
 
Redaktimi i fundit:

Vajza

NocturnalMoron
Staf në FV.AL
Njëherë ju lumshin duart, super shkrime
6 - nuk ka të bëjë me tematikën e këtij muaji, por tepër më pëlqeu.
Gjithashtu dhe për 5 një bravo të madhe ❤️❤️

Votën më vonë.
 

Bebw

❌Once✖ Unstoppable 🌞
Shumë krijime të bukura,ju lumshin doçkat ,dhe vota e parë (që u dha nga unë 🤣🤣) shkon për krijimin numër 2 ❤ Më pas do votoja 3 😍
Arsyeja : më fali emocion ❤
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Njëherë ju lumshin duart, super shkrime
6 - nuk ka të bëjë me tematikën e këtij muaji, por tepër më pëlqeu.
Gjithashtu dhe për 5 një bravo të madhe ❤️❤️

Votën më vonë.
prandaj e kalova ne fund :)

kemi edhe teme te lire ..harrove?
 

Marla

S∩IɹIS
Nice urime te gjitheve,

Mua me preken 2shi dhe 6a.

2shi te gjithe gishtat jane njesoj me ben te mendoj per nje super nene kush e ka shkruar.

6a trinomi lindje vdekje jete.


Votova 2shin urime! :)
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Cdo krijim per femijet jane fjale shpirti.
Keshtu qe pa perjashtim po te kisha mundesi do i votoja te gjitha.
I lexova me vemndje.

Por meqe vota eshte nje,Do votoj krijimin e pare,sepse mes rrjeshtave lexoj nje hije te lehte frike fillimisht , pastaj dashuria e nenes qe behet potente,e pathyeshme dhe te mbush shpirtin.
Kjo eshte arsyja pse krijimi 1 merr voten time.

Krijim i bukur dhe domethenes eshte dhe 3. Miku im me i mire,
Thjeshte do me pelqente ne kete rrjesht me poshte te lexoja;

citim;-Nese dje te mesoja te hidhje hapat drejt meje, sot te mesoj te hedhesh hapat drejt te panjohurave te jetes.
ne kete forme;
+Nese dje te mesoja te hidhje hapat drejt meje, sot ne mesojme njeri-tjetrin , te hedhim hapat drejte te panjohurave te jetes.

Kjo per te plotesuar miqesine ,dhe respektimin e ati qe rritet dhe merr persiper jeten e ti,e ne nje pike e me pas,pse jo femijet marrin prioritet dhe ne orjentimin tone. pasi dihet i riu,e reja eshte me vigjilent,me koherent ne shume cka se sa brezi pak me i rritur,qe i bie prindi i ti/saj.

Duke kapercyer boten feminore,po ndalem ne krijimin e fundit,nje krijim i bukur,
Pralelizem i thjesht ,i kendshem nder rrjeshta.
Urime te gjitheve!! :))
 

Ledia

_________________
Urime te gjitheve. Gjithcka qe shkruhet per femijet eshte nje mrekulli . Sic e thashe dhe te konkursi fotove do doja ti votoja te gjitha si shkrimet si fotot. Ju lumshin duret 😇
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Urime te gjitheve. Gjithcka qe shkruhet per femijet eshte nje mrekulli . Sic e thashe dhe te konkursi fotove do doja ti votoja te gjitha si shkrimet si fotot. Ju lumshin duret 😇
dhe si perfundim nuk votove asnje? lool lool
 
E para me pelqeu shume.
E thjeshte dhe e perkryer.
Emocion qe rrjedh ne shkronja😍
 
Nccnncnc prisja me shume nga ty Voy. Dobet :p
😂
Nuk kam marre pjese ne konkurs kete here keshtu qe s'ke ca pret nga une😝

E dyta gjithashtu shume e bukur por titulli mu duk komplet i papershtatshem.
 

Ivy

Fakte ska,veç interpretime.
Te vjen keq te votosh.
Te duket sikur vota jote do shtyp ndenjat e memesise nese vecon nje krijim nga tjetri se te gjithe rrjedhin si rezultat i kesaj ndjenje.
Pershkrime te bukura.
Lumturia arrihet kur shtepia mbushet me zera.Keshtu qe rrini qe rrini ,provojeni te jeni me te lumtur😝🤣🤣🤣🤣
Me kujtoni te votoj nga fundi 😝
 

AnaVie

Undisputed woman
Staf në FV.AL
Ju lumshin Duarte gjitheve . Krijime qe percjellin shume emocion.
Votova : Miku im me i mire .
Fitofte me i miri .:)
 

MrCool

Old School.
Nr 6 shume krijim i bukur.. Jam kurioz te shoh kush eshte autori.
 

Aleks30

Antarë i Respektuar
Nuk e di me saktesi se cfare do doja por e sigurt te isha me ty.
Pastaj.....
Se di cdo doja me pare. Te prekja floket duke gjetur nje shkas sikur i ke keq?
Do ta kuptoje se me njeh mire
Cdo beja?
Do gjeja nje dicka qe vetem te afrohesha pak
Te nuhasja, te prekja pak floket
Sigurisht qe do shihja reagimin tend por une.....
Do te perkedhelja tek syte dhe gishtat do tireshkisja ne fytyre. Tamam si i verber pasi sa here qe te shoh, eshte hera e pare per mua
Me ler te fantazoj me buzet e tua
Jane kaq te bukura .
Si kam puthur kurre dhe pse gjithmone.
Zot me pelqejne syte e tu tek te puth
Marrin nje metamorfoze qe nuk e shpjegoj dot
Por me therasin e kjo me cmend
Nese do kisha guxim, do te thoja se te dashuroj shume
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy

Vajza

NocturnalMoron
Staf në FV.AL
Mos e harroni dhe këtë temën të bukur.
Votoni dhe komentoni rreth krijimeve 🤗❤️
 

Frank

Try!
Pervec 6 qe prek tjeter teme, te gjitha te ndjera dhe une ndihem i pafuqishem te prek te shkruarin me ndienje te prinderimit, keq apo mire qofshin shkruar ato.

Por, une do votoj 6 sepse artistikisht eshte me e realizuar.

Ardit, te duam shume, mos harro. 🤗🤗🤗
 

Vajza

NocturnalMoron
Staf në FV.AL
Pervec 6 qe prek tjeter teme, te gjitha te ndjera dhe une ndihem i pafuqishem te prek te shkruarin me ndienje te prinderimit, keq apo mire qofshin shkruar ato.

Por, une do votoj 6 sepse artistikisht eshte me e realizuar.

Ardit, te duam shume, mos harro. 🤗🤗🤗
Dhe unë që mendoja se je ti autori lool
Ndro stil, se të kanë vjedhur 😋😝
 

Robin

Antarë i Respektuar
Njehere ato kater shkrimet e para me preken ne shpirt 🥰 Halli eshte kujt tja jap voten.
Maa! - Çdo nene do ta gjente veten tek ky shkrim 🥰 Emocioni qe te jep kur femija te therret ne kete emer eshte pershkruar shume bukur ne shkrim.
Miku im me i mire. - Me pelqeu si shkrim. Te jesh nena e nje djali eshte ndjesi e vecante, ngase djali eshte me i lidhur me nenen. Eshte miku me i mire , i cili e shpreh dhe e shfaq dashurine unike ndaj saj ne ate menyren e tij feminore.

Ndersa ato dy shkrimet e para ishin edhe me te ndjera si shkrime. Jam ndermjet te dyjave se cilen te votoj.

Shkrimi nr 6. Po ç'deshe or çun qe u fute ne vallen e grave !! 🤪 Dashke te fitosh edhe çmim me tjeter tematike ti! Edhe ku ne nje teme kaq te vecante dhe prekese ku femrat kane shpalos emocionet dhe talentin e tyre! Sfide e forte!
Ps: Shume i bukur shkrimi gjithsesi :)) ju ben konkurrence te gjitheve.

Ps2 : Kam pershtypjen se vetem ai shkrimi i fundit mund te jete bere nga nje mashkull 😁 Po ça sben vaki.
 
Top