Krijimet e Muajit Shkurt 2017

Krijimet e Muajit Shkurt 2017

  • djaloshi i luleve

    Votat: 0 0.0%

  • Totali i votuesve
    20
  • Poll closed .

jana80

Super Moderator
1-Takekuqes,

Takekuqe, oj Fisnike,
Kjo varferia e shpirtit tim
N’kete nate t’shuarjes se zjarreve
Munde t’dhuroje, veq, nje kalerim

Kale qorr per ty do t’behem
Deshirat tua, trokellime, kam per t’i ndjek
Munde t’shijoshe te gjitha huqet
E fuqia s’ka per t’mu tret

Do t’dergoje pertej horizonteve
T’pushtojme bashke kaltersine
Orientimi yne i vetem
Dihatjet tona qe thyejn qetesine

E kur shpirtrat fuqitretur
T’jene plandosur balle per balle
Kam per t’ndjellur me mekjen e fundit
Sa t’kam mall, ah sa t’kam mall


2-Fjalë dashurie për të dashurën Kosovë

Atdheu është gjëja më e shtrenjtë në jetën time. Ai është vendi ku u linda dhe u rrita. Nuk ka gjë më të shtrenjtë sesa atdheu im Kosova. Edhe po të vizitojmë tërë botën, edhe po të jetojmë me vite në një vend tjetër, ne prapë do të përmallohemi për atdheun tonë të dashur e të shtrenjët Kosovë. Shpirti ynë ka ndjenjë të veçantë për vendin tonë, ngase Kosova është vendi më i ëmbël. Edhepse vendi ynë nuk është mjaft i zhvilluar ekonomikisht sikur vendet botërore, nuk ka as det, ndoshta nuk ka as shumë vende të mëdha turistike, por prapë se prapë ajo është atdheu ynë Kosovë.
Ne nuk duhet ta duam vendin tonë vetëm për interes, ngase atdheu është vendi më i shtrenjët dhe më i bukur, që njeriu mund ta ketë.
Atdheu im i dashur po vazhdon që të ngritet lartë për gjithçka, ajo u pavarësua dhe ne shpresojmë së shpejti që edhe ne do të jemi si e gjithë bota, ngase edhe ne i kemi meritat tona përplot vlera. Ne duam gjithsesi edhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe vendet tjera shqiptare. Pra unë gjithsesi ju këshilloj: T'a duani atdheun, ti qendroni në mbrojtje të gatshëm përherë dhe kurrë mos t'ia ktheni shpinën.
Dielli që ndriqon ngrohët në të vertet, ndodhet vetëm në atdhe.


3-Vajza me corapet e grisura.

E di qe ka 586 kenge per taxi?
-Per taxi?
Po , pikerisht keto makina qe bejne punen e tyre per mrekulli, e pastaj iu drejtua shoferit :
ura e tabakeve te lutem. Kaloi floket pas veshit dhe fryu hundet.
Koha qe sistemoi fundin sikur nje zonjushe e llastuar dhe shoferi foli, arritem. Psheretiu.
Nina hapi canten por ai ngriti doren keshtuqe i dha kafen e mengjesit dhe u zhdukem.
U ngjit siper shkalleve te mermerta ndersa e mbaja per dore dhe era i ngaterrohej ne fytyre.
Arritem tek pasticeria matane rruges dhe ngjiti duart puthi hunden aty, ndersa avulli dendesohej
rreth konturit te buzeve te saj e beheshin me te lageshta tha kjo eshte pasticeria ime.
Franc, Frannccccc, bertiti nje ze nga brenda por ajo me kapi per dore dhe ikem.
Kjo ishte letra fundit qe kishte, datonte nga rreth 5 muaj me para. Kafeja qe po pinte tani
po i bente mendimet lemsh andaj u ngrit me hap te shpejte arriti ne trotuar.
Nje here nje kohe ekzistonte nje kavalier, nje kavalier qe shpetonte vashat ne rrezik me parzmore
te arte dhe shikim te embel. Pikat e shiut po beheshin me te shpeshpa dhe me pahir
ngriti doren fishkelleu dhe priti taxine e rradhes.
Sikur nje situate te perseritej sapo dera e saj u mbyll u mbyll dhe tjetra ne menyre automatike.
Syte e tyre plot terbim u veshtruan dhe dogjen shpirtrat ne ate llave te nxehte.
Vajza me corape te grisura peshperiti ai sikur i hipnotizuar, i afroi koken duke e poseduar te gjithen
ne krahet e tij , dhe i tha ste kam thene asnjehere...por i dua corapet e tua te grisura.
Historia me corape ishte nje histori e gjate qe kishte zanafillen diku tjeter, por sot,
sot ate nate ata digjeshin nga deshira dhe vetem buzet e tyre flisnin.


4-Takat e kuqe nën mjerimin Migjenian.

Ajo nuk e njihte ngjyrën e kuqe(përvec ngjyrës së gjakut). Nuk dinte si mund të ndihesh kur ecën mbi taka. Të parat dhe të fundit taka që kishte veshur kishin qenë ditën e dasmës. Dhe ato ia kishin sjellë krushqit. Kishin qëlluar të vogla, aq sa këmbët iu bënë gjak deri në mbyllje të ditës. E shtrënguan, e vranë, ashtu sic do vritej cdo gjë e saj. Ndërkohë që në një cep të botës femra frymon e lirë, e lumtur, e zgjuar në mëngjes mes librash e finesës, femra Migjeniane zgjohet mes rrënqethjes, shfrytëzimit, grushtit dhe shkeljes. Cdo mëngjes para dritës së diellit shikon fytyrën e tij të tërbuar, frustruar dhe të ashpër. Atë mashkull i cili kobshëm nuk frikësohet të tregoj burrërinë me grushtin e vdekjes duke mbjell dhembje dhe trishtim. Tiparet e saj ishin… Ah, ajo nuk kishte pasqyrë, sytë e saj të mbuluar me lot nuk arrinin të depërtonin në bukurinë që mbarte. Ajo nuk dinte të ndalte, sakrifikonte, përdorej, i heshtën zërin, e kthyen një një shërbëtore dhe mbartëse së pjellës së tyre. E zhvlerësuan! Ajo nuk lejohet të veshë taka të kuqe, deri në momentin kur të ngrihet nga varri e të heqë prangat që e shtrengojnë cdo ditë. Kur frikën ta përmbysë në forcë, kur ajo vetë të mos mallkojë jetën që ju fal apo kafshatën që i mbetet cdo natë në fyt. Kur të thyej gardhet çjerrëse të mureve të ngritura rreth saj. Kur të njohë ligjin, të drejtat, arsimimin, bashkëndërveprimin me shoqërinë dhe të dalë nga guacka në të cilën janë munduar ta mbajnë, ajo do mund të hapërojë nëpër lirinë që e meriton.


5-Kepucet e kuqe veshur kam sot!………

Sot kam veshur serisht kepucet e kuqe….
Dje kerkoja ne kutite mbi raft nje pale kepuce per te veshur dhe asgje qe me mbushte syrin.
Te gjitha kutite leviza dhe syte qendronin tek kutia ne maje, e dija cfare kisha aty…
I mora dhe kepucet e kuqe qendronin aty qe nga ajo dite kur I vesha per here te fundit.
E di? Une I adhuroj ato kepuce …sepse e kuqja me sjell kaq prane vetes, me kujton cdo ndjesi te brendshme qe pak kush e njeh, sepse e kuqja jam une!
Po I shihja dhe mu kujtua qe edhe diten kur u takuam kisha veshur ato kepuce….edhe diten kur vendosem mos ishim me kisha veshur po ato kepuce, por kush e kish mendjen te ky detaje ate dite.
Po pse me lidhesh ti me cdo fragment timin si nje rrjet merimange kapur ka nje insekt e se leshon , pavaresisht cdo perpjekje te deshtuar..
Kam vendosur te kujtoj vetem ngjarjet e bukura nga e shkuara ime , kam vendosur qe te kthej nje faqe te re ne librin e jetes, kam vendosur qe ne faqet e reja mos te kete asnje copez nga ti dhe askush qe me dashje a jo me lendoi.
Dua te shkruaj ne keto faqe cdo hap, gjurme te pacenuar nga askush, te kuruar deri ne detaj do ti mbush fragmentet e jetes. Do skalis buzeqeshjen qe askush smund te ma fshij , sado u perpoqen. Do skalis pozitivitetin sado negativitet perqark me shkaktuan, do skalis shpirtin sado shpirt nuk paten ditet e shkuara.
Nuk do I fsheh me kepucet e kuqe , hapat e mi jane te vendosur per tu hedhur perpara dhe ti…ti do jesh thjesht nje kujtim I se shkuares , kur kepucet e kuqe dhimbnin nga kallot e kohes.
Ti nuk do jesh me askund sepse une sot kam veshur kepucet e kuqe dhe cdo kujtim me to kam shkelur!


6- "djaloshi i luleve"

Ati i pelqenin lulet,i vinte natyrshem ti kishte ne tufa tufa me ngjyra...
tek kalonte sa me nje me i tjeter,mblidhte nektarin e tyre dhe dehej nga dashuria.
Shpesh u lendonte petalet, pastaj i djallosur nga nervat, kthehej qe ti sheronte me petale ta thara,,,kerkonte shi nga qielli blu,por vere , shiu kishte merguar,,e ashtu i djersitur neper buqetat e ti,,,,rrinte e vajtonte neper trupat e tyre te thare per pak uji e perkujdesje .....
Ne prag te vjeshtes kur gjethet binin ai strukej neper farat e tyre diku ne rrenx dhe flinte ne nje nga buqetat e ti...
Ai ishte adrenalina e tyre, ai se kuptonte cfare rrebeshi bente neper petalet e tyre gjate pranveres...
vera i shkonte ne thatesire dhe duke kerkuar uji per to ,pasi kuptonte sa i kishte lenduar duke u thithur nektarin e tyre...
Dimrit strukej ne farat e tyra..
E keshtu jetonin te lumtura lulet dhe ai.
I quante lulet e ti te kuqe.
I pelqente ti emronte te kuqe dhe pse me plot ngjyra ishin.
I quante te gjitha dashuri,dashuri per jeten,per endrrat per ushqimin e shpirtit te tij,,
Ne fund buqetat e luleve u mblodhen ne nje kuvendim dhe vendosen ta quajne "djaloshin e luleve".
Te gezuara ato, i gezuar dhe ai, jetonin neper stinet e tyre...
S"jetonin dot as ato pa te ,e as ai pa to.ishte nje dashuri e cuditshme,,lendim sherim,sherim lendim,,,
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Shyqyr qe e hape Jana se per kete kam hyre sot :)

E para(1) me beri te qesh, e dyta(2) me coi tek hartimet ne shkolle, e treta(3) percjell kto dashurite tak fap te cilat s'me terheqin, dhe nga pasioni i te tretes shkon tek mjerimi i se katertes(4), (sketerre fare). Nga femra e shtypur me ne fund tek pesa (5)prekim femren qe vendos ne fund te ndjeke jeten e saj e te shkele te shkuaren (se kuptoj pse duhej me patjeter ti kishte fut takat e kuqe, te zeza me mire), dhe ne fund (6) e mbyllim me djaloshin romantik adoleshent qe qenka dashuruar me lulet i cili s'me impresionon ne kete moshe :D

Votoj 5 :)
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
4 . Ky realitet kaq i prekshem .... :( , le te sherbej si nje thirrje per te gjithe !
 
Redaktimi i fundit:

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Takat e kuqe nën mjerimin Migjenian,,:)) No koment !!
I lumte dora,mendja thellsia e mendimit ati/asaj qe e ka shkruar.
I goditur titulli,fjalet,aftesia e rrjeshtit per te folur ne aq pak vargje me shume se sa nje jete,,,etj etjjj..

Suksese dhe copezave tjera,te kendshme! :)

Jana urime e dashur ne drejtimin e ketij konkursi.
Je nje fjoll letrare ne shpirt dhe te shkone dhe drejtimi i ti!
Uroj te kesh sa me shume krijime,ndjekes votues dhe lexues..!!
 

kitrra 123

plak gjufurrak
4 eshte e thurur bukur, shume bukur, por ne meq jemi afer pranveres ku thuajse cdo gje rinise, duke votuar 3 dua te thyej muret e dhunes se 4-es.
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Dua te them qe krijimi nr 1 e 4, kane nje fuqi tejmase tronditese kur i lexon.
E para i kendon dashurise dhe krahason me nje mjerim te papare mungesen e saj.
E dyta i kendon se njejstes gje...mungeses se dashurise pastaj shkon ne nje rrjet me te gjere social
Keta te dyja me goditen zemren, urime te gjitheve te tjereve.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Mua po me pelqekan dhe 4 dhe 5...do i rilexoj dhe njehere!
 

Aver

VIP
Dominim i ngjyres kuqe.

Voten i cik me vone. Sivjet nuk do te votoj vetem ne baze te titujve te krijimeve.
 

jana80

Super Moderator
Dominim i ngjyres kuqe.

Voten i cik me vone. Sivjet nuk do te votoj vetem ne baze te titujve te krijimeve.

i gjori ti po votove vetem nga titulli :)
 

User2017

Anëtar i ri
Po vote "abstenim" a ka ? apo nga me te kqiat zgjidh me te miren thuaj, e mire po zgjedh " Kepucet e kuqe veshur kam sot"
 

jana80

Super Moderator
Po vote "abstenim" a ka ? apo nga me te kqiat zgjidh me te miren thuaj, e mire po zgjedh " Kepucet e kuqe veshur kam sot"

e me user2017 muajn tjeter na sill nje perle ti :)
 

jana80

Super Moderator
Po ju se dini qe kritiket me te mire nuk jane profeionistet ? Cudi!!!

nese hy te kritiket ateher duhet te komentoje cdo krijim...por kritik letrare nuk ishte e as spikatje profesionisti ...me ngjau si sfide :)
 

User2017

Anëtar i ri
nese hy te kritiket ateher duhet te komentoje cdo krijim...por kritik letrare nuk ishte e as spikatje profesionisti ...me ngjau si sfide :)

Po kam perhtypjen qe kjo puna e kritikes do kthehej ne trend per sherr midis anetareve se ne shqiptaret e kemi cik per "ves" ket pune, e do humbiste edhe ajo pak vlere qe me motivoi per te bere kete votim. fundja nuk eshte as tema per kritike.
 

jana80

Super Moderator
Po kam perhtypjen qe kjo puna e kritikes do kthehej ne trend per sherr midis anetareve se ne shqiptaret e kemi cik per "ves" ket pune, e do humbiste edhe ajo pak vlere qe me motivoi per te bere kete votim. fundja nuk eshte as tema per kritike.

se di perse me ngjan llogjike e lexuar me pare...mund te gaboj!
gjithesesi llogjika juaj ishte perfekte :)
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
E 1 dhe e 2 pa pik shije ..

e 6 me pelqeu ..por voten do shikoj me von.

Urime pjesmarrsve:respekt:
 

Levina

L.E.V.I.N.A
4 shumë e bukur, edhe krijimet e tjera tepër të bukura, por 4 më zgjon një ndjenjë reflektimi, ka shumë thellësi, bravo.
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Po kam perhtypjen qe kjo puna e kritikes do kthehej ne trend per sherr midis anetareve se ne shqiptaret e kemi cik per "ves" ket pune, e do humbiste edhe ajo pak vlere qe me motivoi per te bere kete votim. fundja nuk eshte as tema per kritike.

JO jo kritika ...vetem lavderime duam ne ketu :)

Kritika ne fakt , jo mllef do ishte dicka e vlefshme per te gjithe , por qendron shume ajo cka ti hamendeson.....
 

Fiore

Anëtar i Nderuar
Isha mes 3 dhe 5??
Por vendosa 5 !!:):):)
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
mua me pelqeu e 4-ta... ate votova...... sikur ta kete shkruar Jana e bukur :)
 
Top