Krijimet e muajit Shtator 2020!

Krijimet e muajit Shtator 2020!


  • Totali i votuesve
    37
  • Poll closed .
Pershendetje te dashur anetar e ketij formatit, dhe ja ku jemi perseri bashke me krijimet tona. Le t'i lexojme te gjithe se bashku.
Mos harroni te komentoni dhe te votoni. 5636918dc5eaf171afda5a0b8b0d83cf.gif


1. Ne te dy

Per nje çast dua t'i hap syte,
ty o dielli im, te shikoj.
Te shikoj rrezet e tua si misherim,
si shpetim, per shpirtin tim.

Ty dua te shikoj,
lule je ti per mua,
Ah o Lulja ime sa do doja,
ne krahet e mia te kisha, te perqafoja

Si dy lumenj te çmendur,
te dy bashk te terbuar.
Pa ndalur vrullin,
Askush s’guxon per te na helmuar.

Aty diku, te dy te qeshur,
me shpirt te kryqezuar.
Te dy te lidhur duarsh
si dy femije te dashuruar.



2.ERË E DIELLTË...

Përpiqem të marr prej buzëve të erës,
rrëmujën e flokëve mes gishtash
e sërish s'ia dal.
Ka një dritare hapur qielli.
"Është arratisur bija e diellit"-thanë
E pabesueshme për të qënë në tokë!
Të gjitha herët, që nuk
kam thirrur "e imja"
më ka munduar e njëjta gjë:"si të të zbres nga aq lart?"
S'e kam frikë mosngopjen- ta dish
e nuk më lodh dot ëndrra e gjatë.
Ushqej pritjen me paqe e buzëqeshje prej teje, bijë e diellit.
Është art!
Ti nuk di dot magjinë e lëvizjes
së kordave ndjesore që shkakton.
Zgjatem të prek butësinë e mollëzave
e mes gishtash fort të mbaj.
Në u qetësofshin flladet,
fliji ulje-ngritjet e kraharorit në meskrahë,
të di si fle gjakut, një zjarr!



3.Unë

U mbyta në pellgun që vetë krijova,
Loti u flliq, e flliqësinë shijova.
U mbyta nën rrezet e ylberit ,
I kujtova Diell, por qenë armët e Hitlerit.
U mbyta nga duar që nuk qenë paqësore,
Qenë fantazma , por e quanin veten mbretërore.
U mbyta nga një copë dëshirë.
Dëshirë e thartuar, një fundërrimë!
U mbyta duke pirë një pikë ujë,
Lemzën e përthava, por zëri u shpërngul.
U mbyta e isha vetëm pa njeri.
Formova miq e shokë, por vdiqa në vetmi!


4. Vjeshte e padeshiruar.

Gjethet filluan te bien,
sikur endrrat e mia
dite pas dite.
Era perkund
kujtimet,
ne kolovajsen prej
qelqi te krisur.
Shirat u kthyen,
e me te edhe
stuhite e ftohta.
Vjeshta Erdh!
Ne te dy
nuk jemi me
duarshtrenguar...
Zinxhiri i premtimeve
eshte keputur.
Trendafilat e asaj
dite
u thane!
Fustani i bardhe,
u nxi dite pas dite....
Shpirtrat tane
u veniten,
Harruan....



5.Miremengjesi vjesht!

Miremengjesi vjesht, miremengjesi dhe asaj gjethje te purpurt, sapo u pershendet me deget e pemes meme, deget e se ciles, ngjajne te lodhura mjaft nga kjo vere pak e renduar. A thua dhe pemet, gjethet, ujrat, lumenjt, e kane ndjere peshen e kesaj vere qe lam pas?! Valle ai cifti qe ecen shkujdesur ,neper kete rruge boshe heret ne kete mengjes vjeshte,e ka ndjere peshen e kesaj vere?! Apo dashuria eshte pak e hutuar dhe mos kokçarse, ndaj ata shijuan aromen e puthjeve te tyre, te strukur ne perqafimet e njeri-tjetrit, ndoshta diku ne nje breg deti te vetmuar. Si i lodhur ndihem kete mengjes, shkujdesur ne hapat e nje kohe plak ,duke thashethemuar me veten dhe mendimet ,eci drejte kafese se lagjes,kjo dite vjeshte me pak vrenjtesira, dielli qe duket i dobesuar nga rrezet, sikur do te na japi pak xhevap per te arritur te gjithe ne destinacionet tona. ...destinacioni, s`di ne eshte shqip si fjale, por ka te beje me arritjen nga nje pike e caktuar qe ndodhemi ne nje tjeter me duket. Pra nje loje pikash ngjan kjo fjala destinacion,fillimi,rruga dhe destinacioni.... Pyes veten valle ku arrijme me shpesh,neper destinacione endrrash,realiteti,copeza ...apo thjesht imagjinojme nje destinacion dhe cdo dite e arrijme nga pak... ngaterrese ne vetvete dhe kjo fjale. Ah kjo dere e drunjte e ketij lokali, si njehere e njehere kaq vite, e bere per tu lyer, por ky pronar plakaruq as qe merr mumndimin ta beje. Kafja qenka mbushur qe me mengjesin e hershem, tymi cigares nuk mungoka, si shok i vjeter i njeriut. - Mjesi , mjesi .. pershendetjet rutine, kamarierja jone me nje buzeqeshje te stampuar ne fytyren e saj groteske merr porosine. Nga porosia e perditshme nuk ndryshon dicka, nje kafe shqeto te shkurter ju lutem. ...tek pres kafen, verej kalimtaret e mbuluar me maska, aksesoret e veres qe lam pas, me duket vetja si ne kohen e akrobateve me fytyra me ngjyra, pa hunde e me goje mbyllur. Sa mire sikur kjo e fundit te na qendronte pak me mbyllur dhe ne fjale, e sidomos kur s`kemi gje per te thene. Nejse,qenie njerzore jemi, pa fjale ngordhim. Mire qe trokiten keto dit te para vjeshte, me shpresen qe dimri do jete me i lehte dhe pa keto aksesoret e maskave covid-19...si ne fytyre dhe ne shpirt. Keto te fundit me duket qe i ruajme me fanatizem nga nje maske qe ne prehistori. Le te shpresojme qe kjo vjeshte do jete destinacioni jone drejte nje pike pozitive , dreqin boll llomotita me veten dhe per kete mengjes vjeshte... ejj kamariere,ka 1 ore qe kam porosit nje kafe shqeto te lutem.

6.STINA E ZEMRËS

Iku zhegu rraskapitës.
Erdh puhiza vjeshtarake.
Si një mbretëreshë e artë,
zbret ngadalë nëpër sokake.

Me fije ari te qëndisur,
ngado pemët vezullojnë.
Tunden degët e dalldisur,
lëshohen gjethet,fluturojnë!

Sinfoni ngjyrash!
Atmosferë kënge!
Kërcen natyra,
kërcen me ëndje!

Madhështore është kjo stinë!
Ngjyra ngjyra, larmishmëri!
Ndonëse më pak gjelbërim,
Përplot fruta, mrekulli!

Shumë e dashur ësht’ për mua,
Në vjesht linda!
Në vjesht njoha!
Si vendlindjen ktë stinë e dua,
Në vjeshtë edhe u dashurova!

Puthje të zjarrta, lagur në shi!
Fllad i ngrohtë dashurie.
Rrug’ të mendafshta, larë në flori,
Tabllo ndenjash kënaqësie!

Mirëse vjen ,
vjeshtë e bekuar!
Që gëzon shpirtrat e dashuruar!


7.Feniks!

Po te shkruaj ne mes te dallgave te zemres, e rrethuar nga heshtja e perjetshme.

Befas nje tufe me zogjsh shfaqen mbi mua. Pyes veten se ku po fluturojne, a eshte e mundur qe keta zogj te jene fenikse?

Nje Feniks i smeraldit qe do te perplase krahet per te gjetur te verteten.
......
Je e dashuruar me ate?
Po jam e dashuruar.
Po, e dua!
Po, trembem mos i ndodhe ndonje gje.
I urrej te gjitha ata qe ja heqin buzeqeshjen e saj te bukur.

Po, kam frik nga mungesa e saj ne boten time.
I pranoj te gjitha vetem te jete e lumtur.

Dashuria ime per ate rrjedh venash.
Eshte aq afer zemres sime,
Si nje lule e ngulitur thell ne toke.

E embel, e vogel, e brisht
Bredhacake ne dhomat e zemres.
Si nje pulebardhe, si nje yll nate.
Te dua ashtu sic je ndryshe nga te tjeret!

C'eshte kjo arome e kendshme misku, qe kaploj toke e qiell?!
Dhe ky engjell ne toke, i zbritur nga parajsa?

Dhe un si nje Feniks duke tundur ne menyre te deshperuar krahet, per te arritur.


8.Lamtumirë

Dikur... mendova se ishim vetëm dy
Kur shikimet tona ishin një
Cdo gjë shkëlqente..
Kur trupat tanë ishin një
Dhe dielli xhelozonte
Kur zerin tënd dégjoj edhe
Hëna ka më
Shumë shkelqim ...më thoje gjithmonë..
Kur syte tane beheshin nje , cdo gje transformohej

Kur , kur ,kur ....
Tashmë i perket të kaluarës...
Asaj kohe që nuk kthehet më

Kudo , në çdo hap, cdo tingull
çdo gërmë , çdo sekondë
Kujtova se bota ishim vetëm ne

Deri ne momentin qe
Njoha zhgënjimin

Ne dy nuk ishim më dy
Në fakt kishte qen cdo gjë përvec e kunderta asaj se mendoja
Shumë naive që besova në dashuri
shumë e lumtur kur e kuptova....

Kujtova se bota ishim ne të dy
E kjo zgjati me vite
Një dite të larget shfaqesh përsëri
Ashtu si erdhe , ashtu ike .
Ndjenja ishte zhdukur tashmë
Atëhere ...Me ngule thiken thelle në shpirt
Aty kuptova qe dashuria ishte kthyer në dhimbje

Dikur ishim vêtem ne të dy
Sot jemi thjeshtë dy të huaj që me nuk njihen
Tashme zhduku ashtu sic erdhe

Ne enderr nuk jemi me dy.......
Nuk e di ka qen ego apo dashuri
Nuk dua të mi fshish më lotët ...
 
Ishalla jemi qift ate jave qe te kem ku te plas koken te pakten lool

Hahahahahahahahahaha akoma qesh me ate te mjesit. Se sa her qe du me tbo pytje, mduket qe ate pergjigje qe me dhe sot do mor perher ???

Qift , qift e vdekme. Nuk te lej un ta perplasesh koken ven e pa ven ?

E ku shkoj puna me te perplasme ?
 
Hahahahahahahahahaha akoma qesh me ate te mjesit. Se sa her qe du me tbo pytje, mduket qe ate pergjigje qe me dhe sot do mor perher ???

Qift , qift e vdekme. Nuk te lej un ta perplasesh koken ven e pa ven ?

E ku shkoj puna me te perplasme ?
Urte se ne maje te gjuhes e kam lool
Po si the- se mos thu ....lool
Fiks ate
 
Top