Krijimet e muajit tetor 2017

Krijimet e muajit tetor 2017


  • Totali i votuesve
    9
  • Poll closed .

jana80

Super Moderator
Tema ishte Mergimi i vjeshtes.



original.jpg

Edhe kete muaji jane tre konkurent te cilet i falenderoj qe dergojne krijimet e tyre e kerkoj nga ju qe keni kenaqesi te shkruani te merrni pjese pasi sa me shume ka krijime aq me e bukur behet kjo teme...




1.Nordiku im



Nordiku im. Nordiku im nuk i pelqente poezite por nuk humbiste asnjehere rastin qe te me lexonte rreth ores 20:30 nje shkrim qe kishte lexuar neper autobuzat qe keshillonin librin e muajit. Cdo nate vihej perkunder oxhakut ku piqte geshtenja dhe zeri i tij i ngjirur bashkohej me tif-tafet e te plasurave te ketyre te fundit ne prush. Nen krah mbante gjithmone makine fotografike dhe filmonte fjollet e debores. Nganjehere merrte kitaren dhe luante dy tre nota dhe me sy mbyllur e luante ate ritem dhe une e ulur me gjunjet mbledhur humbja dhe cosmosi me dukej i prekshem. Afer dritares qe perkonte me anen e majte te shtepise kisha nje ftua te sapo mbjell. E kisha blere bashke me lule sepse ashtu tha nje nate me gjume dua caj luleftoi...keshtu e mora dhe cdo dite e ujisja.
Nganjehere kur mengjeseve i duhej te ngrihej qe menate te ikte, hapja dritaren dhe ajo arome me plogeshtonte te gjithen. Keshtu pra ne ate kohe kur nordikun njoha ai erdhi me nje sepate ne shtepi. E ate ku e more:- pyeta e cakerdisur nga madhesia e saj. Te xha Tejleni :- tha. Xha Tejleni eshte rus , i thashe gjithe mllef madje mund te jete boshnjak - i thashe me hapin qe shpetoja ta ndiqja. E mbaj mend shume mire ate dite ishte 24 prilli dhe ai u kthye nga une duke qeshur, boshnjak :-tha? Po afroheshim nga lulja e ftoit..dhe buzeqeshja e tij sikur i vodhen hijeshine atyre rrezeve qe benin kerdine te futeshin mes reve dhe degjova nje te krisur tek pema. Ajo plogeshti me palosi serisht dhe gjithe mllef i them : po boshnjak sepse ka mustaqe e sy te zinj. Ti e di se mund te gjej nje perqindje shume te larte te nje popullsie te tille :- tha pasi degjova dhe dy te krisura te tjera. Epo ti sje :-i them dhe u nisa drejt shtepise me nje inate qe se kisha provuar asnjehere. Ai erdhi pas meje dhe hodhi plot nje krah me dege ne zjarr. E pse une sjam :-tha duke ardhur afer meje. Ngjante si nje pyjetar i dale nga libra te pashkruar. Sepse ti je nordik...Pastaj shtova-kisha dy jave qe po e ujisja per ty:- thashe me zerin qe me dridhej. Ndersa e shtrire ne parquet shihja flaket sa vinin sa shkonin ai erdhi aty ngjitur meje, me nje hov vuri berrylat rreth kraheve te mi , tani a mund te jesh e imja te lutem?:-tha. Nuk ishte kerkese, nuk ishte lutje, ishte pohim qe une smund te beja gje tjeter perpos se te pohoja me koke. Ndjeja faqet te skuqeshin dhe dhembet e tij ne qafe, ne te vertete e urreja ate ftua :-tha. Dhe ti nuk doje caj ftoi:- thashe duke u munduar te perqendrohesha, por sikur pickimi i nje akrepi qe nuk e leshon pre-ne e tij nese nuk e di te veten... ai vazhdonte te me ngulte dhembet e te merrte frymen peng. Kerciti gjuhen ne forme negative dhe kaloi doren ne zonen e brendshme te kofshes. Perqendrimi im u shua si druret e sapo hedhura ne oxhak dhe kurrizi dridhej sa mes dyshemese sa mes pellembeve te tij. Dikur njoha nje nordik dhe sot me plogeshtohet shpirti jo nga luleftoi as nga xha Tejleni qe tund koken e me fajeson sa here qe me sheh, madje madje as nga petullat qe nuk beje me..diku eshte nje strehe qe mban plot mall e asnjehere nuk shuhet.





2.Trishtim vjeshte.



Ca gjethe vallzuan trishtueshem u larguan per ne mergim.
Toka e lagesht i pershendeti dhe ajo e mbushur me trishtim.
Sot shiu bie furishem nder fytyra te trishta dhe pa jete.
U gjendem dhe njehere te vetmuar mes rrugesh te trishta ne vjeshte.




3.Metamorfoze.



Ti luan me floket e gjata, perdredh neper gishta disa fije qe rreshqasin si ujvare ne faqen tende...Shpatullat e tua jane mbeshtetur ne stolin e perhershem e ngjyrat pas teje si per dreq plotesojne portretin tend ne nje pikture te bukur vjeshtake.
E ti ... ti vazhdon te lozesh me floket kunder eres se lehte qe bashke me shpurpuritjen, qe i jep pjeses tjeter te flokeve, shoqeron sa andej kendej gjethet e rrezuara ...Duke ndjekur ato gjethe verej kepucet tua dekolte ngjyre te ndezura, pikerisht si ca gjethe e ngjan sikur je ulur per tu kombinuar me keto ngjyra.
Siper kepuceve elegante e ndezese shikohet kemba jote e holle e gjate, kyci e aq ..aq...e ne mes te ketij mendimi dora jote rreshqet poshte gjurit sikur do te permbaje rrymen e flladit. U largova nga imazhi i kycit,nga kemba ...dhe qe mos te vije re dobesine time hodha shikimin plot pertese e me shpejtesi mbi morfozen e natyres .... mbi ate diell qe po ikte me rendese e i skuqur e duke ngjyrosur copeza pambuku aty siper flokeve te tu te zi.



suksese krijuesve dhe me falni per vonesen.
 

jana80

Super Moderator
Akoma me e shpejte ne lexim e votim :p

Votoj 2-shin. Per fat te keq sh sh pak :)

ate mendova edhe une kur e lexova shume pak rrjeshta .. sdo ket patur boje me :p
por kur mendoj :
Mattina
M’illumino
d’immenso.
(Giuseppe Ungaretti)

tre fjale dhe eshte poezia qe ka nne bote brenda jo vetem i kuptova rrjeshtat 2 por hoqa iden e bojes munguese....
 
Redaktimi i fundit:

Artin

Anëtar i Respektuar
1- Fantazi, rrjedhshmëri, krahasime dhe fjalë të goditura.
2- Thjeshtësi, sinqeritet, dëshirë për të parë realitetin në sy.
3- Përfytyrim, ndjenjë, hollësira, të përziera bashkë në një vallëzim fjalësh.

Votoj të tretin.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Nordiku im ,nje copez qe kujton shijen copezave nga romane te shkrimtarve te medhenj klasik. :)

Vota ime per krijimin-1.
Suksese !
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Letersi te mirefillte ka 1-shi! Merr dhe voten.

Suksese te 3 krijimeve! :)
 

Zana1

Braveheart
1 - shi per fat te keq mua personalisht me ngjan ...si histori e kopjuar/perkthyer nga diku.

2- shi e bukur por shume e shkurter

3-shi eshte nisur mire , pastaj tek pjesa e kepuceve dekolte e poshte eshte komplikuar

Ps... nuk jam e sigurte nese do te votoj ... por suksese gjithsesi.
 

Aver

VIP
E votova te dyten.

Pak rreshta por qe shprehin shume.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Po i lexoja prap tani. po te kisha 2 vota do ja jepja 2-shit. se jo per gje po aq sh e ka permend ate fjalen trishtim saqe me beri dhe mua te ndihem trishtueshem per trishtueshmerine qe i ka shkaktuar trishtimi autorit! :D pertej shakase, mergimi ka vertet trishtim!
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
A ka me votuesss?!
Ku jini ,si jini?
Votoni mos harroni..:p
 

jana80

Super Moderator
kush si ka lexuar krijimet akoma???
 
Votova Trishtimin e vjeshtes qe ti jap kurajo per rradhè tjr.se ma kishte kaluar dhe mua qe sdi ti lidhe dy rreshta .
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Ku eshte nentori :hmm:
 
Top