Krijimet e muajt maj 2017

Krijimet e muajt maj 2017


  • Totali i votuesve
    17
  • Poll closed .

jana80

Super Moderator
Dashamires te kesaj teme ju pershendes dhe ju falenderoj per krijimet tuaja.
Kete muaj ishte tema Mall.. e kush nga ne nuk ka mall , mall per dike qe kemi humbur, qe kemi larg; mall per nje cast, per nje xhest, per nje vend, mall qe zgjon e qe djeg!

nostalgia-41x31cm-52679.jpg


ju prezantoj me kenaqesi krijimet e muajt:



1.Kujtoma lotin

Kujtoma lotin,
nese ta mban,
mendja
ne ate kohe...

Kur buzeqeshjet,
qendronin pran,
lotin
s'e kishin njohe...

Vetem kujdes,
se mos me qan,
zemra
nuk do duroje...

Kujtoma lotin,
nese ta mban,
kam mall
te te shikoje...


2.Mall...

Ishte vjeshte ,diku fund tetori, gjethet e lageshta shpurpuriteshin neper traziren e bulzimeve te shiut.Tak tuk shkeleshin nga kembesore, dukej si tapet i shtruar per percjellje.
Per percjellje shpirtrash, per perqafime largimesh , per shikime qe me lot do shikoheshin dhe pastaj nje fluturim do ndiqte gjithe kete situate.
Ne dore mbante nje bilete, shenonte oren 4 pasdite...e gjithe kjo situate e ngarkuar emocionalisht kishte filluar ti jepte ca dridhje te vaketa ne kupat e gjurit ,por si gjithnje ajo vetsheronte veten.
Me forcen qe shume shpejt do rikthehej per te shijuar gjethet e jeshilta, jo ne fazen e renies se tyre, por ne pranvere, ne pranveren e hershme dhe lulzimi do ishte aroma e atdheut si petk neper trupin e shpirtit. Oret kaluan, mori me shikimin e shpirtit gjithe c’mundi neper ate ecje me hapa pak te shpejte.
Koha fluturonte, ora e avionit gjithashtu afronte, fiksoi porten blu te shtepise, cepat e ngrohte te cdo dhome, aty ku kishte qeshur, kishte lastaruar endrra dhe emocione…Ne te dale pemet dekorative dhe nje shikim te perlotur mbi perqafimin e prindervee pushtoi thelle.
I shtrengoi aq shume sa ndjeu ne therje ne shpirt, por bekimi i tyre per nje rruge te mbare I dha force te kaperdinte lotet dhe ti kthente ato ne nje shikim te forte.
Perqafimi i ngeli bosh, hapat filluan te shuheshin teksa nje zhurme taksie pershendeti gjithe kete emocion qe u shkruajt neper damajt e shpirtit, mall , nostalgji, shpirt qe fliste ne heshtjen e thelle me vetveten.
Aeroporti u shfaq, oraret nxitoheshin te shkruara neper ekranet tregues, i saj ishte ora 4 e pasdites....Nje dite tetori me shi , nje dite kthese ne jeten e saj…drejt nje jete larg aromes se vendlindjes, larg aromes se mengjeseve me aromen e kafes dhe zerin e embel te prinderve…Por jeta eshte nje duel , ku merr dhe jep dhe ne kete duel largimi ngel gjithnje ai i kthimit sa me shpejt, qe koha manipulon ne "zemergjersine" e saj shumehere, se kur do ndodh....



3.Dikur, ca kohe me pare....


Shkruhej me dore cdo shkronje e nje letre dashurie.
Dhe dashuria portretizohej me germa mbi letren e bardhe.

Mbylleshin ne leter edhe tre petalet e nje luleje.
Aroma e tyre ndjehej , prekej,
njelloj si dashuria qe i shoqeronte.

Shkruhej me pene dhe boje,
cepat e shkronjave mbushur me dekorime.Cdo shkronje lexohej ne thellesine e shpirtit te saj.

Sot fjalet ti cojne te pergjysmuara, sms te vdekur e pa ngjyre.Edhe librat po i ze pluhuri.Preferojne ti lexojne online.

Nuk ka me arome dhe feshferime faqesh qe lexohen.
Parfumi i librit te vjeter eshte zhdukur e bashke me te edhe zeri i shpirtit.

Sot me nje klik ti hap nje leter apo lexon nje liber.....
Trishtim dhe zbrazetire....

Kam mall per leter te bardhe, per petale lulesh mbyllur ne zarf,kam mall edhe per pritjen e pergjigjes qe shpesh vonohej.

Fatkeqesisht jo gjithmone 'e reja' eshte me 'e mire' apo me 'e bukur' se e vjetra.
Jo ne kete rast te pakten.
Ndaj dhe me merr malli per letren me pene dhe me boje



4.Fotot e Johny Cash

Me pelqen te shoh fotot e Johny Cash ndersa pret ne rradhe ne burgje per ti rene kitares. Te humbem ne ato foto bardhe e zi, qe duken sikur jane te mbushura me njolla dhe jo histori. Te zgjas kembet te parvazi i dritares dhe te pi nje caj te ngrohte ndersa xhami mbulohet me avull. Pastaj fshetazi te te marr ne telelefon te flas me ze te ulet e te filloj te shpjegoj shenjat qe kam ne trup. Mbase ora 11 : pm nuk ishte orari i duhur sepse zeri yt ishte sh i pergjumur por me nje fryme te thashe : kur isha diku 7 vjece fusja duar ne xhup e kendoja dhe aty u rrezova e kam nje shenje ne ball. Ndjeva qe qeshe ne ane tjeter te telefonit dhe zeri i ngjirur kur the : po tjeter cfare shenje ke. Tek qafa- thirra sikur greku qe therriste eureka, eureka. Te qafa ndersa mamaja donte te kopiste bluzen time me kapi tek lekura dhe e kam shenje. Nje psheretime u degjua ne ane tjeter. Kam nje te gishti i madh i dores i thashe me nje ze aq te ulet sa mendova se sdo me degjonte. Ndersa prisja shalqirin e pare te asaj vere te ngrohte preva gishtin. 1 vit, 7 muaj dhe 3 dite:- the , aq kane kaluar nga telefonata jote e fundit. Pastaj kam nje shenje tjeter anash gjoksit peshperita serish sikur ai spo me gjuante me cekan kokes. Me duket sikur e paske harruar se sa here i kam shternguar ato gjokse ne duart e mja, marre e thith nektarin e tyre, studiuar cdo detaj duke u falur para tyre cdo nate- shpertheu. Nje gje brenda meje sikur u thye dhe jo vetem filxhani qe me ra nga duart. Ne djall thirra. Mbylla telefonin me ngut e fillova te mblidhja ciflat e porcelanit ne ate drite te zbehte hene. Ne djall peshperita prap ndersa shterngova kraharorin sikur po digjej.





6.Ishte qërshor

U nisa drejt detit
me një rrahje ne gjoks,
një qërshor i ri
ku e reja ishe ti!

U nisa i drejtuar nga zemra
me njëmijë pyetje,
cfar prisja?
Cfar do gjeja?

Mbërrita deri ne kufi
arrite,zbrite,
të përqafova
të të fusja në gji!

Po vjen qërshori sërish
e ndjej mall per atë vend,
ndaj nisem që në maj
të rijetoj atë magji
edhe pse aty sdo jesh ti!


lexim,votim e komentim te kendshem!
 
Redaktimi i fundit:

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Bukur, te gjitha!
Me terhoqi 3shi. Jo nga ana artistike por me shume nga mesazhi qe mbart. Dhe une kam mall per kohen kur shkruanim cdo leter me dore. Nostalgjia 🤗🤗
 
Last edited by a moderator:

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Ps.a. jana ajo fotoja shuuume frymzuese! Po ta marr ta perdor si muze per ndonje varg 😇
 

jana80

Super Moderator
Ps.a. jana ajo fotoja shuuume frymzuese! Po ta marr ta perdor si muze per ndonje varg

edhe mua me pelqen sh ... mendon.. do ket mall...
..merre soul:)
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Te them te drejten i dashurova pjesat kesaj rradhe. Mallengjyese :)

Doja te vecoja te paren sepse menyra e pershkrimit eshte gati gati e trishte. Per kete votoj te fundit.

Dua te them qe e fundit ( dhe pse strofa e fundit me duket pak sforcuar) serisht dua te them qe te ben te vallezosh ne ato rrjeshta.
Te ben te udhetoje shpirti...te kujton momente qe te bejne zemren te rrahe.
Nje panorame para syve : me zhurmat e avioneve..zerat ne megafon..por ti sheh vetem buzeqeshjen e saj.

Rrenqethese. E thjeshte.
Pergezime.
 

Levina

L.E.V.I.N.A
"ne kete duel largimi ngel gjithnje ai i kthimit sa me shpejt, qe koha manipulon ne "zemergjersine" e saj shumehere, se kur do ndodh...."

Shume e ndjerë, mall që rikthehet e rikthehet....

Shume e bukur
Unë votoj 2
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Më pëlqyen të gjitha krijimet, por në fund zgjodha treshin dhe pesën. Isha i lëkundur mes këtyre të dyjave.

E treta më pëlqeu për gjuhën e thjeshtë dhe mesazhin që kërkon të përcjellë, me të cilën pajtohem pjesërisht. Edhe me shkrime tastiere, në kompjuter e telefon, arrihen të përjetohen ndjesi, nga ato çfarë shkruhen, apo mënyra si shkruhen.

Kurse e pesta më duket më poezi, me një gjuhë më artistike. ثshtë një nanurisje e lehtë, që ka brenda shumë ngjyra jete, jo vetëm dhimbjen e trishtimin. Kësaj i jap edhe votën time.
 

Abisi

Larguar✌
Te them te drejten i dashurova pjesat kesaj rradhe. Mallengjyese :)

Doja te vecoja te paren sepse menyra e pershkrimit eshte gati gati e trishte. Per kete votoj te fundit.

Dua te them qe e fundit ( dhe pse strofa e fundit me duket pak sforcuar) serisht dua te them qe te ben te vallezosh ne ato rrjeshta.
Te ben te udhetoje shpirti...te kujton momente qe te bejne zemren te rrahe.
Nje panorame para syve : me zhurmat e avioneve..zerat ne megafon..por ti sheh vetem buzeqeshjen e saj.

Rrenqethese. E thjeshte.
Pergezime.

Nuk kritikon me ti qe sa nuk bie me shkrime une :p
 

kitrra 123

plak gjufurrak
4.
Mbi te zakonshmen tone ::kafe::
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Mes 4 dhe 5,shume te bukura!
Te kisha dy vota do me pelqente shume! :)
Por kam vetem nje,..
Zgjodha 4-sepse eshte epike ne stil letrar.

Suksese te gjitheve!
 

sensuu

sweet
une votova :ishte qërshor....lol....kush e ka shkruar, te mosoje se shkruhet qershor , jo qërshor, pastaj te bej poezi lol
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
une votova :ishte qërshor....lol....kush e ka shkruar, te mosoje se shkruhet qershor , jo qërshor, pastaj te bej poezi lol


Dhe mua me beri pershtypje ne fillim se ne jemi mesuar me E sidomos kur e flasim por eshte me ث ne fakt.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
qershor, dmth vjen nga fjala qershi , se ka qershi ne qershor lol....

lol
Hajd mos e bejme chit chat se po na rref Jana kot. :p
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Dhe mua me beri pershtypje ne fillim se ne jemi mesuar me E sidomos kur e flasim por eshte me ث ne fakt.
Nuk di nëse e the me shaka, por sidoqoftë, po e sjell fjalorin.

QERSHOR m.
Muaj i gjashtë i vitit, që vjen pas majit. Muaji i
qershorit. Ditë qershori. Në fillim (në të dalë) të
qershorit.
Një Qershori
festa e fëmijëve.


Të gjitha krijimet kanë gabime drejtshkrimore, përveç të pestit.
Edhe i treti e ka një gabim... shkruhet ndihej dhe jo ndjehej.
Ndjehej ka kuptimin e faljes.
 

Aver

VIP
Sapo i lexova te gjitha.

Konkurence e forte kete muaj por u percaktova per krijimin e trete. E depertueshme.
 

jana80

Super Moderator
une votova :ishte qërshor....lol....kush e ka shkruar, te mosoje se shkruhet qershor , jo qërshor, pastaj te bej poezi lol

mos me ngacmoni krijuesit e mos u beni aq te perpikte per dy pika....
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
mos me ngacmoni krijuesit e mos u beni aq te perpikte per dy pika....

He mi mooo si ben. Dhe krijuesit mos te behen lule mos me prek lol
 

jana80

Super Moderator
jam avv mbrojtes mos u merzisni ju...
ps sensuu skishte asgje per te then me fal..
nje gje eshte e sigurte qe ka mesuar fjalen qershor
paqe vajza !
 

jana80

Super Moderator
vota njerez ..votoni ..komentoni mos te ket barazi ..
 
Top