Krijimet letrare~Nentor~2022

Krijimet letrare~Nentor~2022

  • Totali i votuesve
    24
  • Ky votim do të mbyllet: .

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Pershendetje te nderuarit e mi!
Ja ku jemi perseri sebashku me konkursin e fundit per kete vit. :)

1-Gjurme mendimesh.

E nëse do më duhej të nisja të flisja për të ,do e nisja me fjalin që i përshtatej aso kohe "gonxhe trëndafili e bardhë si bora" tejet e pafajshme ......dhe kështu vazhdojmë të shkruajmë vazhdimin e copëzës .
Dikur një vajzë e vogël e puthte qiellin me shikim dhe i buzëqeshte diellit plot rrezatim.
E adhuronte pafundësin e kaltër ,ashtu donte të ishte e lirë, kishte të nevojshme ngrohtësin e diellit,kishte nevoj për dashurin.
Plot me endrra e përfytyronte botën,të veshur me ngjyra të ngrohta
Tepër e dashur ,e brishtë,shumë ëndrrimtare do thoja.
Ajo e meritonte gjithë botën ,por bota atë jo.Pafajsia e saj ,atje jashtë në atë botën reale do të coptohej,pastërtin e shpirtit që posedonte do ja ndotnin ,buzëqeshjen që ajo mbarte do ja hiqnin,brishtësin do ja zhvishnin , dashurin do ja shkelnin ,ashtu si diçka të pavlerë.
Ajo nuk e njihte dhimbjen dhe pse shpesh e kishte ndeshur,ajo nuk dinte asgjë për zhgënjimin dhe pse të gjithë shpinën pas i kishin kthyer..
Ajo nuk i shihte ato ,i shmangte .Ashtu vetëm ,e pikturonte botën e saj me ngjyrat që donte .Nuk donte ta pranonte realitetin,atë botë të egër nuk donte ta shihte,e dinte që sa ajo ti hidhte shikimin do e përvetsonte,do e tjetërsonte,do e përshtaste duke ja zbehur të gjitha ngjyrat që ajo ja kishte dhën.
Nuk donte të ishte normale si gjithë të tjerët ,le ta thërrisnin "e çuditshme" ,apo "e çmendur" .Fundja të gjithë jan përshtatur me atë realitet të egër dhe e kan humbur dashurin, kan humbur ndjeshmërin ,edhe pse e posedojnë mirësin thell brenda vetes ata i jan nënështruar asaj bote sa që e kan për dobsi të shfaqin emocionet e ngrohta dhe duan të duken dominues me atë ftohtësin e akullt .
Megjithse e distancuar ajo e dinte se diku ishte dikush që do e pranonte të rrinte pranë saj në botën e saj duke e pikturuar të dy ,dhe duke i shtuar ngjyra të reja që ajo si kishte provuar.Shpresonte vetëm që ato ngjyra të mos ngjanin me ngjyrat e zbehta të realitetit ,të cilës ajo i shmangej.
Megjithatë koha do ja tregonte vazhdimin ,ndaj asaj i duhej veç të priste ashtu e zhytur në botën e saj duke mos dashur të ndryshonte,dhe aq më pak për të tjerët .Pse të ndryshonte ajo?!Pse të mos e donin atë ashtu siç ajo ishte?! Pse të sillej si dikush që as ajo vet se njihte?! Nëse të tjerët se pranonin as ajo nuk donte ti pranonte ata.....

2-Lamtumirë i dashur

Un po iki po të lë të qetë
Po të lë kto vargje
Nuk ka nevojë për emër
Ti do e kuptosh vetë
E di qe jan për ty …

Une po iki i dashur
Të paskam dashur shumê pa e kuptuar
Gjithmonë do të kujtoj,
Si njeriun me shpirt te bukur ..

Un po iki i dashur ,
Zërin, më nuk do ma dëgjosh
Nuk do ta pres më rrugën
Nuk do pres më të më duash
Por jam e bindur
do ndjesh mall kur tmë kujtosh .
Sepse të desha shume pa e kuptuar.

Un po iki i dashur , ndjenja ime e bukur
E di ? Qê tani kam shumë mall ,
Nuk të kërkoj më, as në gjurmët e kohës në botën time të bukur
Sado të desha shumê.

Po iki i Dashur .
Aty ….ku ti nuk më gjen mê kurrë .
Nëse nje dite do kujtohesh pêr mua
Unë do jem në ëndrrat e tua
Por jo më në krahët e tu e as në jetën tënde.

Atêhere prekmë me buzët e tua lehtë
Nëse në dy botë paralele , un ktë do e ndjej
Kjo domethën qe pa kuptuar jemi dashuruar me te vërtete.

Lamtumirë i dashur ,
Të premtoj që në gjurmët e kohës
Gjithmone do te jesh.

3-Ngrohtesi nëpër gjurmët e kohës

Sonte ben ftohte. Pak me shume se javen qe iku. Apo ndoshta nuk po me leviz gjaku ne damar? Ka kohe qe as ngjyren e purpurt nuk e shoh nen lekure….
Eh!
Po filloj bredhjet neper kohe. Mbase gjej ndonje gjurme ngrohtesie. Aty ku patkonjte e Bucefalit me rritem godasin kalldremin e copetuar vende vende, duke pritur kaloresin. Edhe kafsha e gjore e shtatlarte, ndjen instinktivisht rrugen perrallore qe do marrin bashke me kaloresin. Do nisen te kerkojne, e kerkojne. Ate te bardhen si bora. Apo ate me floket si nje lum i praruar ne ar. Apo edhe ate me fustanin gri. Rruge e gjate e plot sfida, por e permbushur me romanca perrallore.
Ne te gjitha e shoh veten duke kerkuar ngrohtesi.
Te puthja qe embel me zgjon nga gjumi letargjik.
Te ndjellja e kaloresit me tingujt e zerit flagrant.
Te gjurmet e kepuces se kristalte me kordele mendafshi e fije ari.
Ah sa ngrohtësi perrallore, por jo si ato te rrahura te cmendura te zemres qe shkaktonte ngrohtesia e perqafimit tend, qe vazhdoj e kerkoj, neper gjurmet e kohes ….

4-“Gjithekohesi”*

Ti je ketu,
atje,
Sa ne ajer,
sa ne toke,
Sa ne mendime
Sa ne tik-take
Sa ne rrenqethje….
Ti je kudo
Sa ne nje realitet e sa ne nje enderr.
Diku me shfaqesh si nje siluete tek lagjia ku u rritem,
Tek muri ku u mbeshtetnim per 5 minuta bisede e shpejte e dites.
Hera heres me shfaqesh ne raftin e librave. Kur nisem te marr librin e radhes, pa e kuptuar syte ndalojne tek libri qe na misheron ne.
Njehere m’u kujtove mu ne rreshtin e 5-te, karrigia 9-te e kinemase kur isha para disa ditesh;
filmin e pare ne kinema e kemi pare bashke, buzeqesha…
Here me duket sikur me prek ne sup sa here po pres dikend, dhe shuuume here te tjera ndjej nje perqafim qe me shtrengon e me ngroh shpirterisht.
Ti je kudo, ne hapesire, ne kohe, ne gjithekohesi….

5-Dikur.

Dikur udhtoje neper mengjese endrrash,lulezoje ne cdo lule, ne petalet e tyre gjendej emri yt.
Pjalmet e tyre percoje ne c`do qelize,yjeve ju tregoje se sa malli te digjte kur ai ikte ne netet e gjata ,te errta mes jush.
U rrite neper stinet e jetes,here ne shi , here ne diell.
Tashme rrugve te harreses endesh duke pyetur veten per stacionin e rradhes.
Te ushqyer me harresen, keni harruar zerin njeri-tjetrit.
Pyet veten, nese ndonjehere zeri ishte i vertete mes humnerave te kohes.
Por c`rendesi ka tashme,nje dite tjeter per ty , nje tjeter per ate.
Keshtu u endet si pasagjer ne gjurmet e kohes.
Si turist te panjohur ku kalojne per krah njeri-tjetrit .
Vitet vijne ikin ....jeta shkruan gjurmet e saj.
Jeta mbaron shpejte ,kjo bote eshte e vdekshme.
Ajo qe ngelet eshte aroma e shpirtrave qe vallzojne ne nje univers pa fund.
Dhe koha e pafundme eshte deshmitari i perjetshem i tyre.

Keto ishin krijimet per kete muaj.
Ju falenderoj perzemersisht per dergimet dhe mbeshtetjen tuaj per kete konkurs! 🤗
 
Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
E kë të votojmë tashi ne?! :rolleyes:
T'bukura te gjitha :giggle:
 
Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Interesant shume votimi ketu!
Kursimtar ne maksimum!
😁
 
NGU

Wild child full of grace
V.I.P
1. Tek titulli sduhet . pastaj , sa larg fjaleve e sa afer fjaleve.
2. Kudo ë dhe kudo e.
3. Sikur doje tna mashtroje tek titulli qe do jete perfekte, e kishe nis me e, c’i doje ë-jat vend e pa vend?
4. Mire po tkishte ë-ja do merrte akoma me shume kuptim.
5. Edhe tek ty me ë-jat e kam😂

Mua ma vrasin syrin kto gjera!
Kur shkruajme neper teme edhe ska rendesi, por kur merni persiper nje krijim letrar shkruajeni sic duhet!
Do ngjante me bukur.
Ose jepjani te drejten asaj qe e drejton kte konkurs ti rregulloje gjerat.

P.s Oseeee ma jepni mua heren tj rregullimin e shkrimeve se e kam qejf😁
 
Sa shume qenke lodh me Ete dhe Ëtë 😝
Gabimet gramatikore si ngrenie shkronjash apo mos venie apostrofash hajde de, ama Ë-të eshte kerkese qe nuk eshte e nevojshme ne nje konkurs forumor. 😁
 
Narta

Antarë i Respektuar
Sa veshtire te perzgjedhe njeren. Pergezime per cdo njerin qe qendron pas ketyre shkrimeve kaq te plotesuara! Eshte fat te rrethohemi me njerez te tille. Respekt per cdo njerin! :)
 
NGU

Wild child full of grace
V.I.P
Sa shume qenke lodh me Ete dhe Ëtë 😝
Gabimet gramatikore si ngrenie shkronjash apo mos venie apostrofash hajde de, ama Ë-të eshte kerkese qe nuk eshte e nevojshme ne nje konkurs forumor. 😁
Kush e ka caktu qe nk eshte e nevojshme?
Jo gabim!
Une i dua.
Hajde te sjellim dhe krijime te vjedhura e nk eshte e nevojshme qe te tregoni se jemi miq😁
 
Yara

Njeriun,sa pak e gjej tek “Njeriu”
Heuk,o njerez te gjithe te zhgenjyer😛,ca behet kshu?!

Serio tani,krijime te bukura .
Ato qe tha @NGU i beni mesime😛
Voten time po ja jap krijimit nr 4,por jo me ndonje diference te madhe nga krijimet e tjera sepse te 5ta erdhen bukur tek une.
U lumte pena e mos u mbarofte kurre boja!
Urime te gjitheve!
 
Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Kush e ka caktu qe nk eshte e nevojshme?
Jo gabim!
Une i dua.

Hajde te sjellim dhe krijime te vjedhura e nk eshte e nevojshme qe te tregoni se jemi miq😁
Hajde mos bej zhurme ti "ngrenese" shkronjash! :p
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Kush e ka caktu qe nk eshte e nevojshme?
Jo gabim!
Une i dua.
Hajde te sjellim dhe krijime te vjedhura e nk eshte e nevojshme qe te tregoni se jemi miq😁
Ti i don, por dhe ne duam te sjellesh ti ndonje krijim, ku te jete shembulli letrar dhe shembull diktimi ne te shkruar.
Provoje njehere!
Me llogjiken e thjeshte sic e don ti, duam dhe NE.
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Noj votimm tjeterrr kishteee? :p
 
NGU

Wild child full of grace
V.I.P
Ti i don, por dhe ne duam te sjellesh ti ndonje krijim, ku te jete shembulli letrar dhe shembull diktimi ne te shkruar.
Provoje njehere!
Me llogjiken e thjeshte sic e don ti, duam dhe NE.
Po solla une krijim do dallohet i kujt do jete, se gabim sdo kete😁
Pastaj qe kur qenka bo mos me fol nese ske sjelle dicka?
Atehere mbylleni temen pr komentet!
Se pak palidhje me duket, kur jap i mendim e jap se ashtu eshte.
E jo me ja fut i “hahah”
 
ViktoriA~

Antarë i Respektuar
Me Leje Ngu te nderhyj pak un tani ? 🤓🫣
Po solla une krijim do dallohet i kujt do jete, se gabim sdo kete😁
Ti sille dhe te shohim a do e diktohet apo jo .😁
Pra ti je e bindur qe cfare do ke shprehur ne kte teme te duket e drejte ?! Apo nojhere dhe ne sensin e shakas. ?😃
Atehere mbylleni temen pr komentet!
Se pak palidhje me duket, kur jap i mendim e jap se ashtu eshte.
Mendoj qe komentet e pasurojn konkursin madje me shume komente me interesant eshte dhe me shume behet inspirim per muajt ne vazhdim per ata qe sjellin krijime.
Ama sinqerisht Nese ti i ke seriozisht te gjitha kto qe ke then me kte me poshte me ke habit . Sepse Nese konkursi do jet me pjes te vjedhura ( te pa-deklaruara per hir te miqesis )

un sugjeroj te mbyllet fare si konkurs ndaj para se te hidhni akuza si kto mendohu i her .:p
Ngule dmth po cik me lezet .🫣
Sepse gati 3 vjet ktu un nuk kam lexuar te flitet per ndonje krijim te vjedhur .😜

.
Hajde te sjellim dhe krijime te vjedhura e nk eshte e nevojshme qe te tregoni se jemi miq😁

Nashti jam gjithe sy e vesh te shoh analizen e @Lindiii 😊

Per temen : akoma skam votuar sdi kujt tja jap voten se jan aq te bukura te gjitha 😍
 
ViktoriA~

Antarë i Respektuar
Shpejt e shpejt kjo poezia nr2 më kujtoi një shprehje që e përdorte dikush që e vlerësoja “Sa të kam dash të bëfsha gropën” 🤣😁
🤣🤣🤣🤣
Sa te kam dash te bofsha 💩 te lutmi nashti 🤣🤣

Ik se me bone me postu mezor se desha te merrja ca pushime 😜😁🤗
 
NGU

Wild child full of grace
V.I.P
Me Leje Ngu te nderhyj pak un tani ? 🤓🫣

Ti sille dhe te shohim a do e diktohet apo jo .😁
Pra ti je e bindur qe cfare do ke shprehur ne kte teme te duket e drejte ?! Apo nojhere dhe ne sensin e shakas. ?😃

Mendoj qe komentet e pasurojn konkursin madje me shume komente me interesant eshte dhe me shume behet inspirim per muajt ne vazhdim per ata qe sjellin krijime.
Ama sinqerisht Nese ti i ke seriozisht te gjitha kto qe ke then me kte me poshte me ke habit . Sepse Nese konkursi do jet me pjes te vjedhura ( te pa-deklaruara per hir te miqesis )

un sugjeroj te mbyllet fare si konkurs ndaj para se te hidhni akuza si kto mendohu i her .:p
Ngule dmth po cik me lezet .🫣
Sepse gati 3 vjet ktu un nuk kam lexuar te flitet per ndonje krijim te vjedhur .😜

Nashti jam gjithe sy e vesh te shoh analizen e @Lindiii 😊

Per temen : akoma skam votuar sdi kujt tja jap voten se jan aq te bukura te gjitha 😍
Une kam thene qe nk mare pjese.
Dhe kshu do jete ktu e ncdo forum tj!
Sa pr pjesen e te vjedhures ishte ironi, me ate cka tha Soli.
Kurse pr pjesen e bukur shkrimit eshte dhe do mbetet cdo llaf i imi.

Tani ku qendron problemi?
Sduht robi me ju komentu, se spo e mare vesht!
Nese keni shkrujt prisni dhe kritikat. Nk me interesoj aspak se a jane ne lidhje me temen e dhene apo jo.
Une thashe pr shkrimin, se kur shkruhet dicka e tille qe do lexohet, le tbehet perjashtim nga cdo teme ne forum dhe te kete bukur shkrim.
Dhe per kte gje u preket?
Cdo person qe ka shpreh dicka ne kte teme kunder juve qe keni shkruajt, spo te drejtohem ty personalisht, ja jeni zene ja e keni perzene!
Pa hatermbetje hic!
 
@NGU
Une mendova se qe ne fillim ke komentuar me shaka dhe me shtuar pak diskutimin. Por nese ti gjate gjithe kohes ke qene serioze dhe paske perdorur ironi qellimisht atehere pavarsisht qe t'kam shune xhan, me duhet te them qe je vertet gabim ne keto qe po shkruan. :)

Asnje nuk i ka problem kritikat, sepse ne fakt ajo qe the ti nuk ishte kritike fare dhe nuk prek askend. Kritike do ishte kur te thone: S'di te shkruash; kur i shkruan fjalite me gabime, kur flet pa lidhje, shton dhe heq germa nga mosdija. Etj.

Ndersa E dhe Ë jane thjesht gjera teknike qe ne shkrime joformale, jo zyrtare nuk kane fort rendesi. Ky konkurs ka 10 vite dhe perhere keshtu ka funksionuar.

Ne lidhje me akuzat, apo ironite se miku, apo jo kush kundershton e largoni e me the te thash, jane vertet pa pabaza dhe ty si vazje e formuar nuk te shkojne hic t'i thuash.

Sic shprehe ti mendimin tend dhe ne po te themi mendimin tone,madje duke t'a sqaruar. Nuk ke pse e agravon repliken kaq emocionalisht se dashje pa dashje hidhen ca fjale qe nuk kthehen mbrapsht.

Personalisht thelle thelle mendoj se ti po e ben kot per sport apo shaka, sepse me te drejte mund te ngreje habine time se si nje anetar, ne kete rast ti, qe vete shkruan me shkurtime dhe gabime ne cdo fjali, e paska kaq problem tek Ë-të ne shkrime.🤷‍♀️ Pak paradoksale duket! 🤗

Nesje,
Dite te mbare all!
 
Punk1

Mua ka filluar po me pelqen ky versioni rebel i @NGU . Kur te vije @Bebw do i bej nje kerkese me shkrim te me beje cift me Ngu . 😜
Refuzimin nuk e do marr ne konsiderate 😆
Fundja i plotesoj kriteret ... flas dhe shkruaj nje shqipe tejet korrekte dhe pa gabime 🤣
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Po solla une krijim do dallohet i kujt do jete, se gabim sdo kete😁
Pastaj qe kur qenka bo mos me fol nese ske sjelle dicka?
Atehere mbylleni temen pr komentet!
Se pak palidhje me duket, kur jap i mendim e jap se ashtu eshte.
E jo me ja fut i “hahah”
Ashtu mendon ti,jo se ashtu eshte,sepse jemi ne nje rrafsh mendimesh relative..
Ne fakt duhej ti jepej nje emoji me te `qare`komeniti , sic ja dhash une!
Here tjeter uroj te ven vene mend dhe ta bejne dhe tjeret!
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
E dashur @Lise ! 🤗
E kemi hap konkursin te ftoj ti lexosh dhe te votosh!
 
Top