Krijimet letrare~Shtator~2022

Krijimet letrare ~ Shtator~2022


  • Totali i votuesve
    13
  • Poll closed .

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Pershendetje te nderuarit e mi!
Erdhi dhe data 1 Tetor, per te hapur konkursin e muajit Shtator:


1-Më tha ëndrra ….

Duaje më shumë se veten! - më tha ëndrra.

Ai është ëndrra jote,

është si lulja,

që vyshket nëse nuk e ujit.



Duaje më shumë se veten!

Ëndrra jote mbetet ëndër,

po nuk i hape sytë.



Përqafo ëndrrën,

zgjohu e ktheje në realitet,

ashtu si ta ka ënda.

Duaje si veten!

Më tha ëndrra….


2-Tranzit.

Nuk di c`te shkruaj ne kete nate.
Te thur ndonje varg per perditshmerine,
te them ndonje fjale per dashurine.
Te flas per vajzen qe takova mbreme,
buzet e saj si qershi,apo syte si nje ulli.
Apo mos valle, te flas per nostalgji,
Per piktura antike ,apo dashuri dramatike,
Shiu bie pa pushim , te kap trishtim.
I harruar ne mendime, duket sikur jeton neper mjerime.
Nuk di c`te shkruaj ne kete nate,
per trishtim a `dashuri,per vuajtje a` meri!?
A`te flas per vajzen qe takova mbreme,
me trupin si selvi, me puthi mbreme plote dashuri.
Lekura e saj pjalm parajse,trupi si nje pehri,
tani di c`te flas o nate tranzite,di te flas per mrekulli,
flas per vajzen time plote ndjeshmeri, me shpirtin e saj rash ne dashuri.
E mire e bukur nje mrekulli,zbritur ne toke per te fal dashuri.
Vajza qe takova mbreme,
Yll ne qiell , yll ne toke,naten e mire `o ore e vone`.


3-Pa titull

Ëndrrat janë lëndina të mbuluara
nga lulekuqet,
kurora shumëngjyrëshe
thuren me ylberin
pas shiut që jeton në ty.
Në sirtar
janë kycur hapat
e vendeve të shkelura,
të dashurve të munguar,
trazirave dhe paqes.
E gjithë bota
frymon në gjoksin tënd.


~Te nderuarit e mi,keto ishin krijimet tona per kete muaj.
Ju falenderoj perzemersisht !
Lexim te mbare!
🤗
 
Redaktimi i fundit:

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Si fillim Bravo ketyre 3 personave. 😁
Se dyti, prap bravo qe jeni sforcuar per hir te konkursit. 😁
Se treti, sinqerisht jane poezi shume te kendshme :)
Se katerti, mes 1shit dhe 2shit qe s'po di ke te zgjedh do e bej kujt i bie 10ta. 😁
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Hidhni noj votim, beni noj lexim. :p
 

Yara

Njeriun,sa pak e gjej tek “Njeriu”
Urime njehere!
Lexova poezine e pare,bukur,por nje gje kije parasysh,mos i beso shume ca thone endrrat,se ne tre strofa vetem ne fund te ka thene ;duaje si veten 🤪
Gjithsesi,te lumte pena!
 

Yara

Njeriun,sa pak e gjej tek “Njeriu”
E lexova dhe 2.
Kot pyet e shkruan per ca te flase e per cfare te flase se e pershkrove gjere e gjate gocen😝
Me vrasin pak sycken ato ë e munguara dhe ato shenjet e pikesimit😬
Gjithsesi te lumte dhe ty!
 

Desa

Felix Culpa
S/M
2. Tranzit
Titulli, përmbajtja dhe vargu i fundit - të kompletuara. Ndaj dhe e votova.
Edhepse tre shkrime, nuk ishte i lehtë votimi. Suksese 😊
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
2-Tranzit.

Nuk di c`te shkruaj ne kete nate.
Te thur ndonje varg per perditshmerine,
te them ndonje fjale per dashurine.
Te flas per vajzen qe takova mbreme,
buzet e saj si qershi,apo syte si nje ulli.
Apo mos valle, te flas per nostalgji,
Per piktura antike ,apo dashuri dramatike,
Shiu bie pa pushim , te kap trishtim.
I harruar ne mendime, duket sikur jeton neper mjerime.
Nuk di c`te shkruaj ne kete nate,
per trishtim a `dashuri,per vuajtje a` meri!?
A`te flas per vajzen qe takova mbreme,
me trupin si selvi, me puthi mbreme plote dashuri.
Lekura e saj pjalm parajse,trupi si nje pehri,
tani di c`te flas o nate tranzite,di te flas per mrekulli,
flas per vajzen time plote ndjeshmeri, me shpirtin e saj rash ne dashuri.
E mire e bukur nje mrekulli,zbritur ne toke per te fal dashuri.
Vajza qe takova mbreme,
Yll ne qiell , yll ne toke,naten e mire `o ore e vone`.
Kjo poezia e dyte ne fakt ne fakt sikur na prek diku te gjitheve.. sidomos ai vargu: nuk di c'te shkruaj ne kete nate..
Dikush nuk di c'te shkruaj, nje tjeter nuk di c'te besoje, nje tjeter c'te flase...
Perhere me dilema njeriu: a t'i besoj syve te tij, a parandjenjes, a imagjinates, a fjales qe thuhet aaa??? Bote e mbushur me dyshime! 😁
Do doja ta kisha dhe nje vote te dyte :D
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Dobet shume dobet! 😁
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm

Bebw

🌞
Staf në FV.AL
S/M
Ju lumshin doçkat për krijimet e bukura❤
Votova nr 2 se më solli kujtime adoleshence 🤣
Suksese të gjithëve
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Oooo ca benniiii mireee!? :p
votuatttt?
 
Top